ATV

Author: ATVLive

  • Hoti: Kemi kapacitete të thëngjillit për 200 vite, mund të shndërrohet në rafineri të naftës

    Hoti: Kemi kapacitete të thëngjillit për 200 vite, mund të shndërrohet në rafineri të naftës

    Kandidati për deputet nga partia Fjala, Isuf Hoti, në emisionin COMPASS në ATV, tha se Kosova ka kapacitete të mëdha të thëngjillit që mund të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik.

    Hoti sugjeroi që thëngjilli mund të shndërrohet në rafineri të naftës, duke mundësuar eksport të thëngjillit dhe import të naftës.

    “Cilado parti politike që merret me zhvillim ekonomik duhet mu kthy mbrapa te menaxhimi i energjisë. Kemi thëngjill, kapacitet thëngjillit për 200 vitet e ardhshme, të cilat mundemi m’i përkthy edhe në rafineri të naftës, duke bërë eksport të thëngjillit edhe import të naftës, nëse dojmë me investu mbi energjinë, se unë vij nga fshati Krushë e Madhe dhe sot është dita e fundit që ka pasë ndërprerje të rrymës edhe akoma nuk kemi menaxhim të energjisë që 25 vite”, tha Hoti.

    Deklaratën e plotë të Isuf Hotit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Ademi: Profesionistët shëndetësor po detyrohen të punojnë shtesë për mirëqenien e tyre

    Ademi: Profesionistët shëndetësor po detyrohen të punojnë shtesë për mirëqenien e tyre

    Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Pajtim Ademi, në emisionin COMPASS në ATV, tha se profesionistët shëndetësorë po përballen me vështirësi financiare që i detyrojnë të kryejnë punë shtesë.

    Ademi theksoi se pagat e ulëta dhe rritja e shpenzimeve po ndikojnë rëndë në mirëqenien e tyre.

    “Profesionistët shëndetësorë në këtë rast nga fusha që vij unë, janë në atë kohën ku shpeshherë obligohen të kryejnë punë shtesë për t’i mbuluar ato shtëzimet, obligimet familjare edhe ai stimulimi që të ketë ndonjë ide për ndonjë punë shtesë e që nuk ka asnjë kredibilitet në këtë vend, përderisa përderisa pagat janë jo të kënaqshme edhe përballë kësaj na janë rritë shpenzimet. E dihet se çdokush sot, ose një pjesë e madhe mendojnë ata të cilët nuk janë të martuar, mendojnë të martohen në krijim në familje”, tha Ademi.

    Deklaratën e plotë të Pajtim Ademit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Latifi: Shkalla e varfërisë është në përmasa ekstreme dhe po rritet çdo ditë

    Latifi: Shkalla e varfërisë është në përmasa ekstreme dhe po rritet çdo ditë

    Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Smaj Latifi, në emisionin COMPASS në ATV, tha se shkalla e varfërisë në vend është në përmasa ekstreme dhe situata po përkeqësohet çdo ditë.

    Latifi tha nevojën për projekte që adresojnë mirëqenien sociale, pagat dhe skemat e pensioneve.

    “Shkalla e varfërisë, është në përmasa shqetësuese, pra është ekstreme dhe numri i tyre që po rritet nga dita në ditë. Ne kemi po ashtu edhe një projekt që lidhet pastaj me skemat e pensioneve, me pagat, me mirëqenien sociale, përkujdesje ndaj kategorive të cilat janë me nevoja të veçanta”, deklaroi Latifi.

    Ai foli për potencialin e bujqësisë, agroturizmit dhe turizmit si mundësi për punësime të reja.

    “Ne mendojmë që edhe bujqësia, edhe agroturizmi, edhe turizmi në qoftë se ka mbështetje në dimensione të ndryshme, është mundësi edhe për punësim, po edhe për rritjen e mirëqenies, po edhe për rritjen e profitit, pastaj partneriteti me bizneset është tepër me rëndësi dhe sigurisht edhe investimet në në partneritet publiko privat, që po ashtu pak janë shfrytëzuar, ose të themi hiç nuk janë shfrytëzuar në vitet e fundit”, u shpreh ai.

    Deklaratën e plotë të Smaj Latifit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Serwer: Uashingtoni foli shumë pak, kur njerëzit e Vuçiqit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në veri

    Serwer: Uashingtoni foli shumë pak, kur njerëzit e Vuçiqit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në veri

    Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi politika në favor të Serbisë. Kështu shkruan profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, në një analizë për administratën që po largohet dhe për atë që po vjen.

    Në një intervistë për A2 CNN, eksperti shpreh zhgënjim të thellë për faktin se si Biden, ashtu edhe Antony Blinken, Derek Chollet dhe Christopher Hill, që e njihnin shumë mirë Ballkanin Perëndimor dhe vuajtjet e Kosovës, vendosën të zbatonin një politikë të Amerikës pro Beogradit.

    “Në pjesën më të madhe të Administratës Biden, Gabriel Escobar, ish-zëvendës Shefi i Misionit në Beograd, udhëhoqi politikat e shtetit në Ballkan. Ai shndërroi formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në prioritetin e tij kryesor. Kjo i dha Beogradit atë që dëshironte më së shumti, ndërsa Prishtinës asgjë. Kjo nuk do të funksiononte kurrë dhe ashtu rezultoi”, tha Daniel Serwer, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Profesori shton se njerëzit e Bidenit anuan edhe më shumë drejt Serbisë duke mos thënë asgjë të dobishme kur u rrëmbyen dy policë të Kosovës brenda territorit të saj.

    “Kur Vuçiq dërgoi njerëz të dhunshëm për të sulmuar paqeruajtësit e NATO-s, Uashingtoni foli shumë pak. Kur Serbia organizoi sulmin terrorist në Kosovë, ata nuk bënë asgjë”, tha Daniel Serwer.

    Profesori amerikan analizon se nuk pret që administrata e dytë e Trump të bëjë diçka ndryshe, pasi pret që së pari të vendosë si prioritet projektet ekonomike të dhëndrit, Jared Kushner, në Shqipëri dhe Serbi.

    “Ju mund të prisni që Trump të mos bëjë asgjë që rrezikon projektet e Kushner me paratë saudite. Kjo do të thotë se do të vazhdojë të anohet edhe më shumë drejt Beogradit dhe larg Prishtinës, megjithatë jo larg Tiranës. Shqipëria dhe Serbia pajtohen në shumë gjëra, përfshirë nevojën që liderët e tyre të qëndrojnë në pushtet pa një opozitë serioze”, u shpreh profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Serwer thekson se ledhatimi ndaj Beogradit do të vazhdojë, ndërsa parashikon një përkeqësim të situatës nëse Uashingtoni i rikthehet ideve për ndarjen e Kosovës në vija etnike.

  • ​Do të na shkelni, protesta në Serbi pas tentim-vrasjes së studentes

    ​Do të na shkelni, protesta në Serbi pas tentim-vrasjes së studentes

    Në shumë qytete të Serbisë kanë shpërthyer protesta të reja pas tentim-vrasjes së një studenteje 20-vjeçare sot në Beograd.

    Një makinë u përplas me një turmë të mbledhur sot në Beograd dhe goditi një studente për të cilën thuhet se është gjendjen stabile shëndetësore.

    Protestat më pas kanë shpërthyer në Kralevë, Novi Sad, Zrenjanin, Nish dhe Kragujevc. Ndërkohë, u organizuan edhe studentët në Novi Sad, duke bllokuar për disa orë kryqëzimin pranë Futoshka Pijaca.

    Studentët paraprakisht kishin paralajmëruar tubimin tjetër më të madh – më 17 janar në ora 18:30 para Radio Televizionit të Serbisë (RTS) me qëllim që, siç thonë ata, edhe një herë të tërheqin vëmendjen për “raportimin joadekuat të këtij shërbimi publik mediatik.”

    Organizata joqeveritare Lëvizja Ndërkombëtare Evropiane (EMI) ka ofruar mbështetje për studentët në Serbi të cilët po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në stacionin e trenit në Novi Sad, duke deklaruar se qeveria e Aleksandër Vuçiqit “duhet të mbajë përgjegjësi”.

    “Ne qëndrojmë me studentët serbë! Ne mbështesim të rinjtë në Serbi që luftojnë për të drejtat civile dhe liritë demokratike. Qeveria e Vuçiqit duhet të mbajë përgjegjësi”, njoftoi Lëvizja Ndërkombëtare Evropiane në rrjetin X.

    “Serbia është vendi ku kam përjetuar momentet më të vështira të jetës sime”. Por zemra ime është me studentët dhe popullin serb. Ju jeni e ardhmja, ju meritoni më mirë dhe unë besoj në luftën tuaj për drejtësi. Prisni”.

    Para Gjykatës Themelore në Zrenjanin sonte është mbajtur protestë e studentëve. Protesta në mbështetje u mbajt për tentativën e vrasjes së studentes së drejtësisë.

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, dënoi dhunën kundër demonstruesve, përfshirë sulmin e fundit në Beograd, kur një burrë goditi një studente me një makinë dhe i shkaktoi asaj lëndime të rënda trupore.

    “Ky është një sulm i papranueshëm mbi njerëzit që ushtrojnë të drejtën e tyre për të shprehur pakënaqësi ndaj veprimeve të autoriteteve, mendoj se autoritetet para së gjithash duhet të dinë të ruajnë të drejtën e tyre duke siguruar këto tubime në mënyrë që individët të mos hyj në natyrën e motivimit të tyre. fare, të mos keni mundësinë të sulmoni njerëzit që protestojnë, qoftë “drejtpërdrejt fizikisht ose siç kemi pasur rastin të shohim në disa raste duke futur makina në turmën që është në rrugë dhe që kërkon ndryshime të caktuara,” tha Picula në një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Fakulteti i Arteve të Bukura dhe Fakulteti i Drejtësisë (FLU) ka dënuar ashpër çdo formë dhune ndaj të cilës studentët janë ekspozuar vazhdimisht që nga fillimi i bllokadës së studentëve, duke vlerësuar se sulmi i sotëm ndaj një studenteje paraqet “vazhdim të frikshëm të incidenteve brutale që kërcënojnë sigurinë e studentëve dhe cenojnë të drejtat themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë”.

    “Ju kujtojmë se ishte pikërisht dhuna ndaj studentëve që po bënin nderime paqësore për të vrarët në Novi Sad që nisi bllokadat e studentëve”, thuhet në deklaratën e FLU.

  • ​Vetura përplas studenten 20-vjeçare në Serbi

    ​Vetura përplas studenten 20-vjeçare në Serbi

    Një studente e Fakultetit Juridik me inicialet S. P. është goditur sot nga një veturë gjatë bllokadës në kryqëzimin e rrugës Ruzvelt dhe Maria në Beograd, ndërsa shoferi është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

    20-vjeçarja është pranuar në gjendje të përgjithshme stabile, njoftoi Qendra Klinike e Serbisë.

    Policia identifikoi dhe gjeti drejtuesin M. P. (36), i cili dyshohet se ka goditur me Ford Focus 20-vjeçaren dhe më pas është larguar. Shoferit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, për veprën penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë dhe lëndën e ka marrë Prokuroria e Lartë Publike.

    Dyshohet se në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve i mitur.

    Pamjet shqetësuese të kapura nga dëshmitarët okularë tregojnë shoferin duke u kthyer në trotuar dhe duke goditur një studente, e cila u hodh në çatinë e makinës nga forca e goditjes. Shoferi vazhdoi të lëvizte me vajzën në çati, e cila më pas rrëshqiti dhe ra në rrugë.

    Brenda një ore, studentët e Fakultetit Juridik, të cilëve iu bashkuan edhe kolegë nga fakultetet e tjera të Beogradit, bllokuan trafikun dhe u bënë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen atyre në dënimin e dhunës.

    Kujtojmë, qytetarët dhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, Juridikut, Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Teknologjisë dhe Metalurgjisë kanë bllokuar për 15 minuta kryqëzimin Ruzvelt dhe Maria për të nderuar 15 viktimat nga shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

  • ​Papa Françesku pajtohet për shtetin bektashi, pret në Vatikan Baba Mondin

    ​Papa Françesku pajtohet për shtetin bektashi, pret në Vatikan Baba Mondin

    Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka takuar në Vatikan Atin e Shenjtë Papa Françeskun.

    Në këtë takim Papa Francesku ka bekuar krijimin e Shtetit të ri Sovran Bektashi.

