ATV

Author: ATVLive

  • Djali i Hashim Thaçit reagon pas momentit kur ish-presidenti qeshet me deklaratat e Fadil Gecit

    Djali i Hashim Thaçit reagon pas momentit kur ish-presidenti qeshet me deklaratat e Fadil Gecit

    Në kuadër të Speciales në Hagë, sot po zhvillohet seanca e radhës.

    Në seancën e sotme është duke vazhduar deklarimi i dëshmitarit Fadil Geci.

    E djali i Hashim Thaçit, Endriti padyshim se është duke e përcjellur këtë seancë.

    Madje ai publikuar edhe fotografinë e momentit kur ish-presidenti Hashim Thaçi, qeshi me deklaratat e dëshmitarit Geci.

    Në deklarim e sipër, Fadil Geci tha se nuk ka marrë urdhra nga LPK-ja që e quante veten UÇK.

    Geci po ashtu tha se urdhra merrte nga Ahmeti Krasniqi.

    E këto deklarime e bën që të qeshte ish-presidentin Thaçi.

  • ​Shqipëria mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur

    ​Shqipëria mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur

    Shqipëria do të jetë mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur (peshat jo Olimpike), që ka nisur dje dhe zgjatë deri më 27 Tetor në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Ky event i rëndësishëm do të mbledhë mbi 2300 sportistë nga 80 vende të botës, duke shënuar organizimin e parë të këtij niveli në Shqipëri.

    Gjatë ceremonisë së hapjes, Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni shprehu krenarinë për këtë ngjarje historike, duke theksuar se “jemi krenarë që për herë të parë Shqipëria listohet për organizimin e një eventi të këtij kalibri”. Ai theksoi rëndësinë e mundjes si sport prioritar në vend.

    Në të njëjtën linjë, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH), Fidel Ylli, e vlerësoi besimin e organizmave ndërkombëtare ndaj Shqipërisë për këtë event. Ai gjithashtu njoftoi se mundja do të përfshihet si disiplinë në projektin “Ekipet Sportive në Shkolla”, duke theksuar angazhimin për zhvillimin e këtij sporti në vend.

    Më 27 Tetor, në Shijak, do të mbahet edhe Kongresi Botëror i Mundjes, ku pritet të marrin pjesë 200 delegatë nga 117 vende të botës. Ky kongres do të shërbejë si platformë për diskutimin e çështjeve të rëndësishme që prekin këtë sport në nivel global.

    Ngjarja e Botërorit të Mundjes për të rritur do të kontribuojë në promovimin e Shqipërisë si një destinacion sportiv dhe do të inkurajojë sportistët shqiptarë për arritje të reja./Atsh/

  • Blinkeni kujton ambasadoren Kaidanow: Ishte diplomate e jashtëzakonshme

    Blinkeni kujton ambasadoren Kaidanow: Ishte diplomate e jashtëzakonshme

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përkujtuar ambasadoren Tina Kaidanow e cila vdiq pak ditë më parë.

    Në një postim në “X” ku ka rishpërndarë atë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, Blinken thotë se Kaidanow ishte diplomate e jashtëzakonshme.

    Më tej, Sekretari smerikan i Shtetit thotë se Kaidanoq ishte edhe shoqe e jashtëzakonshme e tij.

    “Ambasadorja Tina Kaidanow ishte një diplomate e jashtëzakonshme që udhëhoqi në disa nga çështjet më sfiduese të politikës së jashtme të kohës së saj. Ajo ishte një kolege dhe shoqe e jashtëzakonshme – thellësisht e zgjuar, qesharake, këmbëngulëse dhe e përkushtuar ndaj diplomacisë amerikane. Qoftë i bekuar kujtimi i saj”, ka shkruar Blinken.

  • Kurti për progresin në bisedime: Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog

    Kurti për progresin në bisedime: Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog

    Kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova e Serbia tashmë kanë marrëveshje të arritur, jo vetëm dialog, raporton Ekonomia Online.

    Kreu i Qeverisë ishte i shkurtë në pyetjen e gazetarëve për progresin në këtë proces “Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, tha ai.

    Të enjten në Bruksel do të ketë takim në nivelin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi dhe ende nuk dihet nëse të njëjtit do të kenë një takim trepalësh.

    Takimi i fundit në mes kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 17 shtator. Bislimi dhe Petkoviqi nuk patën takim trepalësh por vetëm të ndarë me emisarin Lajçak.

