ATV

Përplasje mes Dreshajt dhe Telakut për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Written by

in

Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin CONTEXT në ATV, ku kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Shemsedin Dreshaj dhe psikologu Naim Telaku ndanë qëndrime të kundërta për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Telaku vuri theksin te pengesat e shumta për këtë proces, duke përmendur nevojën për anëtarësim në OKB dhe ratifikimin nga të gjitha shtetet anëtare.

“Anëtarësimi në NATO nuk është kaq i thjeshtë. Ka barriera të mëdha, si ratifikimi nga çdo shtet veç e veç dhe anëtarësimi në OKB”, tha Telaku.

Në kundërpërgjigje, Dreshaj tha se procesi është më i avancuar sesa besohet dhe vlerësoi rolin e Ramush Haradinajt.

“Asnjëri prej nesh nuk besonte se ushtria do të krijohej pa ndryshime kushtetuese, por u bë. Ramush Haradinaj solli këtë proces prej Pentagonit”, deklaroi Dreshaj.

Debatin e plotë mes Shemsedin Dreshajt dhe Naim Telakut në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *