ATV

Author: ATVLive

  • Kurti: Projekti “Së bashku” nxitë kohezionin duke përforcuar pakicat kombëtare

    Kurti: Projekti “Së bashku” nxitë kohezionin duke përforcuar pakicat kombëtare

    Zyra e Këshillit të Evropës ka nisur projektin “Së Bashku” në kohezion shoqëror duke fuqizuar pakicat kombëtare.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky projekt nxitë kohezionin duke përforcuar të drejtat dhe gjuhën e pakicave.

    Ai tha se ky projekt përshtatet me Mjedisin dhe sistemet që ka është punuar prej që kanë ardhur në qeverisje.

    Kurti derisa ka listuar nismat që ekzekutivi ka marr në këtë drejtime, tha se e dinë që i pret shume punë përpara.

    Drejtori për të Drejta të Barabarta dhe Dinjitet në Këshillin e Evropës, Jeroen Schokkenbroek tha se askush nuk duhet të lihet anash dhe përdorim më të mirë të mjeteve që janë në dispozicion si Konventa për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

    Sipas tij qëllimi i projektit është ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse ku çdo person të ndihet i fuqizuar.

    Shefja e Zyrës të Këshillit të Evropës në Prishtine, Mary Ann Hennessey tha se objektiv e projektit është fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve që të sigurohen për respektim të të drejtave të pakicave në nivel lokal dhe kombëtarë.

    Sipas saj Projekti synon të ofroj edhe mundësi arsimi në gjuhën e tyre për pakicat.

  • Fitimi i institucioneve mikrofinanciare arrin 13.7 milionë euro

    Fitimi i institucioneve mikrofinanciare arrin 13.7 milionë euro

    Fitimi i pastër i institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare në Kosovë nga muaj janar deri në gusht të këtij viti ka arrit 13.7 milionë euro, gjithë kjo për shkak të normave të larta të interesit në kredi që japin për klientët.

    Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar të Kosovës, norma mesatare e interesit në kredi dhe lizingje nga institucionet mikrofinanciare dhe financoare jobankare është 19 për qind.

    “Profiti neto për institucionet mikrofinanciare dhe financiare jobankare në Kosovë për periudhën janar-gusht 2024 është 13.7 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së.

    Sipas BQK-së, numri i Institucioneve Mikrofinanciare (IMF) në vendin tona është nëntë.

    Edhe sektori bankar gjatë periudhës, janar-gusht të këtij viti, ka pasur fitim të madh, 124.4 milionë euro. Norma për kredi sipas BQK-së është 6.1 për qind.

  • Gjashtë raste të dhunës në familje vetëm dje në Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje vetëm dje në Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të dhunës në familje vetëm dje në Kosovë.

    Sipas policisë dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Podujevë, një në Klinë, një në Istog dhe një në Gjakovë.

    Raporti i plotë:

    Prishtinë / 21.10.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur dhe ofenduar viktimën femër kosovare. I dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKUK dhe është ndaluar për tretman të mëtejmë të detyrueshëm në repartin e psikiatrisë. Rasti është duke u hetuar.

    · Podujevë / 20.10.2024 – 20:30. Më 21.10.2024 është raportuar se viktima femër kosovare në vazhdimësi është duke pasur dhunë psikike dhe fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë / 21.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte dërguar sms ofenduese ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    · Klinë / 21.10.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin nga i dyshuari janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, tetë fishek dhe një kuti me fishekë të pushkës ajrore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Istog / 21.10.2024 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Gjakovë / 19.10.2024 – 11:00. Me 21.10.2024 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se viktimës femër kosovare i ka shkaktuar dhunë fizike. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.

  • Osmani në Uashington foli për rrugëtimin e Kosovës – theksoi rëndësinë e mosdorëzimit në rrugën drejt lirisë

    Osmani në Uashington foli për rrugëtimin e Kosovës – theksoi rëndësinë e mosdorëzimit në rrugën drejt lirisë

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Uashington, ka folur për rrugëtimin e Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e mosdorëzimit në rrugën drejt lirisë.

    Ajo ka ndarë një video në rrjete sociale me anë të së cilës mund të ndiqni fjalimin e plotë të saj në Samitin e Lidershipit Ndërkombëtar të Grave në John Hopkins School of Advanced International Studies.

  • Dërgoi mesazhe fyese, arrestohet i dyshuari

    Dërgoi mesazhe fyese, arrestohet i dyshuari

    Të hënën në Prishtinë një person është arrestuar pasi kishte dërguar mesazhe fyese në adresë të një personi tjetër.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte dërguar SMS ofenduese ndaj viktimës mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

    “Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

  • A mund të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në ShBA në Ballkan?

    A mund të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në ShBA në Ballkan?

    Djali i Donlad Trump shkon në Beograd, dhëndri i tij bën biznese në Serbi dhe Shqipëri – ndërsa në Kosovë zgjedhjet presidenciale në SHBA shihen me shqetësim. Çfarë pasojash do të ketë rezultati i tyre ndaj Ballkanit?

    Vendet e Ballkanit Perëndimor – veçanërisht Serbia dhe Kosova – po i shikojnë me vëmendje zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. Çfarë ndikimi do të ketë rezultati i zgjedhjeve në këtë cep të Europës Juglindore? Më 23 shtator, djali i Donald Trump, Donald Jr., u shoqërua nga biznesmenë serbë në Beograd për të diskutuar mundësitë e investimeve. Kjo nuk ishte hera e parë për familjen Trump: kontaktet e ish-presidentit me sipërmarrës dhe përfaqësues të qeverisë filluan që në vitin 2013. Në atë kohë, Ivica Daçiq, atëherë kryeministër i Serbisë, foli publikisht për interesimin e Trump në një projekt për patundshmëri. Objekti në fjalë ishte ish selia e Ushtrisë Popullore Jugosllave, e cila u dëmtua rëndë gjatë bombardimet e NATO-s të vitit 1999. Por negociatat dështuan.

    Por, në maj të këtij viti, dhëndri i Trump, Jared Kushner, i udhëhequr nga ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, vulosi marrëveshjen. Kontrata në vlerë prej një miliard dollarësh përfshin një qira 99-vjeçare të kompleksit. Grenell shihet si një kandidat i mundshëm për postin e Sekretarit të Shtetit nëse Trump fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor. Ai është konsideruar si ambasadori më i papëlqyer i SHBA-së në Gjermaninë e pas-luftës. Gazeta e përditshme zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) shkoi aq larg sa e quajti atë “jodiplomatik” për shkak të “sjelljes së tij të neveritshme”. Donald Trump Jr së fundmi e vlerësoi Grenell si “kandidatin kryesor për postin e sekretarit të shtetit”.

    Kursi i dështuar ballkanik i Trump 2020

    Grenelli, si i dërguar i posaçëm i Trump për Ballkanin, “tërhiqte fijet e marionetave” në vitin 2020 kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti u rrëzua për shkak se ai qëndroi në rrugën e një marrëveshjeje tjetër. Marrëveshja në fjalë dyshohet se kishte të bënte me një shkëmbim territorial përgjatë vijave etnike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në qershor 2020, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, donin të takoheshin me Trump në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen.

    Sipas raporteve, marrëveshja do të kishte lejuar që katër komunitetet me shumicë etnike serbe në veri të Kosovës të bëhen pjesë e Serbisë. Në këmbim, Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare etnike në Serbinë jugore do të ishte bërë pjesë e Kosovës. Një shkëmbim territorial si ky mund të kishte një efekt domino në rajon, sepse shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të gjitha ende kryesisht multietnike.

    Lidhje të ngushta Trump-Serbi

    Udhëheqësi i Republika Srpska në Bosne dhe Hercegovinë, Milorad Dodik kishte kërcënuar se nëse do të bëhej një shkëmbin territorial, Republika Srpska do t’i bashkohej Serbisë. Ky shkëmbin do të mund të sillte një “luftë të re ballkanike”. Rishikimi etnik i kufijve ka potencial të madh për konflikt. Por planet e Trumpit u prishën nga një aktakuzë kundër Presidentit Presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Thaçi u vetë-dorëzua në gjykatë.

    Ndërkohë, popullariteti i qëndrueshëm i Grenellit në Serbi ilustrohet nga fakti se Marko Gjuriq, ish-ambasadori i Serbisë në SHBA, dhe tashmë ministëri i punëve të jashtme të Serbisë, kohët e fundit tha se Grenell ishte “pa dyshim miku i Serbisë”.

    Në vitin 2023, presidenti Vuçiç i dorëzoi Grenellit urdhrin më të lartë të vendit si njohje e avokimit të tij për Serbinë, duke e arsyetuar vendimin e tij duke thënë se: “Unë mendoj se ai është një nga njerëzit e paktë nga SHBA që ka një qasje të ekuilibruar ndaj Kosovës”.

    Çfarë do të thotë një fitore e Harris për rajonin?

    Qëndrimi pro-serb i Trump lë të kuptohet se çfarë mund të presë Ballkani Perëndimor nëse republikani do të kthehej në Zyrën Ovale në nëntor. Linja e ndjekur nga kandidatja e Partisë Demokratike Kamala Harris, nga ana tjetër, nuk ka qenë deri më tani aq e qartë. Megjithatë, disa përfundime mund të nxirren në bazë të të kaluarës së saj personale dhe pikëpamjeve të politikës së jashtme.

    Është e pagjasshme që Harris të favorizojë nacionalistët serbë apo ndojnë grup etnonacionalist tjetër. Përveç kësaj, qëndrimi pro-ukrainas i Harris është i dokumentuar. Është e mundur që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka paralajmëruar atë për planet e supozuara të Moskës për të destabilizuar Ballkanin ose për të hapur fronte të reja atje me ndihmën e nacionalistëve irredentistë serbë pro-Moskë. Lidhjet e ngushta midis Beogradit dhe Moskës mund ta shtyjnë Harrisin të ndryshojë kursin e Amerikës.

    Edward Joseph, një studiues i konflikteve në Universitetin e njohur Johns Hopkins, kritikoi kohët e fundit se administrata e Biden-it po bëhej me Serbinë. Ai tha gjithashtu se Vuçiq e ka zhvendosur orientimin e Beogradit si kurrë më parë kah lindja dhe se nuk ka asnjë arsye pse Harris, nëse zgjidhet, të vazhdojë politikën e pasuksesshme të Bidenit. Ish-diplomati amerikan Shaun Byrnes mbajti të njëjtën linjë, duke rekomanduar se SHBA duhet të jetë “më e ashpër me Serbinë, sepse ajo vazhdon të ketë një qasje armiqësore ndaj Kosovës”.

    ‘Fantazia diplomatike’ e Bidenit në Ballkan

    Daniel Serwer, një diplomat i vjetër që ka punuar me Richard Holbrooke, arkitektin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e ka përshkruar politikën e Bidenit për Ballkanin si “fantazi diplomatike”. Në sytë e Serwer, për të ndërtuar Vuçiqin, që kishte qenë ministër propagande në kohën e  Slobodan Millosheviçit në vitet 1990, si një spirancë stabiliteti ishte shumë larg realitetit.

    Vizitat e shpeshta në Moskë nga aleati i Vuçiqit dhe zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, i cili së fundmi siguroi personalisht presidentin rus Vladimir Putin se Serbia është “partneri dhe aleati strategjik i Rusisë”, vë në dyshim politikën e SHBA-së për Ballkanin. Aktivitetet e anëtarëve të rrethit të Trump në Beograd kanë treguar se nëse ish-presidenti rizgjedh në nëntor, objektivat ekonomike do të jenë në ballë të politikës së Amerikës për Ballkanin Perëndimor në të ardhmen. Fakti që presidenti i Serbisë Vuçiq ka marrëdhënie të shkëlqyera me Putinin, i shkon për shtat Trumpit deri në fund.

    Shqetësimet për një administratë të dytë të mundshme të Trump

    Megjithatë, për Ukrainën, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi, e gjithë kjo është alarmante. Sepse, megjithëse Bosnja dhe Kosova janë dy shtete qartësisht pro-amerikane, pro-perëndimore me popullsi shumicë myslimane, ato nuk mund të mbështeten automatikisht në mbrojtjen e SHBA-së kundër dëshirave ekspansioniste të Serbisë nëse Trump rizgjedhët si president.

    Trump ka treguar në të kaluarën se nuk ka asnjë problem t’i lërë aleatët, nëse kjo i përshtatet agjendës së tij. Për shembull, Në dhjetor 2018, ai njoftoi se do të tërhiqte shumicën e trupave amerikane nga Siria. Duke vepruar kështu, ai tradhtoi kurdët, të cilët kishin bërë shumicën e luftimeve në terren në betejën kundër Shtetit Islamik (IS). Kjo tradhti e aleatëve bëri që Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, të jepte dorëheqje.

    Para se të dështonte marrëveshja e shkëmbimit territorial, Serbi-Kosovë, Trump e kishte kërcënuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në disa raste se do të tërhiqte trupat amerikane nga Kosova. Prania e këtyre trupave shihet si një politikë jetësore për sigurinë Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh. Është e diskutueshme nëse trupat e KFOR-it të NATO-s mund të garantojnë sigurinë e Kosovës pa amerikanët. Por, administrata Biden duket se ka marrë të paktën një masë paraprake në këtë drejtim: SHBA-ja e ka furnizuar Kosovën me 250 raketa antitank Javelin, nga ato që ka dërguar edhe në Ukrainë. Edhe Turqia e ka furnizuar Kosovën me dronët e saj Bayraktar. Pa këto dy sisteme armësh, Ukraina nuk do të ekzistonte më si shtet i pavarur. Por ndryshe nga Serbia, që karreth 250 tanke lufte, Kosova nuk ka asnjë. Pra, numri i raketave antitank të furnizuara nga SHBA-ja sigurisht nuk ishte rastësi.

  • Me kërkesë të prokurorit, anulohet seanca për vrasjen e vitit të kaluar në “Bon Vivant”

    Me kërkesë të prokurorit, anulohet seanca për vrasjen e vitit të kaluar në “Bon Vivant”

    Për shkak se prokurori ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për shtyrje të seancës, është anuluar seanca e së martës në rastin ku Andi Pajaziti po akuzohet për vrasjen e K.R., më 4 gusht 2023, në lokalin “Bon Vivant”

    Kështu u bë e ditur në njoftmin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku tregohen edhe datat e caktuara për seancat e radhës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Ju njoftojmë se seanca gjyqësore e cila ka qenë e caktuar të mbahet me datë 22.10.2024 në ora 09:00 në çështjen penale kundër të pandehurit A.P, është anuluar, për shkak se Prokurori ka parashtruar kërkesë në gjykatë për shtyrje të seancës. Seancat e radhës janë të caktuara të mbahen me datat 29, 30 dhe 31 tetor 2024 në ora 10:00, po ashtu edhe me datë 01 nëntor 2024 në ora 10:00”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.

    Sipas aktakuzës, më 4 gusht 2023, rreth orës 23:17 në lokalin “Bon Vivant” në Prshtinë, në të cilin paraprakisht ishte i pandehuri Dukagjin Lekaj i cili gjendet në arrati, së bashku me tani të ndjerin K.R., shkon i akuzuari Pajaziti, të cilin e fton Lekaj që të ulet në tavolinën ku ishte tani i ndjeri.

    Aktakuza thotë se pasi që ulet Pajaziti dhe fillojnë të bisedojnë me Lekajn, pas pak fillon të tensionohet situata dhe duke parë që situata po tensionohet, afrohet sigurimi i lokalit Hisni Gecaj, i cili ia kapë dorën e djathtë të pandehurit Lekaj dhe mundohet ta qetësojë situatën, por në këtë moment tani i ndjeri K.R., i cili ishte mbrapa sigurimit, e godet me një shishe në kokë dy herë tani të akuzuarin Pajaziti.

    Sipas aktakuzës, sigurimi Gecaj vazhdimisht ia mban dorën Lekajt, kurse Pajaziti pas goditjes nga tani i ndjeri e nxjerr armën nga brezi dhe pa i menduar pasojat godet në drejtim të tani të ndjerit K.R.

    “…i pandehuri Andi Pajaziti pas goditjes, sulmit nga tani i ndjeri e nxjerr armën nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, pa fajin e tij, pa menduar për pasojat e nxjerr armën nga brezi nga ana e djathtë, shtinë me armë zjarri, me ç’rast godet tani të ndjerin K.R”, thuhet në aktakuzë.

    Po ashtu, aktakuza thotë se armën e nxjerr nga çanta edhe i pandehuri Lekaj, gjatë kësaj kohe sigurimi ia mbante dorën duke u munduar t’ia largojë por nuk ka arritur, e Lekaj e kishte armën e drejtuar në drejtim të Pajazitit dhe shtie ndaj tij, duke i shkaktuar të akuzuarit Pajaziti lëndime të rënda në dorën e majtë.

    Kurse, thuhet se vdekja e K.R., ka ardhur si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, e cila ka çuar në shok hemorragjik, këto të shkaktuara nga arma e zjarrit.

    Prandaj, për këto veprime Pajaziti po ngarkohet me veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” sipas nenit 174 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Po ashtu, Pajaziti për shkak se në vendin e njëjtë kishte mbajtur në pronësi armën e tipit “Smith” në kundërshtim me ligjin. Andaj, po ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

    Ndryshe, në këtë rast i ndaluar ishte edhe N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtit, pas një muaji nga kjo masë, i është ndërprerë paraburgimi, pasi nuk kishte kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.

    Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti thuhej se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të pandehurve.

    Policia e Kosovës e kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që ka ndodhur në një lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave.

  • Kurti kundërshton përsëritjen e marrëveshjeve të migracionit Itali-Shqipëri në Ballkan

    Kurti kundërshton përsëritjen e marrëveshjeve të migracionit Itali-Shqipëri në Ballkan

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se përsëritja e marrëveshjes së migracionit Itali-Shqipëri nuk ishte “një zgjidhje” dhe do të sillte shqetësime për të drejtat e njeriut, në një intervistë në Euractiv

    Nëse qendra riatdhesimi të ngjashme me ato në Shqipëri mund të ndërtohen në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, “si mund të sigurohemi që të drejtat e individëve të burgosur të respektohen?” Kurti pyeti, duke theksuar se këto qendra do të rëndojnë “në ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit dhe atyre të Bashkimit Evropian.

    “Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu kohët e fundit mbështetje për “idenë e zhvillimit të qendrave të kthimit jashtë BE-së”, duke përmendur marrëveshjen e transferimit midis Italisë dhe Shqipërisë si një shembull për të “mësuar nga kjo përvojë.” Një gjykatë italiane urdhëroi të premten që 12 emigrantët e dërguar në Shqipëri sipas marrëveshjes do të kthehen në Itali.

    “Pranimi i përkohshëm i refugjatëve nëse e kërkon urgjenca është, natyrisht, gjithmonë i mundur”, ka nuancuar Kurti, por ai e hodhi poshtë me vendosmëri idenë e përsëritjes së modelit italian. Po flasim për qenie njerëzore që ndaj të cilëve duhet të ketë kujdes”, theksoi ai.

    Pasi Kabuli ra në duart e Talibanëve më 15 gusht 2021, Kosova – si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – priti disa qindra afganë të evakuuar nga ushtria amerikane, duke i strehuar në bazat e NATO-s përpara se të zhvendoseshin në vende të ndryshme perëndimore.

    Ndjekja e integrimit evropian

    Nga 1 janari 2024, Kosova përfiton nga liberalizimi i vizave me BE-në dhe Kurti u shpreh i kënaqur që hapja e kufijve evropianë për qytetarët e Kosovës nuk ka sjellë një valë masive largimesh nga vendi i tij.

    Vlerësimet sugjerojnë se rreth 800,000 njerëz nga Kosova jetojnë brenda BE-së, ndërsa rezultatet e regjistrimit të publikuar këtë verë tregojnë se popullsia e vendit të vogël ka rënë në 1.6 milionë, nga 1.8 milionë një dekadë më parë.

    “Diaspora jonë e madhe ndjen mall për shtëpinë dhe është e lëvizshme”, tha Kurti, duke shprehur shpresën se emigrantët do të kthehen për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht kur ajo ndjek anëtarësimin në BE.

    Kryeministrja përshëndeti gjithashtu angazhimin e von der Leyen për të përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, siç e përsëriti ajo gjatë një takimi të Procesit të Berlinit më 14 tetor, megjithëse negociatat me Serbinë kanë ngecur prej muajsh.

    “Të bësh zgjerimin një objektiv prioritar është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërkojnë të thyejnë sigurinë dhe unitetin e Evropës”, ​​shpjegoi Kurti, duke iu referuar kërcënimit të paraqitur nga “presidenti despotik Putin”.

    Negociatat me Serbinë kanë ngecur

    Megjithatë, “është e rëndësishme që bashkëpunimi midis vendeve të BE-së dhe Serbisë të mos vijë në kurriz të demokracisë në atë vend apo të sigurisë në Ballkanin Perëndimor,” shtoi ai.

    “Ne po llogarisim që Franca dhe Gjermania t’ia bëjnë të qartë Beogradit se bashkëpunimi ekonomik nuk do të thotë të japësh një çek të bardhë për të shkelur të drejtat e njeriut, për të ngacmuar fqinjët e saj dhe për të manipuluar zgjedhjet.”

    Gati një vit më parë, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë në qytetet kryesore të Serbisë për të protestuar kundër parregullsive në zgjedhjet parlamentare dhe komunale të 17 dhjetorit 2023, me OSBE-në duke vënë në dukje “blerje votash” dhe “mbushje kutish”.

    Megjithatë, më 19 korrik, kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Beogradin për të dëshmuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për furnizimin me litium serb në BE. Disa ditë më vonë, më 29 gusht, presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi shitjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale ushtrisë serbe.

    Beogradi, nga ana e tij, po denoncon atë që ai e përshkruan si diskriminim të 100,000 serbëve që jetojnë ende në Kosovë, ndërsa Prishtina ka bërë përpjekje për të çmontuar institucionet ende të varura nga Beogradi, siç janë sistemi postar, shkollat ​​dhe sistemi shëndetësor. si një mënyrë për të shkëputur lidhjet e pakicës me Serbinë.

    “Unë po luftoj kriminalitetin që rrënon zonat serbe në veri dhe tashmë kemi mbyllur 18 rrugë ilegale nga Kosova për në Serbi”, shpjegoi Kurti.

    “Nëse dikush priste që unë të bëhem kryeministër dhe ato rrugë të paligjshme do të vazhdonin, atëherë ata nuk më njihnin vërtet.”

    Ndërsa Kosova mbetet i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që nuk ka marrë statusin zyrtar kandidat për integrim në BE, dhe me pesë vende të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e saj (Qipro, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia), qeveria e Prishtinës së fundi riautorizoi importin e mallrave serbe në territorin e saj.

    “Kjo do t’i ndihmojë vendet e rajonit të afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe me BE-në,” shpjegoi për Euractiv në atë kohë Manuel Sarrazin, i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor.

  • Shtatë arsye pse nuk duhet ta vishni kurrë të njëjtën rrobe dy ditë rresht

    Shtatë arsye pse nuk duhet ta vishni kurrë të njëjtën rrobe dy ditë rresht

    Mesatarisht, sa netë me radhë vish të njëjtën pizhame në shtrat? Kur u anketuan, burrat thanë se prisnin mesatarisht 13 ditë për të ndryshuar, ndërsa gratë mesatarisht 17.

    Shumë prej nesh nuk mendojnë dy herë për të hedhur të njëjtën palë pizhame disa net me radhë. Por, rezulton se veshja e të njëjtë e tyre është një zakon që ndikon në shëndetin tonë.

    Këtu janë shtatë arsye pse duhet të ndërroni pizhamet më shpesh:

    Erërat e këqija

    Nëse do të donit të qëndronit të pastër dhe të shmangni aromat e këqija, ndoshta nuk do të dilnit një javë pa dush, apo jo? Një koncept i ngjashëm zbatohet kur vishni të njëjtën pizhame natë pas nate. Pizhamet e ndyra kanë tendencë të thithin djersën gjatë natës, së bashku me bakteret që lulëzojnë në njolla të lagështa dhe të errëta. Kjo lejon që bakteret të rriten dhe të krijojnë erë të keqe. Nëse bëni dush natën, atëherë kaloni në pizhame të ndyra, dushi juaj ishte pak a shumë i pakuptimtë!

    Infeksionet me stafilokok

    Stafilokoku është një mikrob shumë i zakonshëm që shumica e njerëzve mbajnë një sasi të vogël në lëkurën e tyre. Ne e marrim atë përmes hundës, gojës dhe lëkurës. Shumicën e kohës, nuk shkakton problem. Por nëse vishni të njëjtën copë pëlhure pa pushim, bakteret stafilokok mund të fillojnë të mblidhen në veshjet tuaja. Me kalimin e kohës, stafilokoku mund të gjejë rrugën e saj brenda lëkurës përmes poreve në sistemin mbrojtës të trupit. Ndryshimi dhe larja e pizhameve tuaj ndihmon shpesh në shkatërrimin e baktereve të stafilokokut dhe parandalimin e infeksioneve që kërcënojnë jetën.

    Problem gjatë gjumit

    Fjetja në pizhame të pastra ju bën të ndiheni të freskët, komod dhe të gatshëm për një gjumë të mirë. Ngjitja në shtrat në pizhame të papastra mund të ju mbajë zgjuar gjatë natës nëse nuk ndiheni rehat ose nëse keni kruajtje.

    Ndjenja më pak se e freskët

    Veshja e pizhameve të papastra në shtrat mund t’ju bëjë të ndiheni më pak se të freskët në mëngjes. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që bëjnë dush natën.

    Puçrrat dhe cistet

    Kur nuk ndryshoni pizhamet, ju po lejoni që bakteret, vaji dhe qelizat e vdekura të lëkurës të grumbullohen në pëlhurë. Të gjitha ato gjëra të ngurta shtypen kundër poreve tuaja ndërsa flini, duke bllokuar poret tuaja dhe duke shkaktuar puçrra dhe ciste. Puçrrat më të këqija janë shpesh ato që dini se mund t’i keni parandaluar!

    Alergjitë dhe merimangat e pluhurit

    Fjetja me pizhame të vjetra mund të shkaktojë përkeqësimin e alergjive tuaja, veçanërisht nëse jeni alergjik ndaj pluhurit. Alergjitë, astma dhe çrregullimet e tjera të frymëmarrjes tashmë priren të jenë më keq gjatë natës, kështu që grumbullimi shtesë i merimangave të pluhurit dhe qelizave të vdekura të lëkurës nuk do të ndihmojë. Merimangat e pluhurit hanë lëkurë të vdekur, kështu që ato tërhiqen nga shtrati dhe pizhamet tuaja, të cilat janë plot me qeliza të vdekura të lëkurës. Nëse jeni alergjik ndaj pluhurit, duhet të ndryshoni pizhamet të paktën çdo natë tjetër.

    Më shumë gabime!

    Nëse prekeni nga gripi ose ndonjë insekt në stomak, mund të jetë faji i pizhameve tuaja të ndotura. Kur vishni pizhame të papastra, ju jeni duke bërë që sistemi juaj imunitar të luftojë vazhdimisht bakteret stafilokok, probleme të sipërme të frymëmarrjes, mikrobe dhe vajra. Të gjithë këta faktorë mund të dobësojnë mbrojtjen e trupit, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve.

  • “Unë nuk kam marrë urdhër nga LPK”: Hashim Thaçi i qeshet me përgjigjet e Fadil Gecit

    “Unë nuk kam marrë urdhër nga LPK”: Hashim Thaçi i qeshet me përgjigjet e Fadil Gecit

    Fadil Geci po e vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai tha se nuk ka marrë urdhra nga LPK-ja që e quante veten UÇK.

    Geci deklaroi se urdhra merrte nga Ahmet Krasniqi. Këto përgjigje, Hashim Thaçit i kanë shkaktuar të qeshura.