ATV

Author: ATVLive

  • Kurti nuk i ndan pensionistët nga fëmijët, ndahen edhe për ta nga 100 euro

    Kurti nuk i ndan pensionistët nga fëmijët, ndahen edhe për ta nga 100 euro

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ku ka njoftuar se përveç për fëmijët do të ndahen edhe nga 100 euro dhe për pensionistët, raporton Ekonomia Online.

    Në konferencën për media, Kurti ka njoftuar se Qeveria i ka ndarë nga 100 euro për secilin pensionist.

    “Sikurse tashmë e kemi bërë traditë po ndahet mbështetetje shtesë të njëhershme nga 100 euro për të gjithë pensionamarrësit”, tha ai.

  • Fury: Do të besoj derisa të vdes se e kam fituar meçin

    Fury: Do të besoj derisa të vdes se e kam fituar meçin

    Në një mbrëmje të paharrueshme boksi në Riyadh, Oleksandr Usyk triumfoi ndaj Tyson Fury-t, duke mbrojtur titujt e tij botërorë në peshën e rëndë. Me një paraqitje të shkëlqyer, Usyk fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, të cilët e vlerësuan ndeshjen 116-112 në favor të tij.

    Ndeshja filloi me një ritëm të lartë, ku Fury shfaqi agresivitet në raundet e para. Megjithatë, Usyk demonstroi lëvizje të shkëlqyera dhe një strategji të mirëfilltë, duke marrë kontrollin në raundet e mëvonshme.

    Në raundin e nëntë, Usyk goditi Fury-n me një seri grushtesh të pandërprera, duke e lëkundur seriozisht kundërshtarin.

    Pas ndeshjes, Tyson Fury tha se mendon që ai e fitoi duelin.

    “Unë mendoj se e kam fituar meçin. Mendoj se i kam fituar të dy përballjet, por po shkoj në shtëpi me dy humbje në bilancin tim. Nuk mund të bëjë asgjë, pos të luftojë me gjithë zemër. Unë do të besoj deri sa të vdes se e kam fituar luftën. Isha agresiv, po diktoja ritmin, po jepja goditje në trup dhe kokë. Frank Warren (promotori i tij) më kishte tri-katër raunde para. Shumë njerëz vlerësuan se isha dy raunde para. Por, s’mund ta ndryshoj vendimin. Kur nuk fiton me nokaut ndodh kjo”, tha Fury, transmeton “The Guardian”.

    I pyetur nga një gazetar ukrainas, nëse pajtohet se Usyk ishte i inspiruar nga shpirti luftarak i vendit të tij të përfshirë nga lufta, Fury tha: “S’pash ndonjë shpirt. Më është dukur si atmosferë e Krishtlindjes dhe mendoj se mori dhuratë për Krishtlindje nga gjyqtarët”.

  • Ndahen për fundvit nga 100 euro për secilin fëmijë, Kurti: Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët do të përfitojnë nga rritja e buxhetit

    Ndahen për fundvit nga 100 euro për secilin fëmijë, Kurti: Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët do të përfitojnë nga rritja e buxhetit

    Kryeministri i vendit Albin Kurti, në një konferencë për media tha sot se ka ftuar këtë konferencë për të ndarë lajme të mira, raporton Ekonomia Online.

    “Në këtë të diel me diell. Pikërisht sot do të bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit”, tha ai duke njoftuar edhe për sivjet ndarjen e nga 100 eurove për secilin fëmijë.

    Kurti tha se rritjen ekonomike qeveria e shpërndan me të gjithë, sidomos ata që kanë nevojë të ndjejnë dorën e shtetit.

    Ndonëse, sipas tij proklamoheshin si përparësi më parë, buxheti për fëmijët ishte zero sikurse, dhe për nënat lehona, por tani Kurti tha se qeveria siguroim buxhetin duke iu bashkuar listën së vendeve shumë më të zhvilluar ekonomikisht në mbështetjen e skemës financiare për fëmijët.

    Kryeministri Kurti tha se mbi 400 mijë fëmijë janë tani që marrin shtesat.

    Ai tha se kjo qeveri bëri dhe shtesat për lehonat. “Ishin mësuar që buxheti të vihej në dispozicion për një grup të caktuar të njerëzve. Ne e bëmë shtetin për gratë, shtetin për fëmijët”, tha Kurti

    “Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët edhe sivjet nga 100 euro secili do të përfitojnë”, tha Kurti duke theksuar se si çdo vit kur ka rritje te buxhetit po ndahen nga 100 euro për fëmijët.

  • “TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, Rama: E duan 90% e prindërve

    “TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, Rama: E duan 90% e prindërve

    Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar platformën TikTok për 1 vit në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme.

    Ai thotë se vendimi u nxorr pas 1300 takimeve të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit pas vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”.

    “Mirëmëngjes dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama ne facebook.

  • Ministri Murati njofton se kur do të dalin shtesat për fëmijë dhe pensionistë

    Ministri Murati njofton se kur do të dalin shtesat për fëmijë dhe pensionistë

    Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të ndaj shtesa nga 100 euro për fëmijet nga mosha 0-16 vjet dhe pensionistët.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se po ndahen këto shtesa pas performancës së mirë ekonomike.

    Ministri Murati, ka bërë të ditur se shtesat do të dalin gjatë kësaj jave.

    Ai theksoi se nuk ka nevojë për aplikim, pasi qeveria i ka listat e përfituesve në data bazë

    “Sikurse vitin e kaluar s’ka nevojë për ndonjë aplikim. I kemi listat e përfituesve në data bazat tona, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë. Do të mundohemi gjatë kësaj jave që të bëjmë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë”, tha Murati.

    Murati, u shprehë se kjo ndarje po bëhet falë performanacën së mirë buxhetore, duke mundësuar kështu “krijimin e hapësirë së nevojshme fiskale”.

    “Siç e theksoi edhe kryeministri, ngjashëm me vitin e kaluar, por edhe më parë, për pensionistët, ndërsa vitin e kaluar edhe për të gjithë fëmijët që marrin shtesa për fëmijë, edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë, sikurse vitet e kaluara, meqë performanca buxhetore ka qenë e mirë dhe kemi krijuar hapësirën e nevojshme fiskale, përkundër sfidave që kemi pasur gjatë vitit.”, tha Murati.

  • Njohja nga pesë vendet e BE-së, parakusht që Kosova të hyjë në agjendën legjislative për anëtarësim në BE

    Njohja nga pesë vendet e BE-së, parakusht që Kosova të hyjë në agjendën legjislative për anëtarësim në BE

    Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) shihet si një hap pozitiv dhe sfidues për të testuar reagimin e BE-së, por pengesat politike dhe ligjore mbeten të theksuara për të arritur këtë objektiv, raporton EO.

    Gjatë kësaj jave janë bërë dy vite që kur Unioni Evropian e ka pranuar aplikacionin e Kosovës, por që të njëjtin ende nuk e ka shqyrtuar.

    Profesori universitar, Dritëro Arifi, e vlerëson këtë veprim si një iniciativë të drejtë, por thekson se procesi është shumë i ndërlikuar për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së.

    Ai ka thënë se në parim çdo kërkesë e tillë duhet që të shqyrtohet brenda 18 muajve, por që në rastin e Kosovës, si shkak i mos njohjes së këtyre pesë vendeve, nuk pritet që të ketë pranim.

    “E para si veprim mirë është bërë qe kemi aplikuar për ta sfiduar Bashkimin Evropian se si reagon në raste të tilla. E dyta është parimisht për çdo kërkesë të tillë pritet zakonisht 18 muaj është parimisht për një përgjigje se si të shkohet tutje dhe a po pranohet shteti. Ku mandej aktivizohet Komisioni Evropian e kështu me radhë. Në rastin e Kosovës nuk do të ketë as thirrje, as pranim e asgjë, sepse rasti i Kosovës është shumë specifik sepse nuk e njohin pesë vendet e BE-së. Për t’u pranuar një shtet i ri anëtarë apo për ta marr dritën e gjelbërt i duhet minimumi konsensusi i 27 vendeve të BE-së. e që në rastin tonë nuk e kemi”, ka thënë ai.

    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka potencuar se është thelbësore njohja nga këto pesë shtete, që Kosova të hyjë në agjendën legjislative e ligjore për t’u anëtarësuar në BE.

    “Prandaj mendoj që është pozitiv aplikimin që e kemi dërguar, por tash duhet ta sfidojmë BE-në që të lëvizim tutje. Që të lëvizim tutje është vetëm njohja politike nga pesë vende e BE-së për ta njohur Kosovën dhe në këtë formë atëherë mund të hymë në agjendën legjislative, ligjore për tu anëtarësuar në BE”, ka thënë ai.

    Arifi gjithashtu ka përmendur rëndësinë e Traktatit të Lisbonës, i cili përcakton kornizën ligjore të funksionimit të BE-së, ku sipas tij, nëse nuk ka një ndryshim të tyre, kjo do të jetë një pengesë për Kosovën.

    “Nëse nuk ka njohje nga pesë vendet e BE-së, BE-ja e ka një traktat mbi të cilin bashkëvepron dhe bashkëpunon dhe të gjitha rregulloret i bazon në atë Traktatin e Lisbonës që është i fundi dhe të tjerat. Deri sa nuk ndryshon kjo kornizë ligjore brenda BE-së situata e Kosovës do të mbete kështu siç është”, ka thënë ai.

  • Shtiu me armë dhe e gjuajti atë nga vetura, i dyshuari dërgohet në paraburgim

    Shtiu me armë dhe e gjuajti atë nga vetura, i dyshuari dërgohet në paraburgim

    Një person është arrestuar dje në Veternik nën dyshimin se ka shtënë me armë derisa ishte duke vozitur e më pas e ka hedhur armën nga vetura dhe është larguar, raporton Ekonomia Online.

    Sipas njoftimit nga Policia i dyshuari nuk është intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Veternik, Prishtinë / 21.12.2024 – 19:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke lëvizur me veturë kishte shtënë me armë zjarri disa herë në ajër dhe më pas në largim e sipër nga ai vend e kishte hedhur armën nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

  • Bajrami akuzon qeverinë se nuk ka ndërtuar kapacitete për gjenerim të energjisë

    Bajrami akuzon qeverinë se nuk ka ndërtuar kapacitete për gjenerim të energjisë

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë se kishte premtuar lirim të çmimit të energjisë ndërsa pas ardhjes në pushtet e dyfishuan çmimin, raporton Ekonomia Online.

    “Premtuan lirim të çmimit të energjisë elektrike, por kur erdhën në qeveri e dyfishuan atë”, tha ajo.

    Ajo i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit njoftoi dje se është procesuar subvencioni për faturat e energjisë elektrike të muajit nëntor për të gjitha familjet e cenueshme që janë kualifikuar për përfitim.

    “Për çmimin e energjisë elektrike ka një rregullator, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, njerëzit aty, pra bordin i ka zgjedhë dhe i ka votu partia në pushtet – LVV.”, shkruan Bajrami.

  • Mbulimin e territorit të Kosovës nga Starlink, Kurti e quan një hap të rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale

    Mbulimin e territorit të Kosovës nga Starlink, Kurti e quan një hap të rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale

    Pas lajmit se Starlink është funksional tani edhe në territorin e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale, raporton EO.

    “Pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet edhe në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

  • Kurti e Murati mbajnë sot konferencë për media

    Kurti e Murati mbajnë sot konferencë për media

    Kryeministri i vendit Albin Kurti, si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë sot një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

    Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.

    Një ditë më parë ministri Murati në një status të tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se po procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor.

    “Tashmë është procesuar subvencioni për faturat e energjisë elektrike të muajit nëntor për të gjitha familjet e cenueshme që janë kualifikuar për përfitim. Të gjitha familjet përfituese mund t’a shohin subvencionin qysh tash në llogarinë e tyre online me furnizuesin, apo edhe kur të pranojnë faturën e energjisë elektrike pas leximit të orëmatësit”, ka shkruar Murati.