    Para takimit në Bruksel, emisari Miroslav Lajçak ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

  • Hezbollahu thotë se lëshoi breshëri raketash në Izrael, Blinken kthehet duke kërkuar armëpushim

    Hezbollahu thotë se lëshoi breshëri raketash në Izrael, Blinken kthehet duke kërkuar armëpushim

    Hezbollahu tha se kishte lëshuar raketa në dy baza pranë qytetit izraelit të Tel Avivit dhe një në perëndim të Haifës mëngjesin e së martës.

    Sulmi erdhi vetëm disa orë përpara se sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken të mbërrinte në Izrael për të bërë një tjetër shtytje për një armëpushim të pakapshëm.

    Përpjekjet diplomatike deri më tani kanë dështuar për t’i dhënë fund luftës njëvjeçare në territorin palestinez të Gazës dhe konfliktit të saj të përhapur midis grupit të armatosur libanez Hezbollah dhe Izraelit, i cili është intensifikuar javët e fundit pas një viti shkëmbimesh zjarri kryesisht në të gjithë Kufiri jugor i Libanit.

    Menjëherë pas aterrimit të Blinkenit, ministria e shëndetësisë e Libanit tha se numri i të vdekurve nga një sulm izraelit të hënën mbrëma pranë spitalit Hariri, objekti kryesor mjekësor qeveritar i Bejrutit, ishte rritur në 13.

    Pas një nate të rëndë sulmesh izraelite në jugun e Libanit dhe periferitë jugore të kryeqytetit të tij Bejrut, Hezbollah tha se kishte gjuajtur raketa në bazën Glilot të përdorur nga Njësia 8200 e inteligjencës ushtarake izraelite dhe zonën Nirit në periferi të Tel Avivit.

    Grupi tha se gjuajti gjithashtu raketa në një bazë detare jashtë qytetit port të Haifa më në veri.

    Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Autoritetet izraelite thanë se sirenat ajrore u aktivizuan në zonat në juglindje të Tel Avivit për shkak të një predheje të identifikuar që kalonte nga Libani dhe ra në një zonë të hapur. Sirena të tjera u dëgjuan në Tel Aviv, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Udhëtimi i Blinken në rajon është i 11-ti i tij që nga sulmi ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas më 7 tetor 2023, që shkaktoi luftën në Gaza.

    Blinken do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant dhe zyrtarë të tjerë gjatë ditës si pjesë e një vizite njëjavore në Lindjen e Mesme që përfshin gjithashtu Jordaninë dhe Katarin.

    Në Izrael, Blinken do të diskutojë hakmarrjen e parashikuar të Izraelit për një sulm me raketa balistike të nisur nga Irani më 1 tetor, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti. Aleatët janë të shqetësuar se hakmarrja e Izraelit mund të prishë tregjet e naftës dhe rrezikon të ndezë një -luftë e fryrë midis armiqve të mëdhenj. Irani i ka shkruar mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së për t’u ankuar për kërcënimet izraelite për të goditur objektet e tij të energjisë atomike, tha të hënën zëdhënësi i ministrisë së tij të jashtme.

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, në një konferencë shtypi në Kuvajt gjatë një turneu rajonal, tha se Teherani nuk kërkon luftë në Lindjen e Mesme dhe ka bërë përpjekje për të ulur tensionet, por është i përgatitur për çdo konflikt.

    “Ne e dimë se Izraeli nuk ndjek asnjë rregull ndërkombëtar. Ne kemi mjetet tona për të mbrojtur veten dhe infrastrukturën tonë bërthamore,” tha Araqchi.

    “Sulmimi i objekteve bërthamore është një krim i madh ndërkombëtar, madje edhe kërcënimi për të sulmuar objektet bërthamore është një krim ndërkombëtar dhe bie ndesh me ligjet ndërkombëtare,” tha Araqchi.

    Zyrtari amerikan tha se në takimet me Izraelin dhe vendet arabe, Blinken do të theksojë “një ditë pas” çështjet, veçanërisht sigurinë, qeverisjen dhe rindërtimin. Të kesh plane të detajuara për atë që ndodh kur armiqësitë përfundimisht të përfundojnë, shihen si parakusht për arritjen e ndonjë zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit.

  • Sekuestrohen 10 kg kokainë, u zunë në një veturë në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë

    Sekuestrohen 10 kg kokainë, u zunë në një veturë në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë

    Policia e Kosovës, gjegjësisht, Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me institucionet kompetente ligjzbatuese, gjatë ditës së djeshme në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.

    Gjatë operacionit policor të koduar “007”, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z. J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450 mijë euro.

    Lidhur me rastin, në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent të krimeve të rënda, është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në komunën e Graçanicës.

    Gjatë këtij operacioni policor në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

    •10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,

    •një veturë me targa vendore,

    •1445 (njëmijë e katërqind e katërdhjetë e pesë euro),

    •8970 (tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë dinarë),

    •dy telefona celularë,

    •17 (shtatëmbëdhjetë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave) të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës.

    Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është inicuar rasti për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’.

  • Vetëm 39% e rekomandimeve të Auditorit janë zbatuar nga komunat – KDI: Paraja publike po keqmenaxhohet

    Vetëm 39% e rekomandimeve të Auditorit janë zbatuar nga komunat – KDI: Paraja publike po keqmenaxhohet

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Transaprency International Kosova (TIK) përmes një konference për media kanë publikuar raportuar analizën gjithëpërfshirëse mbi përsëritjen dhe nivelin e ulët të zbatimit të rekomandimeve të dala nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit ZKA për 38 komuna të Kosovës, raporton EO.

    Kjo analizë është hartuar së bashku me Aleancën Qytetare të Transparencës AQT e cila përfshinë komunat Ferizaj, Graçanicë, Gjakovë, Kaçanik, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Rahovec, Skenderaj.

    Analiza gjithëpërfshirëse ofron një pasqyrë të performancës së komunave bazuar në opinionet e përgjithshme të ZKA-së, llojin e gjetjeve dhe nivelin e zbatueshmërisë së rekomandimeve.

    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se qëllimi i këtij Raporti është që të dihet se çfarë po ndodh me menaxhimin e parasë publike. Ai sqaroi se sipas raporti të viti 2023 të gjitha komunat e Kosovës kanë zbatuar vetëm 39 për qind të rekomandimeve të Auditorit.

    “Duke parë së të gjeturat tona kanë një nivel të ultë të respekti të rekomandimeve që dalin nga ZKA, këtë diskutim e kemi organizuar që të shohim se a është mungesë e kapaciteteve të kominave, a është mungesë e politikave afatgjate. Sipas raporti vjetor 2023 vetëm 39 për qind e rekomandime të Auditorit janë zbatuar”, ka thënë ai.

    Selvije Kurti, menaxhere e projektit në KDI, tha se sipas Raporti ka përkeqësim të menaxhimit të parasë publike nga komunat.

    Ajo ka thënë se gjetje kyçe të përsëritura në 12 komunat e Kosovës, janë menaxhimin i dobët të pronave publike, nënshkrimin e kontratave pa fonde të miratuara, kontrollin e dobët mbi projektet, sfidat në prokurimin publik, subvencionimin pa respektuar procedurat ligjore, dhe një zbatim të dobët të rekomandimeve të auditimit.

    Ajo tha se vetëm 33.3 për qind nga 12 komunat kanë marr një opinion të pamodifikuar apo pozitiv, ndërsa pjesa dominuese prej 66.7 për qind e komunave kanë marr opinion të modifikuar apo negativ për viti 2023, ku sipas saj, tregon për mangësi dhe parregullsi në raportet e tyre financiare.

    “Raporti i punës së ZKA-së për vitin 2023 tregon se përmbushja e rekomandimeve të auditorit nga komunat mbetet sfiduese, me një shkallë zbatimi prej vetëm 39%, që është më e ulët krahasuar me vitin 2022, ku zbatimi i rekomandimeve kishte arritur në 46% për 34 komuna. Sipas ZKA-së, edhe numri i opinioneve të modifikuara-kualifikuara për komunat për vitin 2023 ishte më i lartë se në vitin 2022, pra nga 16 kishte arritur në 23 në nivel vendi. Ky fakt tregon për përkeqësim të performancës së komunave lidhur me menaxhimin e financave publike lokale, përkatësisht saktësisë financiare dhe atë të pajtueshmërisë në nivel vendi. Sipas këtij raporti, “sfidë edhe më tutje mbetet kryerja e transaksioneve dhe aktiviteteve në përputhje me kornizën ligjore, klasifikimi adekuat i shpenzimeve, regjistrimi dhe menaxhimi i pasurive, detyrimeve të pa paguara, procedurat e prokurimit dhe menaxhimi i kontratave, si dhe menaxhimi i llogarive të arkëtueshme”.

    “Përmbledhja me të dhënat e raporteve të auditorit për vitin 2022 dhe 2023, evidenton disa probleme apo gjetje kyçe të përsëritura në 12 komunat e Kosovës, përfshirë menaxhimin e dobët të pronave publike, nënshkrimin e kontratave pa fonde të miratuara, kontrollin e dobët mbi projektet, sfidat në prokurimin publik, subvencionimin pa respektuar procedurat ligjore, dhe një zbatim të dobët të rekomandimeve të auditimit”.

    “Në anën tjetër, Kuvendi Komunal si organi më i lartë në komunë që zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët 34 ka përgjegjësi të mbiqkyr kryetarin e komunës në menaxhim të parasë publike, sidoqoftë numri i madh i gjetjeve të përsëritura dhe niveli i lartë i moszbatimit të rekomandimeve nga viti në vit tregon se Kuvendi Komunal mund të mos ketë luajtur rolin e tij sa duhet ose nuk është përfillur sa duhet nga ekzekutivi”, ka thënë ajo.

  • Qeveria dhe ICO me strategji për sfidat me të cilat përballen komunitetet në Kosovë

    Qeveria dhe ICO me strategji për sfidat me të cilat përballen komunitetet në Kosovë

    Zëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), kanë mbajtur takimin e dytë të Forumit për komunitetet joshumicë në Kosovë, raporton EO.

    Forumit për Komunitetet Jo-shumicë i paraprinë një Memorandum Mirëkuptimi i nënshkruar ndërmjet Zyrës së zëvendëskryeministres, Rexhepi dhe Organizatës Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

    Zëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, ka thënë se bashkëpunimi me ICO-n ka rezultuar i suksesshëm.

    “Personalisht jam e kënaqur me ICO-n sepse janë realizuar shumë projekte me të gjitha kategoritë, por ndoshta së bashku duhet të kyçemi me një projekt më të madh në mënyrë që qytetarët tanë të përfitojnë më shumë”.

    Sekretari Gjeneral i ICO-s me seli në Londër, James Holmes, ka thënë se qëllimi i tyre është mbështetja e iniciativave me ide për komunitetin e tyre. Andaj, kërkoi nga organizatat që ta shtojnë bashkëpunimin me institucionet.

    “Ka mjaftë iniciativa që janë duke ardhur dhe qëllimi i këtij forumi është që të japim mundësi si udhëheqës të komuniteteve dhe të dëgjohet fjala juaj. Qëllimi i rolit tonë dhe mbështetjes është që t’ju ndihmojmë që të prezantoni iniciativat dhe idetë politike në mënyrë të duhur”, u shpreh ai.

    “Të gjitha këto gjëra që janë provuar në . ju e dini se cilat janë prioritet e juaja dhe nevojat e komunitetit dhe qëllimi i këtij procesi është që me ndihmën tonë që vërtetë të bëni identifikimin e nevojave precize dhe mënyra se si të adresohen këto. Jo vetëm që do të ketë më shumë vende pune për komunitetin tuaj por edhe për sa vende pune të nevojshme do të ketë nevojë për komunitetin e juaj. Ideja është që të keni aftësi që të prezantoni para ministrit idetë tuaja më të hollësishme”, deklaroi Holmes.

    Qëllimi i këtij Memorandumi dhe i Forumit është të avancojë integrimin e komuniteteve jo-shumicë në jetën politike, sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Republikës së Kosovës.

    Qeveria e Kosovës dhe ICO përmes këtij bashkëpunimi synojnë të zhvillojmë strategji efektive dhe zgjidhje për sfidat me të cilat përballen këto komunitete, duke e fuqizuar rolin e tyre në zhvillimin shoqëror të vendit tonë.

  • Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

    Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se në takimin e Ndihmës Sekretari Smerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, ka pasur biseda të rëndësishme.

    Nëpërmjet një postimi në “X” ku Hovenier ndau edhe fotografi të takimit të djeshëm, tha se gjatë takimit u fol për rritjen e paqes dhe prosperitetit, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie.

    “Faleminderit Ndihmës Sekretarit Amerikan, O’Brien, për vizitën e tij në Kosovë. Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe evropian”, shkroi ambasadori.

  • Mbrojtja-Gecit: Mundohuni ta largoni politikën nga përgjigjet që jepni

    Mbrojtja-Gecit: Mundohuni ta largoni politikën nga përgjigjet që jepni

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci – dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, po përballet me pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Hagë.

    Gjatë intervistimit, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq i kujtoi Gecit se një javë më parë në konferencën përgatitore me prokurorin kishte thënë se “nuk konsideron” që ka qenë pjesë të UÇK-së.

    Një gjë të tillë, sipas mbrojtësit Mishetiq, dëshmitari e kishte konfirmuar edhe në ditën e parë të dëshmisë së tij, të hënën.

    Por sot në gjykatore, sipas avokatit, Geci po e thotë të kundërtën.

    “A ja ke thënë prokurorit këtë përpara një jave që ti nuk e ke konsideruar vetën që ke qenë pjesë e UÇK-së, a ja ke thënë këtë para një jave apo jo, po apo jo, dëshmitar?

    Geci: Kanë qenë dy organizime, një ka qenë për shtet që jam unë UÇK dhe një për pushtet dhe një ai që e mbron ti. Kjo ka qenë e vërteta.

    Mishetiq: Ju keni konfirmuar nën betim dje se ajo çfarë pasqyrohet në shënimin përgatitor është e vërtetë dhe e saktë, ndërkohë që tani po thua që ti nuk e ke thënë asnjëherë që e keni konsideruar vetën që s’keni pjesë e UÇK-së. Këtë po thoni dëshmitar, e keni thënë apo nuk e keni thënë?

    Geci: UÇK është e shenjtë e shqiptarisë, pjesë e asaj që kam kontribuar më së shumti jam unë, me familje e më shqiptarë të ndershëm gjithkah.

    Mishetiq: Edhe pse dje nën betim ju thatë që kjo është e vërtetë, rezulton që kjo nuk ka qenë e vërtetë për aq kohë sa po thua tjetër gjë sot”, ka insistuar Misetiq.

    Në këtë ka ndërhyrë edhe kryetari i trupit gjykues, i cili kërkoi nga dëshmitari që të përgjigjet me “po ose jo”.

    Më tej, dëshmitari Geci tha se në atë periudhë i ka raportuar vetëm ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe sipas tij ai ai ka qenë komanda kryesore.

    Por, avokati Mishetiq ka insistuar në pyetjet nëse ai ka qenë edhe nën komandën e Bislim Zyrapit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqit.

    Mishetiq: Çfarë mjafton e vendosi unë, unë po ju pyes ju s’keni qenë nën komandën e këtyre personave, a është e saktë kjo dëshmitar?

    Geci: Nuk kam qenë në komandën e tyre, kurrë.

    Mishetiq: Dëshmitar po ju bëjë pyetje të thjeshta, kështu që mundoheni ta hiqni politikën nga përgjigjet që jepni”, u tha në seancën e sotme.

    Para intervistimit nga mbrojtja e Thaçit, dëshmitari është përgjigjur në pyetjet e prokurorit, James Pace.

    Geci, në seancë publike dhe pa masa mbrojtëse, ka folur për atë që njihet si komunikata e 59-të.

    “Ai shqiptar që na ka njohur mirë kush jemi ne, e ka shkruar komunikatën 59 mund të jetë turli nacionaliteti tjetër, por jo shqiptar. Mund të thotë ‘jam shqiptar’, por brenda nuk besoj që është shqiptar në zemër edhe në gjak. Këtë e kam thënë dhe është e vërtetë”, deklaroi ai.

    Gjatë pyetjeve të prokurorit, Geci ka folur edhe komunikimin që ka pasur me Ramë Bujën dhe i njëjti, sipas tij, i ka thënë “që ka hëngër plumb pse i ka mbrojtur vëllezërit Geci”.

    Pace: A ju ka shpjeguar apo ju ka thënë Ramë Buja se me kë ka diskutuar lidhur me komunikatën 59?

    Geci: Po, më ka thënë që ‘kemi biseduar në shtab’. Ai i din ato, por thotë ‘kam pasur pasoja edhe unë pse kam folur për ju’. Bile më thotë ‘se unë kam hëngër plumb pse ju kam mbrojtur juve, e ju keni pasur të drejtë edhe ju mirë na keni bërë se keni pasur të drejtë, ju kam thënë mosni, nuk më kanë dëgjuar, e bajshi me shnet’. Le ta bartin përgjegjësitë. Nëse Ramë Bujë i mban këto fjalë, mua mi ka thënë aty, vet mua drejtpërdrejt. Edhe ai e dinë edhe ne dimë diçka edhe shokët e vet e dinë mirë që kanë pasur probleme aty pse kanë folur për vëllezërit Geci”, deklaroi Geci.

    Fadil Geci e ka nisur dëshminë e tij të hënën para Dhomave të Specializuara në Hagë, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

    Geci është thirrur nga prokuroria që të dëshmojë lidhur me autorësinë e asaj që njihet si komunikata 59-të si dhe për kërcënimet që ai pretendon se Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi i kanë bërë Tahir Zemajt.

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023.

    Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.