ATV

Author: ATVLive

  • “Nuk e ndjeja më si mbulesë, më ishte shkëputur lidhja shpirtërore me të”, e ftuara tregon si e mori vendimin për heqjen e shamisë

    “Nuk e ndjeja më si mbulesë, më ishte shkëputur lidhja shpirtërore me të”, e ftuara tregon si e mori vendimin për heqjen e shamisë

    Pilotja dhe kampionia e garave me makina, Brunilda Gjura, në emisionin “The Elite Way” në ATV, rrëfeu përvojën e saj me mbulesën dhe arsyet që e çuan të marrë vendimin për ta hequr atë pas 14 vitesh.

    Ajo tha se vendimi erdhi natyrshëm, pasi në një moment nuk e ndiente më si pjesë të identitetit të saj shpirtëror, por thjesht si një mbulesë floku.

    “E kam pasur mbulesën për 14 vjet dhe para rreth dy vitesh vendosa ta heq. Erdhi një moment që nuk e ndieja si mbulesë, thjesht si mbulesë floku. Më ishte shkëputur ndoshta ajo lidhja shpirtërore në atë kohë dhe e mora atë vendim”, u shpeh Gjura.

    Ajo tregoi se gjatë kohës që kishte shaminë, arriti sukseset më të mëdha në autosport, por sfidat më të mëdha i hasi kur kërkoi të punësohej.

    “Gjatë kohës që kam qenë me shami, kam pasur arritjet më të mëdha në autosport dhe aty nuk është që kam pasë paragjykime si një grua me mbulesë, por për t’u punësuar ka qenë tmerrësisht e vështirë. Nuk e kam heqë shaminë për t’u punësuar, arritjet më të mëdha i kam pasë me shami dhe prapë luftoj për të drejtat e grave me shami”, tregoi Gjura./atvlive.tv

  • Rriten konfiskimet e pasurisë, mbetet problem mos-shitja e automjeteve të sekuestruara

    Rriten konfiskimet e pasurisë, mbetet problem mos-shitja e automjeteve të sekuestruara

    Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shipqdon Fazliu, ka publikuar raportin tremujor për periudhën tetor-dhjetor 2024, duke evidentuar progres në konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, raporton Ekonomia Online.

    Ky raport u publikua në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës të hënën, ku sipas raportit, gjatë këtij tremujori janë konfiskuar pasuri në vlerë prej 207 mijë euro në 7 raste, ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara ka arritur mbi 3,7 milionë euro në 51 raste.

    Megjithatë, sipas Shqipdon Fazliut, problem i vazhdueshëm mbetet mos shitja e pasurive të sekuestruara, sidomos automjeteve.

    Sipas raportit, disa automjete të sekuestruara qëndrojnë të bllokuara për me shumë se 5-6 vite, pa u bërë kërkesë për shitje, e kjo sipas tij po shkakton dëme të vazhdueshme në buxhetin e shtetit.

    “Në tre mujorin e fundit janë raportuar pasuri të konfiskuara në shumën e 207 mijë euro, në 7 raste, ndërsa vlera e sekuestrimeve për këtë tre mujor e kap vlerën e mbi 3,7 milion euro pasuri të sekuestruara apo në 51 raste të ndryshme. Kjo është një veçori pozitive… Për dallim nga hera e kaluar, ku nuk kemi pasur as një kërkesë nga PS këtë tre mujor janë shfaqur katër kërkesa për shitje… Në gjatë ditëve dhe javëve të kaluara kemi kërkuar nga ana e koordinatorëve lokal që të intensifikohet puna në paraqitjen e kërkesave të tilla, nga përgjigja që kemi pranuar shihet se ka Prokurori dhe prokuror që nuk kanë kthyer fare përgjigje në këtë çështje”.

    “Ne e kemi pajisur kryeprokurorin e shtetit dhe kryesuesin edhe me lista të posaçme të secilës prokurori, ku mund të shihni që ka prokurori dhe prokuror që me tepër se pesë apo gjashtë vite kanë veturat e sekuestruara mirëpo nuk kanë paraqitur kërkesa për shitje. Buxheti i shtetit po vazhdon që të dëmtohet në mënyrë të vazhdueshme me këtë çështje. Tash e tutej mbetet te ju që të vlerësohet një mos veprim i tillë që rezulton në një dështim në kryerjen e funksioneve prokurorial dhe në dëmtimin e buxhetit qoftë të Kosovës, qoftë në paraqitjen e padive nga ana e të pandehurve në rast se do të ju kthehet vetura pas disa vitesh”, ka thënë ai.

  • ​Përplasje për një votë mes Kurteshit dhe një koordinatori të vëzhguesve të AAK-së

    ​Përplasje për një votë mes Kurteshit dhe një koordinatori të vëzhguesve të AAK-së

    Vlefshmëria e një vote të prerë poshtë, kishte shkaktuar sherr mes anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje Sami Kurteshi dhe një komisioneri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Anëtari i KQZ-së Sami Kurteshi, gjatë numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë është akuzuar nga koordinatori i vëzhguesve të AAK-së, se ka tentuar për të ndikuar në shpalljen e vlefshmërisë së një vote ani pse ajo kishte qenë e prerë poshtë raporton KosovaPress.

    Kjo është mohuar nga ana e Sami Kurteshit i cili tha para mediave se nuk e vendos askush përpos komisionerëve për votën në fjalë dhe se nuk po u bënë presion komisionerëve.

    E sipas tij, komisionerët po kryejnë punën me nderë, e nuk kanë nevojë të frikësohen nga anëtarët e KQZ-së, derisa iu ka drejtuar komisionerit në fjalë se mund të ankohet në PZAP.

    “Ai thotë është e pavlefshme, por nuk vendos as ti as ai, vendosin ata. Nëse ty ta merr mendja që të është bë e padrejtë, e ke të drejtën e ankesës në PZAP. Llogaritjet nuk mundem me i pa, se ti llogaritë ndryshe unë ndryshe, por prej pozitës të vëzhguesit, nuk vendosi dhe nuk është presion. Kurrkush nuk po iu thotë juve me u ndalë dhe mos me i këqyrë. Unë e kam ndikimin në zyre të KQZ-së, atje e ngriti dorën. Një person që kryen punën me nderë, hiç nuk ka nevojë me u tut prej askujt, ka kaluar ajo kohë”, tha Kurteshi.

    Ndërsa, koordinatori i vëzhguesve të AAK-së, Lavdim Mehani shtoi se të njëjtën votë të prerë poshtë të AAK-së në Deçan, para tre ditësh vëzhguesit e LVV-së kanë insistuar ta shpallin të pavlefshme.

    Lavdim Mehani këtë e llogaritë tentim për të ndikuar në votë dhe se do të ankohet në PZAP, njofton KosovaPress.

    “Para tre dite, vëzhguesit e LVV-së, kanë insistuar me e shpallë një votë të AAK-së në Deçan të pavlefshme, për shkak se e ka prerjen, ka ndodhur, është shpallur e pavlefshme edhe e kanë krijuar atë standard me atë prerje. Sipas informacioneve Samia ka ardhur te një tavolinë dhe i ka thënë komisionerit shpalle këtë të vlefshme, derisa ka qenë e njëjta votë, e prerë poshtë. E llogarisim si ushtrim ndikimi ose tentim për të ndikuar për ta shpallur të vlefshme apo pavlefshme”, shtoi ai.

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke vazhduar numërimi i votave me postë.

    Sipas përditësimit të fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars ora 00:54 janë numëruar 124 kuti të votimit nga 187 sa janë apo 66.31 për qind.

  • Hapet ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”

    Hapet ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”

    Është hapur ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”, organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Albanologjik në Prishtinë.

    Ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, Naim Berisha tha se përmes kësaj ekspozite paraqiten pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare, raporton KosovaPress.

    Pjesë e hapjes së kësaj ekspozite ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, i cili tha se kjo ekspozitë është një përpjekje për të mos i harruar sakrificat e hartuesve të alfabetit shqip.

    Ndërkaq, drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë, Qelo Hoxha, tha se kjo ekspozitë paraqet viktimat e regjimit komunist./kp

  • ​Kosova zhvillon ndeshje miqësore me Armeninë

    ​Kosova zhvillon ndeshje miqësore me Armeninë

    Kosova ka aranzhuar një ndeshje miqësore me Armeninë, e cila do të zhvillohet më 6 qershor 2025 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan KP.

    Kjo përballje do t’i shërbejë përzgjedhësit Franco Foda për të testuar dhe përgatitur ekipin për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, që do të nisin në shtator, e ku Kosova bën pjesë në grup shumë të fortë me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë.

    Para kësaj miqësoreje, Dardanët do të kenë dy sfida vendimtare gjatë këtij muaji ndaj Islandës, në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, e ku synojnë promovimin në Ligën B.

    Ndeshja e parë zhvillohet më 20 mars, në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa ndeshja e dytë më 23 mars, në qytetin spanjoll Mursia.

  • Sekuestrohen mbi 120 boksa me cigare në Aeroportin e Prishtinës, u gjetën në çantën e një gruaje

    Sekuestrohen mbi 120 boksa me cigare në Aeroportin e Prishtinës, u gjetën në çantën e një gruaje

    Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetase nga Shqipëria në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e cila dyshohej se po tentonte të transportonte cigare të padeklaruara, transmeton ATV.

    Falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kontrolleve të stafit të X-Rey, në çantën e saj u gjetën pako cigaresh, ndërsa pas verifikimeve të mëtejshme, një sasi e konsiderueshme u zbulua edhe në valixhen e dorëzuar në check-in.

    Njoftimi:

    Me datën 02.03.2025, rreth orës 11:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të informacioneve nga zyrtarë doganorë dhe në bashkëpunim me stafin e X-Rey të aeroportit, në shkuarje për në Londër është ndaluar një femër e cila kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të X-Rey në prezencë të zyrtarëve kompetentë, ku në bazë të aparatit të kontrollit është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare.

    Udhëtarja femër shtetase nga Shqipëria, dyshohej se përpos çantës së krahut që kishte me vete, ajo në check-in në aeroport, kishte dorëzuar edhe një valixhe në të cilën dyshohej se posedonte po ashtu pako me cigare.

    Udhëtarja e ndalur është dërguar në zyrën e doganës për të vazhduar me procedurat e mëtejme, ku pas kontrollit edhe të valixhes së dorëzuar në check-in, e njëjta ka rezultuar se posedon pako me cigare. Pas kontrollit janë sekuestruar gjithsej 104 boksa (shteka) cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 boksa “Karelia Slims” me banderola të shtetit të Shqipërisë, të cilat ishin të padeklaruara në Doganën e Republikës së Kosovës. Pakot e cigareve janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejme sipas procedurave të parapara ligjore.

  • Macron zbulon propozimin franko-britanik për paqen në Ukrainë

    Macron zbulon propozimin franko-britanik për paqen në Ukrainë

    Franca dhe Britania po propozojnë një armëpushim të pjesshëm njëmujor midis Rusisë dhe Ukrainës që nuk do të mbulonte luftimet tokësore, tha presidenti francez Emmanuel Macron për gazetën e përditshme “Le Figaro” të dielën.

    Megjithatë, Macron tha se armëpushimi do të mbulonte sulmet ajrore, detare dhe të infrastrukturës energjetike.

    “Në rast të një armëpushimi, do të ishte shumë e vështirë të verifikohej se luftimet përgjatë frontit po respektoheshin”, tha Macron për “Le Figaro”, duke shtuar se vija e frontit ishte e barabartë me distancën midis Parisit dhe Budapestit.

    Macron foli me “Le Figaro”-n ndërsa fluturoi për në Londër për një takim me liderët evropianë, të thirrur nga kryeministri britanik Keir Starmer për të avancuar përpjekjet në hartimin e një plani paqeje në Ukrainë.

    Sipas propozimit franko-britanik, trupat tokësore evropiane do të vendosen në Ukrainë vetëm në një fazë të dytë, tha Macron.

    “Nuk do të ketë trupa evropiane në tokën ukrainase në javët e ardhshme”, citon “Le Figaro” të ketë thënë Macron.

    “Pyetja është se si e përdorim këtë kohë për të arritur një armëpushim, me negociata që do të zgjasin disa javë dhe më pas, pasi të nënshkruhet paqja, një dislokim trupash”.

    Zelenskyy, i pyetur nëse ishte në dijeni të planit, u tha gazetarëve në Londër: “Unë jam i vetëdijshëm për gjithçka”.

  • Dorëzohet në policinë gjermane motra e Besar Nimanit

    Dorëzohet në policinë gjermane motra e Besar Nimanit

    Policia e Bielefeldit të Gjermanisë ka njoftuar se është dorëzuar në komisariat motra e boksierit të vrarë nga Mitrovica, Besar Nimanit.

    Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Bielefeldit, e dyshuara ka qenë e kërkuar nga policia me urdhër arrest.

    “Një 33-vjeçare nga Bielefeldi, e kërkuar nga policia dhe prokuroria me urdhër arrest, është paraqitur në komisariatin e Bielefield mbrëmjen e datës 28.02.2025, e shoqëruar nga avokati i saj. Gruaja është motra e vëllait po ashtu të arrestuar të ish-boksierit të vrarë”, thuhet në njoftimin e tyre.

    “E pandehura përballet me katër akuza për vrasje në tentativë dhe për veprën penale lëndim i rëndë trupor. Roli i saktë në krim është ende nën hetim”, vijon njoftimi.

    Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe tashmë është dërguar në një qendër paraburgimit.

    Katër të plagosurit janë ende në gjendje të qëndrueshme, njofton policia gjermane.

  • Ngrirja e fondeve të USAID, Reuters me një shkrim për ndikimin në Kosovë

    Ngrirja e fondeve të USAID, Reuters me një shkrim për ndikimin në Kosovë

    Kenan Gashi merr kukullat nëpër dyqane në Kosovë dhe i hedh në makineritë e dhuruara nga qeveria amerikane që copëtojnë dhe pastrojnë plastikën në mënyrë që të shitet për ripërdorim.

    Bëhet e ditur se biznesi i riciklimit të Gashit në Fushë Kosovë u transformua kur mori pajisjet nga agjencia amerikane e ndihmës ndërkombëtare (USAID) dy vjet më parë, duke e shtyrë atë të hartonte plane për të punësuar më shumë punëtorë.

    Por Gashi tani është i shqetësuar.

    Më shumë se një e treta e pajisjeve të premtuara me vlerë 130,000 dollarë ende nuk ka mbërritur.

    Dhe tani administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka ngrirë fondet e USAID-it dhe ka kërkuar të zvogëlojë në mënyrë drastike agjencinë e ndihmës dhe të gjithë ndihmën e huaj të SHBA-së nën agjendën e tij “America First”.

    Javën e kaluar, në një deklaratë për shtypin, Trump përmendi donacionin në Kosovë si një shembull të llojit të shpenzimeve qeveritare që ai dëshiron të shkurtojë.

    “Ne presim që të mbërrijnë makineritë e tjera dhe kemi planifikuar ta rrisim fuqinë punëtore nga pesë në 20, por gjithçka është e pasigurt tani”, tha Gashi.

    Raportohet se SHBA-ja ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës që kur vendi i vogël ballkanik pa dalje në det u pavarësua.

    Sipas shifrave të qeverisë amerikane, SHBA i ka ofruar Kosovës 1.1 miliardë dollarë ndihmë që nga viti 2001, përcjell Telegrafi.

    Think tanku GAP me qendër në Prishtinë tha se USAID-i aktualisht po menaxhonte 17 projekte me vlerë më shumë se 156 milionë dollarë, por nuk është e qartë se sa nga këto janë disbursuar në të vërtetë.

    Banorët në Kosovë thonë se vendi i tyre ka nevojë për ndihmën e aleatëve si SHBA-ja.

    Kjo pasi ajo është dëmtuar nga tensionet e vazhdueshme etnike ndërmjet shumicës shqiptare dhe pakicës serbe në veri.

    Madje, Reuters zbuloi se më shumë se një duzinë projekte ndihme me vlerë të paktën 150 milionë euro janë anuluar nga Bashkimi Evropian si rezultat i rolit të autoriteteve të Kosovës në atë grindje.

    “Njerëzit nuk do të vdesin për shkak të fondeve të ngrira të USAID-it”, tha Burim Ejupi nga think tank Indep me qendër në Prishtinë.

    “Megjithatë, çdo dollar apo euro i marrë është i rëndësishëm për një vend që ka shumë nevojë për to”, shtoi Ejupi.

    Ndryshe, në rrezik janë fondet që janë krijuar për të forcuar institucionet demokratike të Kosovës, për të përshpejtuar kalimin nga thëngjilli me ndotje të lartë në energjinë e rinovueshme dhe për të mbrojtur grupet e margjinalizuara.

    Ata që kanë marrë fondet thonë se kjo ka një ndryshim për ta dhe komunitetin e tyre.

    Një tjetër banor, Qazim Grashtica, 38 vjeç, fshin koshat e plehrave çdo ditë në Prishtinë në kërkim të plastikës.

    USAID-i i siguroi atij traktorin dhe një makinë që shtyp plastikën.

    Ndihma ka rritur të ardhurat e tij nga pesë euro në ditë në 20 euro në ditë.

    “Para ndihmës së amerikanëve kishte raste kur 10 anëtarë të familjes flinim pa darkë. Ne nuk kishim asgjë për të ngrënë”, tha Grashtica.

    “Unë do t’i them Trumpit se ti je njeri i mirë, duhet të ndihmosh njerëzit, veçanërisht ata në Kosovë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

  • Ndahet nga jeta Bashkim Deliu nga Abria, ishte dëshmitar i masakrës së familjes Deliu

    Ndahet nga jeta Bashkim Deliu nga Abria, ishte dëshmitar i masakrës së familjes Deliu

    Bashkim Deliu nga Abria ka ndërruar jetë, duke lënë pas një histori dhimbjeje dhe sakrifice.

    Ai ishte dëshmitar i masakrës së familjes Deliaj, një tragjedi që i mori jetën pesë anëtarëve të familjes së tij.

    Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë si një simbol i qëndresës dhe dhimbjes së popullit tonë.