ATV

Author: ATVLive

  • Haliti: Albini po thotë se ka me i marrë 500 mijë vota, s’e di kah ka me i marrë

    Haliti: Albini po thotë se ka me i marrë 500 mijë vota, s’e di kah ka me i marrë

    Xhavit Haliti, një nga themeluesit e UÇK-së dhe kandidat për deputet nga PDK, në emisionin CONTEXT në ATV, ka ironizuar me pretendimet e kryeministrit Albin Kurti për të fituar 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Ai u shpreh skeptik për pretendimet e Kurtit, duke vënë në dyshim aftësinë e tij për të mbledhur kaq shumë vota.

    “Albini po thotë që ka me fitu 500 mijë vota, s’e di ku ka me i marrë. Bile, ai s’është i suksesshëm as në mbushjen e sallave, sepse po ka zbrazëtina në salla kur është ai,” deklaroi Haliti.

    Ai tha se partitë po përpiqen të mobilizojnë elektoratin përmes tubimeve të mëdha, por sipas tij, 70% e elektoratit tashmë e di se kënd ka me e votu.

    “TÇdo parti e thirri elektoratin e vet në hapje dhe edhe në lokalitete ku po mbushen, për shembull, ne e patëm një tubim shumë të madh edhe në Ferizaj, e patëm edhe në Viti. Sot ishte në Skenderaj. Do me thënë në Skenderaj, në rregull, atje po besoj ka pasë edhe nga fshatrat e nga rrethit, po i shthërrasin njerëzit me ardhë me u dukë më shumë, me kriju një vullnet më të madh tek elektorati tek njerëzit e tyre dhe shumica i kanë mbushë sallat deri tash. Tani problemi i madh është me i pinë njerëzit me votu. Besoj që deri tani, edhe pse po e mbajnë fushatën, po besoj që një 70 për qind e dinë kanë me votu dhe mos me ba fushatë hiç, por duhet me ju trokitë në derë njerëzve për t’i bindë me votu për njërin ose për tjetrën parti”, tha Haliti.

    Intervistën e plotë me Xhavit Halitin në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Haliti thotë se është kundër kandidimit e kryetarëve të komunave për t’ia ndihmu partisë së vet me vota

    Haliti thotë se është kundër kandidimit e kryetarëve të komunave për t’ia ndihmu partisë së vet me vota

    Xhavit Haliti, një nga themeluesit e UÇK-së dhe tani kandidat për deputet nga PDK, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi pjesëmarrjen e kryetarëve të komunave në zgjedhje parlamentare për interesat e partive.

    Haliti tha se kryetarët e komunave nuk duhet të lëshojnë postin për t’i rritur votat partisë së tyre.

    “Tani sa i përket kryetarëve të komunave, ata janë kandidatë për t’ia shtu partive numrat ose për t’i marrë votuesit e tyre, se unë nuk e besoj që një kryetar komune e lëshon pozicionin e vet për t’u bërë deputet, sepse është shumë komod për të qenë kryetar komune, por e drejta për me konkurru dhe prapë për t’ia lëshu vendin dikujt tjetër, është e drejtë ligjore dhe nuk ka diçka që e ndalon. Mendoj që nuk do të duhej me qenë kështu. Ai që e lëshon vendin e kryetarit të komunës, nuk do duhej të të kthehej pasi që t’ia ndihmojë partisë së vet. Do duhej me u mbajtë zgjedhjet edhe në komunën e tij”, tha Haliti.

    Intervistën e plotë me Xhavit Halitin në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Haliti: Ka ekzistuar mendimi se mund të ketë zgjedhje në qershor, Kurti njëherë pat thënë po, pas ca ditësh pat thënë jo

    Haliti: Ka ekzistuar mendimi se mund të ketë zgjedhje në qershor, Kurti njëherë pat thënë po, pas ca ditësh pat thënë jo

    Xhavit Haliti, një nga themeluesit e UÇK-së dhe tani kandidat për deputet nga PDK, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për zhvillimet politike të qershorit dhe paqëndrueshmërinë e kryeministrit Albin Kurti lidhur me zgjedhjet.

