ATV

Author: ATVLive

  • Rexhaj tregon cilat mosha dalin më shumë në zgjedhje dhe cilës parti i shkojnë në favor

    Rexhaj tregon cilat mosha dalin më shumë në zgjedhje dhe cilës parti i shkojnë në favor

    Profesori i Kolegjit AAB, Xhavit Rexhaj, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për demografinë e votuesve, duke përmendur grupmoshat që kanë pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje dhe ndikimin që kanë në parti si Vetëvendosje.

    “Të rinjtë 21 deri 28 vjeç dhe moshat 41 deri 46 vjeç dalin më shumë në zgjedhje. Megjithatë, unë mendoj se rinia tash nuk sheh në zgjedhje të njëjtën shprehje si para katër vitesh, pasi janë më të preokupuar me fatin e tyre dhe kushtet e reja pas liberalizimit të vizave”, tha Rexhaj.

    Deklaratën e plotë të Xhavit Rexhajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Telaku thotë se vota e grave mund të shkojë më shumë për Lëvizjen Vetëvendosje

    Telaku thotë se vota e grave mund të shkojë më shumë për Lëvizjen Vetëvendosje

    Psikologu dhe profesori në Kolegjin AAB, Naim Telaku, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se gratë kanë prirje të votojnë për parti me prirje të majta, si Lëvizja Vetëvendosje.

    “Zakonisht, personat e gjendjes femërore, tentojnë me votu më shumë në qendrën e majtë. Kryesisht zgjedhjet i kanë liberale, që në rastin tonë shkon me Partinë e Vetëvendosjes”, tha Telaku.

    Deklaratën e plotë të Naim Telakut në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Rexhaj: Mosangazhimi i grave në politikë, varfërim për shoqërinë

    Rexhaj: Mosangazhimi i grave në politikë, varfërim për shoqërinë

    Profesori i Kolegjit AAB, Xhavit Rexhaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se mungesa e angazhimit të grave nga partitë politike është një humbje e madhe për shoqërinë dhe vetë partitë.

    “Mendoj se mendoj se mosangazhimi i femrave është varfërim, por edhe kjo varet edhe prej ofertës që partitë ia bëjnë grave të këtij vendi. Kandidatet zakonisht po e shkojnë dhe i motivojnë hajde prej se po na duhet se qaty i treti. Është qasje joserioze e partive ndaj femrave dhe unë mendoj se tash ua kthejnë me të njëjtën masë dhe aty humbin shumë vota”, tha Rexhaj.

    Deklaratën e plotë të Xhavit Rexhajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Rama takon Zelenskyn: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme për siguri

    Rama takon Zelenskyn: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme për siguri

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e sigurisë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.

    Kjo marrëveshje u nënshkrua në Davos, ku të dy liderët po marrin pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.

    “Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama në Facebook.

    Kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi sot (21 janar) një takim në Davos edhe me përfaqësuesen e platformës sociale TikTok, Christine Grahn, me të cilën tha se ndau shqetësimet që çuan qeverinë për vendimin për mbylljen e përkohshme të kësaj platforme në Shqipëri.

  • Jashari: Kandidimi i kryetarëve të komunave, një strategji e mirëkalkuluar

    Jashari: Kandidimi i kryetarëve të komunave, një strategji e mirëkalkuluar

    Avokati Arbër Jashari, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi kandidimin e kryetarëve të komunave nga partitë politike si një strategji të menduar mirë për të maksimizuar votat.

    Sipas Jasharit, kryetarët e komunave kanë ndikim të madh në administratë, sidomos në punësim dhe tenderë lokalë.

    “Kryetarët e komunave kanë një ndikim të madh në administratë, sidomos kur jemi te punësimi, veçanërisht në arsim. Ata gjithmonë kanë një rol të veçantë”, tha Jashari.

    Sipas tij, kryetarët e komunave, po ashtu kanë një avantazh strategjik për shkak të informacionit të detajuar që posedojnë mbi votuesit në zonat e tyre.

    “Një kryetar i komunës e din me katune, me lagje, me familje, kush është, për cilën parti voton. Duke pasur këtë informacion, mundësitë që të depërtojnë në ato familje janë shumë të mëdha,” deklaroi ai.

    Deklaratën e plotë të Arbër Jasharit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Krasniqi: Shtabet e PDK-së, më të mobilizuara se kurrë për fitoren më 9 shkurt

    Krasniqi: Shtabet e PDK-së, më të mobilizuara se kurrë për fitoren më 9 shkurt

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se shtabet e PDK-së në të gjitha komunat janë më të mobilizuara se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit, përcjell ATV.

    Krasniqi tha se shtabet janë të mëdha, të gatshme dhe plotësisht në krye të detyrës për fitoren e partisë.

    “Shtabet e PDK-së, në çdo komunë, janë në krye të detyrës. Më të mobilizuara, më të mëdha dhe më të gatshme se kurrë për fitoren tonë të madhe më 9 shkurt. FITORE!”, shkroi Krasniqi.

    Postimi i plotë:

  • Rexhaj për fushatën elektorale: Kemi garë titanësh, jo garë ekipesh

    Rexhaj për fushatën elektorale: Kemi garë titanësh, jo garë ekipesh

    Profesori në Kolegjin AAB, Xhavit Rexhaj, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi se garat politike aktuale po zhvillohen më shumë si përballje individësh sesa ekipeve të organizuara.

    Rexhaj tha se katër partitë kryesore po sillen më shumë si individë, duke mos treguar frymë ekipore.

    “Kemi garë të titanëve, jo garë të ekipeve. Unë s’po e shoh që ka garë të ekipeve, po e shoh që ka garë mes katër personave”, tha Rexhaj.

    Ai shtoi se fushatat në nivel qendror reflektojnë mungesën e koordinimit ekipor, sidomos në tubimet e mëdha.

    “Nëse i sheh këto tubime të mëdha që po mbahen, unë nuk po e shoh një të dytë, as të tretë, asnjëra parti. PDK-ja, për shembull, do të prisja të ketë një frymë më shumë ekipore”, deklaroi ai.

    Deklaratën e plotë të Xhavit Rexhajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në këtë sektor

    Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në këtë sektor

    Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova), e filloi qëndrimin e tij në Zvicër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjersa takoi një grup investitorësh strategjikë. Në takim kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    Sipas njoftimit, takimi ishte i fokusuar në investimet në energji e ku kryeministri theksoi se Kosova po investon në vazhdimësi, që të arrijmë sa më shumë pavarësi e siguri energjetike.

    Shtoi se Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, është thelbësore dhe qëndron si pikë kyçe e avancimit energjetik të vendit dhe tranzicionit të drejtë, drejt energjisë së ripërtëritshme.

    “Kryeministri Kurti i ftoi grupin e investitorëve që të investojnë në Kosovë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për investim e veçanërisht në sektorin e energjisë, që mbetet sektor kyç për zhvillimin e vendit”, citohet Kurti në komunikatë.

  • Në 19-vjetorin e vdekjes, Kosova përkujtoi presidentin Rugova

    Në 19-vjetorin e vdekjes, Kosova përkujtoi presidentin Rugova

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Në 19-vjetorin e vdekjes, Kosova përkujtoi presidentin historik Ibrahim Rugova.

    Mëngjesin e së 21 Janarit, presidentja Vjosa Osmani dhe kori diplomatik ndërkombëtar në Kosovë bën homazhe tek varri i Rugovës.

    Ajo theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të presidentit Rugova në vënien e themeleve të shtetit të Kosovës nga koha e okupimit dhe në liri, pas luftës.

    “Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm qe bëri bashkë të gjithë qytetarët rreth kauzës për liri, demokraci, pavarësi, por njëkohësisht u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u dishtën më së shumti në ato kohë të vështira”, tha Osmani.

    Në ceremoninë zyrtare përkujtimore – që përfshiu ekspozitën “Një jetë për dritë” të fotografit Hazir Reka – presidentja Osmani e cilësoi Rugovën filozof e vizionar, si dhe arkitekt të pavarësisë.

    “Ishte ai që e vendosi Kosovën në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare, që krijoi miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.

    Ish-presidenti, Fatmir Sedjiu tha se Rugova ishte simbol të unitetit, pajtimit dhe lider që arriti të jetësojë ëndrrën për liri e pavarësi.

    “Në takimet e shpeshta që kam pasur dhe që kam edhe tani, me zyrtarë ndërkombëtarë – që nga ambasadorë e deri te intelektualë, diplomatë, politikanë – vështirë të përfundojë biseda pa folur me respekt për veprën e presidentit Rugova, për të vlerësuar rolin dhe kontributin thelbësor të arkitektit dhe ndërtuesit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, tha Sedjiu.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Albin Kurti, kujtoi Rugovën si një njeri që “la pas infrastrukturën e një tradite të madhe politike”.

    “Në historinë moderne të Kosovës, një dekadë e gjysmë (1989-2006) e saj është e lidhur ngushtë me emrin e Presidentit Rugova, periudhë kjo që fillon me rezistencën paqësore të viteve ’90 dhe përfundon me periudhën e ndërtimit të institucioneve të Kosovës që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së saj më 2008”, ka shkruar Kurti.

    Me homazhe te varri, presidentin Ibrahim Rugova e përkujtoi edhe partia të cilën e udhëhoqi gjatë gjithë karrierës politike – Lidhja Demokratike.

    “Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjiteti, arriti të krijoj shtetin e Kosovës, arriti të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim”, tha kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Në kuadër të aktiviteteve për përvjetorin e 19-të vdekjes së Ibrahim Rugovës, po ashtu, u përurua libri “Rugova, prijësi intelektual” i autorit Ndue Ukaj.
    Ndërsa te shtatorja, në sheshin para presidencës, u ekspozua e vetura e restauruar presidenciale.

  • Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka vazhduar gjykimi për krime lufte ndaj Millorad Gjokoviqit

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka vazhduar gjykimi për krime lufte ndaj Millorad Gjokoviqit

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Në prill të vitit 1999, Valbona Kelmendit, forcat serbe ia vranë babanë, dy vëllezërit dhe kunatën shtatzënë.

    “Më 12 prill 1999, unë me vëllan e madh jena largu nga shtëpia me tractor. Baba dhe vëllau I dytë kanë mbet në shtëpi. Mas do kilometrave e kanë vra vllaun e madh edhe kunatën që ka qenë shtatzënë. Na tjert jena largu. Rrugës m kanë plagos edhe mu”, ka deklaruar ajo.

    Kelmendi këtë dëshmi e dha në gjykimin ndaj Millorad Gjokovicit, I cili akuzohet për krime lufte pikërisht në rajonin e Pejës. Megjithëse, të akuzuarin nuk e mban në mend gjatë luftës, për të kishte dëgjuar shumë.

    Kelmendi dhe nëna e saj, tashmë në moshë të shtyrë, besojnë se i akuzuari mund të ketë informacione të rëndësishme.

    “Nana e ka përmend shumë. Ka thanë që veç ai (Gjokovic) munet me ditë kush mi ka vra familjarët”, tha KELMENDI.

    Dyshimet për këtë, iu shtuan edhe më, kur Gjokovic, i vizitoi në shtëpi, shumë vite pas luftës.

    “A ka ardhur Gjokovici në shtëpinë tuaj pas luftës me këtë veturë?”, tha Halit Gashi, i dëmtuar.

    “Po. Ka ardh me dajën tim. Kur e kam marr vesh që është serb, I kam thënë dajës mos ma sill në shtëpi edhe njëherë”, tha Valbona Kelmendi, dëshmitare.

    Millorad Gjokovic, i cili akuzohet për krime lufte në rajonin e Pejës, posaçërisht për vrasjen e Esat Shalës, u arrestua në vitin 2022.