ATV

Author: ATVLive

  • Osmani: Nderi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës është puna për ta çuar vendin përpara

    Osmani: Nderi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës është puna për ta çuar vendin përpara

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se nderi më i madh që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës, është puna dhe përkushtimi për ta çuar përpara vendin.

    Osmani në një video përmbledhëse ka thënë se përkushtimi për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës, do të vazhdojë përgjatë vitit 2025.

    Ajo është shprehur se ky duhet të jetë mision për të gjithë.

    “Përgjatë vitit 2024, pjesa më përmbushëse e angazhimit ishin takimet me qytetarë. Bashkëbisedimet tona për sfidat dhe sukseset janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim edhe në këtë vit të ri dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë!

    Jemi këtu ku jemi me mision për ta udhëhequr vendin përpara, e për ta fuqizuar shtetësinë tonë edhe më shumë dhe për të qenë vesh e sy e mbështetje për secilin qytetar. Momenti kur do të themi se vërtetë ja kemi dalë është kur qytetarët do të thonë jemi krenarë për vendin tonë, për vlerat që ai përfaqëson dhe për mundësitë që ofron.

    Ky është nderi më i madh që mund të ja bëjmë Kosovës. Edhe pse sfidat vazhdojmë ne i qasemi kësaj këmbëngulje me orenitim të qartë strategjik të bazuar edhe në vullnetin e qytetarëve. Qytetarët janë zemra e këtij shteti, përfshirë edhe rolin e madh të mërgimtarëve”, ka thënë Osmani në videon e publikuar sot.

  • Testohet raketa hipersonike në Korenë e Veriut: Objektiv për të dekurajuar rivalët

    Testohet raketa hipersonike në Korenë e Veriut: Objektiv për të dekurajuar rivalët

    Koreja e Veriut ka testuar me sukses një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM) të pajisur me një kokë hipersonike.

    Ata kanë raportuar se “sistemi i armëve do të ndihmojë në mënyrë të besueshme në pengimin e armiqve të saj në rajonin e Paqësorit”.

    Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap.

    Koreja e Veriut raportoi se raketa fluturoi rreth 1500 kilometra me një shpejtësi 12 herë më të madhe se shpejtësia e zërit një ditë më parë gjatë testit të udhëhequr nga udhëheqësi Kim Jong-un, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve.

  • Mustafa: Vuçiq mund të përpiqet të eksportojë problemet e brendshme jashtë Serbisë

    Mustafa: Vuçiq mund të përpiqet të eksportojë problemet e brendshme jashtë Serbisë

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të provojë të “eksportojë problemet e brendshme jashtë Serbisë”. Taktikë kjo, sipas Mustafës, e njohur historikisht nga liderët serbë kur ndihen të kërcënuar në pushtet.

    Megjithatë, sipas tij “kjo mundësi tashmë është marrë seriozisht nga NATO dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë në rajon, të cilët janë të njoftuar dhe të përgatitur për çdo përpjekje për destabilizim nga jashtë”.

    Në një reagim në Facebook, Mustafa ka kujtuar mënyrën si vepronte Sllobodan Millosheviq kur pushteti tij në Beograd lëkundej.

    “Në atë kohë, ai shpërndante konflikte në rajon, përfshirë Kosovën dhe vende të tjera, për të shmangur vëmendjen nga krizat e brendshme”, ka shkruar Mustafa.

    Vuçiq po përballet me protesta masive në Serbi – atje ku rrugët e kryeqendrës panë mbi 100 mijë protestues.

    Protestat e studentëve u përhapën në Serbi pas vdekjes tragjike të 15 personave më 1 nëntor 2024 nga shembja e strehës hekurudhore në Novi Sad.

    Kjo shkaktoi një valë pakënaqësie dhe luftë kundër korrupsionit, dhunës dhe për një shoqëri më të drejtë.

    Vuçiq, i cili akuzohet për sundim gjithnjë e më autokratik, ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën./KP

  • Gjendje e jashtëzakonshme pas shpërthimit të zjarrit në Los Anxhelos

    Gjendje e jashtëzakonshme pas shpërthimit të zjarrit në Los Anxhelos

    Los Anxhelosi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimit të një zjarri të madh.

    Shefi i zjarrfikësve, Kristin Crowley tha se më shumë se 30.000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen dhe 13.000 ndërtesa janë në rrezik, raporton BBC.

    Pamjet tregojnë shtëpi në zjarr në zonën e Paqësorit Palisades dhe banorë që braktisin makinat e tyre për t’u larguar nga flakët.

    Zjarri shpërtheu të martën, i nxitur nga erërat me shpejtësi 80 km/h, dhe kushtet tepër të thata.

    Një zjarr i dytë ka filluar gjithashtu të përhapet me shpejtësi mbi Altadena, pranë Kanionit Eaton.

    Miliona njerëz në Kaliforni janë nën një paralajmërim të flamurit të kuq, që do të thotë se ekziston një rrezik ekstrem i zjarrit.

  • ​Policia e Kosovës konfiskon dy armë në Mitrovicë

    ​Policia e Kosovës konfiskon dy armë në Mitrovicë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar dy armë, në dy raste të ndryshme, në jug të Mitrovicës.

    Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite dhe në rastin e parë, sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë gjatë kontrollit të detajuar. Atij i është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë – pistoletë.