    Haliti tha se fushata elektorale ka nisur jozyrtarisht që në qershor, pas një takimi mes liderëve politikë kryesorë.

    “Tani realisht fushata ka fillu që në muajin qershor, kur u bë ajo darka e famshme mes kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryetarit të Vetëvendosjes, respektivisht kryeministrit të Kosovës, zotit Kurti”, tha Haliti.

    Ai kritikoi ndryshimet e shpeshta në qëndrimet e kryeministrit, duke theksuar mungesën e integritetit në komunikim.

    “Ka ekzistu njëfarë mendimi që përnjëmend mund të bëhet zgjedhje, por si zakonisht Kurti e tha po, por pas ca ditësh, tha jo. Domethënë, integriteti i fjalës nuk ka qenë në nivel,” deklaroi Haliti.

    Deklaratën e plotë të Xhavit Halitit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Përurohet shkolla në Talinoc të Ferizajt, mungon inventari

    Përurohet shkolla në Talinoc të Ferizajt, mungon inventari

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Pasditen e së mërkurës, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, destinacionin nga Prishtina e pati në Ferizaj.

    Në fshatin Talinoc, Nagavci përuroi shkollën, megjithëse ishte në dijeni që punimet finale nuk kishin përfunduar ende.

    Për vizitën e ministres Nagavci, drejtoria e shkollës ishte e njoftuar, por jo edhe për prerje të shiritit.

    “Shkollën dje e ka vizituar, por ajo ka shkruar që është përuruar dhe unë po them që është përuruar. Shkolla është moderne, ashtu siç ka thënë, është e financuar nga MASHTI dhe e fituar nga DKA-ja. Shkolla ka kabinete dhe gjithçka që i nevojitet, por i mungojnë karriget. Dje ministrja na ka premtuar që deri në fund të javës do të vijë edhe një pjesë e vogël e inventarit që mungon në shkollë,” tha Emine Zeqiri, drejtoreshë e shkollës.

    Për mosorganizim dhe njoftim, kishte ankesa edhe nga prindërit.

    “Dje fëmijët më thanë që na kanë thirrur për përurimin e shkollës. Fëmijët nuk i kanë lejuar të shkojnë askund. Pasi e kanë përfunduar shkollën, i kanë ftuar përsëri, por nuk i kanë lejuar të dalin jashtë dhe kanë thënë që nuk i kanë lejuar të hyjnë në shkollë,” tha një prind.

    Shkolla e Talinocit, ka rreth 300 nxënës të cilët mësojnë me tri ndërrime në kushte jo të mira infrastrukturore.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Drejtori i Shkollës “Abetarja”, denoncohet në polici për dhunë ndaj një nxënësi

    Drejtori i Shkollës “Abetarja”, denoncohet në polici për dhunë ndaj një nxënësi

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Për dallim nga e mërkura, të enjten 9 vjeçari, A.H mungoi në shkollë.

    Ai po pretendon që të mërkurën derisa ishte në ambientet e shkollës “Abetarja”, në Softaj të Ferizaj u godit nga drejtori.

    Rasti sipas nëntë vjeçarit kishte ndodhur në tualet. Skënder Haziri, babai i tij, thotë se fëmija në shtëpi erdhi me shenja të dhunës, derisa rastin e lajmëroi edhe në Polici.

    “Djali kur mka ardhë në shpi I ka pas faqet e kuqta, më ka thanë që eka rre drejtori në banjo. Fëmija nuk po pranojnë me shku në shkollë, nuk është hera e parë po thojnë s’shkojmë në shkollë se na rreh”, tha babai i 9-vjeçarit, Skender Haziri.

    Krejt këtë po e quan inskenim i akuzuari, drejtori i shkollës, Ismet Balaj.

    “Nuk e kam prekur as veshin, prindi eka paraqit që eka kap veshin edhe dy tri shuplaka, nuk e kam prekur absolutisht. Kjo është inskenim me ba mediatike, masi ka krejt kto suksese”, tha drejtori i shkollës “Abetarja”, Ismet Balaj.

    Madje Balaj, thotë se nuk është hera e parë që kanë probleme me fëmijët e kësaj familjeje.

    “Kemi probleme me prindin e tij, vitin e kaluar djali I tij I madhi që është dashtë me kanë në klasën e 8, ka ardh në shkollë me armë, une e kam thirr policinë. Ai më pati telefonu e mpat thanë që ki punë me mu”, tha Balaj.

    Problemet në shkollë i konfirmon edhe mësuesja e 9 vjecarit, Arlinda Sadiku.

    “Ai ka 55 mungesa të pa arsyshme, prindërit janë anku shpesh se po ua rrah fëmijët. Madje shpesh ai i kërcnon duke iu thënë se jau thrras vëllaun”, tha Sadiku.

    Pas denoncimit, rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Protestojnë kompanitë e autobusëve të Podujevës

    Protestojnë kompanitë e autobusëve të Podujevës

    Përgatiti: Egzona Mema

    Stacioni i Podujevës mbeti i zbrazët mëngjesin e së enjtes e autobusët janë zhvendosur në Lupc të poshtëm, si jo zakonisht.

    Me pezullimin e transportit, nisën protestën shoferët e linjave që mbulojnë Podujevën pasi që, sipas tyre, iu është bërë një padrejtësi.

    “Jena dal se na kanë dëmtu linjat që i kanë lëshu në këtë rast magjistralen Prishtinë-Podujevë. Na kanë dëmtu shumë, është e padrejtë, nuk ka të drejtë të lëshohen linja çdo stacion ku nalemi ne edhe ata”, tha kryetari i shoqatës së autobusëve, Beqir Mustafa.

    Thonë se këto pakënaqësi i kanë adresuar në komunë, por deri më tani nuk iu është bërë një zgjidhje.

    “Ankesa kemi bërë në Komunë, prej 3 janari e deri më sot, nuk jemi ndal as në Ministri, fjalë po punë askund”, tha Afrim Leci, anëtar i Shoqatës ‘’Llapi’’.

    Madje policia u detyrua të intervenoj në një rast kur protestuesit penguan dy autobusë të tri linjave të reja në këtë drejtim.

    Ata hodhën akuzua ndaj tyre se po tejkalojnë linjën, Prishtinë-Teneqdoll.

    Pikërisht ndryshimi i mbulimit të territorit po pritet të jetë njëra prej zgjidhjeve që ka menduar Komuna e Prishtinës për këtë problem.

    “Të mos marrin pasagjerë në magjistrale por, të marrin pasagjerë veç në qendrat urbane, shpresoj me këtë ta zgjidhim problemin”, tha drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci.

    Megjithatë edhe nëse ky kompromis nuk arrihet mes shoferëve të autobusëve dhe komunës, kjo e fundit theksoi se linjat do të vazhdojnë operimin.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Premtimet e Ramës për parkingjet nëntokësore, vetëm në letër

    Premtimet e Ramës për parkingjet nëntokësore, vetëm në letër

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Lëvizjen mbrapa po e bënë me shumë vështirësi, por zgjidhje tjetër nuk ka.

    Shumë qytetarë që të enjten planifikuan t’i parkojnë veturat në lagjen Dardania në Prishtinë, nuk gjetën parking.

    Me qëllim krijimin e hapësirave të bollshme për parking, jo vetëm në Dardani, por edhe në Ulpianë, Lakrishtë e në qendër të qytetit, ishte paraparë ndërtimi i parkingjeve nëntokësore.

    Por që nga zotimi i kryetarit Përparim Rama, para më shumë se tre vjetëve, ende s’ka diçka konkrete.

