ATV

Author: ATVLive

  • ​Një person gjendet i vdekur në Prishtinë, policia jep detaje se çka u sekuestrua në vendin e ngjarjes

    ​Një person gjendet i vdekur në Prishtinë, policia jep detaje se çka u sekuestrua në vendin e ngjarjes

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një person.

    Sipas policisë vdekjen viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, raporton KP.

    Në vendin e ngjarjes sipas policisë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike.

    “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

  • ​Informatori CIA i cili ndaloi zhvillimin e bombës nukleare në Tajvan

    ​Informatori CIA i cili ndaloi zhvillimin e bombës nukleare në Tajvan

    Në janar të vitit 1988, një nga inxhinierët më të lartë të pasurive bërthamore të Tajvanit u arratis në Shtetet e Bashkuara pasi shpërndau informacione të rëndësishme mbi një program sekret që do të ndryshonte kursin e historisë së Tajvanit.

    Kolonel Chang Hsien-yi ishte një figurë udhëheqëse në projektin bërthamor të Tajvanit, një sekret i mbrojtur me kujdes midis viteve 1960 dhe 1980, ndërsa Taipeu po përpiqej të zhvillonte bombën e tij të parë bërthamore për t’u mbajtur në hap me Kinën.

    Ai ishte gjithashtu një informator i CIA-s, shkruan CNN.

    Chang ekspozoi programin sekret bërthamor të Tajvanit për Shtetet e Bashkuara, aleati i tij më i afërt, duke kaluar informacione që në fund çuan SHBA-në të ushtrojë presion mbi Tajvanin për të mbyllur programin – i cili sipas ekspertëve të përhapjes së armëve, ishte afër përfundimit.

    Ndërsa kritikët thonë se ai tradhtoi atdhenë e tij dhe dobësoi aftësinë e Tajvanit për të frenuar një mundësi sulmi kinez, Chang i tha CNN në një intervistë të rrallë se ai ende beson se bëri zgjedhjen e duhur.

    “Nuk ka asnjë tradhti”, i tha ai CNN nga shtëpia e tij në Idaho, ku u vendos me familjen, transmeton KosovaPress.

    “Vendosa të ofroj informacione për CIA-n sepse mendoj se ishte mirë për popullin e Tajvanit”, tha 81-vjeçari. “Po, kishte një luftë politike mes Kinës dhe Tajvanit, por zhvillimi i çdo lloji arme vdekjeprurëse ishte e pakuptimtë për mua”.

    Historia e Chang-ut ka ngjashmëri me atë të Mordechai Vanunu, informatorit izraelit që e bëri të njohur programin bërthamor të vendit të tij për botën. Por ndërsa Vanunu bëri publike përparimin e vendit të tij, denoncimi i Chang-ut u bë në fshehtësi dhe pa asnjë bujë.

  • ​Blatter e Platini sërish para gjykatës për afera korruptive

    ​Blatter e Platini sërish para gjykatës për afera korruptive

    Sepp Blatter, ish-kreu i FIFA-s dhe Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s, do të paraqiten sot në një gjykatë zvicerane për një tjetër shqyrtim të akuzave për mashtrim që i rrëzuan ata nga udhëheqjet e futbollit global.

    Një gjykatë e posaçme e apelit, në Muttenz pranë Bazelit, do të dëgjojë një kërkesë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit (OAG) për të rihapur procedurat kundër Blatter, i cili mbush 89 vjeç më 10 mars, dhe 69-vjeçarit Platini.

    Saga e gjatë ligjore filloi në vitin 2015 kur Blatter u largua nga posti i kreut të FIFA-s në një aferë korrupsioni. Ai rrjedh nga një pagesë e vonuar prej dy milionë frangash zvicerane (1.8 milionë euro) që FIFA i pagoi francezit Platini në vitin 2011 për shërbimet e konsulencës, transmeton KosovaPress.

    Dyshja u liruan nga Gjykata Federale Zvicerane në qershor 2022 nga akuzat që përfshinin “menaxhim jo besnik”, “shkelje të besimit” dhe “falsifikim letrash me vlerë”.

    Gjykata arriti në përfundimin se mashtrimi “nuk ishte vërtetuar” dhe për këtë arsye zbatoi parimin e përgjithshëm të ligjit penal sipas të cilit “dyshimi duhet të jetë në favor të të akuzuarit”.

    ZAP menjëherë e ka apeluar aktgjykimin dhe gjykata e apelit do të mbajë seancë nga e hëna deri të enjten dhe do ta nxjerrë aktgjykimin deri më 25 mars, përcjellë KosovaPress.

    Mbrojtja dhe prokuroria bien dakord që francezi e ka këshilluar Blatterin midis viteve 1998 dhe 2002, gjatë mandatit të parë të administratorit zviceran në krye të FIFA-s, dhe se në vitin 1999 të dy burrat nënshkruan një kontratë që ranë dakord për një shpërblim vjetor prej 300,000 frangash zvicerane, për t’u “paguar plotësisht nga FIFA”.

    Prokurorët argumentojnë se kjo ishte një pagesë “e pabazuar”, e marrë duke “mashtruar me zgjuarsi” kontrollet e brendshme të FIFA-s përmes deklaratave të rreme të bëra nga dy drejtuesit – kriteri kryesor në mashtrim.

  • ​Kurti: Medalja e Sadikut është e veçantë për Kosovën

    ​Kurti: Medalja e Sadikut është e veçantë për Kosovën

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se medalja e artë e fituar nga boksierja Donjeta Sadiku në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja” në Bullgari ka rëndësi të veçantë për Kosovën pasi ajo është fituar pas 48 vitesh, shkruan KosovaPress.

    Kurti ka shtuar se në këtë turne Sadiku tregoi formë të lartë duke shënuar tri fitore radhazi dhe duke ndjekur kështu gjurmët e legjendës së boksit kosovar Mehmet Bogujevci, transmeton KosovaPress.

    Shkrimi i plotë i Kurtit në “Facebook”

    Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2025” në Sofje, duke fituar medaljen e artë kundër boksieres nga Kazakistani me rezultat bindës 5:0.

    Gjatë rrugës drejt medaljes, Donjeta realizoi tri fitore, duke dëshmuar formën e saj të shkëlqyer dhe nivel të lartë të boksit. Njëherësh ajo mori titullin e një ndër boksieret më të mira të garës.

    Turniri “Strandja” është një nga turniret më të vjetra të boksit amator dhe këtë vit shënon edicionin e 76-të. Kjo medalje ka rëndësi të veçantë, ku pas 48 vitesh, Donjeta bëhet boksierja e parë nga Kosova që e fiton të artën në këtë turne, duke ndjekur gjurmët e legjendës Mehmet Bogujevci, i cili e fitoi të artën në vitin 1977.

    Në këtë garë, medalje të bronzta fituan Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku, ndërsa referi ynë ndërkombëtar Latif Demolli po ndan drejtësinë në turne.

    Urime Donjetës dhe tërë ekipi tonë!

    Suksese në garat e radhës.

  • ​Restaurohet ikona “Shën Maria” e vitit 1814 në Lubonjë të Korçës

    ​Restaurohet ikona “Shën Maria” e vitit 1814 në Lubonjë të Korçës

    Pas një pune të gjatë nga kuratorët profesionist, ka përfunduar ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Maria” në Lubonjë të Korçës.

    Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, teksa ndau foto të vepres para dhe pas restaurimit, raporton ATSh.

    Sot ikona paraqitet në shkëlqimin e saj të dikurshëm. Ikona “Shën Maria”, e krijuar në vitin 1814, është një testament i artit të asaj periudhe.

    Gjatë procesit, restauratorët përdorën teknika moderne për të restauruar detajet e imazhit, duke ruajtur gjithashtu materialet origjinale dhe karakteristikat që e bëjnë këtë ikonë të veçantë, transmeton KosovaPress.

    “Me përfundimin e restaurimit, ky objekt do të vazhdojë të jetë një pikë referimi për besimtarët dhe vizitorët që duan të njohin më shumë për kulturën dhe historinë e kësaj zone të rëndësishme”, u shpreh Filo.

  • Punëtorit me 42 vite përvojë i komunikohet largimi nga puna, pretendon se po përjashtohet padrejtësisht

    Punëtorit me 42 vite përvojë i komunikohet largimi nga puna, pretendon se po përjashtohet padrejtësisht

    Sami Halimi, punonjës me mbi 42 vite përvojë në NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A., do të pranojë sot vendimin për largimin nga puna, raporton EO.

    Ai pretendon se po përjashtohet padrejtësisht, pasi ka refuzuar ndryshimin e kontratës së tij nga afat i pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare.

    Halimi, i cili ka filluar punën në hekurudha që në moshën 14-vjeçare duke zëvendësuar babanë e tij të ndjerë, ka kaluar gjithë karrierën në këtë ndërmarrje. Sipas familjarëve të tij, vendimi për përjashtim vjen pas ndryshimeve të strukturës organizative të kompanisë, të cilat ai i kundërshtoi, duke u bazuar në këshillën e Inspektoratit të Punës dhe avokatëve që e konsideruan të paligjshëm këtë veprim.

    Në njoftim bëhet e ditur se sot nga ora 13:00, në Fushë Kosovë, tek zyret e NP Hekurudhat e Kosoves, Trainkos Sh.A, do ta pranojë vendimin për largimin nga puna.

    Njoftimi i plotë:

    Ju njoftoj po ashtu dhe ju ftoj që nesër, nga ora 13:00, në Fushë Kosovë, ta shihni LIVE si prindi im përjashtohet nga puna në Train Kos (ish Hekurudhat e Kosovës) në moshën 58 vjeçare.

    Prindi im është i punësuar që nga mosha 14 vjeçare, para luftës, duke zëvendësuar prindin e tij që në atë kohë ka ndërruar jetë i cili ka punuar si makinist .

    Prindi duke qenë i mitur, nuk kishte kontratë të rregullt deri në vitin 01.09.1982 ndersa deri tani ka stazh pune mbi 42 vjet

    Prindi im, Sami Halimi, po përjashtohet nga puna pasi nuk pranoi t’i ndryshohet kontrata nga në kohë të pacaktuar në 3-vjeçare. Po ashtu, i është ndërruar vendi i punës duke u thirrur kinse ne rikunstuimin e ndërmarrjes që prapë të drejtë në ndryshimin e kontratës.

    Në konsultim me inspektoriatin e Punës dhe avokatin, na kanë rekomanduar që mos ta nënshkruajmë kontratën 3-vjeçare, pasi është jo e ligjshme që të ndryshohet nga kontrata e pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare.

    Për këtë, punëdhënësi ka marrë vendim që ta largojë babin tim, pas 42 vjetësh përvoje.

    Prindi ka qenë ndër punëtorët me përvojën më të gjatë, gjithashtu i vlerësuar për punën e tij.

    Ai, që nga mosha 14 vjeçare, vetëm këtë punë ka bërë dhe është i lidhur shpirtërisht e emocionalisht me të. Pas këtij vendimi, gjendja e tij emocionale është rënduar, dhe ju mund ta shihni live kur nesër, nga ora 13:00, në Fushë Kosovë, tek zyret e NP Hekurudhat e Kosoves, Trainkos Sh.A, do ta pranojë vendimin për largimin nga puna.

    Bashkangjitur gjeni njoftimin për largim nga puna:

  • Numërohen mbi 66% e votave me postë: VV e para me 52.72%, LDK e dyta me 29.74%, PDK e treta me 7.98%

    Numërohen mbi 66% e votave me postë: VV e para me 52.72%, LDK e dyta me 29.74%, PDK e treta me 7.98%

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

    Deri të hënën në mesnatë, në orën 00:54, janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti të votimit (66.31%) që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme.

    Vetëvendosje dhe LDK kanë një rritje krahasauar me përditësimin e fundit që ishte bërë dje në ora 15:34, kurse kanë rënie PDK dhe koalicioni AAK-NISMA

    Vetëvendosje renditet e para me 52.72% në përditësimin e ri, pasi në përditësimin e djeshëm kishte 51.34 për qind.

    Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80%, kurse në përditësimin e djeshëm kishte 29.74%.

    Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98% dhe ka rënie me krasuar përditësimin e djeshëm që kishte 8.12%.

    AAK-NISMA ka pësuar rënie pasi nga 4.15 sa ishte dje, në përditësimin e ri ka 3.32%.

    Përditësimi i ri i bërë në mbrëmë pas mesante në ora 00:54.

  • Trumpi thotë se duhet shqetësuar më pak për Putinin

    Trumpi thotë se duhet shqetësuar më pak për Putinin

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili nuk është i pranishëm në samitin evropian të kësaj fundjave, ka përdorur platformën e tij “Truth Social” për të paralajmëruar se duhet shpenzuar më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin.

    Më shumë kohë, shkruan ai në orët e para në platformën e tij të mediave sociale, duhet të shpenzohet “duke u shqetësuar për bosët e drogës e vrasësit, raporton BBC.

    Ai tha se kjo do të siguronte që siç u shpreh ai “mos të përfundojmë si Evropa”.

  • Mot pranveror këtë javë

    Mot pranveror këtë javë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se kjo javë në vend parashihet të ketë kushte të qëndrueshme meteorologjike.

    Vetëm dita e hënë dhe e premte pritet të kenë vranësira të pakta, ndërsa ditët e tjera do të jenë kryesisht me diell.

    Gjatë pjesës së parë të javës ( të marten dhe të mërkurën), priten ngrica në viset e larta dhe mesatare, si dhe mjegull, sidomos në mëngjes.

    Moti i plotë për pesë ditë:

    E hënë- Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

    E martë- Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

    E mërkurë – Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

    E enjte- Mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

  • Vëllai i Unikkatilit dyshohet se humbi jetën nga mbi doza

    Vëllai i Unikkatilit dyshohet se humbi jetën nga mbi doza

    Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria të Prishtinës.

    Siç ka mësuar Nacionale, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e mbi dozës.

    Sipas raportimeve se personi i ndjeri është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Viktor Palokaj, i njohur si “Unikkatil”.

    “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë”.

    “Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

    “Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Policia.