    Ndërsa në rastin e dytë, siç thuhet në njoftim, tek i dyshuari në posedim pa leje është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë – pushkë gjuetie.

    “Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ” mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” , ka njoftuar Policia e Kosovës./KP

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas Institutit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2°C, ndërsa maksimalet 7-12°C. Sot do të ketë erë nga juglindja me shpejtësi 1-3 m/s.

  • Regjistrohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi

    Regjistrohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi

    Rasti i parë i konfirmuar i me virusin e ri HMPV është zbuluar nga autoritetet shëndetësore në Selanik.

    Bëhet fjalë për një 71-vjeçar, i cili aktualisht është i shtruar në spitalin Papanikolaou. Lajmin e ka publikuar stacioni televiziv privat Open, ndërkohë që priten deklaratat zyrtare nga autoritetet.

    Metapneumovirusi, i njohur për mjekët, ka shkaktuar një pandemi në Kinë prej disa javësh. Rasti në fjalë u identifikua tek 71-vjeçari, i cili ka pasur një lidhje me vajzën e tij, e cila udhëtoi drejt Kinës gjatë festave të fundvitit.

    Pas kthimit, babai i saj filloi të shfaqë simptomat e para të sëmundjes. Ai e vizitoi fillimisht një klinikë private dhe më pas, më 3 janar, u shtrua në spitalin Papanikolaou, që ka një nga klinikat më të avancuara të mushkërive.

    Pas një testi PCR të kryer të shtunën, të hënën u konfirmua se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV.

  • Buxhovi: Problemi i Kishës Ortodokse Serbe, është problem politik që ndërlidhet edhe me pakon e Ahtisarit

    Buxhovi: Problemi i Kishës Ortodokse Serbe, është problem politik që ndërlidhet edhe me pakon e Ahtisarit

    Historiani Jusuf Buxhovi, në emisionin COMPASS në ATV, tha se çështja e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë është një problem politik i vazhdueshëm, i cili ndërlidhet me pakon e Ahtisarit dhe përpjekjet e Serbisë për të mbështetur agjendën e saj hegjemoniste.

    Buxhovi tha se Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur rol destabilizues në rajon dhe ka qenë e përfshirë në projekte hegjemoniste që nga kriza lindore.

    “Kisha Ortodokse Serbe ka qenë pjesëmarrëse në të gjitha projektet hegjemoniste dhe gjenocidet, jo vetëm kundër shqiptarëve, por edhe kundër boshnjakëve dhe komuniteteve të tjera”, tha Buxhovi.

    Ai përmendi se problemi aktual i Kishës ndërlidhet me mungesën e një platforme të qëndrueshme nga koha e pakos së Ahtisarit.

    “Presidenti Rugova, ka pasë një sugjerim që kjo çështje të zhvillohet në përputhje me konceptet evropiane, por ai vdiq, nuk mund ta përcillte, po e la një sugjerim. Unë e kam përfshi edhe në librin tim “Vitet e Gjermanisë” që ka dalë. Është një platformë që, po të ndjekej ajo platformë, ne nuk do ta kishim sot. Ai e thotë në mënyrë decidive, ‘Komisioni jonë pra të më Vjenë, duhet ta mbështetë një nen prej neneve të Kushtetutës së Jugosllavisë të 74-tës, kur thotë në mënyrë decidive për objektet e kultit janë ‘pronë, pasuri e kombeve dhe kombësive. Ato duhet të trajtohen si të tilla’. Po qe se do të ruhej ai nen, pra kërkesa të ishte para atij komisioni të Ahtisarit, ne nuk do ta kishim këtë problem”, shtoi ai.

    Intervistën e plotë me Jusuf Buxhovit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Digjet lokali në Suharekë, lëndohet një person

    Digjet lokali në Suharekë, lëndohet një person

    Ndërsa zjarri po merrte përmasa më të mëdha, ata që ishin brenda, po dilnin me vrap nga ky lokal në qendër të Suharekës.

    Por një prej tyre u lëndua duke tentuar t’i shuajë flakët. I njëjti më pas u trajtua në Qendrën e Mjekësisë Familjare të qytetit.

    Zjarrfikësit më pas e shuan zjarrin, që duket ta ketë përfshirë edhe pjesën e jashtme të kafenesë “Simple”. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe inspektori i punës dhe eksperti i zjarreve.

    Dyshohet se gjithçka nisi nga një bombolë gazi.

    Ndërsa kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, se rinovimi i lokalit do të fillojë të mërkurën.

    Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si rast zjarri.

    Më shumë detaje i gjeni në emisionin COMPASS, në videon më poshtë:

  • Dy të vdekur nga një sulm me armë zjarri brenda një kompanie në Gjermani

    Dy të vdekur nga një sulm me armë zjarri brenda një kompanie në Gjermani

    Dy burra janë vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të martën në mbrëmje, në ambientet e një kompanie në Gjermaninë jugperëndimore, ka bërë të ditur policia.

    Personi i plagosur është në rrezik për jetën, raporton AP.

    Të shtënat kanë ndodhur pasi një person i maskuar ka hyrë në një kompani në Bad Friedrichshall, një qytet në veri të Shtutgartit, rreth orës 17:45, ka thënë policia në një deklaratë.

    Policia është në kërkim të autorit. Ata kanë thënë se një dislokim i madh, duke përfshirë një helikopter, është duke u zhvilluar, teksa besojnë se nuk ka ndonjë rrezik për publikun.