ATV

Author: ATVLive

  • ​Sulmohen tre policë gjatë shqiptimit të gjobës

    ​Sulmohen tre policë gjatë shqiptimit të gjobës

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka sulmuar tre zyrtar policor të cilët ishin duke shqiptuar një tiketë për kundërvajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti ka sulmuar tre zyrtarë policorë derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje”, thuhet në njoftim.

    Zyrtarët policorë sipas njoftimit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

  • Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi: Presim përparim në themelimin e Asociacionit

    Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi: Presim përparim në themelimin e Asociacionit

    Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret tha se BE-ja pret të shohë përparim në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë.

    Ai tha për TV Prva se shpejtësia me të cilën Serbia do të anëtarësohet në BE përcaktohet nga reformat në fushën e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit, si dhe marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

    “Tani jemi në një situatë ku kemi disa marrëveshje të arritura, nga viti 2013 dhe 2015 dhe marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve nga viti i kaluar. Tani është fjala për zbatimin e shumë detyrimeve. Çështjet kryesore janë në tryezë, të dyja palët kanë detyrime që duhet t’i zbatojnë”, tha Giaufret, transmeton Klankosova.tv

    “Ne jemi duke diskutuar në kuadër të dialogut se si të vazhdohet. Dhe ky është mesazhi që u kemi përcjellë negociatorëve të të dyja palëve. Një nga aspektet kyçe është krijimi i Asociacionit. Evropianët kanë dhënë një draft të statutit dhe presim që të shih progres në themelimin e Asociacionit”, deklaroi ai.

  • “Në emër të ristrukturimit”, FSShK-ja pritet t’i largojë nga puna gjashtë zyrtarë ligjor

    “Në emër të ristrukturimit”, FSShK-ja pritet t’i largojë nga puna gjashtë zyrtarë ligjor

    Gjashtë zyrtarë ligjor pritet të largohen nga puna pasi Federata Sindikale e Shëndetësisë, ka paralajmëruar “ristrukturim” të stafit. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, përfaqësuesja Regjionale e Mitrovicës, Lirie Fazliu-Bajraktari.

    Ajo ka thënë largimi i tyre është i padrejtë, ndërsa përmend rolin që e ka kjo Sindikatë për punëtorët shëndetësor. E nga FSSHK-ja kanë treguar arsyet për largim të stafit.

    Fazliu-Bajraktari ka thënë se zyrtarët për kundër faktit që kanë kryet të gjitha punët nëpër regjione, “janë larguar padrejtësisht”. Po ashtu, ajo njoftoi se gjatë javës ka dhënë dorëheqje si përfaqësuese regjionale.

    “Sot dua të shpreh shqetësimet e mia që i kam pasur që sa kohë, në mbledhjen që e kemi pasur paraprakisht dhe e lëshova mbledhjen është sepse largohet gjashtë zyrtarë ligjor nga e gjithë Kosova të cilët kanë kryer të gjitha punët zyrtarëve nëpër regjione. Ne si Sindikatë e Shëndetësisë jemi për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve e jo për me i larguar punëtorët nga puna. Andaj shprehi shqetësimin tim dhe kam dhënë dorëheqje si përfaqësuese regjionale dhe si kryetare e sindikatës sepse që sa vite punoj, ne jemi për të drejtat e punëtorëve e jo më i largu punëtorët”, ka deklaruar Fazliu-Bajraktari.

    Ajo kërkoi që të mbrohen të drejtat e secilit punëtorë, pa marrë parasysh a janë shëndetësor apo jo.

    “Kërkesa ime është me u vetëdijesuar popullata dhe me i mbrojtur të drejtat e secilit punëtorë, nëse ne e duam një kësi sindikatë duhet të jetë i përfilltë për të gjithë punëtorët shëndetësorë, pa marrë parasysh se a janë shëndetësor apo jo. Unë do të pres reagime sepse edhe ata janë njerëz dhe mbajnë familje me një rrogë edhe më ka prekur që kur ka punëtorë me vite të tëra që punojnë dhe kanë dhënë kontributin maksimal dhe në fund me u largu prej punës, kjo më prekur shumë”, ka thënë Fazliu-Bajraktari.

    Në anën tjetër, kryetarja e FSShK-së, Tevide Imeri, fillimisht ka mohuar largimin e tyre, e më pastaj thekson se kjo do të bëhet për riorganizim të stafit.

    “Jo nuk është e vërtet kjo nuk e kemi qitë askënd prej pune. Ende nuk ka diçka zyrtarë janë veç bisedime që janë duke u bërë. Me riorganizim të punës e kemi bërë një ndryshim të rregullores, ristrukturim të punës, me siguri që po, por ende nuk është zyrtare”, ka thënë Imeri përmes telefonit.

  • ​Ja një pjesë e serbëve që dyshohen se kanë kryer krime në Kosovë

    ​Ja një pjesë e serbëve që dyshohen se kanë kryer krime në Kosovë

    Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të paramilitarëve serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitar dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare në shumë pjesë të Kosovës.

    Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe adresat e tyre, rezulton se këta paramilitarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlia.

    Një pjesë prej tyre, dyshohet se kanë kryer krime edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga kjo masakër.

    Në listën e gjetur janë këta emra:

    Berisha Ruzhdi – Bekim, rom

    Iliq Stalin – Velko

    Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës

    Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan

    Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli

    Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë

    Dikiq Branko – Nebojsha, prilluzhë

    Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit

    Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë

    Sinisha Jovanoviq, Kishnicë

    Jovan Karaxhiq, Kishnicë

    Goran Trajkoviq, Kishnicë

    Boban Trajkoviq, Kishnicë

    Dejan Trajkoviq, Kishnicë

    Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë

    Petar Saveliq, Kishnicë

    Mile Bulajiq, KIshnicë

    Gjorgje Bulajiq, KIshnicë

    Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë

    Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë

    Dragan Miliq, Kishnicë

    Zoran Trajkoviq, Kishnicë

    Mike Iliq, Graçanicë

    Dushan Iliq, Graçanicë

  • ​Sot ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti

    ​Sot ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti

    1 nëntori shënon datëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

    Ai u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë.

    Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

    Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës – Urdhrin Hero i Kosovës.

  • ​32 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të BE-së

    ​32 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të BE-së

    Në vitin 1992 u nënshkrua Traktati Maastricht, i cili hapi rrugën për krijimin e BE-së. Me hyrjen e tij në fuqi më 1 nëntor 1993, u krijua BE me 12 vende anëtare: Belgjika, Danimarka, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Britania e Madhe, Portugalia dhe Spanja.

    Traktati i Maastrichtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Evropian, pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin 2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët evropiane, euro.

    Negociatat për traktatin e Maastrichtit lindën me vullnetin për të realizuar mes shteteve anëtare të Komunitetit, një integrim në sektorin e politikës ekonomike, përmes një përputhjeje të fortë ekonomike të vendeve anëtare, përmes hedhjes në qarkullim të një monedhe të vetme evropiane.

    Në qershor 1992, përmes referendumit, Danimarka i tha “JO” ratifikimit të Traktatit të Maastrichtit. Ndërkohë që në Francë, Traktati i Maastrichtit, i shtruar për referendum merr vetëm 50,4 për qind të votave: një gjysmë fitore dhe një goditje ndaluese për Evropën. Por me gjithë këto vështirësi, Traktati i Maastrichtit eci përpara, u kërkuan zgjidhje politike duke u bazuar në rezultatet e referendumit danez dhe pak nga pak u kapërcye edhe “jo”-ja e francezëve.

    Traktati i Maastrichtit u firmos zyrtarisht nga ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, në 7 shkurt 1992, në një qytet të vogël të Holandës, prej nga mori dhe emrin, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Belgjikën. Por, Traktati i Maastrichtit, menjëherë pas nënshkrimit të tij, nuk pati jetë të lehtë. Pikërisht sepse shënonte një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian, disa vende nuk e pritën mirë, veçanërisht vendet “evropiane”.

    Për nga rëndësia që pati dhe bazat që hodhi, mund të thuhet se ai shkoi shumë më larg se objektivi ekonomik, të cilin kishte përcaktuar në fillim Komuniteti. Ai shënoi një etapë të re të procesit “të një bashkimi të vazhdueshëm më të ngushtë midis popujve të Evropës”, duke e veshur në këtë mënyrë objektivin ekonomik me një frymë politik.

    Me hyrjen e tij në fuqi më 1 nëntor 1993, u krijua Bashkimi Evropian me 12 vende anëtare të Komunitetit, të cilat ishin: Belgjika, Danimarka, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe Spanja. Numri i anëtarëve do të shkonte në 15 në vitin 1995.

    Ndryshe, rrënjët e BE-së datojnë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i Etërve Themelues është të siguronin që masakrat dhe shkatërrimi nga Lufta e Dytë Botërore të mos përsëriteshin më kurrë.

    Më 9 maj 1950, ministri i Jashtëm francez Robert Schuman paraqiti një plan për bashkëpunim të zgjeruar, me të cilin filloi procesi i integrimit të kontinentit të vjetër.

    Në bazë të programit të prezantuar nga Schuman, gjashtë vende (Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda) nënshkruan një marrëveshje në vitin 1951 për të menaxhuar bashkërisht industritë përkatëse të qymyrit dhe çelikut.

    Duke pasur parasysh suksesin e kësaj iniciative, të gjashtë vendet vendosin të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorë të tjerë. Kështu, Traktati i Romës që themeloi Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE) u nënshkrua në vitin 1957, me qëllim të lëvizjes së lirë të personave, mallrave dhe shërbimeve.

    Në vitin 1973 KEE u zgjerua në tre vende të tjera: Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Gjashtë vjet më vonë, për herë të parë qytetarët e këtyre vendeve zgjodhën drejtpërsëdrejti anëtarët e Parlamentit Evropian të cilët më parë ishin caktuar nga parlamentet kombëtare.

    Në shkurt 1992 u nënshkrua Traktati për Bashkimin Evropian në Maastricht, i cili përcakton rregulla të sakta në lidhje me monedhat e vetme, politikën e jashtme dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme. Sipas Traktatit të Maastrichtit, emri i BE-së zëvendëson atë të Bashkësisë Evropiane.

    Në 1995 Austria, Finlanda dhe Suedia u bashkuan me BE. Kështu, shtetet anëtare bëhen 15 dhe përfshijnë pothuajse të gjithë Evropën Perëndimore. Në mars të të njëjtit vit Marrëveshja Schengen hyn në fuqi në shtatë vende. Që atëherë, udhëtarët e çdo nacionaliteti mund të lëvizin në shtetet që bashkohen me ta, pa treguar pasaportën e tyre në kufij.

    Në vitin 2002, në 12 mbërriti kartëmonedha euro. Dy vjet më vonë, tetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore (Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia dhe Hungaria) hyjnë në BE, duke i dhënë fund ndarjes së kontinentit të vendosur nga fuqitë e mëdha gjashtëdhjetë vjet më parë. Qiproja dhe Malta gjithashtu i bashkohen Bashkimit dhe, në vitin 2007, shtohen Bullgaria dhe Rumania.

    Në vitin 2009, Traktati i Lisbonës hyri zyrtarisht në fuqi me qëllim që BE të jetë në gjendje të merret me sfidat globale dhe t’i japë kompetenca më të mëdha Parlamentit Evropian.

    Më 1 korrik 2013, Kroacia bëhet shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian. Pas Sllovenisë, është e dyta nga gjashtë ish-republikat jugosllave që të bashkohen me Bashkimin Evropian. Britania e Madhe ndërkaq u tërhoq nga BE-ja përmes procesit BREXIT, duke bërë kështu që BE sot të numërojë 27 vende anëtare.

    Institucionet kryesore të BE-së janë: Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian, Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian.

    Parlamenti Evropian

    Zgjidhet çdo pesë vjet nga populli i Bashkimit Evropian për të përfaqësuar interesat e tyre. Detyra kryesore e Parlamentit Evropian është miratimi i ligjeve evropiane në bazë të propozimeve të paraqitura nga Komisioni Evropian. Këtë përgjegjësi Parlamenti Evropian e ndanë me Këshillin e Bashkimit Evropian. Parlamenti dhe Këshilli gjithashtu kanë kompetenca të përbashkëta për miratimin e buxhetin vjetor të BE-së. Takimet kryesore të Parlamentit mbahen në Strasburg (Francë) dhe të tjerat në Bruksel (Belgjikë).

    Këshilli Evropian

    Përbëhet nga Kryesuesit e Shteteve apo Qeverive të Shteteve Anëtare, së bashku me Presidentin e tij dhe Presidentin e Komisionit. Në punët e Këshillit merr pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri. Këshilli Evropian përcakton drejtimin e përgjithshëm politik dhe prioritetet e Bashkimit Evropian, Këshilli nuk ushtron funksione legjislative. Takimet e Këshillit Evropian mbahen dy herë në çdo gjashtë muaj, dhe thirren nga Presidenti i tij. Në rast nevoje, Presidenti fton Këshillin në takime speciale. Mandati i Presidentit është dy vite e gjysmë, dhe ka mundësi të përtëritet vetëm një herë. Këshilli Evropian zakonisht mban takimet e veta në Bruksel.

    Këshilli i Bashkimit Evropian

    Është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bartë përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet. Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i ndryshëm merr përsipër të presidencën e BE-së, që nënkupton kryesimin e këtyre takimeve dhe përpilimin e agjendës së përgjithshme politike. Presidenca e radhës nuk zbatohet në Këshillin për Politikë të Jashtme i cili kryesohet nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri.

    Komisioni Evropian

    Është organi ekzekutiv i BE-së dhe përfaqëson interesat e BE-së si tërësi. Përpilon propozime për ligjet e reja evropiane të cilat ia paraqet Parlamentit Evropian dhe Këshillit. Vë në praktikë politikat e përbashkëta të BE-së dhe menaxhon fondet dhe programet e BE-së. Komisioni gjithashtu luan rolin e “kujdestarit të traktateve” duke u siguruar që të gjithë të respektojnë traktatet dhe ligjet e BE-së. Mund të veprojë kundër shkelësve të rregullave, duke i dërguar në rast nevoje edhe në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

    Komisioni përbëhet nga 27 komisionarë – një për secilin shtet anëtarë të BE-së. Presidenti i Komisionit zgjidhet nga 27 qeveritë e BE-së dhe miratohet nga Parlamenti Evropian. Komisionarët e tjerë emërohen nga qeveritë e tyre nacionale në konsultim me presidentin që vjen dhe duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian. Ata nuk përfaqësojnë qeveritë e shteteve nga vijnë. Secili prej tyre është përgjegjës për një lëmi të caktuar të politikave të BE-së. Të gjithë ata emërohen në mandat pesëvjeçar.

  • Rukiqi për propozimin e buxhetit për vitin 2025: Pavarësisht vlerës, kjo Qeveri ka dështuar

    Rukiqi për propozimin e buxhetit për vitin 2025: Pavarësisht vlerës, kjo Qeveri ka dështuar

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka komentuar propozimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për buxhetin e vitit 2025 prej 3.6 miliardë euro.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Rukiqi ka thënë se kjo Qeveri pavarësisht vlerës së buxhetit, ka dëshmuar që nuk bënë zhvillim.

    “Kjo Qeveri ka dëshmuar që pavarësisht vlerës që buxhetit që ka dhe shifrat që vendos në buxhet vetëm zhvillim nuk bënë. E pamë edhe në raportin e progresit një kritikë specifike sa i përket investimeve publike fatkeqësisht mungesës të investimeve publike, që do të thotë që ne sot nuk i shohim kthimin e taksave tona në mirëqenien tonë”, ka thënë Rukiqi.

    Po ashtu ai përmendi disa nga premtimeve e Kurtit, për ndërtimin e çerdheve, shkollave, rrugë e hapësira për biznese, që sipas tij, edhe pse kjo Qeveri ka shpenzuar 350 milionë euro nuk ka bërë asnjë ndryshim për mirëqenien e qytetarëve.

    “Ajo mund të vinte në më shumë çerdhe, më shumë shkolla, rrugë dhe hapësira për biznese. Kjo nuk ka ndodhur për shkak se shkalla e realizimit të investimeve kapitale është njëjtë edhe kur ka qenë buxheti 2 miliardë euro, si kur sot që mbi 3 miliardë, e sikur kur ka qenë 1.5 miliardë euro. Nuk ka mbërri me shpenzuar as 350 milionë euro mesatare në këto katër vite të qeverisjes, kjo pastaj ka reflektuar edhe në mirëqenien e qytetarëve edhe në qarkullimin e bizneseve dhe në krijimin e vendeve të punës por edhe në mungesën e investimeve”, ka thënë ai.

    Tutje, ai ka theksuar se pavarësisht shumës së buxhetit nëse nuk shpenzohet nuk mund të ketë zhvillim në Kosovë.

    “Nuk ka rëndësi këtu shifrat që vendosen për Qeverinë këto janë tabela në Excel për sa i përket realizimit nëse mjete nuk shpenzohen dhe qëndrojnë 800 milionë euro në Bankën Qendrore të cilat pastaj Qeveria i rithekson me krenari që po krijojnë fitim të BQK-së, ne nuk mund të presim zhvillim. Tabela mund të jetë edhe 4 miliardë euro e më shumë mirëpo nëse të njëjtat nuk shpenzohen si duhet atëherë nuk mund të flasim për zhvillim”, ka theksuar Rukiqi.

    Për rritjen e pensioneve dhe pagës në sektorin publik, anëtari i LDK-së ka potencuar se janë rritje qesharake, duke shtuar se krejt këto vendime janë për blerje të votës, raporton EO.

    “Nëse e shikojmë strukturimin e si e kanë bërë veprimet para buxhetit dhe strukturën e saj, njëherë rritje qesharake të pensioneve, tani në rritje e pagave si me këste apo me kushtëzime nuk mund të quhet ndryshe vetëm përdorim i buxhetit për blerje të votës “, ka theksuar ai.

    Ndryshe, të mërkurën Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025, me vlerën prej 3.6 miliardë eurosh. Ndërsa kryeministri Albin Kurti, theksoi se kjo shifër përbën një rritje prej afër 9 për qind krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

  • Mot me pak vranësira e me intervale të gjata me diell

    Mot me pak vranësira e me intervale të gjata me diell

    Moti sot pritet të jetë me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.

    Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

    “Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë.

  • Synimi i Serbisë për gjykimin e krimeve në Kosovë, avokati Bajraktari: Është më shumë për konsum të brendshëm

    Synimi i Serbisë për gjykimin e krimeve në Kosovë, avokati Bajraktari: Është më shumë për konsum të brendshëm

    SHBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar Serbinë për ligjin e miratuar më herët gjatë javës, që synon ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

    Ligji që Qeveria e Serbisë ia propozoi Kuvendit serb për miratim më 28 tetor, parasheh gjykime për të gjitha krimet e parapara me Kodin Penal të këtij vendi, të cilat janë kryer pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008.

    Lidhur me këtë, avokati Ardian Bajraktari, në emisionin COMPAS në ATV, tha se ky veprim i Qeverisë së Serbisë është më shumë për konsum të brendshëm dhe për të forcuar pozicionin e saj raport me procesin e negociatave, pasi që sipas tij, edhe ashtu, Serbia vazhdimisht ka ndjekur ish pjesëtarët e UÇK-së.

    “Sa dyshim që është me motive politike, për konsum të brendshëm dhe mbase edhe tendencë për ta forcuar pozicionin e Serbisë në raport me procesin negociues që kur të vjen situata potencialisht edhe ndaj kësaj çështje, të lëshojnë pe apo e ngjashme, mirëpo unë jam optimisht se Bashkimi Evropian, SHBA-të që kanë investuar për kaq energji, mund e të gjitha këto, në procesin e përafrimit të këtyre dy vendeve, nuk do të duhej ta toleronin ecjen përpara të kësaj politike”, tha Bajraktaeri. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të avokatit Ardian Bajraktari, në emisionin COMPAS në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • Limaj: Me dy vite e gjysmë të mia si ministër, të dalin përballë krejt Qeveria për katër vite dhe po krahasohemi se çfarë kemi bërë

    Limaj: Me dy vite e gjysmë të mia si ministër, të dalin përballë krejt Qeveria për katër vite dhe po krahasohemi se çfarë kemi bërë

    Kryetar i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, duke folur për zgjedhjet e ardhshme, tha se koha është për reflektim racional, që sipas tij është rezultateve me qeveritë e kaluara.

    “Tash është koha me u matë me rezultate. Ka shkuar ajo kohë kur shpresa e ndryshimit është premtuar. Tash është koha me ia ba një analizë, me u matë me rezultatet. Cilat janë rezultatet katër vjeçare të kësaj Qeverie, edhe hajde të krahasojmë me të kaluarën. Ka gjëra që as nuk duhej me u krahasu sepse katër vite janë të mëdha, është ndryshe koha, rrethanat janë tjera, mundësitë janë tjera, por aq keq është kjo qeverise sa që mund të krahasohesh me të kaluarën”, tha Limaj.

    Ai bëri një krahasim për dy vite e gjysmë sa ka qenë ministër Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit, në vitet 2007-2010, duke thënë se e tëre Qeveria nuk kanë bërë më shumë se vetëm ministria e tij.

    “Unë kam qenë 2 vjet e gjysmë ministër. Me rrethana normale para 14 viteve kur kam qenë ministër, nuk bën me u matë sot. Në 2008-tën, Kosova atëherë është ba shtet, zero ka qenë. Përfaqësuesin e UNMIK-ut e kamë pasë në zyrën tjetër, mungesa e kompetencave, të gjitha këto, por qe po krahasohemi. Me krejt këto, dy vite e gjysmë që kur kam qenë ministër, nxirrmi krejt Qeverinë përballë edhe po krahasohemi me ata çka kanë bërë ata krejt bashkë për katër vjet dhe çka kam bërë veç unë. Me rezultate po matemi”, tha Limaj.

    Limaj tha se në atë përiudhë, në Kosovë janë shtruar 1200 kilometra asfalt, gjë që e ka bërë Kosovën 2 për qind mbrapa Sllovenisë, ndërsa përpara të gjitha vende tjera të rajonit.

    “2008-2011, buxheti i Republikës së Kosovës ka qenë 662 milionë euro. Kosova ka qenë ende duke i bartur kompetencat nga UNMIK-u, me kufizime, me mungesë të infrastrukturës ligjore që është shumë me rëndësi, që praktikisht, në shumë segmente, shteti ka qenë ende duke u ndërtuar sepse po flasim për 2008-ën. Me 662 milionë euro, Kosova ka qenë në lloq. Ne kemi dalë, edhe për dy vite e gjysmë i kemi bërë 1200 kilometra rrugë rurale në gjithë Republikën e Kosovës, për me e ditë që veç Sllovenia na kalon me 2 për qind. Rrjeti rrugor i fshatrave me më tepër se 50 familje, Kosova është 2 për qind mbrapa Sllovenisë, para të gjitha vendeve të tjhera të rajonit. 98 për qind e fshatrave të Republikës së Kosovës që kanë më tepër se 50 shtëpi, janë të asfaltuara dhe janë të lidhura me qendrën e tyre komunale. Kur e kam marrw unw ka qenw vetwm 17 pwr qind”, tha Limaj.