Për 27 për qind është rritur vlera e kredisë për ekonomi familjare gjatë vitit 2024.
Kosovarët gjatë vitit të kaluar morën 3.7 milionë euro kredi vetëm për ekonomi familjare, me kufi prej 10 mijë euro për kredi.
Përmes një përgjigje për ATV-në Banka Qendrore e Kosovës, tha se në numër kjo lloj kredie është rritur për 10.8 për qind.
“Kreditë nën 10,000 euro përbëjnë 27%, kurse mbi 10 mijë euro janë 73%. Ndërsa, vetëm kreditë mbi 30 mijë euro janë rreth 36% në Vlerë të kredive, që tregon se kreditë me vlerë më të mëdha janë rritur”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.
Kreditë për ekonomi familjare shpesh merren vetëm për konsum sipas eksperteve të ekonomisë. Jakup Bellaqa vlerëson se kjo po ndodh për shkak të çmimeve të larta që vazhdojnë të jenë në vend.
Njëkohësisht disa qytetarë vlerësohet se për nevoja të ndryshme paguajnë kredi tash e më shumë se 20 vjet.
Vlera e kredive që morën kosovarët gjatë vitit të kaluar në bankat komerciale arriti në 5 miliardë e 668 milionë euro, apo 768.9 milionë euro më shumë se në vitin 2023.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Përveç postave paralele-ilegale të Serbisë, pasi i mbylli, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut letër-vula të njëjta për “ndërprerje të përkohshme të veprimtarisë” u vendosi edhe të ashtuquajturave komuna.
Për postat, drejtori i tyre Ivan Milojevic tha se u mbyllën përkohësisht me arsyetimin se nuk kanë licencë.
Ndryshe nga letër-vula e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thanë se komunat paralele-ilegale u mbyllën përfundimisht.
Të enjten, asnjëra nga Ministritë nuk sqaroi se pse për institucionet paralele ilegale të Serbisë u përdorën letër-vulat e njëjta si për biznese.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thanë se komunat paralele do të duhej të ishin trajtuar ndryshe.
“S’ka logjikë, sepse ato janë komuna paralele, institucione paralele, dhe të njëjtat ose mbyllen, por nuk mund t’i trajtosh si biznese se do të mbyllen përkohësisht deri në verifikimin e fakteve apo çka do tjetër. Kështu që për ne është e pakuptimtë se si Ministria e Ndërmarrësisë ka dërguar një letër të tillë”, tha Ehat Miftaraj, drejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
Një procedurë tjetër, përfshirë vendime gjyqësore, sipas drejtorit të IKD-së, Ehat Miftraj, do të siguronte mbylljen institucioneve paralele.
“Së pari e shoh veprim puro populist, puro politik në kohë fushate. Sepse në mënyrë që këto institucione vërtetë të mbyllen kjo të organizohej në mbikëqyrjen e udhëheqësit të hetimeve, në këtë rast prokurorit”, tha Miftaraj.
Lidhur me reagimin e së enjtes, Bashkimi Evropian nuk sqaroi pse përdori termin “struktura të mbështetura nga Serbia” e jo “struktura paralele te shtetit të Serbisë”.
“Ne gjithmonë besojmë në fuqinë e dialogut dhe kjo është absolutisht parësore dhe e nevojshme. Ne po i bëjmë të gjitha përpjekjet në këtë, dhe për këtë po kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira të veprojnë njësoj… Ju i keni parë reagimet tona dhe, siç kam thënë, është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë në mënyrë konstruktive”, tha zëdhënësja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper.
Krahas BE-së, kritika për aksionin që u realizua pa autorizimin e Prokurorive, me asistencë të Policisë, patën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Gusht, pas një aksioni për mbylljen e strukturave paralele-ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, në një reagim SHBA-ja kishte përmendur instrumentalizimin e Policisë nga Qeveria.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Ish deputeti Nait Hasani e ka përfunduar dëshminë këtë të enjte në procesin gjyqësor për masakrën e Dubravës, që po zhvillohet në Gjykatën e Prishtinës.
Hasani duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues theksoi se gardianët e burgut të Dubravës kishin ushtruar dhunë, e torturë ndaj tij, dhe të burgosurve të tjerë.
Ai tregoi pse e kishin të vështirë të identifikonin kryerësit, shkaku i disa rregullave.
Megjithatë, pasi tha se të gjithë gardianët e burgut të Dubravës kishin ushtruar dhunë ndaj të burgosurve shqiptarë, theksoi se emri i të akuzuarit, Gavrilo Milosavljevic është në mesin e tyre.
Teksa tregoi se qysh në 2007-n, kishin ushtruar kallëzim penal ndaj 32 personave, Hasani shtoi se pret drejtësi.
Të njëjtin kallëzim penal, mbrojtja e të akuzuarit kërkoi të konsiderohet si provë në këtë proces, për çka gjykata tha se do të vendosë gjatë fazës së administrimit të provave.
65-vjeçari nga Istogu, Gavrilo Milosavleviç, akuzohet se individualisht dhe në bashkëkryerje me forcat serbe, mori pjesë në masakrën e Dubravës.
PSRK-ja është duke hetuar edhe persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë masakër, gjatë së cilës u vranë mbi 100 persona, e mbetën të plagosur më shumë se 300.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.”, ka thënë Elezi.
Studiuesit përdorën imazhe me dron për të analizuar shtrirjen e plotë të një fortese masive 3000-vjeçare në malet e Kaukazit Jugor.
Ata shpresojnë se dhjetëra mijëra artefakte të varrosura në vendbanim do të ndihmojnë në rrëfimin e historisë së njerëzve që jetonin dikur atje.
Në vitin 2018, studiuesit zbuluan një kep të fortifikuar midis dy grykave të thella në Kaukaz. Vendi kishte mure të brendshme dhe të jashtme të fortesës, dhe mbetjet e strukturave të lashta prej guri të dukshme për studiuesit. Por ishte shumë e madhe për t’u hartuar në këmbë, kështu që studiuesit nga Universiteti Cranfield iu drejtuan teknologjisë për ndihmë.
Studiuesit përdorën 11.000 imazhe të shkrepura me dron për të hartuar strukturën, pas së cilës kuptuan se Dmanisis Gora ishte ndoshta fortesa më e madhe e këtij lloji në rajon.
“Kjo ishte ajo që ndezi idenë e përdorimit të një droni për të vlerësuar vendin nga ajri. Droni bëri gati 11.000 fotografi të cilat u bashkuan duke përdorur softuer të avancuar për të prodhuar modele të lartësisë digjitale me rezolucion të lartë që tregon çdo pikë sikur po shikoni drejt poshtë,” tha Nathaniel Erb-Satullo, ligjërues i lartë në shkencën e arkitekturës pranë Institutit Forensik Cranfield.
Vendi i zbuluar doli të ishte më shumë se 40 herë më i madh se sa mendohej.
“Madhësia e jashtëzakonshme e Dmanisis Gora ndihmon në shtimin e dimensioneve të reja në modelet e grumbullimit të popullsisë në Euroazi dhe më gjerë. Dmanisis Gora nuk është vetëm një gjetje e rëndësishme për rajonin e Kaukazit Jugor, por ka një rëndësi më të gjerë për diversitetin në strukturën e vendbanimeve në shkallë të gjerë dhe proceset e formimit të tyre,” ,” shkruajnë autorët në studim.
Sipas tyre, dy muret e fortifikuara funksiononin së bashku për mbrojtje. Të dyja ishin bërë me gurë të ashpër dhe llaç, duke krijuar mburoja të trasha gjashtë metra kundër forcave të jashtme.
“Nëse pushtimi i kalasë së brendshme dhe vendbanimit të jashtëm do të ishin afërsisht bashkëkohorë, siç sugjerojmë ne,” shkruanin autorët në studim, “ky vendbanim do të ishte një nga më të mëdhenjtë e njohur në epokën e bronzit të vonë dhe hekurit të Kaukazit Jugor”.
Ekipi beson se Dmanisis Gora vazhdoi të zgjerohej me kalimin e kohës, pasi grupet e lëvizshme baritore iu bashkuan vendbanimit, por një pjesë e popullsisë mund të ketë qenë sezonale.
Ekipi shpreson të studiojë më tej vendin për të kuptuar funksionet e zonave specifike dhe për të mësuar për gjithçka, nga dendësia dhe intensiteti i popullsisë deri te lëvizjet e bagëtive dhe praktikat bujqësore.
Aplikacioni kinez i mediave sociale RedNote, i njohur në Kinë si Xiaohongshu, fitoi afro 3 milionë përdorues amerikanë brenda një dite në fillim të kësaj jave, pasi u bashkuan një përmbytje e të vetëshpallurve “refugjatë” të TikTok, sipas të dhënave të reja nga firma analitike Similarweb.
Aplikacioni në gjuhën kineze kishte rreth 3.4 milionë përdorues aktivë çdo ditë në pajisjet iOS dhe Android në SHBA që nga e hëna, nga më pak se 700.000 një ditë më parë dhe rreth 300.000 një javë më parë, sipas Similarweb.
Fluksi i përdoruesve është nxitur nga një ndalim i afërt i SHBA për TikTok, i përdorur nga 170 milionë amerikanë, për shqetësimet e sigurisë kombëtare.
Të dhënat sugjerojnë një zhvendosje edhe më të madhe në RedNote nga përdoruesit amerikanë këtë javë sesa dihej më parë, duke shpjeguar ngritjen e saj dramatike në krye të renditjes së shkarkimeve të dyqaneve të aplikacioneve në SHBA.
Ndërkohë, përdorimi i TikTok në SHBA ra përpara ndalimit 2.1% nga java në javë në rreth 82.2 milionë përdorues aktivë ditorë, sipas Similarweb.
SHBA do të vendosë përfundimisht rreth ndalimit të aplikacionit TikTok më 19 janar.
Një veturë ka marrë flakë në garazhin e një ndërtese në Kalabri, duke mbuluar të gjithë ndërtesën me tym të dendur, raporton ATV.
Pamjet e siguruara nga ATV tregojnë momente dramatike, ku zjarrëfikësit po tentojnë të evakuojnë banorët.
Dy blloqe banesore janë mbushur me tym, duke bërë që banorët të mbeten të ngujuar brenda apartamenteve.
Shumica prej tyre janë detyruar të dalin në ballkone, ndërsa autoritetet përpiqen të menaxhojnë situatën.
Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikësit dhe policia, të cilët po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.
Ndërkohë, energjia elektrike në ndërtesë është ndërprerë, por ende nuk dihet nëse kjo është për shkak të zjarrit apo reduktimeve të energjisë. /atvlive.tv
Një veturë ka marrë flakë në garazhin e një ndërtese në Kalabri, ku si pasojë, e gjithë ndërtesa është mbuluar nga tymi i dendur, raporton ATV.
Në vendngjarje kanë arritur menjëherë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po punojnë për të shuar zjarrin.
Ndërkohë, burimet e ATV-së nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se energjia elektrike në ndërtesë është ndalur, por nuk dihet ende nëse kjo ka ndodhur si pasojë e zjarrit apo për shkak të reduktimeve të energjisë.
Bashkimi Evropian e ka përsëritun thirrjen për konstruktivitet në dialog.
Ky deklarim vjen pasi të mërkurën, Qeveria e Kosovës i mbylli zyrat e strukturave paralele në dhjetë komuna të vendit.
Sot, zëdhënësja e BE-së Anita Hipper, tha se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia parashikohet të zgjidhet përmes dialogut.
Hipper sot në një konferencë për media përsëriti se për Bashkimin Evropian, dialogu mbetet parësor.
“Ne gjithmonë besojmë në fuqinë e dialogut, kjo është parësore dhe e domosdoshme dhe kjo është pse bëjmë përpjekje për këtë dhe arsyeja pse kërkojmë nga të gjitha palët që ta bëjnë këtë. E keni parë deklaratën tonë, dhe atë çka është thënë më parë. Është e rëndësishme që ta vazhdojmë dialogun në mënyrë konstruktive”, tha Hipper në këtë konferencë.
Gjatë një operacioni policor të mërkurën janë mbyllur komunat paralele të Serbisë: në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.
Ky aksion u kritikua nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe ambasadat tjera të akredituara në vend.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim diplomaten e lartë amerikane, Anu Prattipati.
Sipas Krasniqit, bashkë biseduan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë të takoj znj. Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe theksuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky partneritet strategjik ka qenë dhe mbetet shtyllë e rëndësishme për avancimin ekonomik, politik dhe demokratik të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
I pari i PDK-së shton se Prattipatin e informoi për përkushtimin e kësaj partie dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzën rreth nxitjes së zhvillimit ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë.
“E informova znj. Prattipati për përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, për të nxitur zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët tanë ndërkombëtarë. Gjithashtu, biseduam për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe domosdoshmërinë e një procesi zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces të rregullt dhe të drejtë përgjatë gjithë fushatës elektorale”.