ATV

Author: ATVLive

  • Policia jep detaje për aksidentin ndërmjet tri veturave në Gjilan ku vdiq një grua

    Policia jep detaje për aksidentin ndërmjet tri veturave në Gjilan ku vdiq një grua

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Bresalc të Gjilanit, ku si pasojë e lëndimeve vdiq një grua.

    Sipas Policisë, edhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime. Në raport thuhet se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fsh. Bresalc, Gjilan 31.10.2024 – 14:55. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e Gjilanit, ku një femër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

  • Sprinti i fundit i fushatës: Trump dhe Harris ia mësyjnë Wisconsinit katër ditë para zgjedhjeve

    Sprinti i fundit i fushatës: Trump dhe Harris ia mësyjnë Wisconsinit katër ditë para zgjedhjeve

    Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris të dy bënë fushatë të enjten mbrëma në ato që llogariten të jenë shtetet e fushëbetejës elektorale.

    Trump foli në ngjarjen e ish-prezantuesit të Fox News Tucker Carlson në Glendale, Arizona, ndërsa Harris foli në Las Vegas, ku superylli Jennifer Lopez e prezantoi atë.

    Sprinti i fundit i fushatës: Me vetëm katër ditë deri në ditën e zgjedhjeve, Harrisi dhe Trumpi do të mbajnë të dy mitingje në Milwaukee, Wisconsin, të premten, pasi kaluan nëpër shtetet kryesore të fushëbetejës këtë javë, teksa garojnë për t’ua ofruar votuesve fushatat e tyre të mbylljes.

    Garë e ngushtë: Nuk ka një lider të qartë midis Harris dhe Trump në fushëbetejën jugore të Gjeorgjisë dhe Karolinës së Veriut, tregojnë sondazhet e reja të CNN, mes një gare të bllokuar në mbarë vendin.

    Votuesit e mundshëm në Gjeorgji ndajnë 48% për Trumpin, në 47% për Harrisin, dhe në Karolinën e Veriut, Harris qëndron në 48% ndaj 47% të Trump. Rezultatet janë brenda margjinës së gabimit në të dyja shtetet, duke sugjeruar asnjë lider të qartë në asnjërën garë, transmeton Klankosova.tv.

    Të dyja shtetet janë të ashpra në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Karolina e Veriut, e cila mbështeti ngushtë Barack Obamën në vitin 2008, ka votuar republikan në tre zgjedhjet e fundit presidenciale. Sidoqoftë, në vitin 2020, ishte shteti ku Trump fitoi diferencën e tij më të vogël të fitores. Joe Biden mundi Trump në Gjeorgji me më pak se 1 pikë përqindje katër vjet më parë, duke u bërë demokrati i parë që fiton shtetin që nga Bill Clinton në 1992.

  • Gjashtë të arrestuar nga aksioni “Milioni” kundër fajdesë, u sekuestruan 20 njësi banesore dhe lokale afariste

    Gjashtë të arrestuar nga aksioni “Milioni” kundër fajdesë, u sekuestruan 20 njësi banesore dhe lokale afariste

    Policia ka dhënë detaje lidhur me aksionin kundër fajdesë të zhvilluar dje në Suharekë e Prizren.

    Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Kriemeve të rënda ka realizuar operacion në regjionin e Prizrenit dhe të Suharekës në gjashtë lokacione të ndryshme.

    Aty bëhet e ditur se janë arrestuar gjashtë burra për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

    “Gjatë operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli i gjykatës në vendbanimet e personave të dyshuar ku janë sekuestruar 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, kontrata, para kontrata, të holla të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogarite bankare të personave të dyshuar”.

    Sipas policisë, vlera e përfituar nga veprimtaria e fajdesë në këtë rast e kalon shumën mbi 1 milionë euro.

    “Të dyshuarit në këtë rast me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës. Të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

  • Ish-ministri Saimir Tahiri në SPAK, zbardhen detajet

    Ish-ministri Saimir Tahiri në SPAK, zbardhen detajet

    Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri do të merret në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e SPAK.

    Top Channel raporton se ai do të pyetet në lidhje me dosjen për 21 janarin.

    Po ashtu raportohet se Tahiri është thirrur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Alfred Shehu.

  • Fondi nënshkruan marrëveshje me 13 komuna për zbatimin e masave të efiçiencës në ndërtesa sociale

    Fondi nënshkruan marrëveshje me 13 komuna për zbatimin e masave të efiçiencës në ndërtesa sociale

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me komunat përfituese për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”, raporton EO.
    Nga ky projekt përfitojnë 13 komuna, 28 ndërtesa shumë-banesore sociale, rreth 785 familje dhe afërsisht 3 mijë 400 qytetarë.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Masat e planifikuara për këto ndërtesa përfshijnë: Termoizolimi i mbështjellësit të ndërtesës dhe kulmit; zëvendësimi i dritareve dhe dyerve kryesore; instalimi i sistemit të ngrohjes me kondicionerë ajri për secilën njësi familjare; renovimi i hyrjeve dhe instalimi i sistemit të interfonisë; masat për mbrojtje kundër zjarrit dhe detektorët e tymit”.

    Drejtori i Fondit, Driton Hetemi, tha se ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunave përkatëse.

    sipas tij, granti investiv nga FKEE mbulon 90% të investimit, ndërsa pjesëmarrja financiare e Komunave është 10% e vlerës totale të investimit.

  • Gjendet e vdekur një grua në Gjakovë

    Gjendet e vdekur një grua në Gjakovë

    Një grua është gjetur pa shenja jete, dje në Gjakovë, në rrugën Beqir Kastrati, rreth orës 09:12.

    Kjo u bë e ditur nga raporti 24-orësh i policisë, ku thuhet se vdekja e viktimës u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje aty.

  • Gjobë ndaj tre shoferëve për shpejtësi dhe alkool në Ferizaj

    Gjobë ndaj tre shoferëve për shpejtësi dhe alkool në Ferizaj

    Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 31.10.2024 rreth orës 23:30 në rrugën në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt, ka ndaluar dy shoferët: G.E (M/K), i moshës 23 vjeçar dhe R.K (M/K) i moshës 19 vjeçar, të cilët zhvilluan shpejtësi 153, në zonën e kufizimit 60 km/h.

    Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre (3) muajve.

    Ndërsa me datën 01.11.2024 , rreth orës 02:30 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj policia ka ndaluar shoferin A.K ( M/K ) , i moshës 27 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij nën ndikimin e alkoolit , ku gjatë testimit ka rezultuar me 0.83 %0. Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre ( 3) muajve.

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara,me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin, të respektojnë shenjat e trafikut dhe shpejtësine e lëvizjes dhe të mos drejtojnë veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit.

    Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
    Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

  • Qyteti moldavian ku 95 për qind e votuesve i thanë “Jo” BE-së

    Qyteti moldavian ku 95 për qind e votuesve i thanë “Jo” BE-së

    Teksa moldavianët do t’u drejtohen vendvotimeve për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 3 nëntor, presidentja aktuale properëndimore përballet me një betejë të vështirë për vota në një qytet ku 95 për qind e votuesve të regjistruar votuan kundër Bashkimit Evropian në një referendum të mbajtur së voni.

    Ceadir-Lunga ndodhet në Gagauzia, rajon autonom rusishtfolës në Moldavi.

  • ​Haradinaj kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Nderimi do të jetë i përjetshëm

    ​Haradinaj kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Nderimi do të jetë i përjetshëm

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e tij.

    Haradinaj bashkë me deputetë e anëtarë të kësaj partie kanë nderuar sakrificën dhe heroizmin për atdhe.

    Kreu i AAK-së tha se sakrifica për liri është e përjetshme ashtu siç duhet të jetë edhe nderimi.

    “Ditët e shënuara të bashkëluftatarëve tanë, tani dëshmorë dhe heronj bashkojnë bashkëluftëtarë edhe të gjithë ata që kanë mundësi në nderim. Është traditë tani në ditëlindjen e komandantit Zahir Pajaziti, që është edhe themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ndër bashkëluftëtarët më të zot, të nderojmë për ditëlindjen e tij këtu pranë shtatores me porosinë që sakrifica për liri është e përjetshme dhe nderimi ndaj atyre që kanë bërë sakrificë po ashtu do të jetë i përjetshëm”, ka thënë Haradinaj.

    Zahir Pajaziti ra heroikisht në janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhen./kp

  • Stresi dorëzohet në Polici

    Stresi dorëzohet në Polici

    Reperi nga Tirana, Arkimed Lushaj është dorëzuar sot në Policinë e Kosovës.

    I shpallur në kërkim para tre muajve nën dyshimin për përfshirje në rrahjen e Medi Isenit, një personazhi të njohur në platformën Tok-Tok, reperi i njohur me emrin e artit “Stresi” është dorëzuar mëngjesin e së premtes në stacionin policor në Pejë, raporton portali Indeksonline.

    Ai pritet të përballet me akuza për “lëndim të lehtë trupor”.

    Ngjarja për të cilin dyshohet ai, bashkë me reperin Rigels Rajku – Noizy, ka ndodhur në gusht të këtij viti.

    Noizy dhe Stresi dyshohen se janë përfshirë në sulmin brutal fizik ndaj Medi Isenit në 2 gusht të këtij viti në Pejë.

    Të dy reperët ishin arratisur nga Kosova. Stresi ndodhej në arrati, ndërsa Noizy ishte arrestuar në Shqipëri pesë ditë më vonë.

    Reperi ishte arrestuar në Shëngjin, në afërsi të Lezhës.

    Ai ishte mbajtur në arrest me burg deri më 16 gusht, kur Gjykata e Durrësit e kishte liruar pasi reperi kishte ofruar dorëzani në vlerë 50 mijë euro.