    “Nismë e bukur të cilën e bekoj”, mësohet të ketë thënë Papa gjatë takimit.

    Gjithashtu mes Papës dhe Baba Mondit është firmosur edhe dokumenti mbi Vëllazërinë Njerëzore të Abu Dabit./Tch

  • Haliti: Qeveria po paraqet të dhëna të pavërteta për punësime, nuk është mirë me i gënjy qytetarët

    Haliti: Qeveria po paraqet të dhëna të pavërteta për punësime, nuk është mirë me i gënjy qytetarët

    Xhavit Haliti, kandidat për deputet nga PDK, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi qeverinë për mungesë transparence ndaj qytetarëve gjatë fushatës.

    Haliti tha se qeveria po paraqet të dhëna të pavërteta për rritjet ekonomike, duke përmendur pretendimet për rritjen e punësimit.

    “Qeveria, në qoftë se krejt kohë nuk ka raportu në Kuvend në detaje, të paktën para qytetarëve nuk është mirë me gënjy, ‘kemi rrit 30 për qind atë punësimin’, tani 30 për qind, në qoftë se është rritë punësimi, le të pyesin sa veta janë paraqitur prej dhjetorit deri sot në Ambasadën e Gjermanisë për të marrë leje pune dhe për të shku në Gjermani. 28 mijë veta brenda një muaji janë të paraqitur në ambasadën e Gjermanisë. Kjo është një situatë shumë alarmante për mua, për atë që po thonë që ne kemi një zhvillim enorm. Rruga me pa u ndreqë, ashtu siç i kemi lënë, dhe, në qoftë se ai thotë që më kanë lanë kaq borxhe, gjithmonë, çdo vit buxhetor, qeveritë marrin borxh ë borxh publik”, tha Haliti.

    Intervistën e plotë me Xhavit Halitin në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Lokalizohet zjarri në Kalabri, 13 persona marrin trajtim mjekësor

    ​Lokalizohet zjarri në Kalabri, 13 persona marrin trajtim mjekësor

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është lokalizuar zjarri që shpërtheu sonte në një banesë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinës, ka konfirmuar për KosovaPress se deri më tash 13 persona kanë marrë trajtim mjekësor.

    “Aktualisht situata është vënë nën kontroll. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve. Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë”, ka thënë Ahmeti.

    Ahmeti ka thënë se po vazhdojnë ekzaminimet e nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente mbi shpërthimin e zjarrit.

  • Haliti ngre shqetësime për rrezik të manipulimit të votave në diasporë, thotë se kutitë postale nuk janë të sigurta

    Haliti ngre shqetësime për rrezik të manipulimit të votave në diasporë, thotë se kutitë postale nuk janë të sigurta

    Xhavit Haliti, kandidat për deputet nga PDK, në emisionin CONTEXT në ATV, ka ngritur shqetësime për rrezikun e manipulimit të votave në diasporë përmes kutive postale, duke kërkuar masa nga KQZ.

    Haliti tha se kutitë postale në të cilat dërgohen votat e diasporës nuk janë të sigurta dhe rrezikojnë manipulime.

    “Diaspora është e regjistru, kanë fillu me votu, e kanë afatin sipas ligjit, deri më datën 8 më duket e përfundojnë votimin, por ajo që është shqetësuese për mua, është votimi në ato kutitë postale si po i quajmë, sepse kutitë postale janë të vendosura në posta dhe dyert e vendeve, ku janë kutive postale, janë të hapuna krejt kohën, nuk mund të mbyllen dhe çelësat e kutisë postale i ka me siguri konsullata ose ambasada, ku votojnë njerëzit”, tha Haliti.

    Ai kërkoi nga KQZ të ndërmarrë masa konkrete për të vendosur një rregull për kutitë postale ku drgohen zarfat e votave me postë.

    “Rreziku për manipulim në diasporë i madhe është ky që konsulli ose ambasadori që e ka çelësin e kutisë postale mund të shkojë diku nga dy i natës dhe mund të operojë në variantin e vet. Unë mendoj që do të duhej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me pasë parasysh këtë dhe me vendosë një rregull tek kutitë postale ku dërgohen ato zarfat me poste” tha ai.

    Intervistën e plotë me Xhavit Halitin në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: