ATV

Author: ATVLive

  • 34-vjeçari në Shkodër qëlloi të dashurën dhe më pas vrau veten – e reja në luftë me jetën

    34-vjeçari në Shkodër qëlloi të dashurën dhe më pas vrau veten – e reja në luftë me jetën

    Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

    Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prendushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë, raporton Top Channel.

    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

    Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • 17 vjetori i Pavarësisë, Kosova urohet edhe nga Bangladeshi

    17 vjetori i Pavarësisë, Kosova urohet edhe nga Bangladeshi

    Kosova dje më 17 shkurt i ka mbushur 17 vjet të shtetësisë.

    E me rastin e ditës së Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar shumë urime nga liderët botërorë.

    Në mesin e urimeve, ishte a i homologut të saj nga Bangladeshi, Mohammed Shahabuddin.

    Në këtë urim, Shahabuddin, vuri në dukje zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis Bangladeshit dhe Kosovës gjatë viteve të fundit, duke theksuar rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

  • Këta janë kandidatët më të votuar të koalicionit AAK-Nisma

    Këta janë kandidatët më të votuar të koalicionit AAK-Nisma

    Nëntë përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe një përfaqësues i Nismës Socialdemokrate plotësojnë dhjetë kandidatët më të votuar të koalicionit AAK-Nisma në zgjedhjet e 9 shkurtit, pas numërimit të rreth 70% të votave.

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj rezulton të jetë kandidati më i votuar me 32 mijë vota, bazuar në një listë të cilën e ka publikuar portali Indeksonline të hënën në mbrëmje.

    Bazuar në këtë listë, e cila paraqet rezultatet e kandidatëve për deputet pas numërimit të 73% të votave, Daut Haradinaj është i dyti me 19 mijë vota.

    Fatmir Limaj, udhëheqësi i partnerit të koalicionit, Nismës Socialdemokrate, është i treti më i votuari i listës me 16 mijë vota.

    Tetëshen e listës së koalicionit AAK-Nisma e plotësojnë Time Kadrijaj me 11 vota, Bekë Berisha me 10 mijë vota, Lahi Brahimaj me 8 mijë vota, Arber Tolaj me 7 mijë vota dhe Albana Bytyqi me po ashtu 7 mijë vota.

    Ardian Gjini është kandidati i nëntë më votuar, me rreth 7 mijë vota, po aq sa ka edhe Bashkim Ramosaj, i renditur i dhjeti.

    Aktualisht, bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, koalicioni AAK-Nisma do t’i ketë tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ndarja e ulëse në parlament, megjithatë mund të ndryshojë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre nga jashtë.

    Deri të dielën më 16 shkurt, një javë pas zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ka numëruar 73.23 për qind të votave të kandidatëve për deputet.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do të vazhdojë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 19 qendra komunale të numërimit.

    Deri dje, ishin numëruar 73.23% e vendvotimeve.

    “Deri në përfundim të ditës së diel, 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve apo 1,855 nga 2,533”, tha KQZ-ja në një njoftim për media të martën.

    KQZ-ja tha se procesi i numërimit do të vazhdojë të martën në 19 Qendra Komunale të Numërimit.

  • Parregullsitë në një konkurs, paditet Ministria e Financave

    Parregullsitë në një konkurs, paditet Ministria e Financave

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka paditur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për konkursin për Sekretar të Përgjithshëm. Padia është dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku nga GLPS thonë se kjo ministri ka zhvilluar procedurat e rekrutimit pa respektuar obligimin ligjor që fazat e rekrutimit te monitorohen nga shoqëria civile

    Liridon Salihi nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike tha se këtë rast paraprakisht kanë e dërguar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).

    “Qeveria vetëm se ka proceduar me emërimin e personit në këtë pozitë të sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe duke i marrë parasysh të gjitha faktet e rastit, qendra me autorizimin e të gjitha organizatave të shoqërisë civile që përbëjnë Iniciativën CorrËatch, sot ka dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Administrativ, ku i ka kërkuar kësaj gjykate që të deklarojë të drejtën që i garantohet shoqërisë civile përmes Ligjit për Zyrtarët Publik, me nenin 48, paragrafi 7, e cila dispozitë i jep të drejtë shoqërisë civile që t’i monitorojë të gjitha proceset rekrutuese për pozitat e larta drejtuese”, deklaroi ai.

    Në konferencë për media, Salihi tha se kanë kërkuar nga kjo gjykatë që ta obligojë Ministrinë e Financave dhe të gjitha institucionet publike që në rastet kur hapin konkurse të tilla të monitorohen nga shoqëria civile.

    “Nga provat qe përmban kjo padi, konstatohet se Ministria e Financave ka zhvilluar fazat e procedurës së rekrutimit për kategorinë e lartë drejtuese “sekretari i përgjithshëm” pa respektuar obligimin ligjor që fazat e rekrutimit te monitorohen nga shoqëria civile. Pra, në vend se Ministria e Financave të ishte shembull që përmes rolit aktiv të saj t’i ftonte organizatat e shoqërisë civile në monitorim të fazave të këtij procesi, me qëllim të rritjes së transparencës dhe respektimit të obligimit ligjor që rrjedh nga Ligji për Zyrtarët Publik, ky institucion zgjodhi heshtjen në tri kërkesat e vazhdueshme nga ana e përfaqësuesve të Iniciativës CorrËatch”, tha ai.

    Sipas tij, ky rast tregon se si institucionet e administratës publike në procedurat rekrutuese nuk i zbatojnë në përpikëri rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil që është i aplikueshëm në Kosovë.

    Ndërkaq, Laura Nushi nga Iniciativa CorrWatch tregoi për parregullsitë që e kanë karakterizuar këtë proces rekrutues.

    “Ministria e Financave më datë 6 gusht 2024 ka shpallur konkursin për pozitën e lartë drejtuese “sekretar i përgjithshëm”. Sipas shpalljes, konkursi ka qenë i hapur nga data 7 gusht 2024 deri më 5 shtator 2024. Bazuar në dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publik që i japin të drejtë shoqërisë civile që të monitoroj proceset rekrutuese të kësaj natyre, Iniciativa CorrËatch kishte parashtruar kërkesë për monitorim me 13 gusht e 9 shtator 2024. Këto kërkesa ishin injoruar totalisht nga ministria e cila më 11 shtator 2024, kishte publikuar listën e kandidatëve që e kanë kaluar fazën e verifikimit paraprak. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e Iniciativës CorrWatch edhe më 13 shtator 2024, kishin dërguar kërkesë për qasje në dosjen e kandidatëve dhe për monitorimin e fazave të tjera, e cila kërkesë po ashtu nuk u mor parasysh asnjëherë”, ka treguar ajo. /kp

  • ​Presidenti i El Salvadorit uron 17 vjetorin e pavarësisë

    ​Presidenti i El Salvadorit uron 17 vjetorin e pavarësisë

    Një mesazh urimi për Pavarësinë e Kosovës drejt presidentet Vjosa Osmani dhe qytetarëve, erdhi edhe nga El Salvadori.

    Presidenti I El Salvadorit, Nayib Bukele, me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka shprehur urimet më të sinqerta për Osmanin dhe për qytetarët e vendit tonë, duke e cilësuar këtë ditë si një simbol të forcës dhe përkushtimit të popullit të Kosovës ndaj historisë dhe identitetit të tyre.

    Duke përgëzuar përparimin që ka arritur Kosova, Presidenti Bukele ka ripotencuar vullnetin e El Salvadorit për t`i forcuar marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

    Në fund të mesazhit, presidenti Bukele ka përcjellë urimet më të mira për mirëqenie, prosperitet dhe sukses për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke theksuar se kjo festë duhet të jetë një burim gëzimi dhe një angazhim ndaj idealeve që kanë formësuar shtetin e Kosovës.

  • Astronomja kosovare përmes NASA-s drejt një misioni të ri

    Astronomja kosovare përmes NASA-s drejt një misioni të ri

    Astronomja shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni me mbështetjen e NASA-s do të udhëtojë me një mision të ri drejt Paqësorit për të mbledhur të dhëna që do të ndihmojnë në kuptimin më të thellë të Sistemit Diellor.

    Ky udhëtim, ajo tha se është realizim i një ëndrre të kahmotshme të saj.

    “Erdhi dita! Po nisem drejt mesit të Paqësorit për të operuar një teleskop 4-metërsh në 4,000 metra lartësi mbidetare, ku do të analizoj asteroidët dhe do të mbledh të dhëna që do ndihmojnë në kuptimin më të thellë të Sistemit Diellor. Ky udhëtim, i financuar nga NASA dhe Universiteti i Kalifornisë, është realizimi i një ëndrre që e kam ndjekur për vite me radhë. Pas shumë përkushtimi, kërkimesh shkencore dhe netëve të gjata të kaluara mbi libra, më në fund erdhi koha të përballem me këtë sfidë”, është shprehur ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

  • Rusia raportohet të ketë liruar një amerikan të burgosur

    Rusia raportohet të ketë liruar një amerikan të burgosur

    Në prag të nisjes së bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite, Moska e ka liruar amerikanin Kalob Wayne Byers, i cili ka qenë në mbajtje prej 7 shkurtit, me akuza për posedim droge, sipas raportimeve të mediave amerikane dhe ruse.

    Lajmi vjen pas një serie këmbimesh të të burgosurve mes dy vendeve në javët e fundit.

    Vendimi i fundit duket se është një tjetër hap drejt uljes së tensioneve mes SHBA-së dhe Rusisë, para nisjes së bisedimeve në Riad të Arabisë Saudite, teksa Uashingtoni rrit përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    E përditshmja amerikane The New York Times e ka cituar një zyrtar të Kremlinit të ketë thënë se bisedimet e së martës synojnë t’i përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale.

    Agjencia e lajmeve Associated Press i ka cituar përfaqësuesit e Byersit të kenë thënë se burri është në Ambasadën amerikane dhe po pret fluturimin për t’u kthyer në shtëpi.

    Sipas raportimeve, bëhet fjalë vetëm për lirim dhe jo këmbim të të burgosurve.

    Një gjykatë ruse pati marrë vendim që Byers, 28-vjeçar, të mbahet në paraburgim pas arrestimit në aeroportin e Moskës nën akuzat për kontrabandim droge, meqë doganierët dyshohet se i kanë gjetur në valixhe një lloj reçeli të përzier me kanabis.

    Një postimin e një gjykate në Telegram ishte thënë se ai përballet me dënim prej shtatë vjetësh burgim.

    Arrestimi i tij është kryer vetëm disa ditë pas këmbimit të të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë, akt të cilin Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar si hap drejt zbutjes së marrëdhënieve diplomatike dhe hap drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.

    Shtetet e Bashkuara dhe qeveri tjera perëndimore e kanë akuzuar Qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin për arrestim të qytetarëve të shteteve perëndimore mbi akuza të fabrikuara apo të ekzagjeruara, dhe se i mban si “pengje” që të mund t’i tregtojë më pas me Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera./REL/

  • Presidentja sllovene uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    Presidentja sllovene uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Në mesazhin e saj, Presidentja Pirc Musar ka shprehur urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj për përparim dhe zhvillim të gjithanshëm. Ajo ka ritheksuar mbështetjen e Sllovenisë për reformat dhe angazhimet ndërkombëtare të Kosovës, si dhe për integrimin e saj në strukturat euroatlantike.

    Presidentja Pirc Musar ka nënvizuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për zhvillimin e të gjithë rajonit dhe ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni dhe nismave të tjera ndërkombëtare.

  • ​Policia me apel për pjesëmarrësit në komunikacion

    ​Policia me apel për pjesëmarrësit në komunikacion

    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё apelon te tё gjithё pjesëmarrësit nё komunikacion, tё kenë kujdes tё shtuar gjatё lëvizjeve me automjetet e tyre, pasi qё jemi nё sezonin dimëror dhe ёshtё duke mbretëruar mot i ftohtё dhe nё rrugё ka ngrica.

    Sipas Policisë, kjo gjendje do tё vazhdojë edhe ditёt në vijim, andaj pёr tё parandaluar aksidentet në komunikacion, apelojnë te tё gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion t’i përshtaten kushteve të rrugëve dhe shenjave tё trafikut.

    “Ndaj tё gjithё vozitёsve tё cilёt nuk posedojnë pajisjet dimërore tё caktuara me ligj, Policia do tё merr masa pёr kundёrvajtёsit konform ligjit”, thuhet në apel.

  • xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

    xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

    Kompania e AI e Elon Musk, xAI, të hënën vonë lëshoi ​​modelin e saj më të fundit të inteligjencës artificiale, Grok 3, dhe zbuloi aftësi të reja për Grok iOS dhe aplikacionet në ueb.

    Grok, përgjigja e xAI për modele si GPT-4o e OpenAI dhe Gemini e Google, mund të analizojë imazhet dhe t’u përgjigjet pyetjeve, dhe fuqizon një sërë veçorish në rrjetin social të Musk, X.

    Grok 3, i cili ka qenë në zhvillim për disa muaj, ishte planifikuar me optimizëm për t’u lëshuar në vitin 2024, por e humbi atë afat. E hëna ishte një nisje ambicioze.

    xAI ka përdorur një qendër të madhe të dhënash në Memphis që përmban rreth 200,000 GPU për të trajnuar Grok 3.

    Në një postim në X, Musk pretendoi se Grok 3 ishte zhvilluar me “10x” më shumë fuqi kompjuterike se paraardhësi i tij, Grok 2, duke përdorur një grup të zgjeruar të të dhënave trajnimi që gjoja përfshin dosje nga çështjet gjyqësore.

    “Grok 3 është një rend i madhësisë më i aftë se Grok 2”, tha Musk gjatë një prezantimi të drejtpërdrejtë të hënën, transmeton Telegrafi.

    “[Është] një AI që kërkon të vërtetën maksimalisht, edhe nëse kjo e vërtetë ndonjëherë është në kundërshtim me atë që është politikisht korrekte”, shtoi ai.

    Grok 3 është një familje modelesh, për të qenë të saktë. Një version më i vogël i Grok 3, Grok 3 mini, u përgjigjet pyetjeve më shpejt me koston e njëfarë saktësie.

    Jo të gjitha modelet dhe veçoritë përkatëse të Grok 3 janë ende të disponueshme (disa janë në beta), por ato filluan të dalin të hënën.

    xAI pretendon se Grok 3 mund GPT-4o në standardet duke përfshirë AIME (i cili vlerëson performancën e një modeli në një mostër të pyetjeve të matematikës) dhe GPQA (që vlerëson modelet duke përdorur probleme të fizikës, biologjisë dhe kimisë të nivelit të doktoratës).

    Një version i hershëm i Grok 3 gjithashtu shënoi në mënyrë konkurruese në Chatbot Arena, një test me burime të shumta që vendos modele të ndryshme të AI kundër njëri-tjetrit dhe i bën përdoruesit të votojnë për përgjigjet e tyre të preferuara, sipas xAI.

    Dy modele në familjen e re Grok 3, Grok 3 Reasoning dhe Grok 3 mini Reasoning, mund të “mendojnë” me kujdes problemet, të ngjashme me modelet “arsyetimi” si o3-mini i OpenAI dhe R1 i kompanisë kineze të AI DeepSeek.

    Modelet që arsyetojnë përpiqen të kontrollojnë veten e tyre përpara se të japin rezultate, gjë që i ndihmon ata të shmangin disa nga grackat që zakonisht pengojnë modelet.

    xAI pretendon se Grok 3 Reasoning tejkalon versionin më të mirë të o3-mini – o3-mini-high, në disa standarde të njohura, duke përfshirë një standard më të ri matematikor të quajtur AIME 2025.

    Këto modele arsyetimi mund të qasen nëpërmjet aplikacionit Grok. Përdoruesit mund t’i kërkojnë Grok 3 “Think” ose – për pyetje më të vështira – të përdorin modalitetin “Big Brain” për arsyetimin që përdor llogaritje shtesë.

    xAI përshkruan modelet e arsyetimit si më të përshtatshmet për pyetjet e matematikës, shkencës dhe programimit.

    Musk tha se disa nga “mendimet” e modeleve të arsyetimit janë të fshehura në aplikacionin Grok për të parandaluar distilimin, një metodë e përdorur nga zhvilluesit e modeleve të AI për të nxjerrë njohuri nga modelet e tjera.

    Kohët e fundit, DeepSeek u akuzua për distilimin e modeleve të OpenAI për të krijuar të vetat.

    Modelet e arsyetimit të Grok mbështesin një veçori të re në aplikacionin Grok të quajtur DeepSearch, përgjigja e xAI ndaj mjeteve kërkimore të fuqizuara nga AI si kërkimi i thellë i OpenAI.

    DeepSearch skanon internetin dhe X për të analizuar informacionin, dhe për të dhënë një abstrakt në përgjigje të një pyetjeje.

    Abonentët në nivelin Premium+ të X (50 dollarë në muaj) do të kenë fillimisht qasje në Grok 3 dhe veçoritë e tjera do të vendosen pas një plani të ri që xAI e quan SuperGrok.

    Me një çmim prej 30 dollarë në muaj ose 300 dollarë në vit (nëse duhen besuar informacionet), SuperGrok zhbllokon pyetjet shtesë të arsyetimit dhe DeepSearch hedh një gjenerim të pakufizuar imazhesh.

    Në të ardhmen – rreth një javë nga tani – aplikacioni Grok do të fitojë një “modalitet zëri”, tha Musk, i cili do t’u japë modeleve Grok një zë të sintetizuar.

    Disa javë pas kësaj, modelet Grok 3 do të jenë të disponueshme përmes API-së së ndërmarrjes së xAI, së bashku me aftësinë DeepSearch.

    “xAI planifikon të hapë Grok 2 me burim të hapur në muajt e ardhshëm”, tha Musk.

    “Qasja jonë e përgjithshme është që ne do të hapim me burim versionin e fundit [të Grok] kur versioni tjetër të dalë plotësisht”, vazhdoi ai.

    “Kur Grok 3 të jetë i pjekur dhe i qëndrueshëm, që është ndoshta brenda pak muajsh, atëherë ne do të hapim Grok 2 me burim të hapur”, theksoi Musk.

    Miliarderi amerikan njoftoi Grok afërsisht dy vjet më parë, ai e prezantoi modelin e AI si të tensionuar, të pafiltruar dhe kundër “zgjimit” – në përgjithësi, i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të diskutueshme që sistemet e tjera të AI nuk do t’i përgjigjen.

    Ai mbajti një pjesë të atij premtimi. Thuhet të jetë vulgar, për shembull, Grok dhe Grok 2 do të detyronin me kënaqësi, duke përhapur një gjuhë shumëngjyrëshe që me siguri nuk do ta dëgjonit nga ChatGPT.

    Por modelet e Grok para Grok 3 mbroheshin nga subjektet politike dhe nuk do të kalonin kufij të caktuar.

    Në fakt, një studim zbuloi se Grok anonte nga e majta politike për tema si të drejtat transgjinore, programet e diversitetit dhe pabarazia.

    Musk ka fajësuar sjelljen në të dhënat e trajnimit të Grok – faqet e internetit publike – dhe u zotua “të zhvendosë Grok më afër neutralitetit politik”.

    Nuk është ende e qartë nëse xAI e ka arritur këtë qëllim dhe cilat mund të jenë pasojat. /Telegrafi/