Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Shemsedin Dreshaj, në emisionin CONTEXT në ATV, premtoi se qeveria Haradinaj do të angazhohet për t’u ofruar mundësi punësimi të gjithë të diplomuarve.
“Ju tregova cilat janë arsyet e migrimit, pra paga dhe kushtet e punës. Dua me e thanë një send, të gjitha shtetet e Lindjes dhe shtetet që kanë qenë ma pak të varfër janë ballafaqu me problemin e migrimit. Obligimi i Qeverisë Haradinaj do të jetë që secilit të diplomuar t’i ofrohet shansa për punë me takatin e Kosovës, jo me takatin e Gjermanisë, as me takatin e Amerikës”, tha Dreshaj.
Deklaratën e plotë të Shemsedin Dreshajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Profesori në Kolegjin AAB, Shkumbin Misini, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi se rritja ekonomike në Kosovë nuk ka ndikuar në zvogëlimin e varfërisë.
“Rritja ekonomike nuk ka pasë përkthim në zhvillimin ekonomik. Zhvillimi ekonomik nuk ka pasë përkthim në zvogëlim të varfërisë. Kjo nuk është veç për shkak të politikave qeveritare të kryeministrit aktual, por kjo ka shku në vazhdimësi e sipër, edhe përkundër faktit që kemi pasur rritje. Pyetja shtrohet kështu: A jemi të varfër si vend apo jemi të vjedhur nga elita politike?”, tha Misini.
Deklaratën e plotë të Shkumbin Misinit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Shemsedin Dreshaj, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi qeverinë Kurti për qasjen ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, duke theksuar mungesën e përfitimeve për Kosovën.
Dreshaj tha se qeveria ka pranuar të gjitha kërkesat e ndërkombëtarëve, por me vonesë dhe pa përfitime konkrete.
“A e dini çfarë kemi për fitim? Sanksionet e Evropës. A krejt çfarë kanë kërku, i kemi ba”, tha ai.
Deklaratën e plotë të Shemsedin Dreshajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin CONTEXT në ATV, ku kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Shemsedin Dreshaj dhe psikologu Naim Telaku ndanë qëndrime të kundërta për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Telaku vuri theksin te pengesat e shumta për këtë proces, duke përmendur nevojën për anëtarësim në OKB dhe ratifikimin nga të gjitha shtetet anëtare.
“Anëtarësimi në NATO nuk është kaq i thjeshtë. Ka barriera të mëdha, si ratifikimi nga çdo shtet veç e veç dhe anëtarësimi në OKB”, tha Telaku.
Në kundërpërgjigje, Dreshaj tha se procesi është më i avancuar sesa besohet dhe vlerësoi rolin e Ramush Haradinajt.
“Asnjëri prej nesh nuk besonte se ushtria do të krijohej pa ndryshime kushtetuese, por u bë. Ramush Haradinaj solli këtë proces prej Pentagonit”, deklaroi Dreshaj.
Debatin e plotë mes Shemsedin Dreshajt dhe Naim Telakut në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Arbër Tolaj, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar situatën e vështirë të mjekëve në Kosovë.
Tolaj tha se vetëm gjatë vitit 2024, 105 mjekë janë detyruar të largohen nga Kosova për shkak të pamundësisë për punësim dhe pagave të ulëta.
“Vetëm vitin e kaluar, Kosovën e kanë lëshuar 105 mjekë, për shkak të mundësive të pakta për punësim dhe pagave të vogla”, tha Tolaj.
Ai tha se aktualisht në Kosovë janë të papunë 580 mjekë të kualifikuar.
“Të gjithë këta kanë përfunduar fakultetin gjashtëvjeçar, procedurat e stazhit të obliguar dhe janë të gatshëm për të punuar, por fatkeqësisht janë pa perspektivë,” deklaroi ai.
Deklaratën e plotë të Arbër Tolajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Kandidatja për deputete nga AAK, Emine Daci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në katër vitet e fundit Kosova ka kaluar nëpër sfida të mëdha ekonomike dhe sociale.
Ajo tha se mungesa e një vizioni të qartë ka ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe jetën sociale.
“Kosova u varfërua dhe u shndërrua në një vend vështirë të jetueshëm. Rritja ekonomike ka qenë e papërfillshme”, tha Daci.
Gjithashtu, ajo përmendi inflacionin dhe rritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë si një problem të vazhdueshëm.
“Jemi ballafaquar me mbyllje të bizneseve, krizë energjetike, dhe mungesë të vendeve të punës, sidomos për të rinjtë dhe gratë,” shtoi ajo.
Deklaratën e plotë të Emine Dacit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Për disa ditë radhazi shkolla “Pavarësia” në Prishtinë mban mësimin me orar të shkurtuar për shkak të intensitetit të pamjaftueshëm të ngrohjes.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës, Halil Brahaj tha se pavarësisht ngrohjes jo të qëndrueshme, mësimi megjithatë ka vazhduar.
“Nga dita e djeshme temperaturat janë më të larta brenda në shkollë, shto këtu për faktin që janë ulë edhe temperaturat nga jashtë. Mirëpo, po shpresojmë që tani i tutje të mos na shfaqet i njëjti problem”, tha Brahaj.
Derisa, Bashije Bunjaku mësimdhënëse tha se situata ka shkaktuar telashe meqë fëmijët detyrohen të rrijnë me xhaketa gjatë mësimit.
“Procesi mësimor ka shkuar me një orar të shkurtuar dje pasi që ka qenë më të vërtetë shumë ftohtë, e presim disa përmirësime sepse po të vazhdohet kështu do të kemi edhe probleme shëndetësore”, tha Bunjaku.
Ndërkaq, në një përgjigje për ATV-në nga Termokosi tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur disa testime të rrjetit të ngrohjes.
“Për shkak të disa testimeve të rrjetit të ngrohjes, niveli i ngrohjes për shkollën “Pavarësia” ka qenë më i dobët. Ekipet në terren janë angazhuar për stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, andaj brenda një ore shkolla “pavarësia” do të ketë sërish ngrohje të mjaftueshme”, thuhet në përgjigjën e Termokosit
Për gjendjen aktuale në shkollë ka pasur ankesa nga prindërit ndërkaq disa i tërhoqës për ca ditë fëmijet nga shkolla.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Kosova po prin prej shumë vendeve të botës, por jo për mirë.
Veçanërisht, Prishtina po renditet ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë, derisa të mërkurën ishte ndër top 20 vendet me ajrin më të ndotur.
Shkaktarët po vlerësohet të jenë të zakonshmit.
Por ta rritur cilësinë e ajrit vlerësohet se nuk po ndërmerren masa.
Ndërkohë cilësia e dobët e ajrit sjell edhe pasoja negative për shëndetin e njeriut.
Edhe disa vende të tjera të rajonit, përfshirë këtu Maqedoninë e Veriut e Serbinë janë pothuajse në gjendje të njëjtë, derisa Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës është e para në listë.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Në ditën e tretë të dëshmisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Ish-këshilltari i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer, ka thënë se për ndërkombëtarët, Qeveria e Përkohshme e Kosovës më 1999 nuk kishte ekzistencë nga pikëpamja ligjore.
Këtë gjë, Strohmeyer e pohoi duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues, i përfaqësuar nga gjyqtari Guénaël Mettraux.
‘’Nuk ishim të kujdesshëm në raportet tona me këta individ, por ishim të kujdesshëm që të mos të angazhoheshin ose të ndërvepronin në cilësinë e tyre si funksione qeveritare. Më është bërë një deklaratë gjatë pyetjes time që të I referohej zotëri Thaçit si zoti Kryeministër, ne nuk e kemi quajtur atë si Kryeministër’’, deklaroi Strohmeyer.
Strohmeyer gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se për atë ka qenë gjithmonë e qartë se Hashim Thaçi ishte i lidhur me të gjitha çështjet politike.
“…..kur kemi pasur biseda për përbërjen e Këshillit Tranzitor të Kosovës (KTK), kur kemi caktuar takime, bisedime për përfshirjen e pjesëtarëve të UÇK-së në forcën e Policisë. Këto takime caktoheshin gjithmonë me zotin Thaçi dhe në një rast ai erdhi bashkë me zotin Çeku. Për ne ky ishte realiteti”, deklaroi më tej Strohmeyer.
Për Çekun, dëshmitari shtoi se nga pikëpamja funksionale ai ishte ushtaraku më i lartë me të cilin kishin kontaktuar për aspekte teknike.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gjyqtarit Guénaël Mettraux, ai tha se nga ajo siç e kishin kuptuar Rezolutën 1244, Shërbimi Informativ nuk kishte qenë në përputhje me Rezolutën.
“Sipas nesh, nuk duhej të kishte asnjë organizatë tjetër që të funksiononte kuazi apo gjysmë shtetërore qoftë kjo UÇK-ja apo ndonjë grupim tjetër. Për ne, nuk mund të kishte ndonjë organizatë tjetër që mund të ushtronte funksione si ndalime, arrestime, gjykime, procese gjyqësore apo nuk mund të ushtronin funksione të një ministrie që përbëjnë një shtet apo Qeveri në kushte normale.
Pra, sipas nesh, kjo vlente edhe për një Shërbim Informativ”, tha Strohmeyer.
Pas përfundimit të dëshmisë së ish-këshilltarit të UNMIK-ut, në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka filluar dëshminë dëshmitari i 115-të i Zyrës së Prokurorit të Specializur, John Clarke, i cili është patolog i mjekësisë ligjore dhe është i thirrur për të japë dëshmi si ekspert.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: