ATV

Author: ATVLive

  • Fehlinger: ShBA-ja e përkrah Kosovës, Serbia me BRICS është armiku ynë

    Fehlinger: ShBA-ja e përkrah Kosovës, Serbia me BRICS është armiku ynë

    Eksperti austriak Gunther Fehlinger, ka shkruar se Amerika qëndron përkrah Kosovës, ndërsa Serbia është me BRICS dhe është armiku ynë.

    Ai këto komente i ka bërë në ‘X’, deri sa ka shpërndarë postimin e kongresistit amerikan, Ritchie Torres, i cili u takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

  • Gërvalla takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

    Gërvalla takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

    Nëpërmjet një postimi në “X”, Gërvalla bën të ditur se me Berset ka diskutuar mbi arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

    “Takim i shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Pata kënaqësinë të ndaj arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës”, shkroi ministrja.

  • Bislimi dhe ambasadori italian flasin për heqje të masave ndëshkuese të BE-së për Kosovën

    Bislimi dhe ambasadori italian flasin për heqje të masave ndëshkuese të BE-së për Kosovën

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

    Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate njofton se gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e tyre.

    Integrimi evropian i Kosovës ishte gjithashtu në fokus të bisedës, ku zëvendëskryeministri theksoi angazhimin e vendit në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe rëndësinë e ecjes përpara në hapa me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Më tej Bislimi ka nënvizuar edhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të mbeten në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell në raportin e tij ku rekomandon që masat duhet të hiqen.

  • Kryemadhi mbron publikisht Metën, akuzon Dumanin për nxjerrje të sekretit hetimor

    Kryemadhi mbron publikisht Metën, akuzon Dumanin për nxjerrje të sekretit hetimor

    Deputetja Monika Kryemadhi ka dalë në një prononcim për mediat pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

    Ajo e cilësoi arrestimin si një sulm të organizuar nga qeveria ndaj tij, duke theksuar se mënyra e kapjes ishte e papranueshme.

    Kryemadhi shprehu dyshime mbi veprimet e SPAK-ut, duke pyetur se përse çështja e Ilir Metës ka mbetur e pazgjidhur për pesë vjet.

    Në fjalimin e saj, ajo ngriti shqetësime për korrupsionin dhe paaftësinë e institucioneve për të adresuar çështje të rëndësishme, siç është inceneratori i Tiranës, duke theksuar se situata në vend është alarmante.

    “Bashkon SPAK-u çështjen e Ilir Metës CEZ-DIA me çështjet e Monika Kryemadhit. Po 5 vite pse nuk e zgjidhën. Të bëjmë këtë proces kriminal , siç u zhdukën bandat e shijakut. Gjejnë ata djem 2 metra të gjatë, me kapuça në kokë, me kallshnikov. Kur e kanë kërkuar ata Ilir Metën dhe nuk ju ka vajtur ndonjëherë. Edhe pse i kanë rënë në qafë. Pavarësisht se kemi qëndrime të ndryshme për këtë çështje. Kush është Ilir Meta që e kapin ata ashtu? Pastaj na del dhe një motërfuck-ër që e godet në kokë. Harrojnë që shqipëria është një fshat i vogël edhe të gjithë njihemi. Kush është policia e Neritan Nallbatit? Policia e këtij na bëka ne aksion polices. Policia e Shijakut, e vezëve dhe miellit në portin e Durrësit. Po të hapim gojën ne se ç’thonë njerëzit, këtu qelbet. Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës, nuk u bë asgjë”, tha Kryemadhi.

    Ajo ka akuzuar SPAK se procesi ndaj saj është politik për shkak të denoncimeve që ajo ka bërë për inceneratorët.

    “Nuk kisha ndërmend ta bëja sot sepse pasi mora vendimin nga gjykata për masën e sigurisë për mua prej 167 faqesh. Nuk isha e qetë mendërisht që ta lexoja me detaje, por duke e parë me përqindjen e asimilimit për të kuptuar se çfarë ndodhte vërtet. Të gjitha pyetjet që më janë bërë në SPAK kanë të bëjnë më kallëzimin penal të Veliajt dhe jashtëqitjeve të tij në SPAK të cilat për mua nuk kanë asnjë vlerë, por për të respektuar këtë institucion, kam qenë shumë korrekte dhe përveç korrektësisë time i kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5000 faqe të dokumentuar me ekspertizë financiare që nga viti ‘95 të familjes sime, mamasë sime dhe të gjithë familajrëve të mi. Mamaja ime ka pasur 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe. Kur lexoja materialin shikoja që nuk kisha përshirje të dokumenteve shkresore e ligjore që prokuroria i kishte bërë. Ky proces që ku ka nisur ka qenë politik, si rezultat i denoncimit tim për inceneratorët”.

    Duke folur si Monika Kryemadhi dhe jo si bashkëshorte e Ilir Metës, ajo akuzon SPAK-un për nxjerrje të sekretit hetimor.

    “Indinjata ime erdhi pas deklaratës së SPAK ku për shkak të këtij ambienti refraktar e mosbesues ata do të ishin më të vërtetë. Jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi dhe jo si bashkëshorte e Metës. Janë thirrur familjarë të mi, janë rrëmbyer në aeroporte, janë zhveshur dhe për hir të sekretit hetimor ne nuk kemi folur, se kemi thënë që kjo betejë do vijojë në rrugë ligjore”.

  • Riho Terras nga Estonia pritet të jetë raportues për Kosovën në PE

    Riho Terras nga Estonia pritet të jetë raportues për Kosovën në PE

    Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropian (PPE), Riho Terras, pritet të emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

    Për emërimin e tij në këtë post duhet të pajohet grupi i PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme. Por, burime të Radios Evropa e Lirë në PE thanë se Terras pritet të emërohet nga ky grup.

    Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Tani i takon secilit grup që nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.

    Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti dhe kësaj radhe ky grup do të ketë postin e raportuesit për Maqedoninë e Veriut.

    Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.

  • Durmishi: Punimet në urën e Rogovës drejt përfundimit

    Durmishi: Punimet në urën e Rogovës drejt përfundimit

    Ura e Rogovës e cila ka një gjerësi prej 6 metrave, me 1.5 metra trotuar në të dyja anet, si dhe përshkon një gjatësi prej 150 metrave, e dëmtuar kohë më parë, duket se tashmë është në fazën e punimeve përfundimtare.

    Një gjë e tillë është bërë e ditur nga zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili përmes një postimi të tij në faqen e tij në Facebook ka potencuar që ura e Rogovës është drejt përfundimit.

    Durshimi ka cekur që projekti i ndërtimit të kësaj ure kap vlerën e 1 milion eurove, dhe rregullimi i saj ka qenë kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj ane.

    ‘Ky projekt, me buxhet total prej 1 milion euro, ka qenë kërkesë thelbësore nga banorët e Hasit dhe zonave përreth prej vitesh, e më në fund po bëhet realitet.’, ka shkruar Durmishi në postimin e tij në Facebook.

    Kujtojmë që kjo urë ishte dëmtuar nga plasaritjet që u shkaktuan vite më parë nga prurjet e madhe të lumit Drini i Bardhë.

  • Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerje të armëve

    Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerje të armëve

    Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerjen e më shumë sisteme armësh, njoftoi sekretari i Mbrojtjes, John Healey, më 22 tetor.

    Njoftimi vjen në kohën kur forcat e Kievit po përballen me luftime të ashpra me forcat ruse në lindje, ndërkaq përditë qytetet dhe infrastruktura ukrainase është cak i sulmeve ajrore.

    Shuma e huas që Healey përmendi është pjesë e një huaje më të madhe në vlerë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën që u bë publike në qershor nga Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7).

    Paratë e kësaj huaje do të merren nga paratë e gjeneruara nga asetet e ngrira sovrane ruse në Perëndim, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Asetet e ngrira ruse vlerësohet se arrijnë shumën prej 300 miliardë dollarësh.

    Huaja është “e destinuar si mbështetje buxhetore për shpenzimet ushtarake të Ukrainës, duke u mundësuar ukrainasve të investojnë në pajisje kyçe për përpjekjet e tyre kundër Rusisë, sikurse mbrojtja ajrore, artileria dhe pajisje të tjera”, tha Healey përmes një deklarate të publikuar nga Qeveria britanike.

    Kjo hua është shumë shtesë në kuadër të programit ekzistues të Britanisë për mbështetje vjetore ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3.9 miliardë dollarësh dhe vjen pasi Londra veçse ka dhënë 16 miliardë dollarë në formë të mbështetjes ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Kievin.

    Rusia ka thënë se përdorimi i aseteve të saj të ngrira është i paligjshëm dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret.

  • Quni: Ka interesim të madh të deputetëve të VV-së t’i bashkohen LDK-së, jemi në bisedime

    Quni: Ka interesim të madh të deputetëve të VV-së t’i bashkohen LDK-së, jemi në bisedime

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovoës (LDK), Anton Quni ka thënë pas Drita Millakut edhe shumë deputetë të partisë në pushtet janë të interesuar t’i bashkohen partisë së tij.

    Sipas Qunit, bisedimet tash e sa ditë po vazhdojnë, andaj edhe po presin epilogun.

    ”Ka biseda, relacione, ka bisedime nga autoritetet e LDK me disa deputetë që deri më tani kanë qenë brenda GP të VV por si do të jetë epilogue mbetet me u pa. Por, është e vërtetë që ka interesim të madh me ju bashku Lidhjes Demokratike të Kosovës. ”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

    Quni është pyetur edhe për mundësinë e një kolaicioni pas zgjedhor.

    ”Kjo temë nuk është hap fare, as në rend ditë s’ka qenë as në agjendë. Por, po flas si anëtarë, unë do të preferoja që ajo parti që është e gatshme me përkrahë, me promovu me mbështet programin qeverisës të LDK pa kushte, mendojë se i plotëson kushtet me qenë në partneritet me LDK. Unë besojë që ky është programi që i ofron përspektikë Kosovës, përspektivë në rikthimin e marrëdhenieve të mira në rrafshin diplomatik me partnerët tanë. Përrsoektikë për hapjen e procesece euroatlantike dhe për të gjitha ato që shprehen shqetësime në rrafshin ekonomik, arsim, shërbimet shëndetësore, kulturore e të tjera”, ka shtuar tutje ai.

  • ​Begaj në vizitë zyrtare në Bonjë e Hercëgovinë, pritet me ceremoni shtetërore

    ​Begaj në vizitë zyrtare në Bonjë e Hercëgovinë, pritet me ceremoni shtetërore

    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.

    Begaj u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kreu dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq.

    “Sot, në Bosnjë dhe Hercegovinë me kryesuesin e radhës së Presidencës, Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović, rikonfirmova gatishmërinë e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal. Ritheksova qëndrimin e Shqipërisë në mbështetjen pa ekuivok të sovranitetit, integritetit territorial, kohezionit social, si dhe përparimit në rrugën Euroatlantike të Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka shkruar Begaj në rrjetin social Facebook.

  • Dhuna dhe uria në Sudan përzënë 25 mijë njerëz përtej kufirit në një javë

    Dhuna dhe uria në Sudan përzënë 25 mijë njerëz përtej kufirit në një javë

    Refugjatët dhe agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për përkeqësimin e kushteve në kampet e mbipopulluara dhe të pa financuara në Chad, pasi dhuna dhe kriza e urisë në Sudan çojnë një numër të madh përtej kufirit.

    Rreth 25 mijë njerëz – shumica dërrmuese gra dhe fëmijë – kaluan në Chad-in lindor në javën e parë të tetorit, një numër rekord për një javë të vetme në vitin 2024.

    Chad-i, një nga vendet më të varfra në botë, pret 681 mijë e 944 refugjatë sudanezë – numri më i lartë globalisht.

    Kushtet janë veçanërisht të vështira në kampin Farchana, thonë refugjatët që u zhvendosën atje në fillim të këtij viti nga kampi Adre në kufi.

    Të ardhurit e rinj iu bashkuan sudanezëve që kanë jetuar në kamp që nga gjenocidi në Darfur në vitet 2000.

    Refugjatët e intervistuar nga The Guardian në të dy kampet folën për dëshpërimin e tyre për kushtet me të cilat përballeshin. Shumë do të lëvizin drejt Italisë, vendeve të tjera evropiane, Afrikës Jugore dhe Gjirit, ka thënë OKB.

    Hatim Abdallah El-Fadil, i emëruar shef i kampit Farchana nga shokët e tij refugjatë, tha se disa sudanezë kishin dalë për të lypur në tregun e qytetit për të ngrënë.

    39-vjeçari, baba i katër fëmijëve tha se shumë nga ata që u transferuan në Farchana ishin kthyer në Adré sepse mundësitë e punës ishin më të mira atje.

    “Shumë njerëzve këtu u është dashur të shesin pasurinë e tyre për të siguruar jetesën”.

    “Unë me të vërtetë nuk e di se si ata mund të vazhdojnë të mbijetojnë kështu”.

    Mungesa e arsimit është gjithashtu një shqetësim i rëndësishëm. Fëmijët më të vegjël po marrin mësime sporadike nga refugjatët që rastësisht janë mësues, duke përdorur libra që i nxorën kontrabandë nga qyteti i Geneina në Darfur.

    Adoleshentët që nuk ndiqnin shkollën ishin në rrezik për t’u bërë “një brez i humbur”, thanë refugjatët për The Guardian.

    Lufta është ndezur që nga prilli 2023 midis ushtrisë sudaneze nën sundimtarin de fakto të vendit, Abdel Fattah al-Burhan, dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të udhëhequra nga ish-zëvendësi i tij Mohamed Hamdan Dagalo.

    Të dyja palët janë akuzuar për krime lufte, duke përfshirë shënjestrimin e civilëve dhe bllokimin e ndihmës humanitare.

    Konflikti ka lënë dhjetëra mijëra të vdekur dhe 26 milionë njerëz përballen me pasiguri të rëndë ushqimore, me urinë e shpallur në kampin e zhvendosjes Zamzam në Darfur.

    Pavarësisht nga vështirësitë me të cilat përballen refugjatët në Chad, kërcënimi i dhunës ekstreme në Sudan, veçanërisht në Darfur, dhe një krizë në rritje urie po shtyjnë një numër gjithnjë e më të madh njerëzish të ikin atje.

    Javën e kaluar, ekspertët e emëruar nga OKB-ja akuzuan të dyja palët në luftë për përdorimin e “taktikave të urisë” kundër 25 milionë civilëve, duke lënë 97% të popullsisë së Sudanit të përballet me “nivele të rënda urie”.