ATV

Author: ATVLive

  • Qalaj: Fokus i PDK-së është modernizimi i ushtrisë dhe blerja e armatimeve

    Qalaj: Fokus i PDK-së është modernizimi i ushtrisë dhe blerja e armatimeve

    Kandidati për deputet nga PDK, Rashi Qalaj, në emisionin COMPASS në ATV, tha se programi i Partisë Demokratike të Kosovës përfshin modernizimin e ushtrisë dhe blerjen e armatimeve për të përmbushur standardet e NATO-s deri në vitin 2030.

    Qalaj tha se siguria nacionale është prioritet dhe se ushtria do të përmirësohet me pajisje moderne dhe trajnim profesional.

    “Fokusi jonë kryesor do të jetë ngritja profesionale e faktorit njeri, avancimi i njohurive teknologjike dhe blerja e armatimeve, helikopterëve dhe pajisjeve të tjera të nevojshme”, tha Qalaj.

    Ai tha se programi i PDK-së mbulon edhe sigurinë publike dhe njerëzore, duke përfshirë arsimimin, shëndetësinë dhe mirëqenien ekonomike si pjesë të sigurisë së gjithanshme.

    “Partia Demokratike ka në plan të krijojë një platformë gjithëpërfshirëse që integron sigurinë nacionale, publike dhe njerëzore”, deklaroi Qalaj.

    Deklaratën e plotë të Rashi Qalajt në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Kallas e mirëpret marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Përparim i madh dhe pozitiv

    Kallas e mirëpret marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Përparim i madh dhe pozitiv

    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi Lindjen e Mesme.

    Qeveria e Izraelit do të votojë për marrëveshjen të enjten.

    Për këtë ka reaguar shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ajo ka thënë se e mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe të lirimit të pengjeve.

    “Ky është një përparim i madh dhe pozitiv drejt përfundimit të dhunës”.

    “Tani është koha për të ofruar këtë marrëveshje për të gjithë pengjet dhe familjet e tyre, popullin e Gazës dhe popullin e rajonit”, ka thënë Kallas në një postim në platformën X.

    Kjo marrëveshje, e cila nuk është zyrtarizuar ende, parasheh një fazë fillestare të armëpushimit prej gjashtë javësh dhe përfshin një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve Reuters.

  • ​Mbyllja e strukturave paralele, deklarohet ambasada së SHBA-së

    ​Mbyllja e strukturave paralele, deklarohet ambasada së SHBA-së

    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është deklaruar mbi mbylljen e institucioneve paralele serbe sot në Kosovë, duke thënë se këto çështje duhet të menaxhohen përmes dialogut.

    Veprimet e vazhdueshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të mbështetura nga Serbia, ndikojnë drejtpërdrejt dhe negativisht te qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera dhe minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik, thuhet në një deklaratë në rrjetin X.

    Ambasada amerikane thotë se këto çështje duhet të menaxhohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që të avancojë normalizimin dhe integrimin e Kosovës si një demokraci moderne, multietnike, evropiane dhe të mbrojë mirëqenien e qytetarëve të saj.

    Për më shumë se 25 vjet, SHBA thotë se ka investuar shumë në Kosovë, duke punuar në partneritet me liderët e saj për të realizuar interesat tona të përbashkëta afatgjata.

    “Këto veprime të pakoordinuara, kundër këshillave tona më të mira, dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për të ndihmuar Kosovën të sigurojë të ardhmen më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë njerëzit e saj”, përfundon deklarata.

    Kujtojmë, sot janë mbyllur komunat paralele serbe në Prishtinë, Vitisë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec e Skenderaj. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se me këtë përfundon epoka e institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Kosovë.

  • Demhasaj: Qeveria ka shkelur edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese

    Demhasaj: Qeveria ka shkelur edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese

    Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Arton Demhasaj, në emisionin CONTEXT në ATV, akuzoi Qeverinë për shkelje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për krijimin e mekanizmave që rrezikojnë sistemin demokratik.

    Demhasaj tha se disa vendime të Gjykatës Kushtetuese janë injoruar nga Qeveria, duke mos u zbatuar brenda afateve ligjore.

    “Kjo Qeveri i ka shkelë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke mos i zbatuar brenda afateve, ndonëse janë vendime të detyrueshme”, tha Demhasaj.

    Deklaratën e plotë të Arton Demhasajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Kurti thumbon sërish LDK-në, e quan lodhje e dokrratike

    Kurti thumbon sërish LDK-në, e quan lodhje e dokrratike

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka “sulmuar” Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke e quajtur “dokrratike” dhe “lodhje” e jo lidhje.

    Para qytetarëve të Podujevës, Kurti, i cili është edhe kryeministër i Kosovës, tha se opozita s’ka shpresë për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe se garojnë për vendin e dytë.

    “Ldkyhi, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk është lidhje, por është lodhje. Dhe nuk është demokratike, por është dokrratike. Në përgjithësi, me nder me thënë, opozita po i japin zor ‘mule andej e mule këndej’ për vend të dytë. E kanë pa që s’ka ymyt”, ka thënë ai para elekoratit në Podujevë.

    Para disa ditësh Kurti e ka krahasuar me “mizë” Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një tubimi elektoral në Pejë, ku kishte thënë se “në partinë e Lumir Abdixhikut po lavdërohen se njerëzit po e presin me duartrokitje”, mirëpo sipas tij, “duartrokitjet tregojnë shumë mirë se çka janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize”.

    Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e ftuar në një ballafaqim publik, siç ka thënë ai, për “të matur idetë për të ardhmen”. /kp

  • Jashari: Nuk besoj që AAK-ja do ta marrë qeverinë

    Jashari: Nuk besoj që AAK-ja do ta marrë qeverinë

    Avokati Arbër Jashari, në emisionin CONTEXT në ATV, shprehu dyshime për mundësinë e AAK-së për të marrë Qeverinë, duke vlerësuar si ambicioz planin e tyre zgjedhor.

    Jashari tha se standardi politik i ngritur në zgjedhjet e fundit e bën të vështirë për një parti e vogël të udhëheqë qeverinë.

    “Mendoj që 14 shkurti i zgjedhjeve të kaluara ka ngritë një standard të madh, dhe nuk besoj që ka më parti që mund ta marrë rolin e kryeministrit me 6 për qind duke qenë parti e vogël”, tha Jashari.

    Ai shtoi se, edhe pse AAK ka pasur rol të rëndësishëm në të kaluarën, rrethanat aktuale politike janë të ndryshme.

    “Me gjithë respektin që kam për partinë, nuk besoj që është e mundur të marrë kryeministrinë tani, ndonëse kanë qenë partnere të suksesshëm në të kaluarën”, tha Jashari.

    Deklaratën e plotë të Arbër Jasharit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Izmaku kritikon diskursin e Qeverisë për rrezikun e luftës: Qytetarët kanë nevojë për qetësi

    Izmaku kritikon diskursin e Qeverisë për rrezikun e luftës: Qytetarët kanë nevojë për qetësi

    Kandidatja për deputete nga AAK-NISMA, Xhevahire Izmaku, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi diskursin e Qeverisë që përmend vazhdimisht rrezikun e luftës, duke theksuar se kjo ndikon negativisht te qytetarët.

    Izmaku tha se qeveria duhet të ofrojë qetësi dhe siguri për qytetarët, duke shmangur retorikën që përhap pasiguri.

    “Përveç qytetarëve që ju intereson Kosovën si vend, si shtet, na intereson integrimi sigurisht, anëtarësimi që është fokusi numër një i komplet koalicionit anëtarësimi në NATO, neve na intereson edhe qytetarët thjesht nga politika me dëgju një lloj sigurie dhe qetësie, sepse fatkeqësisht këto dy vite, e kam dëgju gjithmonë nga i pari vendi dhe nga qe nga kjo qeveri se ne jena prapë të rreziku nga lufta”, tha Izmaku.

    Ajo tha se prania e NATO-s përmes KFOR-it garanton sigurinë dhe se nuk ka rrezik për një konflikt të armatosur.

    “Me këtë program koalicioni ynë edhe ka me dhanë një qetësi në në popullatë, sepse nuk ka rrezik kur NATO është prezent përmes forcave të të natës të KFOR-it, këtu nuk ka rrezik për një luftë, pra na e kemi këtë të sigurt”, deklaroi Izmaku.

    Deklaratën e plotë të Xhevahire Izmakut në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Tahiri: Haradinaj udhëton në SHBA për të diskutuar sigurinë dhe integrimin në NATO

    Tahiri: Haradinaj udhëton në SHBA për të diskutuar sigurinë dhe integrimin në NATO

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Besnik Tahiri, në emisionin CONTEXT në ATV, tregoi se vizita e Ramush Haradinajt në Uashington lidhet me çështjet e sigurisë dhe integrimin e Kosovës në NATO.

    Tahiri tha se siguria e përhershme për Kosovën dhe rajonit mbetet prioritet kryesor, ndërsa integrimi në NATO është kyç për paqen e qëndrueshme.

    “Integrimi në NATO do të ndihmonte sigurinë e brendshme dhe do të mbyllte një kapitull të luftave potenciale në Ballkanin Perëndimor”, tha Tahiri.

    Ai theksoi se Haradinaj do të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë për të diskutuar hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria e ardhshme në këtë drejtim.

    “Haradinaj udhëton pasnesër në Uashington, ku do të ketë takime në State Departamentin në Pentagon dhe institucione tjera për të sqaruar më tutje çka duhet të bëjë Qeveria e ardhshme,” tha Tahiri.

    Deklaratën e plotë të Besnik Tahirit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Tahiri: Me ne në Qeveri, nuk do të ketë pagë më të vogël se 1000 euro

    Tahiri: Me ne në Qeveri, nuk do të ketë pagë më të vogël se 1000 euro

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Besnik Tahiri, në emisionin CONTEXT në ATV, u shpreh se programi i tyre zgjedhor përfshin rritjen e pagave, ku sipas tij, nuk do të ketë pagë më të vogël se 1000 euro në Kosovë.

    Tahiri tha se qeveria e ardhshme duhet të sigurojë paga më të larta dhe të ristrukturojë ekonominë për të përmirësuar bilancin tregtar.

    “Nuk do të ketë pagë më të vogël se 1000 euro, dhe në të njëjtën kohë do të bëhen intervenime përmes rritjes së deficitit buxhetor, që do të ndihmojnë subvencionimin e fushave të caktuara”, deklaroi Tahiri.

    Ai theksoi rëndësinë e një qeverie të vogël dhe taksave më të ulëta, duke promovuar ndërhyrje strategjike shtetërore për të rigjallëruar ekonominë.

    “Një qeveri e vogël me taksa më të ulëta dhe me intervenime të duhura mund të rikuperojë humbjen ekonomike që ka ndodhur tash e katër vite”, tha Tahiri.

    Deklaratën e plotë të Besnik Tahirit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë

    ​Përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë

    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të UP-së kanë ndezur sonte qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë dhe i bënë thirrje Qeverisë të punojë për argumentimin e krimeve të kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

    Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bujar Dugolli ka thënë se paqja mes popujve do të arrihet vetëm kur Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera dhe akterët e krimeve të vendosen para drejtësisë.

    “Dimri i vitit 1999-të ishte i përgjakshëm për shqiptarët e Kosovës, jo vetëm për masakrën që ndodhi ndaj shqiptarëve në Reçak, por edhe për shumë krime e masakra që ndodhën gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mos të harrojmë se gjenocidi ndaj shqiptarëve është bërë edhe dimrat e viteve tjera, që dimrin e vitit 1877, 1878 ku u dëbuan me dhunë dhe u pastruan etnikisht mbi 700 vendbanime shqiptare nga sanxhaku i Nishit, për të vazhduar në dimrin e vitit 1912/13 për të bërë spastrimin etnik dhe dëbimin dhe vrasjen masive të shqiptarëve kur Serbia pushtoj Kosovën në luftën e parë ballkanike… Kulmoi në fund të shekullit XX me atë që nuk e njeh ndonjëherë historia e Kosovës, që mbi 10 mijë civil u vranë, mbi 1 milion shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga vatrat e tyre, u dhunuan seksualisht mbi 20 mijë vajza dhe gra shqiptare, vetëm se ishin shqiptarë”, tha ai.

    Ai i ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të mos harrohen këto krime që ka shkaktuar shteti serb. Derisa kërkon nga institucionet përgjegjëse të punojnë më shumë në këtë drejtim.

    “Lutemi që këto krime të mos harrohen dhe të punohet në drejtim të argumentimit të këtij gjenocidi që aktorët siç është shteti serb që ka kryer këtë gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës të përgjigjet kurdoherë. Paqja e vërtetë mes popujve do te ndodhë kur shteti serb kërkon falje për atë që ka bërë, dhe akterët e këtyre krimeve të gjenocidit vendosen para drejtësisë. Pra, nuk ka paqe pa drejtësi”, tha ai.

    Në anën tjetër, përfaqësuesi i studentëve në Parlamentin Studentor, Florent Ramusa është shprehur i shqetësuar me neglizhencën e qeverisë për zbardhjen e këtyre rasteve, derisa ka kërkuar nga të njëjtit me shumë punë në këtë drejtim.

    “Ne shprehim shqetësimin për neglizhencën e Republikës së Kosovës konkretisht qeverisë. Me miratimin e rezolutës në vitin 2019 nuk ka marrë ndonjë hap konkret për zbardhjen e rasteve…Kërkojmë që këto masa të merren me një trajtim urgjent. Ne nuk harrojmë, dhe do të punojmë derisa këto çështje qoftë nga kjo qeveri apo të ardhshmet të marrin masa urgjente për zbardhjen e këtyre masave”, tha ai.

    Ndryshe, Parlamenti Studentor rezoluta, e miratuar qe nga viti 2019, nuk është shoqëruar me hapa konkretë për zbardhjen e këtyre rasteve dhe dënimin e personave përgjegjës.

    Parlamenti Studentor falënderon Qendrën Plagë e Hapur më Kosovë për bashkëpunimin e tyre, i cili simbolizon dhe thekson angazhimin për të mos harruar atë që ka ndodhur. /kp