ATV

Author: ATVLive

  • Zhduket një grua në Ferizaj

    Zhduket një grua në Ferizaj

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është raportuar e zhdukur në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

    “PERSONI I ZHDUKUR- Ferizaj / 03.01.2025 – 17:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.

  • Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë

    Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë

    Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës po shkelen, duke u mohuar atyre të drejtën për të marrë pensionin kontribut pagues, si dhe atë luftës, raporton EO.

    Në lidhje me këtë Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Demokraci Plus (D+) kanë kërkuar nga Ministria e Financave dhe institucionet përkatëse të marrin masa urgjente për të rregulluar kornizën ligjore dhe për të garantuar se të drejtat e qytetarëve për përfitim nga dy skemat pensionale respektohen në përputhje me vendimet gjyqësore dhe me të drejtat kushtetuese.

    Ata theksuan se e drejta për të marrë dy pensione është një e drejtë themelore e njeriut, e cila është e njohur edhe në vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, theksoi se kjo problematikë është identifikuar që në vitin 2018, kur institucioni i tij kishte rekomanduar ndryshimin e ligjit për skemat pensionale për të shmangur kufizimin e të drejtave të dyfishta.

    “Avokati i popullit në vitin 2018 ka dal me një raport, me rekomandime ku i ka kërkuar qeverisë, ministrive përkatëse të ndryshohet ligji për skemat pensionale ku përfshihen edhe kategoritë e pensioneve, si pasojë e luftës për arsye se ky ligj ka një kufizim dhe ndalon gëzimin e të drejtave të dyfishta. Pra, nëse t’i gëzon një pension të pleqërisë nuk mund, ta gëzosh edhe pensionin e invalidit të luftës- veteranit, familjarit të dëshmorit, viktimave civile të luftës e kështu me radhë”, ka thënë ai.

    Avokati i Popullit ka thënë se shkelja në këtë çështje qëndron në atë që pensionet e rregulluar me ligj nuk e kanë bazën e njëjtë, përderisa pensioni i pleqërisë ka një bazë në ligjin për pensionet mbi moshën 65 vjeçare, pensionet tjera janë njohje dhe kontribute.

    Ai tha se si shkak i kësaj, administrata pensionale e Kosovës tash e sa vite ka detyruar qytetarët të heqin dorë nga njëri prej pensioneve, duke u krijuar një zgjedhje të padrejtë mes mundësive për të marrë përfitime.

    “Natyrshëm pastaj autoritetet, administrata pensionale e Kosovës për momentin kur qytetari paraqitet para tyre për të gëzuar pensionin e dytë e detyron që të heq dorë nga njëri. Pra, kërkon nga qytetari që të zgjedh se cilin pension do ta gëzoj. Ku ekziston shkelja, ekziston në atë që pensionet e rregulluara me ligj nuk e kanë bazën e njëjte, përderisa pensioni i pleqërisë ka një bazë në ligjin për pensionet mbi moshën 65 vjeçare, pensionet tjera janë njohje dhe kontribute, ose satisfaksion moral dhe material që u jepet familjeve, personave të cilët kanë pësuar si pasojëe luftës”, ka thënë Qelaj.

    Ndërsa, Marigona Berisha, zyrtare e projekteve në Demokraci Plus (D+), prezantoi një raport që nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen qytetarët në këtë drejtim, bazuar në dy raste të monitoruara në gjykata.

    Ajo tha se në dy rastet, gjykata ka vendosur në mënyrë meritore në favor të qytetarëve, duke obliguar Ministrinë e Financave të kompensojë dëmin dhe të njoh të drejtat e këtyre individëve për të përfituar nga dy skema pensionale të financuara nga shteti.

    Berisha ka theksuar se me këto raste përveç sfidave që po përballen qytetaret, është duke u dëmtuar edhe buxheti i shtetit.

    “Raporti ynë bazohet në dy raste të monitoruara në gjykatë të cilat nxjerrin në pah sfidat me të cilat përballën qytetarët kur bëjnë kërkesa për pension të dyfishtë, është fjala për pension bazë të pleqërisë dhe pensionin që rrjedh nga ligji për kategoritë e dala nga lufta. Tashmë është krijuar një praktikë e qëndrueshme gjyqësore e vërtetuar deri në Gjykatën Supreme e cila thekson, do të thotë që ka vendosur standarde që rastet e tilla për pensione të dyfishta të trajtohen edhe nga instancat më të ulëta. Raporti i D+ përfshin dy raste të tilla ky gjykata ka vendosur në mënyrë meritore në favor të palëve paditëse duke e obliguar Ministrinë e Financave që të kompensoj për dëmin e shkaktuar, t’ua njoh të drejtën e këtyre personave për përfitim nga dy skema pensionale të financuar nga shteti, por përfshirë edhe një kamat ligjore që është 8 për qind e përcaktuar me ligj”, ka thënë ajo.

    Ajo tha se problematika qëndron te konfliktet mes Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe Ligjit për Kategoritë e Dala nga Lufta. Ky i fundit u lejon përfituesve të pensionit bazë të realizojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara në të, por Ligji për Skemat e Financuara, që është më i vonshëm, ndalon përfitimin e dyfishtë.

    Berisha deklaroi se kanë rekomanduar MFPT-në që të zbatoj në mënyrë të plotë dispozitat ligjore që rregullojnë pensionet bazë dhe pensionet që rrjedhin për kategoritë e dala nga lufta, si dhe kanë rekomanduar që të ndërmarrin masa urgjente që të rregullohet edhe korniza ligjore në lidhje me pensionet kontribut pagues edhe pensionet për Kategoritë e Dala nga Lufta, duke u bazuar në vendimet gjyqësore.

    “Mos zbatimi i duhur nga ana e autoriteteve publike ka dërguar në mohimin e së drejtës së qytetarëve lidhur më këtë të drejtë, kjo pastaj e ka rënduar shumë situatën edhe për sistemin gjyqësor duke e ngarkuar atë edhe qytetarë janë detyruara që tu nënshtrohen procedurave të gjata gjyqësore që zakonisht po zgjasin me vite deri në realizmin e të drejtave të tyre. Problematike është ligji për shkak se autoritetet publike Ministria e Financave po thirret për Ligjin për Skemat e Financuara nga Shteti, i cili thotë se personat që janë përfitues të cilit do pension të financuar nga shteti në asnjë rrethanë nuk mund të jenë përfitues edhe të ndonjë pensioni tjetër. Mirëpo, është edhe ligji tjetër, është Ligji për Kategoritë e dala nga lufta i cili thotë që shfrytëzuesit e pensionit bazë mund të realizojnë të gjitha të drejtat dhe benificionet e përcaktuara me këtë ligj, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara. Ligji për Skemat e Financuara nga Shteti është ligj i më vonshëm, ka përparësi ligjore ndaj Ligjit për Kategoritë e Dala nga Lufta i cili është ligj i më hershem i cili nuk është shfuqizuar me ndonjë dispozitë ligjore me Ligjin për Skemat e Financuar nga Shteti”, tha Berisha për EO.

    Ajo ka thënë se vendimet gjyqësore theksojnë që kjo është një e drejtë Kushtetuese themelore e njeriut, për më tepër mbështetët edhe në vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

  • Idrizi publikon pamje dhe njofton se rrugët në Vushtrri janë të pastruara dhe të kalueshme

    Idrizi publikon pamje dhe njofton se rrugët në Vushtrri janë të pastruara dhe të kalueshme

    Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se rrugët e kësaj komune janë të pastruara nga bora dhe ngrica në këtë komunë, duke bashkangjitur dhe foto nga këto rrugë, raporton Ekonomia Online.

    Idrizi ka thënë se rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme nga bora.

    “Pas reshjeve të borës, sot, bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Benjamin Shala, kemi dalë në terren për të inspektuar gjendjen e rrugëve. Të gjitha rrugët po pastrohen dhe janë të kalueshme për qytetarët”, ka shkruar ai.

    Idrizi ka theksuar se pastrimi ka përfshirë të gjitha zonat, duke filluar nga fshati Zhilivodë e çdo pjesë të Vushtrrisë.

    “Ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes!”, ka apeluar ai në fund të mesazhit.

  • Japoni, gruaja më e vjetër në botë ndërron jetë në moshën 116-vjeçare

    Japoni, gruaja më e vjetër në botë ndërron jetë në moshën 116-vjeçare

    Gruaja më e vjetër në botë, Tomiko Itooka, ka vdekur në moshën 116-vjeçare, raportojnë mediat japoneze.

    Itooka ka ndërruar jetë në një shtëpi pleqsh në provincën perëndimore Hyogo, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.

    Itooka, e lindur më 23 maj 1908, u bë personi më i vjetër i gjallë në Japoni në dhjetor 2023 pas vdekjes së Fusa Tatsumit, 116 vjeçe, në Osaka.

    Shtatorin e kaluar Itooka u njoh si personi më i vjetër i gjallë në botë nga Rekordet Botërore Guinness pas vdekjes së mbajtëses së mëparshme të rekordeve, Maria Branyas Morera, 117 vjeçe, nga Katalonia, Spanjë, tha Kyodo.

  • Kosovari dëbohet nga Zvicra se voziti shpejt dhe u vetaksidentua

    Kosovari dëbohet nga Zvicra se voziti shpejt dhe u vetaksidentua

    Në majin e vitit 2021, pak pas orës 19:00, Florent M.*, që tani është 26-vjeç, i hipi Ferrarit të tij të kaltër. I riu përshpejtoi, ndërsa vetura e tij bëri zhurmë të madhe. Ai po e ngiste makinën e tij me shpejtësi nga rruga Dietikon për në Spreitenbach. Por derisa po tentonte të merrte një kthesë, gjithçka i doli nga dora. Nga shpejtësia e madhe, kosovari del nga rruga dhe me veturën e tij luksoze godet një mur.

    Florent M. nuk pëson lëndime, por makina e tij bëhet për skrap. “Si pasojë e aksidentit, rruga u desh të mbyllej për rreth dy orë”, pati thënë policia kantonale e Cyrihut në atë kohë.

    Një hetim i gazetës zvicerane “Blick” ka treguar se ky aksident pati pasoja të hidhura për Florent M., i cili u dëbua në Kosovë. Për më shumë se tri vite, ai luftoi për të drejtën që të mbetet në Zvicër – por pa sukses. Rreth një vit pas aksidentit, Gjykata e Qarkut e Dietikonit e shpalli atë fajtor për aksident të rëndë dhe e dënoi atë me 43 muaj në burg. Gjykata e Qarkut fillimisht nuk vendosi për dëbimin e tij. Sipas dokumenteve, Florent M. po voziste me shpejtësi prej së paku 100 km/h në vend të 60 km/h dhe la shenja nga djegia e gomave në gjatësi prej rreth 170 metrash. Në prezencë të avokatit të tij, ai pranoi se po ngiste madje deri në 120 km/h. Kjo duket edhe nga dokumentet e gjykatës, transmeton Klankosova.tv.

    Por as Florent M. e as zyra e prokurorit publik të Cyrihut nuk ishin të kënaqur me gjykimin. Të dyja palët e apeluan. Në korrik të vitit 2023, Gjykata Supreme e Cyrihut konstatoi se gjykimi ishte i drejtë, por shkoi edhe një hap tutje: urdhëroi dëbim prej gjashtë vjetësh mbi bazën e Aktit të Vozitjes së Pakujdesshme.

    Florent M. e çoi rastin në Gjykatën Federale, por humbi. Në gjykimin e saj të 7 tetorit të vitit 2024, Gjykata më e lartë e Zvicrës e mbrojti vendimin për dëbim. Gjykata Federale madje tha se “interesi publik për dëbim është vendimtar për rastin në fjalë”. Me fjalë tjera: gjykata e konsideroi Florent M. si rrezik.

    Florent M. pranon se Ferrari ishte i tij. Në kohën e aksidentit, ai kishte në pronësi një servis makinash me një koleg. E banori i Cyrihut po e konsideron vendimin “të padrejtë”. “Është vendim i vështirë. Thjesht, mbeta pa fjalë”.

    Zyra për migrim veçse e ka kontaktuar atë. “Autoritetet më dhanë një muaj për të lëshuar Zvicrën. Nuk më dhanë fare mundësi për t’u përgatitur për të ardhmen time në Kosovë. U ktheva në Kosovë në fund të nëntorit. Deri para pak kohe, gati tre vjet i kalova në ndalim”.

    “Jam pishman për të veprimet e mia, duke filluar nga ngasja në gjendje të dehur”, thotë ai. Me këtë, ai po tregon se përpos ngasjes së pakujdesshme, ai ka edhe histori tjera, si kundërvajtje trafiku dhe një rast tjetër për tentim-sulm të rëndë – të gjitha brenda në kohe të shkurtër. “Kalova nëpër një periudhë të rëndë. Duke e parë nga jashtë, duket se unë veçse paraqisja rrezik”, sqaron ai, transmeton Klankosova.tv.

    Gjykata Federale sqaron se Florent M. është dashur tashmë të largohet nga vendi pasi është shpallur fajtor për lëndim trupor. Megjithatë, për shkak të situatës së tij personale, dëbimi nuk u urdhërua. Por kundërvajtja e shpejtësisë vulosi fatin e tij: Gjykata Federale arriti në përfundimin se ekzistonte rreziku i një vepre penale për këtë shtetas kosovar.

    Florent M., i cili arriti në Zvicër në moshën katër-vjeçare me familjen e tij që ende jeton në Dietikon, sqaron: “Nuk e di se si do t’i kaloj gjashtë vjet këtu në Kosovë. Megjithatë, këtë kohë do ta kaloj me mençuri, do të bëhem më i qetë. Qëllimi im është të kthehem në Zvicër – në vendin tim”.

    *Emër i ndryshuar nga redaksia e “Blick”.

  • Maqedonci: Me konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

    Maqedonci: Me konceptin e ri të furnizimit me ushqim për FSK-në kemi kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit

    Lajmet që qarkulluan në tetorin e vitit të kaluar mbi mungesën e furnizimit më ushqim për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kanë qenë shpifje dhe se janë bërë me qëllim të dezinformimit, pasi sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur mungesë ushqimi për FSK-në.

    Maqedonci në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se për të garantuar furnizim të sigurt dhe me kualitet, Ministria e Mbrojtjes ka krijuar konceptin e ri të shërbimit me ushqim, ndërsa ushqimi tani ofrohet nga profesionistët brenda FSK-së, të cilët janë rekrutuar brenda muajit dhjetor.

    Sipas Ministrit, ky sistem ka ulur ndjeshëm kostot dhe ka siguruar që shërbimi të ofrohet me një çmim shumë më të ulët, krahasuar me ofertat e mëparshme. Ai shpjegoi se një kontratë që ishte planifikuar të nënshkruhej me një vlerë prej 13 milionë euro, tani është zëvendësuar me një sistem që e realizon këtë shërbim për vetëm 4 milionë euro, duke kursyer 9 milionë euro nga buxheti i shtetit.

    “Me konceptin e ri të ushqimit të shërbimit me ushqim, ne kemi krijuar një vetëqëndrueshmëri. Ne tani shërbejmë ushqimin me profesionistët tanë brenda FSK-së të cilët i kemi rekrutuar dhe rekrutimi i tyre ka përfunduar pikërisht me 16 dhjetor. Kurse, artikujt ushqimor i sigurojmë përmes Autoritetit Qendror të Prokurimit. Në këtë mënyrë ne garantojmë një furnizimin dhe shërbim më ushqim të sigurt në FSK, garantojmë një çmim shumë më të ulët, një kosto shumë më të ulët të shërbimit me ushqim. Është për t’u theksuar që kontrata që ishte planifikuar të nënshkruhej kishte vlerën 13 milionë, kurse pas një analize që kemi bërë në Ministrin e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës na del që përmes këtij koncepti të ri që e kemi futur tani brenda FSK-së, gjithë këtë shërbim e kryejmë vetëm me 4 milion, që i bie që të kursejmë 9 milion nga buxhetit i shtetit”, ka thënë ai.

    Ai gjithashtu theksoi se ky model do të sjellë më shumë siguri dhe kualitet, duke i garantuar FSK-së një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me ushqim, veçanërisht në situata të ndryshme operacionale, ku ushtria mund të përballet me rreziqe të mungesës së ushqimit kur varej nga kompanitë private.

    “Në të njëjtën kohë ofrojmë kualitet më të mirë me ushqim, por edhe siguri të furnizimit me ushqim dhe kjo e bënë FSK-në të vetëqëndrueshmërisë dhe dihet që varësia nga operatoret, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimin është element dobësie në ushtri për shkak që në rrethana të ndryshme ushtria me të vërtet mund të mbetet pa bukë pikërisht kur operon apo kur lufton në fushëbetejë, për faktin që nuk ka garanci që kompanitë private do ta kenë mundësin që të ofrojmë edhe në ato situata ushqim. Ne këtë shërbim me ushqim e kryejmë vetë dhe vlerësoj që kjo mund të plasoj kuotë ndër arritjet kryesore”, ka thënë ai.

    Maqedonci theksoi se ka pasur spekulime të pabaza dhe dezinformata në lidhje me mungesën e ushqimit në FSK nga shumë personalitete publike, duke përmendur edhe letrën e komandantit të FSK-së Bashkim Jashari, e cila sipas ministri kjo letër ishte keqinterpretuar qëllimisht.

    Sipas Ministrit, kjo letër ishte publikuar pas afatit që komandanti kishte caktuar për ndonjë rrezik të mundshëm për mungesë ushqimi, ndërsa vetë çështja sipas tij, tashmë ishte rregulluar.

    “Shumë personalitet publike kanë dhënë deklaratat që bazament kanë pasur lajmet e rreme dhe dizinformata, as një herë në Forcën e Sigurisë nuk ka munguar ushqimi, gjithmonë janë servuar, pra janë shërbyer shujta dhe atë me shumëllojshmëri të ushqimeve. Normalisht që janë shfrytëzuar shumë portale për të prezantuar diçka që me të vërtet nuk ka qenë, mua më vjen keq që një pjesë e këtyre personaliteteve publike ndoshta në një të ardhme të afërt do të jenë subjekt i rasteve studimore për ndikimin e lajmeve të rreme të ta apo duke qenë vetë gjenerues të lajmeve të rreme. Përndryshe në as një moment nuk ka ndodhur mungesa e ushqimeve në FSK-së. Ka pasur një letër të komandantit e cila është keqinterpretuar me qëllim, ku ka shfaqur shqetësimin për mundësin për të mbetur pa ushqim, e letra është publikuar dy ditë pas afatit kur e ka përcaktuar komandanti rrezikun për mbetje pa ushqim, kurse në ndërkohë vetëm patëm rregulluar çështjen e ushqimit”, ka thënë ai për EO.

  • Të rinjtë rrezikohen nga përmbajtjet e pa përshtatshme në rrjetet sociale

    Të rinjtë rrezikohen nga përmbajtjet e pa përshtatshme në rrjetet sociale

    Qëndrimi me orë të tëra në rrjete sociale po konsiderohet nga ekspertet e fushës si kërcënim serioz për shëndetin psikologjik dhe social të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Sipas një studimi të publikuar së fundi ku thuhet se rreth 70 për qind e të rinjve, kalojnë nga 1 deri në 5 e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë, duke shikuar programe që nuk kanë ndikim në aftësimin e tyre profesional.

    Në lidhje më këtë, ekspertët theksojnë nevojën e një ndërhyrjeje të menjëhershme të Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera për të krijuar mundësi dhe resurse që rinia të mund të përdorë rrjetet sociale në mënyrë të dobishme dhe të kontrolluar.

    Sociologu Labinot Kunushevci, ka theksuar se ka shumë faktorë që shtyjnë të rinjtë të përdorin rrjetet sociale në mënyrë të pa kontrolluar, duke nënvizuar se pasojat kryesore lidhen me varësinë psikologjike që krijojnë këto platforma.

    Ai shtoi se ky përdorimin i pa kontrolluar mund të çojë në pasoja të rënda psikologjike, përfshirë çrregullimet e personalitetit.

    “Gjetjet e studimit janë mjaftë shqetësuese sepse bëhet fjalë për një rrezik real sa i përket shëndetit psikologjik edhe social të fëmijëve. Ka shumë faktor edhe shumë motive që i shtynë të rinjtë të përdorin në mënyrë të pa kontrolluar rrjetet sociale. Një ndër pasojat kisha me cekë varësin psikologjike ndaj rrjeteve sociale duke qenë që fëmijët sot po funksionojnë në një mënyrë jetesë të pa disiplinuar, pra mungon komponenta e autoritetit, e disiplinë dhe e kontrollit, veçmas familjar. Dhe lihet disi në mëshirë të fatit në mëshirë të kohës që ai fëmijë ta përdor një media sociale në mënyrë të pa kontrolluar dhe pastaj kjo liri e cila abuzohet pastaj i manifeston këto pasoja që kanë të bëjnë me varësin psikologjike që lidhet kryesisht me provokimin e hormoneve psikologjike tekë fëmijët, ka të bëjë edhe me çrregullimet e personalitetit”, ka thënë ai p

    “Gjetjet e studimit janë mjaftë shqetësuese sepse bëhet fjalë për një rrezik real sa i përket shëndetit psikologjik edhe social të fëmijëve. Ka shumë faktor edhe shumë motive që i shtynë të rinjtë të përdorin në mënyrë të pa kontrolluar rrjetet sociale. Një ndër pasojat kisha me cekë varësin psikologjike ndaj rrjeteve sociale duke qenë që fëmijët sot po funksionojnë në një mënyrë jetesë të pa disiplinuar, pra mungon komponenta e autoritetit, e disiplinë dhe e kontrollit, veçmas familjar. Dhe lihet disi në mëshirë të fatit në mëshirë të kohës që ai fëmijë ta përdor një media sociale në mënyrë të pa kontrolluar dhe pastaj kjo liri e cila abuzohet pastaj i manifeston këto pasoja që kanë të bëjnë me varësin psikologjike që lidhet kryesisht me provokimin e hormoneve psikologjike tekë fëmijët, ka të bëjë edhe me çrregullimet e personalitetit”, ka thënë ai p

    “Gjetjet e studimit janë mjaftë shqetësuese sepse bëhet fjalë për një rrezik real sa i përket shëndetit psikologjik edhe social të fëmijëve. Ka shumë faktor edhe shumë motive që i shtynë të rinjtë të përdorin në mënyrë të pa kontrolluar rrjetet sociale. Një ndër pasojat kisha me cekë varësin psikologjike ndaj rrjeteve sociale duke qenë që fëmijët sot po funksionojnë në një mënyrë jetesë të pa disiplinuar, pra mungon komponenta e autoritetit, e disiplinë dhe e kontrollit, veçmas familjar. Dhe lihet disi në mëshirë të fatit në mëshirë të kohës që ai fëmijë ta përdor një media sociale në mënyrë të pa kontrolluar dhe pastaj kjo liri e cila abuzohet pastaj i manifeston këto pasoja që kanë të bëjnë me varësin psikologjike që lidhet kryesisht me provokimin e hormoneve psikologjike tekë fëmijët, ka të bëjë edhe me çrregullimet e personalitetit”, ka thënë ai p

    “Gjetjet e studimit janë mjaftë shqetësuese sepse bëhet fjalë për një rrezik real sa i përket shëndetit psikologjik edhe social të fëmijëve. Ka shumë faktor edhe shumë motive që i shtynë të rinjtë të përdorin në mënyrë të pa kontrolluar rrjetet sociale. Një ndër pasojat kisha me cekë varësin psikologjike ndaj rrjeteve sociale duke qenë që fëmijët sot po funksionojnë në një mënyrë jetesë të pa disiplinuar, pra mungon komponenta e autoritetit, e disiplinë dhe e kontrollit, veçmas familjar. Dhe lihet disi në mëshirë të fatit në mëshirë të kohës që ai fëmijë ta përdor një media sociale në mënyrë të pa kontrolluar dhe pastaj kjo liri e cila abuzohet pastaj i manifeston këto pasoja që kanë të bëjnë me varësin psikologjike që lidhet kryesisht me provokimin e hormoneve psikologjike tekë fëmijët, ka të bëjë edhe me çrregullimet e personalitetit”, ka thënë ai për EO.

    Kunushevci theksoi se kjo çështje është një përgjegjësi e shumëfishtë, duke theksuar nevojën për ndërhyrje sistematike.

    Ai ka theksuar se Ministria e Arsimit ka dështuar në krijimin e një platformë apo një sistemi edukativ i cili do ta zëvendësonte qasjen e gabuar të fëmijëve.

    Sipas tij, MASHTI duhet që të ofroj platforma e programe të cilat i zhvillojnë shkathtësitë tekë fëmijët.

    “Ku është problem kulturor shumë i thellë edhe duhet që të ketë ndërmarrje, kjo është përgjegjësi e shumëfishtë, nuk është vetëm përgjegjësi individuale e një prindi, është përgjegjësi e shoqërisë, e kulturës, e sistemit të vlerave, por edhe sistemit të normave. Duke filluar nga autoriteti i familjes, pastaj është përgjegjësi e shoqërisë, por edhe e Ministrisë së Arsimit e cila fatkeqësisht ka dështuar në krijimin e një platformë ose një sistemi edukativ, i cili do ta zëvendësonte qasjen e gabuar të fëmijëve. Duhet që të ofrohen platforma, programe të cilat në një farë forme i zhvillojnë shkathtësitë e buta te fëmijët, e zhvillojnë inteligjencën, sepse është një potencial shumë i madh tekë fëmijët i cili po mbytet me diçka krejtësisht artificiale, automatike edhe krejtësisht jo efikase. Sepse është humbja e kohës, humbja e sensit të realitetit, humbja e sensit të hapësirës edhe krijimi i shumë iluzioneve të mëdha dhe këto iluzione ata në një farë forme i shpërqendrojnë nga realiteti dhe i bëjnë që të ndodhen të izoluar deri në shkallë të rrezikshme të depresionit. Kjo edhe i deformon raportet sociale, mesë tyre, pra e shton agresivitetin, e shton depresionin, e rrit nivelin e stresit”, ka thënë ai.

    Ekspert i çështjeve kibernetike Mentor Hoxhaj tha se shumë prej të rinjve janë të rrezikuar nga përmbajtjet e pa përshtatshme në internet dhe ndikimi që ato kanë në sjelljen sociale dhe botën fizike.

    “Ne po flasim se çka bëjmë në hapësirën kibernetike? Jemi duke shfrytëzuar për të ofruar shërbime, për të marrë shërbime, të edukohemi, të arsimohemi, apo jemi duke humbur kohë. Nëse jemi duke humbur kohë jemi klienti dhe në këtë drejtim jemi viktima në hapësirën digjitale dhe në këtë rast të shkojmë një hap me tutje në kuadër të viktimës ne sidomos të rinjtë janë duke u ekspozuar përmbajtjeve të pa përshtatshme të cilat po kanë ndikim të drejtpërdrejt tekë këta dhe në sjelljet sociale të cilat më pastaj manifestohen në botën fizike”, ka thënë ai për EO.

    Hoxhaj gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e një qasjeje të re për të rinjtë, ku ata duhet të shfrytëzojnë mundësitë që ofron hapësira digjitale për arsimim dhe edukim, e jo për konsumimin e përmbajtjeve jo të përshtatshme.

    Në këtë kuadër, Hoxhaj ka kërkuar angazhimin e Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera për të krijuar mundësi dhe resurse që rinia të mund të përdorë rrjetet sociale në mënyrë të dobishme dhe të kontrolluar.

    “E para e punës duhet të kuptojmë që hapësira digjitale është këtu jo për ta larguar, do të jemi çdo dite e më shumë në të dhe duke ndër vepruara, andaj duhet që të ndërrojnë qasjen të rinjtë. Të shfrytëzojnë hapësirën digjitale për tu edukuar dhe arsimuar dhe jo për të qëndruar aty si klient apo për të luajtur, apo të konsumojnë përmbajte të pa përshtatshme. Ne duhet të ju ofrojmë mundësin të rinjve që të konsumojnë përmbajtje e duhura, për edukim dhe arsimi, dhe në këtu çalojmë, në këtë drejtim shumë pakëz ofrohet përmbajte e tillë. Kjo nuk mund të bëhet në nivele individuale por Ministria e Arsimit dhe institucionet e tjera. Duhet të kuptojnë se nuk duhet të fokusohen në ofrimin e përmbajtjeve të printuara, por duhet të fokusohen në ofrimin e përmbajtjeve digjitale”, ka thënë ai.

    Sipas studimit të Fondacionit Friedrich Ebert (FES) “Studimi i Rinisë 2024”, thuhet se rreth 66% e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar, përkundër që 70 për qind e tyre kalojnë nga 1 deri në 5 e më shumë orë në rrjetet sociale.

    Viewed using Just Read

  • Shtohen pritjet në Merdar e te Dheu i Bardhë

    Shtohen pritjet në Merdar e te Dheu i Bardhë

    Të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova rezultojnë se te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 1 orë e gjysmë, derisa në Merdar dy orë e gjysmë, raporton Ekonomia Online.

    Pritjet më të gjata për mërgimtarët që po dalin nga Kosova, janë edhe ato te pika kufitare në Merdarë.

    Qytetarët në këtë pikë kifitare po presin deri në katër orë dhe kolona në këtë pikë kufitare është tre kilometra.

    Edhe në Mutivodë pritjet janë deri në dy orë, pasi kolona aty sipas të dhënave të fundit është 400 metra.

  • KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet e 9 shkurtit

    KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet e 9 shkurtit

    2 milionë 75 mijë e 868 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit ndërsa rreth 105 mijë votues janë regjistruar për votim jashtë vendit, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Përgjatë mbledhjes së KQZ-së që u mbajt të shtunën është marrë vendim edhe për rritjen e numrit maksimal të votuesve në një vendvotim.

    Megjithatë sipas, Arianit Elshanit, nga Partia Demokratike e Kosovës lista përfundimtare e votuesve nuk është pastruar.

    “Nuk është një listë tërësisht e pastër, për faktin që figurojnë ende personat e vdekur në këto lista, për shkak se qytetarët nuk ia kanë njoftuar organet kompetente”, tha Elshani.

    E për dallim nga herët e shkuara, në zgjedhjet e 9 shkurtit qytetarët që jetojnë jashtë vendit, do të mund të votojnë edhe nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës. Sipas vendimit të fundit të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete.

    Por, shqetësime pati për numrin e madh të votuesve në disa qytete.

    Në këtë mbledhje të KQZ-së u mor vendim edhe për decertifikimin e kandidatit të subjektit politik Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Agim Elezi.

    Në total, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë 27 subjekte politike, prej tyre 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.

    Zgjedhjet ndërkaq do të zhvillohen në 903 qendra të votimit, 2 mije e 533 vendvotime dhe 56 vendvotime me kusht./atvlive.tv

  • Lojërat Mesdhetare, Kosova nuk guxon të humbasë kohë në ndërtimin e infrastrukturës sportive

    Lojërat Mesdhetare, Kosova nuk guxon të humbasë kohë në ndërtimin e infrastrukturës sportive

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Janë bërë më shumë se 1 vit prej kur Kosova ka fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare që do ta mbahen në vitin 2030. Por, për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive që i bënë bashkë 26 shtete të botës ka frikë se mund të dështojë.

    Andaj Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi thotë për të garantuar sukses ky vit duhet të jetë ai që do të përcaktojë rrjedhën e punëve.

    “Ne i frikësohemi kohës dhe çdo minutë duhet ta kursejmë sepse sa më shumë që humbasim kohë, atëherë do të jetë edhe më i vështirë organizimi i Lojërave Mesdhetare. Ky është interes kombëtar dhe duhet të gjithë të bashkohemi kur janë në pyetje Lojërat Mesdhetare dhe të fokusohemi në organizimin e tyre”, tha Krasniqi.

    Thirrje për të evituar çdo neglizhencë apo vonesë që do të rrezikonte mbajtjen e Lojërave Mesdhetare në Kosovë, ka bërë edhe ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

    “Duke marrë parasysh rëndësinë që kanë organizimi i Lojërave Mesdhetare për imazhin e shtetit, të mos flasim për ne qe jemi nëpër federata, sa është e rëndësishme për sportistët tanë dhe jo vetëm për sportistët por edhe për trajnerët e administratorët, përvoja që fitohet këtu jam i bindur që askush nuk guxon dhe nuk e ka kurajën që të mos e kryejë punën dhe obligimin që e ka për t’u organizuar dhe ndërtuar gjithë infrastruktura në kohë për t’u mbajtur Lojërat Mesdhetare këtu në Kosovë”, tha Hasani.

    Për organizmin e tyre, Kosova është zotuar se do të investojë 250 milionë euro derisa, Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare pritet të themelohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

    Detaje për themelimin e komitetit nuk dihen akoma, teksa sipas ligjit një gjë e tillë duhet të bëhet jo më shumë se 1 muaj nga miratimi në Kuvend.

    “Nuk ka vonesa të mëdha, tani veçse është krijuar një grup, një organizim tre palësh në mënyrë që të organizohen Lojërat Mesdhetare, merr pjesë Komuna e Prishtinës, Komiteti Olimpik dhe Qeveria e Kosovës…Në bazë të ligjit pastaj jepen edhe disa përparësi dhe tejkalohen disa ligje të tjera sepse është ligj special për Lojërat Mesdhetare”, tha nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

    Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” por partia më e madhe opozitare, PDK e ka dërguar atë në Gjykatë Kushtetuese.