ATV

Author: ATVLive

  • Policia publikon një video, kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

    Policia publikon një video, kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

    Policia e Kosovës ka publikuar një video të një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”.

    Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit.

    Rasti i vjedhjes ka ndodhur më 6 prill të këtij viti, në ora 16:00, në rrugën “Nazmi Uksmajli”, në Ferizaj.

    Aty i dyshuari ka vjedhur një orë dore, stoli ari dhe një shumë të caktuar të parave.

    Njoftimi i plotë:

    Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, i cili dyshohet se me datën 06.04.2024 rreth orës 16:00 në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj në një shtëpi private ka kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ të stolive të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave.

    Deri më tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.

  • Policia e Kosovës bënë apel për ngasësit e automjeteve në komunikacion për shkak të mjegullës

    Policia e Kosovës bënë apel për ngasësit e automjeteve në komunikacion për shkak të mjegullës

    Policia e Kosovës ka bërë apel për shoferët në komunikacion që të kenë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull, shkruan EO.

    PK thotë se në rajonin e Ferizajt ka filluar shfaqja e mjegullës në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët.

    Postimi i plotë i PK-së:

    APEL -MJEGULLA PARAQET RREZIK PËR SHOFERËT

    Në rajonin e Ferizajt ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët.

    Apelojmë tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.

    Ndërsa, rekomandojmë që:

    – Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!

    – Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

    – Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

    – Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. – Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!

    – Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!
    Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin.

    – Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!

    – Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!

    – Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!

  • Zyra e BE-së njofton për vizitën e Von Der Leyen në Kosovë

    Zyra e BE-së njofton për vizitën e Von Der Leyen në Kosovë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 26 tetor. Kështu ka konfirmuar zyra e BE-së në Prishtinë përmes një njoftimi në “X”.

    Von Der Leyen në Prishtinë do të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

    “Presidentja Ursula von der Leyen në Kosovë: takohet me Presidenten Vjosa Osmani Sadriu; takohet me kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në agjendën e publikuar në faqen e Komisionit Evropian.

    Pas Kosovën, Von Der Leyen do të udhëtojë për në Mal të Zi ku do të takohet me liderët atje. Para Kosovës e Malit të Zi, Von Der Leyen do të vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

  • Totaj shpreh ngushëllime familjes Parallangaj, që humben dy të rinj mbrëmë në aksident

    Totaj shpreh ngushëllime familjes Parallangaj, që humben dy të rinj mbrëmë në aksident

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ju shprehi ngushëllime familjes Prallangaj të cilët hmbën jetën dy të rinjët mbrëmë në aksident, shkruan EO.

    “Me dhembje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të dy të rinjve, Ardit dhe Flurim Parallangaj, në një aksident trafiku, mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit. Shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen Parallangaj, të afërmit dhe miqtë e tyre”, ka shkruar Totaj.

    Dy të rinjët humbën jetën mbrëmë në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

    Lajmin për medie e ka konfirmuar i ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

    “Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes,” deklaroi Kryeziu.

    Policia raportoi se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

    Postimi i plotë i tij:

  • Gjermania e regjistron rastin e parë me variantin e ri të lisë së majmunëve

    Gjermania e regjistron rastin e parë me variantin e ri të lisë së majmunëve

    Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunëve është regjistruar në Gjermani, raportoi gazeta “Bild” të martën, duke e cituar institutin për shëndet publik, “Robert Koch”.

    Instituti refuzoi që të jepte ndonjë koment të menjëhershëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë globale të shëndetit publik për herë të parë në dy vitet e fundit në gusht pas përhapjes së rasteve në Republikën Demokratike të Kongos në Afrikë, që tashmë është përhapur edhe në shtetet fqinje.

    Shenja e parë e përhapjes së lisë së majmunëve jashtë kontinentit afrikan erdhi më 15 gusht, kur zyrtarët shëndetësorë globalë konfirmuan një infeksion me një variant të ri të virusit në Suedi.

  • Tonino Picula, raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Serbinë

    Tonino Picula, raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Serbinë

    Përfaqësuesi socialist dhe demokrat kroat Tonino Picula (SDP) u zgjodh raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe në atë pozitë do të zëvendësojë Vladimir Bilçik, përfaqësuesin sllovak nga Partia Popullore Evropiane (EPP).

    Në mbledhjen e fundit të Parlamentit Evropian, Picula ishte koordinator i SD-së në Komisionin për Punë të Jashtme (AFET). Ai ishte i ngarkuar me detyrën e kryetarit të Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor në AFET dhe raportues i përhershëm i PE për marrëdhëniet me SHBA-në dhe Malin e Zi.

    Ai gjithashtu ka punuar si raportues i PE për rekomandimet për Ballkanin Perëndimor përpara samitit të Zagrebit, si dhe anëtar i delegacionit për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën dhe zëvendës anëtar i delegacionit në Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të BE-së dhe të Serbisë.

    Në qershor të këtij viti ai u zgjodh për herë të katërt si përfaqësues i Parlamentit Evropian.

    “Politika e zgjerimit është një proces kërkues që kërkon një përpjekje të vazhdueshme nga vendi kandidat për të përmbushur kriteret e njohura. Serbia duhet të bindë partnerët e saj në BE se i justifikon ambiciet e saj me ndryshime reale në një numër çështjesh të hapura,” tha Picula gjatë një takimi me ambasadorin serb në BE, Danijel Apostolovic.

    Picula ishte Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Ivica Raçanit (2000-2003), si dhe përfaqësues i Parlamentit kroat, përfaqësues i Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe kryetar i komunës së Goricës së Madhe.

  • MPJ e Sllovenisë: Veprimet e pakoordinuara të pafavorshme për konsensus në BE për t’ia hequr masat Kosovës

    MPJ e Sllovenisë: Veprimet e pakoordinuara të pafavorshme për konsensus në BE për t’ia hequr masat Kosovës

    Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës nuk e ndihmojnë arritjen e një qëndrimin unanim brenda BE-së sa i përket heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës.

    Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së që nga qershori i vitit 2023. Vendimi për heqjen e tyre është në dorën e shteteve anëtare dhe për një gjë të tillë duhet unitet i plotë mes 27 shteteve të Bashkimit Everopian. Veprimet që ka bërë Qeveria e Kosovës në Veri të vendit, e që nga aleatët janë kritikuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara e kanë dëmtuar pozicionin e Kosovës dhe kanë ndikuar negativisht në qëndrimin e disa shteteve anëtare sa i përket asaj nëse Kosovës duhet t’i hiqen masat.

    Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë që drejtohet nga Tanja Fajon kanë thënë se shteti slloven dhe partnerët ndërkombëtarë në mënyrë të vazhdueshme kanë theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi konstruktiv në kuadër të Dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit si e vetmja rrugë e vlefshme për Kosovën dhe Serbinë.

    “Sllovenia, BE-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e bashkëpunimit konstruktiv në kuadër të Dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë e mundshme për Kosovën dhe Serbinë”, kanë thënë nga MPJ e Sllovenisë për Gazetën Express.

    Sllovenët thonë se në këtë qasje konstruktive që e kërkojnë përjashtohen hapat e pakoordinuar nga të dy palët dhe theksojnë se veprimet e pakoordinuara s’ndihmojnë për krijimin e konsensusit tek shtete anëtare për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Republikës së Kosovës.

    “Ne e kemi theksuar gjithmonë në mënyrë të qartë se një mënyrë e tillë veprimi përjashton hapat e pakoordinuar nga të dyja palët. Hapat e tillë nuk janë të favorshëm për ndërtimin e konsensusit midis shteteve anëtare të BE-së për masat për të cilat po pyesni”.

    Në fund, MPJ sllovene thekson se Sllovenia gjithmonë ka avokuar për një qasje të balancuar në raport me Prishtinën dhe Beogradin.

    Vendimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit kanë ndikuar për të keq edhe qëndrimin e Francës. Burime diplomatike nga Parisi javën e kaluar i kanë thënë se për shkak të veprimeve të tilla të cilat kanë prekur edhe drejtpërdrejtë jetën e serbëve lokalë, kanë bërë që Franca të dyshojë nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njëmend de-eskalimin, diçka që është kërkuar nga Bashkimi Evropian.

    Italia e kryeministres Meloni është për heqje të masave, por për një heqje graduale. Ndërkohë nga Qeveria gjermane e kancelarit Scholz janë për heqje të masave, por theksojnë se për të ndodhur diçka e tillë duhet një unitet mes 27 shteteve anëtare.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Berlin në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit kishte kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Qeveria e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar diçka të tillë duke thënë se Kosova ka plotësuar kërkesa për de-eskalim.

  • Numri i të vrarëve pas sulmit izraelit në Bejrut arrin në 13, thotë Libani

    Numri i të vrarëve pas sulmit izraelit në Bejrut arrin në 13, thotë Libani

    13 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit pranë një spitali në Bejrutin jugor, thotë ministria libaneze e shëndetësisë

    Sulmi dukej se goditi parkun e makinave të Spitalit Universitar Rafik Hariri, tha një burim spitalor për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Ministria e Shëndetësisë tha se numri i personave të lënduar është rritur në 57, me shtatë persona në gjendje kritike, raporton BBC.

    Ky ishte ndër 13 sulmet ajrore që goditën Bejrutin jugor të hënën në mbrëmje. Ushtria izraelite tha se po sulmonte objekte të lidhura me Hezbollahun.

  • Kori Siparantum përfaqëson Kosovën në Kupën Botërore të Koreve

    Kori Siparantum përfaqëson Kosovën në Kupën Botërore të Koreve

    Kori Siparantum, një nga formacionet më të njohura dhe të suksesshme në Kosovë, do të përfaqësojë vendin tonë në Kupën Botërore të Koreve The World Choral Cup, që do të mbahet në Barcelonë nga data 23 deri më 28 Tetor 2024. Ky event prestigjioz mbledh koralet më të mira nga e gjithë bota dhe përfaqëson një platformë unike për të prezantuar muzikën dhe traditat tona kulturore në skenën ndërkombëtare.

    Nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, Kori Siparantum ka realizuar suksese të shumta në skenën ndërkombëtare, duke fituar disa çmime të rëndësishme dhe duke promovuar artin koral kosovar në gara të ndryshme botërore.

    Pjesëmarrja në këtë garë të nivelit të lartë është një tjetër mundësi e jashtëzakonshme për korin tonë që të dëshmojë përkushtimin artistik dhe profesionalizmin e tij.

    Kori Siparantum do të konkurrojë në kategorinë “Adult Choir”, duke interpretuar vepra nga periudha të ndryshme stilistike të kompozitorëve si Jashari, Van der Roost, Runestad, Vovk dhe të tjerë. Kori Siparantum është fitues i 14 çmimeve ndërkombëtare dhe aktualisht renditet ndër 25 koret më të mira në botë në kategorinë “Chamber Choirs & Vocal Ensembles”, sipas World Ranking List të Interkultur. Përveç konkurrimit, korit i është dhënë mundësia të shfaqë një koncert shtesë në kuadër të “Midnight Sounds”, ku dirigjenti ka përzgjedhur vepra nga kompozitorë shqiptarë. Ky koncert do të mbahet në Santa Maria i Sant Nicolau.

    Dirigjenti Memli Kelmendi shprehet me entuziazëm për këtë pjesëmarrje: “Kupa Botërore e Korit është një nga platformat më të rëndësishme në botë për muzikën korale, dhe ne jemi të nderuar që kemi mundësinë të përfaqësojmë Kosovën në këtë event. Kemi punuar me një përkushtim të madh për të sjellë një performancë të nivelit më të lartë dhe shpresojmë që edhe kësaj radhe do të jemi të suksesshëm”

    Pjesëmarrja në Kupën Botërore të Korit në mesin e 34 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, është një tjetër hap drejt kontributit të tij në promovimin e kulturës dhe identitetit muzikor të Kosovës në botë.

  • Rama viziton punimet në tunelin e Kurrizit: Alternativë e re për komunikacion me shtigje të biçikletave

    Rama viziton punimet në tunelin e Kurrizit: Alternativë e re për komunikacion me shtigje të biçikletave

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi, kanë vizituar punimet e renovimit të tunelit të Kurrizit, raporton EO.

    Punimet sipas Ramës janë duke shkuar sipas planit, ndërsa i gjithë projekti që ka kosto 1.3 milion euro, pritet të përfundojë brenda tetë muajve.

    “Nuk është punuar në këtë rrugë prej që është ndërtuar, kemi një projekt shumë interesant cili transformon tunelin e Kurrizit. E vizitova punishten ku janë duke u kryer punë të mëdha transformuese, një gjatësi rreth 280 metra, një projekt prej 1.3 milion euro. Një hapësirë që do të transformohet dhe do të jetë edhe disa funksione për gjera të tjera gjatë vikendit. Është një dizajn ndërkombëtar ku e kemi ekipin fituese ka bërë një projekt shumë të mirë, në një periudhë kohore 8 mujore ku do të përfundoj ky projekt”, ka thënë Rama.

    Kreu i Prishtinës ka thënë se ky transformim do të ketë edhe shtigjet e biçikletave, ndërsa do të ruhet edhe historiku i saj.

    “Për më shume se 60 mijë banorë në këtë pjesë do të ketë edhe një hapësirë të rigjeneruar. Ky projekt nuk do të përfshijë zona të tjera, kemi renovim dhe një pjesë e saj është edhe si muze ku tregon periudhën kohore kur është ndërtuar ky tunel dhe tregon një pjesë të historisë. Kemi edhe shtegun e biçikletave të cilat po zgjeron dhe po shton alternativa të reja për lëvizje”, u shpreh Rama.