ATV

Author: ATVLive

  • Deri në 90 minuta pritjet në kufi te Dheu i Bardhë

    Deri në 90 minuta pritjet në kufi te Dheu i Bardhë

    Qendra Kombëtare pë Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në kufi, sipas të cilave pritjet te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë pritjet zgjasin deri në 90 minuta, ndërsa në Muçibabë 25 minuta, raporton Ekonomia Online.

    Kolona e automjeteve shkon në një kilometër gjatësi.

  • “Shfrenohen” çmimet e banesave në Prishtinë, arrin në 2500 euro metri katror

    “Shfrenohen” çmimet e banesave në Prishtinë, arrin në 2500 euro metri katror

    Sektori i ndërtimtarisë dhe pasurive të paluajtshme në Kosovë po përballet me sfida të mëdha, përfshirë rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore e mungesën e fuqisë punëtore, duke ndikuar kështu drejpërsëdrejti në ngritjen e çmimit të patundshmërive, raporton EO.

    Ekspertët kanë parashikuar një vazhdim të këtyre trendëve të rritjes së çmimeve deri në vitin 2025, duke theksuar nevojën për masa konkrete për stabilizimin e tregut.

    E me çmimet më të larta për metër katror në Kosovë prinë komuna e Prishtinës, ku lagjja Pejton është një ndër më të shtrenjtat, me çmime që arrijnë deri në 2500 euro për metër katror, pasuar nga Lagjja e Muhaxherëve dhe Dragodani, me çmime që fillojnë nga 2000 euro.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se duke marr parasysh që ka mungesë të fuqisë punëtore dhe çështje të tjera, do të ketë ndikime që edhe vitin e ardhshëm të ketë ngritje të çmimeve të banesave.

    “Është paralajmëruar që deri në vitin 2025 do të kemi një trend pozitiv të zhvillimit të sektorit të ndërtimtarisë. Ndërtimtari është shumë e rëndësishme në aspektin e tregtisë, në aspektin e edukimit, në aspektin financiar dhe bankar dhe duke pasur parasysh faktin që fuqia punëtore është sot ndër problemet kryesore, ky sektor do të ballafaqohet me ngritje të çmimeve. E tërë kjo do të reflektoj në rënien e blerjes së banesave. Përveç kësaj i shtohet fakti që përveç fuqisë punëtore, sot materialet ndërtimore janë shtrenjtuar, pjesa dërmuese janë të importuara. Gjitha këto do të ndikojnë që të kemi ngritje graduale të çmimeve”, ka thënë ai.

    Gërxhaliu ka theksuar se institucionet financiare dhe qeveria duhet të hartojnë politika mbështetëse për të orientuar investimet drejt prodhimit vendor dhe teknologjive moderne, duke u larguar nga fokusi ekskluziv në ndërtimtari.

    “Duhet të jemi të orientuar në prodhim vendor dhe institucionet financiare dhe qeveria duhet të hartoj pako të ndryshme dhe mundësi të tjera që të mos jetë vetëm ndërtimtaria ajo që investohet por do të ketë edhe mundësi të tjera që kapitali të jetë i orientuar më qellim të arritjes së profitit të caktuar. Nga vobektësia e ofertës për projektet të ndryshme po e orienton qytetarin dhe diasporën qe të investoj më tepër në patundshmëri dhe ndërtimtari se sa në prodhim apo teknologji moderne”, ka thënë ai.

    Drejtori i agjencisë “ACCESS Real Estate” Burim Halili, ka thënë se viteve të fundit patundshmëritë kanë pësuar ngritje të mëdha të çmimeve dhe se këto çmime janë rritur nga 40 deri në 80 për qind më shumë.

    “Çmimet kanë ndryshuar afërsisht edhe nga zonat, ndryshimi varion diku nga 40 për qind deri në 70-80 për qind. Ndryshimet janë jashtëzakonisht të mëdha sa i përket në patundshmëri, por këto ndryshime nuk janë vetëm në vendin tonë, janë edhe në regjion e Evropë. Nëse i qasemi Prishtinës, kemi disa lagje që kanë pësuar ndryshime në çmime jashtëzakonisht të mëdha, është Lagja e Muhaxherëve që ka çmimin gati të dyfishuar me çmimet që ka pasur para tri katër viteve. Dragodani është që kalon minimalisht 60 për qind që ka ngritje të çmimeve. Pastaj vijnë Emshiri diku 40-50 për qind, lagja e Spitalit është diku 40 për qind, Prishtina e Re 20-30 për qind, Rruga B ka minimalisht 50 për qind ngritje të çmimeve”, ka thënë ai.

    Sipas Halilit, çmimet e larta të materialeve ndërtimore dhe mungesa e fuqisë punëtore, një pjesë e së cilës është larguar jashtë vendit pas liberalizimit të vizave, janë ndër arsyet kryesore të këtyre rritjeve.

    Ai ka shtuar se ngritjet e çmimeve që pritet të ndodhin edhe vitin e ardhshëm janë ngritje të zakonshme.

    “Arsyet pse kanë ndryshuar këto çmime, ne fillim të këtij viti kemi pasur ngritje të çmimeve te artikujt e ndërtimit. Po edhe një arsye tjetër është se edhe fuqia punëtore është ngritur, kjo ka ndikuar pak edhe te liberalizimin e vizave për shkak se zakonisht ata që shkojnë punojnë në shtetet e tjera janë punëtore të ndërtimtarisë. Sa i përket viti të ardhshëm ngritja zakonisht në patundshmëri, ngritjet janë çdo vit, ne si agjenci kemi tash 13 vite që operojmë edhe mund të them që ka qenë një ngritje e rregullt afërisht 10 për qind çdo vit, duke përjashtuar vitin e fundit që ka pasur ngritje drastike. Ngritjet që priten me ndodh vitin e ardhshëm janë ngritje të zakonshme që nuk duhet që të jenë me shumë se 10 për qind”, ka thënë ai.

    Halili për EO ka treguar çmimet për metër katror për lagjet e Prishtinës, ku sipas tij, varijojnë nga 2000 deri në 2500 euro.

    “Duke filluar nga lagja Pejton ku objekteve janë më në qendër dhe buzë rrugës kryesore, çmimet afërsisht varijojnë 2500, pastaj të tjerat që largohen shkojnë tekë 2000. Pastaj me çmimet më të larta duke përjashtuar qendrën vjen Lagja e Muhaxherëve e cila ka çmime sot diku afër 2000 e pak, pastaj vjen Rruga B, Dragodani, Kalabria dhe e kemi lagjen e Spitalit deri diku që kanë çmim më të ulët janë edhe Prishtina e Re edhe zona Matiqanit”, ka thënë ai.

  • Moti i vranët dhe me intervale me diell

    Moti i vranët dhe me intervale me diell

    Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell.

    Temperaturat ditën e diele do të jenë nga minus pesë deri në minus dy gradë Celsius, gjersa ato maksimale do të lëvizin nga një e deri në katër gradë Celius.

    “Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi nga një deri në tre metër për sekond”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës.

    IHMK-ja porosit që kemi kujdes dhe të vishemi me veshjen e përshtatshme për motin, e po ashtu të përgatitemi për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë mëngjesit.

  • ‘Shkodra Elektronike’ fiton Fest 63, ‘Zjerm’ përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

    ‘Shkodra Elektronike’ fiton Fest 63, ‘Zjerm’ përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

    Shkodra Elektronike fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024. Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora.

    Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës. Me këtë sistem Shkodra Elektronike grumbulloi 143 pikë në total.

    Çmimin e Dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë

    Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë

  • Elon Musk jep lajmin e shumëpritur: Starlink tani në Kosovë

    Elon Musk jep lajmin e shumëpritur: Starlink tani në Kosovë

    Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon Musk tashmë operon edhe në Kosovë. Këtë e konfirmoi vetë miliarderi përmes një postimi në X.

    Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovë (ARKEP) i dha autorizim të përgjithshëm Starlink-ut rreth dy muaj më parë.

    Ky vendim i mundëson vendit qasje më të gjerë në internet në të gjithë vendin, duke përfshirë zonat e largëta dhe të pashërbyera.

    Me autorizimin e Starlink-ut, Kosova i bashkohet vendeve që përfitojnë nga teknologjia më e avancuar satelitore.

  • Vazhdojnë të rriten pritjet në pikat kufitare, tek Dheu i Bardhë mbi një orë

    Vazhdojnë të rriten pritjet në pikat kufitare, tek Dheu i Bardhë mbi një orë

    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot gjatë ditës.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona deri në 70 minuta janë tek Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë.

    Ndërsa në Bërnjak pritjet janë deri në 10 minuta, në Jarinje, Merdarë dhe Muçibabë pritjet janë deri në 30 minuta.

    Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta.

  • Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albanian Excellence

    Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albanian Excellence

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur në ruajtjen dhe forcimin e shtyllave themelore të shtetësisë së Kosovës.

    Gjatë ceremonisë solemne të mbajtur në Tiranë, çmimi u pranua në emër të presidentes Osmani nga këshilltarja e saj, Donika Kadaj, transmeton Klankosova.tv..

    “Ky vlerësim prestigjioz u dha në shenjë mirënjohjeje për rolin e rëndësishëm të Presidentes Osmani në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, si dhe për përpjekjet e saj të vazhdueshme në fuqizimin e aleancave strategjike me aleatët ndërkombëtarë. Po ashtu, çmimi vlerëson udhëheqjen e saj vizionare në promovimin e drejtësisë për viktimat e dhunës gjatë luftës dhe për ngritjen e imazhit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Kadaj po ashtu në fjalën e saj tha se Osmani ka qenë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të vendit, duke i vendosur ato në qendër të agjendës së saj kombëtare dhe ndërkombëtare.

    “Kosova është një shtet i ndërtuar mbi sakrifica të mëdha dhe mbi një histori krenarie, rezistence dhe lufte për liri e drejtësi. Këto sakrifica na kujtojnë përherë përgjegjësinë tonë për të mbrojtur dhe avancuar sovranitetin, shtetësinë dhe integritetin tonë territorial. Presidentja Osmani ka qenë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e këtyre vlerave, duke i vendosur ato në qendër të agjendës së saj kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksoi Kadaj gjatë fjalës së saj në ceremoni.

    “Përmes angazhimeve të saj institucionale, Presidentja Osmani ka forcuar partneritetet strategjike me aleatët tanë ndërkombëtarë, duke siguruar që Kosova të njihet si një shtet demokratik dhe i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit global,” shtoi Kadaj.

    “Ky çmim i veçantë thekson rolin qendror të Presidentes Osmani si një mbrojtëse e vlerave demokratike dhe të drejtës ndërkombëtare, duke e afirmuar Kosovën si një partner të besueshëm dhe të përkushtuar ndaj paqes e stabilitetit global dhe duke fuqizuar aleancat si një ndër shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

  • Mbyllet TikTok-u në Shqipëri, prezantohen masat e sigurisë në shkolla

    Mbyllet TikTok-u në Shqipëri, prezantohen masat e sigurisë në shkolla

    Pasi u hodh për konsultim publik, Ministrja e Arsimit së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu thotë se platforma TikTok do të bllokohet.

    “Për rritjen e Sigurisë Fizike dhe Digjitale në Shkolla kemi vendosur: Bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani”, tha ajo, shkruan Top Channel.

    Ajo ka prezantuar edhe masat e sigurisë në shkolla.

    “Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh. Ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal. Vendosim rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre”.

  • KQZ: Janë aprovuar 51 mijë e 440 kërkesa nga votuesit jashtë Kosovës

    KQZ: Janë aprovuar 51 mijë e 440 kërkesa nga votuesit jashtë Kosovës

    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende.

    Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të përfundojë edhe pak ditë, më 26 dhjetor.

    E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri më 20 dhjetor janë aprovuar 51 mijë e 440 kërkesa ndërsa 3 mijë e 388 janë refuzuar.

    “Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Sipas këtij njoftimi, nga 51 mijë e 440 aplikime të aprovuara, 12 mijë e 631 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 8 mijë e 5 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë, dhe 30 mijë e 804 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar”.

  • Scholz në vendin e sulmit derisa numri i të vdekurve rritet: Jemi të shqetësuar për 40 të lënduarit rëndë

    Scholz në vendin e sulmit derisa numri i të vdekurve rritet: Jemi të shqetësuar për 40 të lënduarit rëndë

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi me veturë në një treg krishtlindjesh.

    Së bashku me liderin e shtetit të Saksonisë Anhalt, Reiner Haseloff, të gjithë të veshur me të zeza, ata ecën në heshtje nëpër tregun e Krishtlindjeve përgjatë rrugës ku sulmuesi hyri me makinën e tij mes turmave mbrëmë duke vrarë pesë dhe duke plagosur 205. 41 prej tyre në gjendje kritike, shkruan The Guardian.

    Ata shoqëroheshin nga ministrja e mjedisit Steffi Lemke dhe ministri i transportit Volker Wissing.

    Scholz më pas foli për gazetarët.

    Ai tha se ishte informuar për shkallën e sulmit dhe ishte i tronditur nga përmasat e tij.

    “Afër 40 persona janë lënduar aq rëndë sa duhet të shqetësohemi shumë për ta”, tha ai.