ATV

Author: ATVLive

  • Hamza: Kosova duhet ta shfrytëzojë thëngjillin, por brenda rregullave ambientale

    Hamza: Kosova duhet ta shfrytëzojë thëngjillin, por brenda rregullave ambientale

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Kosova duhet të shfrytëzojë pasuritë natyrore, përfshirë thëngjillin, por pa e cenuar ambientin dhe duke respektuar standardet ligjore.

    Ai tha se rezervat e thëngjillit arrijnë rreth 13 miliardë, duke potencuar se ky resurs mund të ofrojë përfitime të mëdha ekonomike.

    “Ne, pasuritë tona natyrore duhet me i maksimalizu fitimet e tyre. Unë edhe pare e thashë që, varësisht prej avancimit teknologjive, varësisht prej ndryshimit të rregullave, nuk përjashtohet që të përdoret thëngjilli, të cilën pasurie ka Kosova”, tha Hamza.

    Hamza nënvizoi se duhen respektuar rregullat mjedisore dhe ligjore, duke e parë thëngjillin si një burim strategjik për rritjen ekonomike.

    “Brenda atyre rregullave ne duhet me i shfrytëzu pasuritë tona natyrore. Se tash përveç thëngjillit, i kemi edhe fushën e minierave, i kemi edhe pasuritë, pyjet që duhet me i shfrytëzu” u shpreh Hamza.

    Intervistën e plotë me Bedri Hamzën në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamza premton kapacitete të reja gjeneruese, thotë se energjia mbetet pengesë për zhvillim

    Hamza premton kapacitete të reja gjeneruese, thotë se energjia mbetet pengesë për zhvillim

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se gjendja e energjisë elektrike në vend paraqet sfidë për ekonominë, prandaj nevojitet angazhim konkret për ndërtimin e kapaciteteve të reja.

    Ai tha se ekziston një diferencë e theksuar mes prodhimit dhe konsumit, ndërsa termocentralet e vjetruara nuk po i përmbushin nevojat vendore.

    “Kur jemi te sektor energjisë së shtyllë e zhvillimit ekonomik, ne e dimë që kemi një diskrepancë bukur të madhe mes kapaciteteve prodhuese dhe konsumit. Kapacitetet ekzistuese kryesisht i kemi mbi bazën e thëngjillit, janë stërvjetruara”, tha Hamza.

    Sipas tij, Kosova është vonuar në ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe duhet t’i shfrytëzojë të gjitha burimet, përfshirë gasin dhe energjinë e ripërtëritshme.

    “Ne duhet t’i kemi në konsideratë gjitha potencialet e mundshme, gjithmonë t’i respektojmë rregullat. Po çka është e sigurt, ne kemi nevojë për kapacitete të reja gjeneruese dhe një prej tyre është edhe ndërtimi i kapaciteteve mbi bazën e gasit,” u shpreh Hamza.

    Intervistën e plotë me Bedri Hamzën në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë

    Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë

    Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e Ditës së Australisë.

    Nëpërmjet një postimi në “X”, Osmani thotë se Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj më Australinë, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe respektit.

    “Ne mezi presim të forcojmë më tej lidhjet e qëndrueshme midis vendeve tona. Paqja, prosperiteti dhe suksesi le të vazhdojnë të lulëzojnë në të gjithë vendin tuaj të bukur”, ka shkruar më tej e para e vendit.

  • Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

    Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, njoftoi se persona të panjohur më 25 janar hodhën një koktej molotovi para shtëpisë familjare të aktivistes së saj, Aleksandra Popoviq, në Ranillug, një komunë me shumicë serbe në juglindje të Kosovës.

    Ky mjet shpërthyes, sipas Listës Serbe, e goditi makinën familjare të familjes Popoviqit, duke e “djegur plotësisht”.

    Më herët, Lëvizja Popullore Serbe njoftoi se persona të panjohur më 24 janar tentuan të djegin një billbord të saj në Moguillë, pranë Kllokotit, gjithashtu një komunë me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit.

    Ky billbord ndodhej përballë shtëpisë familjare të Divna Andrews, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Popullore Serbe.

    Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se të dyja incidentet janë raportuar dhe se rastet po hetohen.

    Lista Serbe dhe Lëvizja Popullore Serbe pretendojnë se këto incidente janë “sulme të motivuara politikisht”.

    “Pa dyshim që bëhet fjalë për një sulm të motivuar politikisht dhe përpjekje për të frikësuar anëtarët e këshillave zgjedhore të Listës Serbe, me qëllim që t’i pengojnë ata nga ndjekja dhe kontrolli i zgjedhjeve, në mënyrë që të favorizohen disa parti të tjera të preferuara nga Prishtina”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

    Ndërkohë, Milija Bishevac nga Lëvizja Popullore Serbe ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të reagojë lidhur me përpjekjen për djegien e billbordit të tyre, duke deklaruar se në këto kushte nuk mund të mbahen zgjedhje demokratike.

    “Nuk na keni frikësuar”, deklaruan nga kjo parti.

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt dhe, përveç Listës Serbe, në to marrin pjesë edhe pesë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lëvizja Popullore Serbe, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës, Demokracia Serbe dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

    Megjithatë, për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, mbështetjen e Beogradit e ka ekskluzivisht Lista Serbe, e cila bojkoton institucionet e Kosovës për më shumë se dy vjet në përputhje me vendimin për të braktisur institucionet në veri për shkak të insistimit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për t’i ndaluar targat serbe.

    Lista Serbe i ka fituar mbi 90 për qind të votave në të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë që nga formimi i saj në vitin 2013, por misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian ka shkruar në raportet e tij më 2021 për “monopolin dhe frikësimin” nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie./REL/

  • Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

    Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

    Një ekip i specializuar italian në fushën e CBRN (Nukleare, Biologjike, Kimike dhe Radiologjike), pjesë e Batalionit të Mbështetjes së Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, realizoi një aktivitet kontrolli në fabrikën e hedhjes së mbetjeve Eurosteel në komunën e Pejës.

    Sipas njoftimit ky aktivitet është një procedurë rutinë që KFOR realizon për të mbështetur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që të monitorohet gjendja e vendeve industriale dhe të mbështeten autoritetet lokale për realizimin e operacioneve të reduktimit të rrezikut kimik dhe radiologjik.

    “Këto aktivitete realizohen gjithmonë në bashkëpunim me ekipet CBRN nga kontingjentet e tjera të KFOR dhe me mbështetje nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Vdes një gjashtëvjeçar në spitalin e Lushnjës, kishte gati një javë që po mjekohej në kushte shtëpie

    Vdes një gjashtëvjeçar në spitalin e Lushnjës, kishte gati një javë që po mjekohej në kushte shtëpie

    Një fëmijë ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në spitalin e Lushnjës. Fëmija i moshës 6-vjeçare u dërgua në spitalin e Lushnjes rreth orës 14:00 me autoambulancë nga qendra shëndetësore Divjakë.

    Sipas informacioneve të marra nga drejtori i spitalit, fëmija kishte rreth 6 ditë që mjekohej në kushte e shtëpisë ku për të kujdesej gjyshi pasi prindërit i kishte të divorcuar, shkruan A2 CNN.

    Duke parë gjendjen e rënduar të fëmijës është dërguar në qendrën shëndetësore Divjakë dhe më pas në spitalin e Lushnjes.

    Menjëherë, nga stafi i mjekëve të pediatrisë është ndjekur protokolli ligjor mjekësore ku janë bërë të gjitha analizat dhe procedurat ligjore. Sipas drejtorisë së spitalit fëmija vuante nga bronkopneumonia bilaterale. Duke parë gjendjen e rënduar të fëmijes stafi i mjekëve vendosin t’a dërgojnë fëmijën për mjekim të specializuara drejt Tiranës, por fëmija ka humbur jetën sapo ka hipur në autoambulancë. Sipas mjekëve, fëmija ka humbur jetën nga arresti kardiak si pasojë e sëmundjes së mëparshme.

    Të pranishëm në këto momente ka qenë nëna dhe gjyshi të cilët nuk kanë pranuar bërjen e autopsisë se fëmijës duke e mare në shtëpinë e tyre për të bërë nderimet e fundit.

    Për këtë rast, drejtoria e spitalit Lushnje shprehet se do të jetë Ministria e Shëndetësisë, e cila do të japë më shumë sqarime për rastin. Ndërsa bëhet me dije se edhe nga policia e Lushnjës janë kryer procedurat dhe i janë dërguar Prokurorisë për të vlerësuar rastin e vdekjes së fëmijës 6-vjeçar.

  • 49 emigrantë nisen nga Italia për në Shqipëri

    49 emigrantë nisen nga Italia për në Shqipëri

    Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve është aktivizuar përsëri, pas një ndërprerje mbi dymujore.

    49 emigrantë hipën në bordin e anijes Cassiopea të marinës për t’u transferuar në qendrat në Shqipëri ku do të nisin procedurat e pritjes, ndalimit dhe vlerësimit për rastet individuale, transmeton Klankosova.tv.

    53 emigrantë të tjerë paraqitën spontanisht pasaportat e tyre për të shmangur transferimin.

    Sipas burimeve të Euronews Albania, emigrantët në bord janë egjiptianë dhe bangladeshas ndësa do mbërrijnë në Portin e Shëngjinit rreth mëngjesit të së martës.

    Anija “Cassiopea” u nis nga Lampeduza dhe po përdoret për transferimin e tretë të azilkërkuesve në Shqipëri, pas dy të parëve në tetor dhe nëntor në bazë të marrëveshjes Meloni-Rama.

  • PZAP-ja shqipton sërish gjoba ndaj partive politike për shkeljet gjatë fushatës

    PZAP-ja shqipton sërish gjoba ndaj partive politike për shkeljet gjatë fushatës

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka publikuar vendime të reja për gjobitejn e partive politike për shkeljet gjatë fushatës zgjedhore.

    PZAP publikoi 13 vendime që i mori më 25 janar 2025, në disa prej tyre janë shqiptuar gjoba, disa ankesa janë refuzuar e të tjera janë hudhur poshtë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Përmes një vendimi të marrë më 25 janar, është hudhur si e pasafatshme ankesa e parashtruar nga Kosova Demokratik Turk Partisi- KDTP, kundër vendimit të KQZ-së për miratimin e dizajnit dhe broshurës për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

    PZAP ka pranuar ankesën e organizatës joqeveritare “CEL Kosova dhe Dylberizmi”, duke e gjobitur me 5 mijë euro Koalicionin për Familje për shkelje të Kodit të Mirësjelljes.

    OJQ e lartpërmendur kishte dorëzuar ankesë më 23 janar 2025 pas postimit të bërë në Facebook nga kandidati i kësaj partie Jeton Haxhimustafa, i cili kishte shkruar në Facebook se “A po e kuptoni se këtu kemi të bëjmë me ideologji dhe kemi shumë arsye për t’u përgjigjur masovikisht këtyre bojkotimeve që po i bëhen Koalicionit për Familje, fillimisht përmes RTK-së dhe tani përmes PZAP-së vetëm që të na detyrojnë të heshtim përballë degjenerimit. Përkundrazi, s’ka pushtet që i nënshtrohemi apo na pengon t’i themi jo martesës burrë me burrë e grua me grua. PIKË!”.

    Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 4 mijë euro pas ankesës së parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Shkak i kësaj gjobe, PZAP thotë se ishte një video e postuar në TikTok nga kandidati për deputet Valon Ramadani, ku përdorë gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse ndaj partive kundërshtare.

    Kurse, një tjetër ankesë e PDK-së ndaj LVV-së është refuzuar si e pabazuar. PZAP gjithashtu ka refuzuar një ankesë të LVV-së ndaj PDK-së e tri tjera ndaj LDK-së, po ashtu për shkelje të Kodit të Mirësjelljes.

    Në një rast, PDK-ja është gjobitur me 3 mijë euro pas ankesës së LVV-së se kandidati për deputet i PDK-së, Faruk Bojaxhi postoi foto me tekst shoqërues të realizuar në Bashkësinë Islame dhe Ipeshkvinë e Prizrenit, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

    Edhe në rastin e dytë, PDK-ja u gjobit me 3 mijë euro pas ankesës së LVV-së, për vendosje të banerave nëpër rrugë, hapësira publike dhe shtylla ndriçuese në Suharekë.

    E Partia e Serbëve të Kosovës është gjobitur me 3 mijë e 500 euro për vendosje të banerave e posterëve në hapësira publike në Mitrovicë të Veriut. Gjoba u shqiptua pas ankesës së LVV-së. Por, është hudhur si e palejuar ankesa e LVV-së ndaj subjektit politik Demokracia Serbe.

    Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është gjobitur me 4 mijë euro pas ankesës së LVV-së për vendosje të banerave në hapësira publike në Suharekë.

  • 25 vjet më parë UÇPMB nisi përpjekjet për liri, Haradinaj: I përhershëm kujtimi për të rënët

    25 vjet më parë UÇPMB nisi përpjekjet për liri, Haradinaj: I përhershëm kujtimi për të rënët

    25 vjet më parë, UÇPMB-ja nisi përpjekjet e saj për liri, duke u bërë kështu dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin e tyre.

    Kështu të paktën shprehet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ai thotë se shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë në të drejtën e tyre, në tokën e stërgjyshërve, teksa shton se kujtimi për të rënët është i përhershëm.

    “UÇPMB, që sot njëzetepesë vjet nisi përpjekjen për liri, është dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve, për të mbrojtur vendin e qenësinë e tyre. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë në të drejtën e tyre, në tokën e stërgjyshërve. I përhershëm kujtimi për të rënët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook”.

  • Trajtimi me qumësht blete, sekreti kundër rrudhave të fytyrës

    Trajtimi me qumësht blete, sekreti kundër rrudhave të fytyrës

    Qumshti i bletës është i pasur me ushqyes, të cilët i dhurojnë lëkurës suaj një shkëlqim dhe parandalim të rrudhave.

    Qumështi i bletës është një trajtim, që vepron në shumë nivele për shëndetin e lëkurës tuaj.

    Fare lehtë mund të luftojë shenjat e plakjes duke qenë se përmban vitaminat B,C dhe E si dhe aminoacide yndyrore, minerale e antiokdidantë, të cilët ushqejnë dhe e qetësojnë lëkurën e irrituar.

    Ekspertët e rekomandojnë si një mënyrë të shëndetshme për ta mbajtur fytyrën gjithnjë të hidratuar e të mbrojtur nga faktorët e jashtëm.

    Si ta përdorni:

    Si fillim pastroni mirë fytyrën nga papastërtitë dhe thajeni me kujdes.

    Më pas merrni në duar pak qumësht blete dhe lyeni me lëvizje rrethore të gjithë fytyrën me një shtresë të hollë.

    Lëreni në fytyrë për 45 minuta derisa të ngrijë dhe shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni. Aplikojeni disa herë në javë ose çdo darkë për rezulate të shpejta

    Kujdes, nëse jeni alergjikë nga ky produkt nuk duhet ta përdorni këtë trajtim.