    Andaj në mungesë të parkingjeve, ka raste kur qytetarët, veturat e tyre i lënë skaj trotuareve.

    Pas këtij veprimi, që përbën shkelje të ligjit, pasojnë gjoba.

    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besart Krasniqi thotë se më mirë do ishte krijimi i hapësirave të bollshme për parking, që mos t ‘ketë nevojë për gjoba.

    “Këta po detyrohen, shiko nuk kanë ku t’i lejnë, përpara se të japin gjoba me urdhër të inspektoratit të kryeqytetit, pse nuk I përmbushin njëherë premtimet e tyre, e pastaj të hidhen të qytetarët”, tha Besart Krasniqi, asamblist i VV-së.

    Ndërkaq, nga komuna e Prishtinës, nuk dhanë ndonjë afat se kur pritet të fillojnë punimet, pasi ende nuk është hapur asnjë tender.

    “Disa nga to veçse janë të projektuara, pra faza e parë është e përfunduar, tashme jemi ne fazën e dytë, atë të prokurimit, të cilat duhet të vendosen në planin e prokurimit e pastaj pas shpalljes së fituesit të ekzekutohen”, thuhet në përgjigjen nga Komuna e Prishtinës.

    Aktualisht, komuna e Prishtinës ka 3 parkingje nëntokësore.

    Përveç atij tek katedralja, dy të tjerë janë në afërsi të sheshit “Zahir Pajazi” dhe tek Pallati i Rinisë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Ndërtimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë, fillojnë procedurat e prokurimit për tenderin 9 milionësh

    Ndërtimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë, fillojnë procedurat e prokurimit për tenderin 9 milionësh

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Në një parcelë skaj magjistrales Fushë Kosovë, Ministria e Bujqësisë planifikon ta ndërtojë objektin e ri. Për këtë projekt, ky dikaster të enjten ka dhënë njoftimin paraprak për këtë procedurë të prokurimit.

    Ndërkaq, tenderi i cili kap vlerën prej 9 milionë e 200 mijë euro, do të hapet për aplikim tek më 20 shkurt të këtij viti.

    Paraprakisht, në fund të vitit 2024, Ministria kishte hapur një tjetër tender: për rrënimin e objekteve të cilat aktualisht ekzistojnë në parcelën ku planifikohet ndërtimi I të riut.

    Vlera e tenderit në të cilin kompanitë mund të aplikojnë deri më 20 janar të këtij viti, është 90 mijë euro. Në mars të vitit 2024, Ministria e Bujqësisë pati vendosur që të mos e vazhdojë kontratën me bizneset të cilat po funksiononin në tokat ku tani planifikon ta ndërtojë objektin e ri.

    Tash e dy vjet, Ministria e Bujqësisë funksionon në një objekt me qira.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijë të cilët u rrezikuan nga tymi e flaka në Prishtinë

    Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijë të cilët u rrezikuan nga tymi e flaka në Prishtinë

    Mbrëmjen e sotme, një zjarr shpërtheu në parkingun e mbyllur të një banese në Prishtinë, raporton ATV.

    Disa banorë mbetën të bllokuar brenda dhe kërkuan ndihmë për t’u larguar nga zona e rrezikshme.

    Pamjet e siguruara nga ATV, tregojnë momentin kur zjarrfikësit arritën të shpëtojnë dy fëmijë që ishin ngujuar në një banesë.

    Njësitet përkatëse të emergjencës ndërhynë për të siguruar situatën dhe për të shpëtuar banorët e bllokuar.

  • Zjarri në Kalabri, disa persona trajtohen nga ekipet mjekësore

    Zjarri në Kalabri, disa persona trajtohen nga ekipet mjekësore

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi shpërthimin e zjarrit sonte në një ndërtesë në Prishtinë.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 18:40 në lagjen “Emshiri”.

    “Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi”, ka thënë Ahmeti.