ATV

Author: ATVLive

  • Në Dobërçan të Gjilanit, një person u gjet i vdekur në veturën e tij

    Në Dobërçan të Gjilanit, një person u gjet i vdekur në veturën e tij

    Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.

    Rasti ka ndodhur pasditën e së shtunës në fshaitn Dobërçan të Gjilanit.

    Nuk dihen më shumë informacione lidhur me rastin.

    Teksa bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport.

    Autoritetet e sigurisë tashmë i kanë nisur hetimet.

    Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”

  • Policia për hotelin që u djeg në Brezovicë: Dëmet janë të mëdha

    Policia për hotelin që u djeg në Brezovicë: Dëmet janë të mëdha

    Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për hotelin që u dogj dje në Brezovicë.

    Aty thuhet se dëmet janë të mëdha por nuk ka të lënduar.

    “INCIDENT ZJARRI- Brezovicë, Shtërpcë/15.02.2025-10:01. Është përfshirë nga zjarri një objekt hotelier. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha. Nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti është duke u hetuar.”

  • Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Fushë Kosovë

    Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Fushë Kosovë

    Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tjj në Fushë Kosovë.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “HETIM I VDEKJES- Fushë Kosovë / 15.02.2025 – 14:15. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.”

  • Hovenier: Opozita me partitë e komuniteteve jo shumicë mund të bëjnë koalicion

    Hovenier: Opozita me partitë e komuniteteve jo shumicë mund të bëjnë koalicion

    Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për mundësitë që janë për t’u krijuar një qeveri në Kosovë.

    Ai ka thënë se mund të ketë koalicion të opozitës pra PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, por edhe të LVV-së me komunitetet jo shumicë.

    “Në çdo demokraci parlamentare, ndërtimi i koalicionit është një kombinim i artit politik dhe vetëm ndarje e matematikës. Duhet të shikosh numrin e ulëseve që ke ti, numrin e ulëseve që kanë partnerët e mundshëm, numrin e ulëseve që të duhen për të formuar shumicën. Në Kosovë numri i duhur është 61 ulëse, duhet të kesh 61 vota që të kesh shumicën për të formuar Qeverinë dhe Kuvendin”.

    “Siç i kuptoj rezultatet e tanishme, pasi procesi i numërimit është ende duke vazhduar, duke u bazuar në rezultatet që ne i kemi parë bazuar në numrin e ulëseve që mund të shkojnë te partitë. Duke se Vetëvendosje do të ketë 47 ndoshta 48 ulëse diku aty, e dini se 20 ulëse janë të caktuara për komunitetet pakicë, dhjetë shkojnë për serbët dhe dhjetë të tjera shkojnë për komunitetet tjera”.

    “Nëse këta numra qëndrojnë nëse Vetëvendosje është mbi 40, edhe nëse menaxhojnë të shkojnë në koalicion me komunitetet mund të bëhen 61 ulëse. Përsëri është e mundshme që PDK, LDK dhe AAK së bashku me disa prej përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë mund të marrin 61 ulëse, është e mundur. Ky do të ishte një koalicion goxha fragjil, dhe tani sinjalet janë të përziera. E dini se partitë bëjnë koalicione për të treguar mesazhe të ndryshme”, ka thënë Hovenier në Atlantic Council. /Klankosova.tv

  • Takimi urgjent i Macronit pas lëvizjeve të fundit Trumpit, zbulohet cilët liderë evropianë do të marrin pjesë

    Takimi urgjent i Macronit pas lëvizjeve të fundit Trumpit, zbulohet cilët liderë evropianë do të marrin pjesë

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të thërrasë një takim urgjent të liderëve evropianë, duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ndërsa shqetësimet u rritën mbi përpjekjet e Donald Trump për të marrë kontrollin e procesit të paqes në Ukrainë, raporton The Guardian.

    Duke folur në konferencën e sigurisë në Mynih, ministri i jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, tha se ishte “shumë i lumtur që Presidenti Macron i ka thirrur udhëheqësit në Paris” për të diskutuar “në një mënyrë shumë serioze” sfidat e paraqitura nga Trump.

    “Presidenti Trump ka një metodë operimi të cilën rusët e quajnë razvedka boyem – zbulim përmes betejës: ju shtyni dhe shihni se çfarë ndodh, dhe më pas ndryshoni pozicionin tuaj… dhe ne duhet të përgjigjemi”, tha ministri polak.

    Takimi, i cili ka të ngjarë të mbahet të hënën, pritet të diskutojë përpjekjet e SHBA-së për të përjashtuar liderët evropianë nga bisedimet e paqes, pozicionin që Evropa duhet të miratojë për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO dhe se si Ukrainës mund t’i ofrohen garancitë e sigurisë, qoftë përmes NATO-s ose ndonjë force evropiane.

    Qeveria britanike konfirmoi të shtunën se kishte dëgjuar për takimin e propozuar dhe zyrtarët e bënë të qartë se Starmer do të merrte pjesë dhe do të përcillte mesazhet nga takimi për në Washington këtë javë, kur do të takohet me Presidentin Trump.

    Sipas raportimeve, ata që do të ftohen në Paris nga Macron pritet të jenë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Polonisë.

  • KQZ: 46.19% e vendvotimeve të numëruara, procesi vazhdon në 26 komuna

    KQZ: 46.19% e vendvotimeve të numëruara, procesi vazhdon në 26 komuna

    KQZ ka njoftuar se deri dje në orën 16:00 janë numëruar 46.19% e vendvotimeve, ose 1,170 nga 2,533. Numërimi ka përfunduar në 9 qendra komunale.

    Ndërsa sot ka filluar edhe në QKN-në e Mamushës.

    Gjithashtu në njoftim thuhet se në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.

    Njoftimi i plotë:

    Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.

    Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

    Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës.

    Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.

  • Kurti e Osmani “pozojnë” nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ambasadori publikon fotografinë

    Kurti e Osmani “pozojnë” nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ambasadori publikon fotografinë

    Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani tash e një kohë kanë pasur raporte “të ftohura” me njëri-tjetrin. Megjithatë, të dy janë parë bashkë sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku edhe kanë bërë një fotografi.

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka shpërndarë një fotografi ku shihet së bashku me Kurtin dhe Osmanin.

    Hera e fundit kur Osmani dhe Kurti janë parë bashkë ka qenë më 24 dhjetor 2024, në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes.

    ‘Ftohja’ mes Kurtit dhe Osmani është vërejtur që nga maji i këtij viti kur Kurti e Donika Gërvalla dërguan një letër në Këshill të Evropës, për të cilën Osmani kishte thënë se nuk e kishin koordinuar me të.

  • Lila-Azizi: Laboratori i mikrobiologjisë klinike do të fuqizojë diagnostikën molekulare

    Lila-Azizi: Laboratori i mikrobiologjisë klinike do të fuqizojë diagnostikën molekulare

    Në shërbimin klinik të mikrobiologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) tani kryhen të gjitha analizat që sjellën nga të gjitha klinikat e kësaj qendre.

    Nga tre mikrobiolog dhe laborant sa kishte në fillimin e ofrimit të shërbimeve, mikrobiologjia operon sot me 6 mikrobiologë dhe 11 teknik laborant që e realizojnë punën në mënyrë ekipore.

    Ushtruesja e drejtores së Klinikës së Mikrobiologjisë, Greta Lila Azizi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Mikrobiologjia klinike ka një rol shumë të rëndësishëm në mjekësi dhe në diagnostik.

    “Mikrobiologjia klinike i takon pjesës së diagnostikës, kështu që shërbimi i mikrobiologjisë klinike bënë diagnozën e infeksioneve të ndryshme, pra identifikimin e patogjenëve të ndryshëm, bënë testimin e ndjeshmërisë së atyre patogjenëve ndaj antibiotikëve, në mënyrë që të dihet se cili është antibiotiku më efektiv për trajtimin e atij infeksioni, më pas merr pjesë në kontrollen e infeksioneve spitalore. Gjithashtu, kjo ndikon në uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spitale, kostos së trajtimit, pra kundër rezistencës antimikrobike dhe në përgjithësi i kontribuon përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore tek pacientet e spitalizuar në QKUK”, ka thënë Lila-Azizi.

    Ndërsa, sa i përketë bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ajo ka thënë se është një lehtësim për arsye të komunikimit më të afërt që kanë me këtë institucion.

    “Pra edhe klinicisti dhe mikrobiologu janë partner në diagnostikimin e infeksioneve të ndryshme. Dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm çdo ditë me klinicistët që të jemi më afër tyre të japim ato imputet tona, kontributin tonë edhe me IKSHPK sigurisht sepse kemi komunikim shumë të mirë, bashkëpunim profesional dhe kolegial”, tha Lila-Azizi.

    Ajo ka bërë të ditur se në shërbimin e mikrobiologjisë kryhen të gjitha analizat që sjellën nga të gjitha klinikat Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. “Sjellën përmes personelit shëndetësor- infermiereve, janë mostra të ndryshme si gjaku urina,…ka një gamë të gjerë të analizave ku përveç metodave konvencionale kemi dhe sistemet e automatizuara të identifikimit dhe testimit të ndjeshmërisë e po ashtu dhe pajisjet e avancuara molekulare pra që i takojnë diagnostikës molekulare”, ka thënë Lila-Azizi për Ekonomia Online.

    Fillimisht kur është themeluar laboratori i Mikrobiologjisë Klinike, ajo ka theksuar se kishin qenë vetëm tri mikrobiologë dhe laborant. “Por më pas normalisht me ngritjen e kapaciteteve konsolidimin e buxhetit dhe furnizimin e vazhdueshëm me reagjent sot jemi 6 mikrobiologë dhe 11 teknik laborant që e realizojmë punën në mënyrë ekipore”, tha Lila-Azizi.

    Sipas saj suksesi i këtij laboratori është realitet fal stafit, teksa thotë se kryejnë një punë shumë profesionale në shërbim të pacientëve të QKUK-së. “Për të ardhmen uroj që të bëhet më e mira për ngritjen dhe fuqizimin e diagnostikues, sidomos asaj molekulare sepse qëllimi është që të kemi rezultate më të shpejta t’iu komunikojmë më shpejt klinicistëve dhe të jemi pranë tyre në dobi të pacienteve dhe shëndetit të pacienteve, ky laborator të jetë i kompletuar ashtu siç e ka rajoni dhe bota – laboratorin e mikrobiologjisë klinike brenda nivelit terciar të jetë në shërbim të të gjitha klinikave”, tha Lila-Azizi për Ekonomia Online.

  • Moti sot, kryesisht i vranët, temperaturat deri në pesë gradë Celsius

    Moti sot, kryesisht i vranët, temperaturat deri në pesë gradë Celsius

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

    Në njoftimin e IHMK-së, shkruan se temperaturat minimale pritet të jenë nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3 e deri 5 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekond.

  • Kamuflohej si taksist dhe shiste kokainë në gjithë Tiranën, arrestohet 54-vjeçari

    Kamuflohej si taksist dhe shiste kokainë në gjithë Tiranën, arrestohet 54-vjeçari

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 54-vjeçar pasi kamuflohej si taksist dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Taksisti” u vu në pranga shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë.

    “Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën. Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë”, bëri me dije policia.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. euronews.al