ATV

Author: ATVLive

  • Arrestohen pesë gra dhe një burrë në Prishtinë, dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë

    Arrestohen pesë gra dhe një burrë në Prishtinë, dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë

    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në dy raste të ndara ka arrestuar pesë gra dhe një burrë pasi dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë në rajonin e Prishtinës.

    Sipas njoftimit të PK-së, në rastin e parë, Policia ka arrestuar dy gra pasi dyshohet se kishin marrë me qira një banesë për të kryer veprën penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion. Ato janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ndërkohë në rastin e dytë, Policia ka arrestuar tri gra dhe një burrë nën dyshimin për veprat penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për prostitucion”.

    Të njëjtit dyshohen se në dy lokale në rajonin e Prishtinës kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë. Janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Bytyqi: Për Kompleksin e Jasharajve, të gjitha qeveritë mbajnë përgjegjësi

    Bytyqi: Për Kompleksin e Jasharajve, të gjitha qeveritë mbajnë përgjegjësi

    Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Veli Bytyqi, në emisionin COMPASS në ATV, kritikoi vonesat në përfundimin e Kompleksit të Jasharajve, duke e quajtur të turpshme që ky projekt ende nuk është realizuar 25 vjet pas luftës.

    “Kur bëhet fjalë për Kompleksin e Jasharajve, të gjithë kanë nga pak faj, por këta që kanë trumbetuar se do ta kryejnë shumë shpejt, do ta bëjnë këtë, pa e bërë asnjë dëgjim publik, pa e bërë publikë as projektin, mënyra se di do të zhvillohen krejt ato procedura, s’po hyj te detajet, sepse aspekti financiar për mua është fare i pa rëndësishëm. Për mua ka rëndësi që ky objekt ky vend i shenjtë, është dashur të jetë i mbaruar e kryer që shumë vite më përpara”, tha Bytyqi.

    Deklaratën e plotë të Veli Bytyqit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Hoxha përshëndet nismën për Kompleksin Adem Jashari, por kritikon për  mungesë të transparencës

    Hoxha përshëndet nismën për Kompleksin Adem Jashari, por kritikon për mungesë të transparencës

    Kandidatja për deputete nga PDK, Eliza Hoxha, në emisionin COMPASS në ATV, përshëndeti nismën për zhvillimin e Kompleksit Adem Jashari, por shprehu shqetësime për mungesën e transparencës dhe rritjen e kostove pa arsyetim të qartë.

    “Unë jam e gëzuar që ka ndodhur një projekt, por nuk jam e gëzuar që kemi parë vetëm një ‘render’. Nuk e dimë pse ka lëvizur çmimi nga 3 milionë në 9 milionë euro. Vetëm një projekt zbatues mund ta përcaktojë saktësisht sa do të kushtojë realizimi i tij”, tha Hoxha.

    Deklaratën e plotë të Eliza Hoxhës në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Bytyqi: Në Ministrinë e Kulturës duhet të vijnë njerëz të kulturuar

    Bytyqi: Në Ministrinë e Kulturës duhet të vijnë njerëz të kulturuar

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Veli Bytyqi, në emisionin COMPASS në ATV, kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e rezultateve konkrete në fushën e kulturës dhe kërkoi një qasje më profesionale në udhëheqjen e kësaj Ministrie.

    “Në Ministri të Kulturës do të duhej të vijnë njerëz që dinë të bëjnë kulturë, janë të kulturuar vetë së pari, si profesionistë dhe si qytetarë të këtij vendi. Gjithçka që është bërë deri tani ka qenë farsë për të mbuluar dështimet dhe mosaftësinë e kësaj qeverisje”, tha Bytyqi.

    Deklaratën e plotë të Veli Bytyqit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Hoxha: Procesi i investimeve në kulturë ka qenë i kontaminuar dhe ka minimizuar tregun e lirë

    Hoxha: Procesi i investimeve në kulturë ka qenë i kontaminuar dhe ka minimizuar tregun e lirë

    Kandidatja për deputete nga PDK, Eliza Hoxha, në emisionin COMPASS në ATV, kritikoi procesin e investimeve në kulturë, duke e cilësuar si të kontaminuar dhe të bazuar jashtë ligjeve në fuqi.

    “Procesi i investimeve në kulturë ka qenë i kontaminuar dhe ka minimizuar tregun e lirë, sepse u është dhënë mundësi vetëm njerëzve që ata kanë dëshiruar t’i kenë partnerë në këto procese të konservimit dhe restaurimit”, tha Hoxha.

    Deklaratën e plotë të Eliza Hoxhës në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Bytyqi: Në katër vite qeverisje, në kulturë nuk ka ndodhur asgjë konkrete

    Bytyqi: Në katër vite qeverisje, në kulturë nuk ka ndodhur asgjë konkrete

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Veli Bytyqi, në emisionin COMPASS në ATV, kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e investimeve konkrete në sektorin e kulturës.

    “Në kulturë pothuajse nuk ka ndodhur asgjë konkrete dhe nuk është bërë asnjë vepër për të cilën mund të themi se ka bërë ndryshim apo ka ngritur trashëgiminë kulturore. Kjo Ministri e Kulturës, në këto katër vite, pothuajse ka qenë e përgjumur”, tha Bytyqi.

    Deklaratën e plotë të Veli Bytyqit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Hoxha akuzon ministrin Çeku për kontrata njëburimore të paarsyeshme

    Hoxha akuzon ministrin Çeku për kontrata njëburimore të paarsyeshme

    Kandidatja për deputete nga PDK, Eliza Hoxha, në emisionin COMPASS në ATV, kritikoi ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për kontratat njëburimore në projekte të trashëgimisë kulturore.

    “Shumica e këtyre projekteve kanë kaluar përmes procedurës njëburimore, pa çka që Ligji për Prokurimin Publik thërret që kontrata të tilla mund të bëhen vetëm në raste si katastrofa natyrore ose punë të papritura në kontrata ekzistuese,” tha Hoxha.

    Deklaratën e plotë të Eliza Hoxhës në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë

    Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë

    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump me rastin e inaugurimit të tij si President i 47-të i këtij shteti.

    Hamza, në platformën X, ka shorehur gatishmërinë e tij për të punuar me administratën Trump pë një Kosovë më të mirë

    “Urimet më të përzemërta për Presidentin Donald Trump për inaugurimin e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të përjetshëm dhe partnerit tonë më të rëndësishëm.

    Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë dhe më të fuqishme. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë SHBA-të!”, ka shkruar Hamza.

  • Mësuesi nga Zveçani mbetet pa punë pasi mori pjesë në një ndeshje basketbollistike ku tifozët kënduan kundër Vuçiqit

    Mësuesi nga Zveçani mbetet pa punë pasi mori pjesë në një ndeshje basketbollistike ku tifozët kënduan kundër Vuçiqit

    Mlladen Peroviq, mësues i matematikës në një shkollë fillore të Zvecanit, mbeti pa punë. Serbia edhe këtë herë ushtroi presionin e saj kundrejt serbëve të Kosovë. Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pasi mori pjesë në një lojë të basketbollit në Beograd. Në tribunën ku ai ndodhej me 170 nxënës tjerë që jetojnë në Kosovë, befas nisën këngë ku u ‘ofendua’ presidenti i Serbisë. Peroviq akuzon njerëz nga Serbia se po i lënë pa punë serbët e Kosovës. Thotë se edhe kolegët që i dolën në mbështetje po kërcënohen nga po të njëjtit kërcënues. Në presionet e vazhdueshme ndaj serbëve të Kosovës ai implikon huliganët e “Crvena zvedës”, shkruan nova.

    Mlladen Peroviq, mësues i matematikës në shkollën “Vuk Karaxhiq” në Zveçan, u pushua nga puna sepse dikujt nuk i pëlqeu që ai u ndodh befas në një situatë e cila automatikisht e cilësoi atë si “tradhti ndaj Serbisë dhe presidentit serb Aleksandar Vuciq”.

    Në një ditë vikendi, ai vendosi që t’i çonte fëmijët nga Kosova për të parë një ndeshje basketbolli të klubit të Partizanit në Beograd. Por ky veprim, i kushtoi shumë Peroviqit.

    Gjithçka nisi kur mësuesi serb 33-vjeçar i Matematikës që punon në Kosovë, u ndodh në tribunë bashkë me 170 fëmijë të tjerë nga shkollat serbe në Kosovë.

    Nga tribunat u dëgjuan brohoritje nënçmuese drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Makthi i tij nisi pasi u kthye në Kosovë. Mësuesi mbeti pa punë, e fëmijëve iu kërkua llogari pse Vuciq u ‘ofendua’ nga tribuna në të cilën ata ndodheshin.

    Në një rrëfim, Peroviq ka rrëfyer në detaje se si nisën telashet e që përfunduan me shkarkimin e tij.

    “Ishin 170 fëmijë, 85 prej tyre nga Zveçani, të cilët i drejtova unë, të tjerët nga Leposaviqi dhe Zubin Potoku”, ka thënë Peroviq.

    Nga tribunat ai thotë se u dëgjuan brohoritje nënçmuese drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

    “Ne ishim në tribuna ku zakonisht ka tifozë të zjarrtë, por të cilët nuk ishin aty. Në një moment filluan thirrjet për presidentin. Është e vështirë të thuhet nëse ndonjë nga fëmijët është përfshirë, veçanërisht pasi ata që unë personalisht i kam udhëhequr, nga Zveçani, janë më të vegjlit, kryesisht në klasën e pestë dhe të gjashtë. Kishte njerëz të tjerë në forum që erdhën vetë,” tha mësuesi, raporton nova.

    E nuk kaloi gjatë dhe atij iu kërkua llogari e cila pasoi me ndëshkim që i erdhi drejtpërdrejt nga Serbia.

    Drejtori i shkollës ku ai punon i ka kërkuar një listë me fëmijët që ai mori atë ditë në lojë.

    “Ai udhëtim në Beograd nuk kishte të bënte me shkollën, kështu që mendova se po më pyeste për emra sepse mbërritëm të hënën në mëngjes nga një udhëtim dhe se disa fëmijë duhej të justifikoheshin nga mungesa në klasë.”

    Por sipas tij, drejtoresha në fakt donte të thërriste prindërit për një takim.

    Në këtë takim Vreme shkruan se drejtoresha diskutoi me prindërit rreth pjesëmarrjes së fëmijëve në lojë, këndimin në të cilin pretendohet se u ofendua presidenti serb si dhe vuri në dyshim rolin e mësuesit të matematikës që i çoi fëmijët në atë lojë.

    Sipas mediumit, prindërit dyshohet se dolën në krah të mësuesit dhe i kërkuan drejtorit të ndalonte përplasjen me të.

    E pas kësaj mbledhje nisi gjithçka.

    Peroviq thotë se shkolla nisi disa akuza absurde kundrejt tij të cilat pasuan me përjashtim nga puna.

    Në vendimin e shkarkimit thuhet se Peroviq ka humbur vendin e punës “për shkak të shkeljes së detyrimeve të punës” dhe “mosrespektimit të disiplinës së punës”.

    Gjithashtu pretendohet se mësuesi ka futur notat në ditarin elektronik tetë ditë më vonë se afati i përcaktuar, se ka qenë me vonesë në punë dhe se ka abuzuar me detyrën e tij si mësues duke “rregulluar në mënyrë të papërshtatshme klasën” në një mënyrë që të “thellojë dhe zhvillojnë sjellje të dhunshme” të fëmijëve, dhe se ai i ka sjellë nxënësit e mitur në kontakt me grupet e tifozëve bazuar në “afinitetet personale”.

    Prindërit e fëmijëve të cilët vijojnë mësimin në atë shkollë fillore, kanë dorëzuar një peticion në Ministrinë e Arsimit, kundër vendimit për ndërprerjen e parakohshme të punës së profesorit Mlladen Peroviq.

    Ata në peticion theksojnë se loja nuk ka të bëjë me shkollën, por ka qenë një ekskursion i organizuar për fëmijët dhe se rregullimi i klasës në të cilën kanë marrë pjesë fëmijët është bërë me pëlqimin e eprorëve të tyre.

    “Ishte një mënyrë që fëmijët të lidhen shoqërisht, të zhvillojnë ndjenjën e përkatësisë ndaj komunitetit/klasës dhe të kalojnë më lehtë periudhën e tranzicionit nga klasa e katërt në të pestën”, shtoi peticioni.

    Njoftimi i mësuesit

    Edhe mësuesi i matematikës që e pësoi gjithashtu lëshoi një deklaratë publike me këtë rast, ku tha se ai ia kishte kushtuar gjithë jetën punës me fëmijët dhe se ishte krenar që ishte mësues matematike.

    “Megjithatë, përkundër kontributit tim shumëvjeçar, unë u përballa me masa të padrejta disiplinore në vendin tim të punës që rezultoi me ndërprerje të menjëhershme të punës”, thotë Peroviq.

    Ai ka paraqitur fakte për të cilat thotë se konfirmojnë se procedura ndaj tij ka qenë e pabazuar dhe është zhvilluar me qëllim të diskreditimit të personalitetit dhe veprës së tij.

    “Vendimi për shkarkimin tim është marrë pa marrë parasysh rrethanat dhe në kundërshtim me procedurat ligjore. Shumica e procedimeve u kryen nga individë të dyshuar për motive personale ose profesionale për të më diskredituar. Pavarësisht kontributeve të mia për shkollën dhe më gjerë, vendimi për përfundimin u mor pa marrë parasysh kontributet dhe reputacionin tim profesional”, thuhet në deklaratën publike të profesorit 33 vjeçar.

    Kush po ushtron presion?

    Mlladen Peroviq që tashmë ka mbetur pa punë thotë se e di mirë se kush qëndron pas këtij presioni dhe kush merr vendime për shkarkime. Ai hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj serbëve që jëetojnë në Kosovë, por që janë pjesë e grupeve të tifozëve e huliganëve të “Crvena zvezdës” (Yllit të kuq), të cilët thotë se ushtrojnë presione ndër më të ndryshmet ndaj serbëve që janë Kosovë.

    “Disa njerëz me hije nga këtu janë në grupet e organizuara të tifozëve të Yllit të Kuq.Ata i shqetëson dikush që i çon fëmijët në ndeshjet e Partizanit. Kjo është e vështirë t’i shpjegosh dikujt që nuk është nga këtu”, pohon Peroviq për Vreme.

    “Ushtrojnë presion ndaj politikanëve, drejtorëve. Dhe është një komunitet i vogël, të gjithë dinë gjithçka. Dhe tani që disa nga kolegët e mi kanë filluar të nënshkruajnë një peticion në mbështetje ndaj meje, të njohurit i kanë telefonuar për t’i paralajmëruar dhe kërcënuar se do t’i lënë pa punë”, tha ai.

    Ai tha po ashtu se kishte marrë një avokat dhe po shkruante një padi me të.

  • Çollaku thotë se pensionistët kanë një numër të madh të votuesve dhe kanë ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve

    Çollaku thotë se pensionistët kanë një numër të madh të votuesve dhe kanë ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve

    Profesori i sigurisë në Kolegjin AAB, Fatmir Çollaku, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi se kategoria e pensionistëve dhe qytetarët e moshës 60-65 vjeç janë faktorë të rëndësishëm në rezultatin zgjedhor në Kosovë.

    “Disa janë kategori influencuese në rezultatin zgjedhor, edhe kategoria e pensionistëve, edhe kategoria e 60-65 vjeç janë në numër të konsiderueshëm si strukturë demografike në Republikën e Kosovës, të cilët potencialisht paraqesin një faktor interferues në epilogun zgjedhor, pra në kuptimin e rezultatit final. Prandaj, rinia po, por të gjithë jemi edhe dëshmitarë të procesit spontan të shkurjes së rinisë jashtë, që nuk do të thotë që automatikisht të gjithë ata që kanë shku jashtë, do të votojnë, sepse një numri i konsiderueshëm i tyre nuk janë sistemua, nuk kanë adresë të përhershme dhe shumëçka tjetër që ata nuk është… mund të humbë si votë, mund të avullohet, flukton si votë. Kurse kategoria e cila përkrahësin si shumë potenciale pensionistët edhe kategoria prej 60-65 vjeç, unë mendoj që në Republikën e Kosovës ka një strukturë në numër të konsiderueshme”, tha Çollaku.

    Deklaratën e plotë të Fatmir Çollakut në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: