ATV

Author: ATVLive

  • ​Pak aplikime për kryetar të KAS-it, shtyhet data e zgjedhjeve

    ​Pak aplikime për kryetar të KAS-it, shtyhet data e zgjedhjeve

    Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 41-të në të cilën diskutoi kryesisht për Asamblenë e Punës 2024 dhe Asamblesë Zgjedhore për ciklin olimpik të cilat mbahen më 7 shkurt 2025.

    Bordi konstatoi se të gjitha përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë, ndërsa i propozoi Asamblesë që zgjedhjet për KAS dhe GJAS të shtyhen për një datë tjetër, për shkak të numrit të vogël të aplikimeve.

    Federatat që kanë përfunduar Kuvendet e Punës dhe Zgjedhore kanë dërguar listat me emrat e kandidatëve për presidentë, nënpresidentë dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv, ndërsa federatat që do të mbajnë Kuvendet deri në fund të këtij muaji, kanë afat të dërgojnë propozimet deri më 1 shkurt 2025 në ora 14:00.

    Krahas Asamblesë, Bordi shqyrtoi edhe pika tjera të rendit të ditës, si ceremonia e Laureatëve 2024, e cila u vendos të mbahet më 25 shkurt 2025, granti i dedikuar për sportet ekipore dhe përzgjedhja e bursistëve “Shpresa Olimpike 2025”, për të cilat thirrja do të hapet në fillim të muajit shkurt.

  • Administrata e Presidentit Trump ndalon përkohësisht ndihmat për botën

    Administrata e Presidentit Trump ndalon përkohësisht ndihmat për botën

    Administrata e Presidentit amrikan Donald Trump ka pezulluar për tre muaj pothuajse të gjitha ndihmat për të huajit, ndërsa autoritetet amerikane po verifikojnë se cilat nga këto ndihma i përshtaten politikës së presidentit “Amerika e para”. Organizatat humanitare dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, paralajmërojnë se vendimi do të rrezikojë jetë të panumërta në mbarë botën.

    Shtetet e Bashkuara kanë ndarë pothuajse 70 miliardë dollarë ndihma të huaja gjatë vitit fiskal 2023, shumica përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Uashingtoni ofron shumicën e ndihmave humanitare në botë, përfshirë atë për mjekimin e pacientëve me virusin HIV përmes programit presidencial PEPFAR, shkran VOA.

    Ish-drejtoresha e USAID-t, Samantha Power, në një video të agjencisë thotë se USAID-i, ndër të tjera, ka reaguar ndaj 84 krizave në 66 vende duke ndihmuar dhjetëra miliona njerëz.

    Presidenti Donald Trump bllokoi shumicën e këtyre ndihmave në përpjekje për të verifikuar nëse ato i përshtaten politikës së tij, “Amerika e Para”. Urdhri presidencial ndalon përkohësisht ndihmat për 90 ditë ndërsa kryhet rishikimi.

    Shtëpia e Bardhë ofroi një sqarim të ngjashëm dhe për ndalimin e përkohshëm të granteve dhe kredive federale të martën. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt nuk sqaroi cilat programe të brendshme janë ndaluar.

    “Gjatë katër viteve të fundit në kemi parë administratën Biden që shpenzon paratë pa përgjegjësi. Nuk jemi përballur pa arsye me krizë inflacioni në këtë vend. Është detyrë e kësaj administrate të sigurohet që të ketë llogari për çdo qindarkë të shpenzuar”, tha zonja Leavitt.

    Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për të ofruar më shumë detaje se cilat programe ndërkombëtare do të preken nga vendimi.

    Organizatat humanitare ngritën këmbanat e alarmit mbi ndalimin e ndihmës së huaj, përfshirë atë për barazinë gjinore, zhvillimet e bizneseve dhe atë që vlerësohet me rëndësi të madhe, programin që ofron ilaçe për pacientët me virusin HIV. Zyrtarët e administratës Biden e kanë vlerësuar këtë si “shtyllë kyçe” të lidhjeve të Uashingtonit me vendet në zhvillim.

    “Sekretari i Përgjithshëm është i shqetësuar mbi ndaljen e përkohshme të ndihmës së huaj nga Shtetet e Bashkuara. Ai bën thirrje për përjashtime shtesë nga lista e programeve të ndaluara për të vazhduar ndihmat për zhvillim dhe ato humanitare për komunitetet e rrezikuara në të gjithë botën. Jetët e tyre varen nga kjo përkrahje”, thotë Stephane Dujarric, zëdhënës i Kombeve të Bashkuara.

    Projekti më i madh i USAID-it për vitin fiskal 2023 ishte ndihma jo ushtarake për Ukrainën me vlerë 14 miliardë dollarë. Organizatat humanitare thonë se ato mirëpresin rishikimin e fondeve nga taksapaguesit amerikanë, por jo ndalimin e tyre, ndërsa ndodh rishikimi.

    “Nëse doni të rishikoni të gjitha ndihmat, bëjeni. Ofroni qartësi të plotë se çfarë kërkoni, por mos ndaloni ndihmat që mbajnë gjallë njerëzit ndërsa bëni rishikimin”, thotë Nicole Widdersheim nga organizata “Human Rights Watch”.

    Analistët gjithashtu kanë shprehur shqetësim rreth ndikimit të menjëhershëm nga vendimi.

    “Shqetësimi ynë i vërtetë ka të bëjë me ndikimin e menjëhershëm të ndalimit të ndihmës së huaj. Nuk duhet harruar se këto ndihma përfshijnë edhe projekte humanitare, si ajo për shpërndarjen e vaksinave, për shembull, për fëmijët në të gjithë botën me qëllim që ata të mos infektohen nga sëmundje ngjitëse”, thotë për Zërin e Amerikës Esther Brimmer nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.

    Në lidhje me çështjet botërore të shëndetit publik, qëndrimi i Presidentit Trump është i qartë. Presidenti i ri amerikan i nxori Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke përmendur si arsye shqetësimin se vendi kishte një barrë të padrejtë financiare si donatori më i madh i organizatës.

  • Haxhiu: Situata në shëndetësi është dështim, shko në Emergjencë dhe e sheh gjendjen reale

    Haxhiu: Situata në shëndetësi është dështim, shko në Emergjencë dhe e sheh gjendjen reale

    Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, në emisionin COMPASS në ATV, tha se shëndetësia në Kosovë është në gjendje të rëndë, dhe kjo është më së miri e dukshme nëse shkon në Emergjencës.

    Sipas Haxhiut, mungesa e furnizimit me kontraste në QKUK detyron pacientët të blejnë materiale bazike vetë, një situatë që sipas tij përfaqëson dështimin e sistemit shëndetësor.

    “Shko në Emergjencë dhe e sheh gjendjen reale në shëndetësi. Për shembull, që nga korriku, QKUK nuk është furnizuar me kontrast për radiologji apo kardiologji, dhe pacientët detyrohen t’i blejnë vetë, duke paguar deri në 72 euro,” tha Haxhiu.

    Deklaratën e plotë të Bekim Haxhiut në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Tahirbegolli: Duhet të kalojmë nga një sistem shëndetësor i UNMIK-ut në një sistem evropian

    Tahirbegolli: Duhet të kalojmë nga një sistem shëndetësor i UNMIK-ut në një sistem evropian

    Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Bernard Tahirbegolli, në emisionin COMPASS në ATV, tha se vizioni i koalicionit për shëndetësinë synon transformimin nga sistemi aktual, i instaluar nga UNMIK-u, në një model evropian që vendos pacientin dhe mirëqenien e familjes në qendër.

    Sipas Tahirbegollit, përmbushja e këtij vizioni përfshin reforma strategjike, si zbatimi i mbulueshmërisë universale shëndetësore dhe krijimi i një Fondi për Sigurime Shëndetësore Publike.

    “Ideja është që të kalojmë nga sistemi i financimit të shëndetësisë që është instaluar në kohën e UNMIK-ut, në një sistem shëndetësor evropian, ku pacienti dhe familja janë në qendër dhe i shtohet mirëqenia, jo varfërimi”, tha Tahirbegolli.

    Ai tha se modernizimi i infrastrukturës dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore janë prioritete kryesore të programit të tyre.

    “Kjo përfshin renovimin e infrastrukturës aktuale, ndërtimin e objekteve të reja dhe themelimin e Agjencisë për Akreditimin e Institucioneve Shëndetësore dhe Institutit të Ekselencës Klinike, për të nivelizuar cilësinë e shërbimeve”, shtoi ai.

    Deklaratën e plotë të Bernard Tahirbegollit në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Bajraktari: Kosova nuk ka sistem shëndetësor, dështim total i ministrisë aktuale

    Bajraktari: Kosova nuk ka sistem shëndetësor, dështim total i ministrisë aktuale

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Gani Bajraktari, në emisionin COMPASS në ATV, e cilësoi gjendjen e sistemit shëndetësor në Kosovë si një “katrahurë”, duke akuzuar ministrinë aktuale për dështim të plotë në menaxhim dhe reforma.

    Bajraktari tha se pavarësisht se edhe qeveritë e kaluara kanë dështuar në përmirësimin e shëndetësisë, gjendja aktuale është më e rënda që ka parë ndonjëherë.

    “Kosova është pa sistem shëndetësor. Është një katrahurë që quhet shëndetësi, një dështim total i ministrisë aktuale. Nuk ka qenë kurrë më keq se sot,” tha Bajraktari.

    Deklaratën e plotë të Gani Bajraktarit në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hyseni: Besueshmëria ndaj institucioneve publike shëndetësore është në krizë

    Hyseni: Besueshmëria ndaj institucioneve publike shëndetësore është në krizë

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, në emisionin COMPASS në ATV, tha se një nga problemet më serioze në sektorin e shëndetësisë është mungesa e besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve publike shëndetësore.

    Sipas Hysenit, shumë qytetarë kërkojnë shërbime shëndetësore jashtë institucioneve publike dhe jashtë Kosovës, edhe kur këto shërbime mund të kryhen me cilësi brenda vendit.

    “Është shqetësuese që shumë nga shërbimet që kryhen jashtë Kosovës mund të realizohen edhe në institucionet publike shëndetësore këtu, dhe madje kryhen mirë e me dinjitet”, tha Hyseni.

    Ai theksoi se problematika kryesore buron nga Ministria e Shëndetësisë dhe mungesa e menaxhimit efektiv në nivelin më të lartë.

    “Problemet fillojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Aty ka sfida që janë shumë më të mëdha sesa vetëm infrastruktura apo orari i stafit,” shtoi Hyseni.

    Deklaratën e plotë të Ekrem Hysenit në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Kollçaku: Specializimet tani do të bëhen sipas kërkesave të institucioneve shëndetësore

    Kollçaku: Specializimet tani do të bëhen sipas kërkesave të institucioneve shëndetësore

    Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, në emisionin COMPASS në ATV, tha se procesi i specializimeve në sektorin shëndetësor do të riorganizohet, duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat konkrete të institucioneve shëndetësore.

    Sipas Kollçakut, kjo qasje do të zëvendësojë praktikat e mëparshme, kur specializimet ndaheshin në mënyrë të paorganizuar dhe pa planifikim të mirëfilltë.

    “Specializimet, fatmirësisht tani e tutje, do të bëhen sipas nevojave të vetë institucioneve dhe kërkesave të tyre, dhe jo në mënyrë stihike siç ka ndodhur më parë, kur nuk kishte kushte për përgatitje profesionale”, tha Kollçaku.

    Ajo tha se qeveria është përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe pajisjeve mjekësore, për të siguruar trajtim dhe diagnostikim më cilësor.

    “Një transformim i dukshëm ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare. Pajisjet e reja dhe infrastruktura e përmirësuar po krijojnë kushte më të mira për trajtim dhe përgatitjen e stafit shëndetësor”, shtoi Kollçaku.

    Deklaratën e plotë të Fatmire Kollçakut në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Murati: Ka vendim që veturat zyrtare të mos përdoren në fushatë zgjedhore

    Murati: Ka vendim që veturat zyrtare të mos përdoren në fushatë zgjedhore

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ka vendim të shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje që ndalon përdorimin e veturave zyrtare nga zyrtarët shtetërorë gjatë fushatës zgjedhore.

    Murati tha se përveç kryeministrit, i cili për arsye sigurie ka mbrojtje të afërt, të gjithë zyrtarët e tjerë të Vetëvendosjes përdorin vetura personale ose të siguruara nga shtabi zgjedhor.

    “Ka një vendim nga shtabi që asnjë ministër ose zyrtar me funksion publik të mos përdorë vetura zyrtare gjatë fushatës. Përjashtim bën vetëm kryeministri, për shkak të mbrojtjes së afërt,” tha Murati.

    Deklaratën e plotë të Hekuran Muratit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • “U rrezikuan njerëzit, pati edhe lëndime”, Murati tregon çka ndodhi në Skenderaj

    “U rrezikuan njerëzit, pati edhe lëndime”, Murati tregon çka ndodhi në Skenderaj

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për incidentin që ndodhi gjatë tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, duke theksuar se tubimi u përball me pengesa të orkestruara dhe rrezikim të pjesëmarrësve.

    Sipas Muratit, pengesat u organizuan nga një grup individësh të lidhur me PDK-në, ndërsa ai dënoi veprimet që, siç tha, përfshinin rrezikim të sigurisë së qytetarëve.

    “Shkuam për të mbajtur një tubim, si në çdo qytet të Republikës së Kosovës. Megjithatë, në Skënderaj pati një grup të orkestruar nga partia që qeveris atje, PDK-ja, për ta penguar tubimin, madje me rrezikim të njerëzve. Nuk është njësoj të bësh një deklaratë politike dhe të hedhësh petarde në kokat e njerëzve që ishin mbledhur aty,” tha Murati.

    Ministri tha se përdorimi i mjeteve piroteknike jo vetëm që ishte i papranueshëm, por shkaktoi edhe lëndime te pjesëmarrësit.

    “Në disa raste, pati hedhje të petardeve të kalibrit të madh në drejtim të pjesëmarrësve, çka mund të ketë shkaktuar edhe lëndime”, shtoi ai.

    Deklaratën e plotë të Hekuran Muratit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • “E çon vendin në kollpas fiskal”, Murati kundërshton propozimin e Hamzës për pagesën e TVSH-së pas shitjes së mallrave

    “E çon vendin në kollpas fiskal”, Murati kundërshton propozimin e Hamzës për pagesën e TVSH-së pas shitjes së mallrave

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në emisionin CONTEXT në ATV, kundërshtoi idenë e Bedri Hamzës që pagesa e TVSH-së të bëhet pas shitjes së mallrave dhe jo në kufi, duke argumentuar se një ndryshim i tillë do të ishte logjistikisht i pamundur dhe lehtë i abuzueshëm.

    Murati tha se aktualisht TVSH-ja mblidhet në kufi për shumicën e mallrave të importuara dhe kjo metodë kontribuon ndjeshëm në të ardhurat buxhetore, duke siguruar rreth 1.2 miliard euro.

    “Nëse TVSH-ja nuk mblidhet në kufi, do të ishte e pamundur të inspektohet çdo biznes dhe të sigurohet që deklarimet të jenë të sakta. Në këtë mënyrë, bizneset do të raportojnë stoqe të larta në letra, ndërsa mallrat realisht do të jenë të padeklaruara. Kjo do të çonte në abuzime dhe rrezik të madh për kollaps fiskal”, tha Murati.

    Murati sqaroi se qeveria ka ofruar një alternativë për lehtësimin e pagesës së TVSH-së, duke shtyrë detyrimin deri në datën standarde të pagesës së TVSH-së së brendshme, për të ndihmuar bizneset në menaxhimin e likuiditetit.

    “Ne propozojmë që importuesit të regjistrojnë detyrimin e TVSH-së në momentin e importit, por ta paguajnë atë një muaj më vonë, duke pasur kohë për shitjen e mallrave dhe përdorimin e likuiditetit të tyre pa nevojë për kredi shtesë”, sqaroi Murati.

    Deklaratën e plotë të Hekuran Muratit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: