ATV

Author: ATVLive

  • OBSH: Ngrirja e fondeve amerikane vë në rrezik miliona jetë

    OBSH: Ngrirja e fondeve amerikane vë në rrezik miliona jetë

    Ngrirja e fondeve amerikane ndaj programeve të kontrollit të tuberkulozit dhe sëmundjeve të tjera rrezikon të kushtojë “miliona jetë”, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

    “Shkurtimet e papritura të buxhetit tani kërcënojnë të zvogëlojnë në asgjë progresin e fituar me vështirësi, duke vënë në rrezik të madh miliona njerëz, veçanërisht më të rrezikuarit”, theksoi OBSH në një deklaratë.

    Presidenti Donald Trump nënshkroi në 21 janar një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

    “Pa kontributet e SHBA-së, do të jetë shumë më e vështirë të ndihmohen vendet e prekura nga sëmundjet infektive ose fatkeqësitë mjedisore”, theksoi atë kohë OBSH.

    “Shumë programe të OBSH-së për t’iu përgjigjur urisë, fatkeqësive natyrore dhe luftërave financohen nga dollarë amerikanë”, shtoi ajo.

  • Theret me thikë një i mitur në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë

    Theret me thikë një i mitur në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë

    Një i mitur është therur me thikë nga dy të tjerë në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë.

    Sipas policisë, dy të dyshuar të mitur pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.

  • Gjuajti me armë nga shtëpia e tij në Prishtinë, arrestohet nga njësitet e specializuara NJSI dhe K-9

    Gjuajti me armë nga shtëpia e tij në Prishtinë, arrestohet nga njësitet e specializuara NJSI dhe K-9

    Mbrëmë rreth orës 23:10 në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti kishte gjuajtur me armë nga shtëpia e tij.

    Arrestimi i tij u bë nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, NJSI dhe K-9.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar”, ka njoftuar policia.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë 9 mm, 64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12 gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb, dhe telefon.

    “Nuk raportohet për persona të lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka bëhet e ditur policia.

  • Lautaro e komenton fitoren dhe i zbulon synimet në Champions

    Lautaro e komenton fitoren dhe i zbulon synimet në Champions

    Lautaro Martinez ka qenë edhe një herë protagonist tek Interi.

    Sulmuesi argjentinas e shënoi njërin nga dy golat e mbrëmshëm të “Nerazzurri” në fitoren 2:0 në udhëtim ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.

    Përfaqësuesi argjentinas e komentoi fillimisht ndeshjen e zhvilluar në Holandë.

    “Jam mjaft i kënaqur për këtë fitore sepse Interi e ka demonstruar edhe një herë se përmes grupit mund t’i kalojë vështirësitë. Një fitore e bukur në një ambient të vështirë dhe në një stadium mjaft të nxehtë”, deklaroi fillimisht Lautaro.

    A është Championsi objektiv i vërtetë sezonal i Interit? “Nuk mund ta them këtë, mendojmë lojë pas loje. Sot e dhamë një shenjë të madhe. Janë disa muaj që luajmë çdo 2-3 ditë, por ne e mbrojmë gjithmonë fanellën tonë dhe do të japim gjithmonë gjithçka për këtë fanellë.

    A do të dëshiroje të vazhdojë përjetë në Inter? “Natyrisht se po, këtu jam i lumtur. Çdo ditë zgjohem me dëshirën për të shkuar në fushën e blertë. Edhe familja ime është e lumtur këtu”, përfundoi Lautaro.

  • Nait Hasani thotë se do të mbështesë atë Qeveri që mbron vlerat e UÇK-së dhe që punon për largimin e sanksioneve

    Nait Hasani thotë se do të mbështesë atë Qeveri që mbron vlerat e UÇK-së dhe që punon për largimin e sanksioneve

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës , Nait Hasani, ka thënë se partia e tij do të presë certifikimin e rezultateve zgjedhore për të dalë me propozime për koalicione dhe formimin e Qeverisë.

    “Do të presim certifikimin. KQZ ka treguar që nuk është përgatitur me këto vonesa të shumta të numërimit të votave. Kur të përfundojnë këto do ta dalim me mundësinë e koalicioneve për formimin e Qeverisë”, deklaroi ai.

    Hasani thotë se mbështetjen e tij do ta ketë ajo Qeveri që do të fokusohet të punojë për lirimin e Kosovës nga sanksionet, përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët dhe mbështetjen e vlerave të UCK-së.

    “Krijimi i një Qeverie që e liron Kosovën nga sanksionet, përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët, përgjegjëse para drejtësisë. Qeveria që do të jetë mbrojtëse e vlerave të UCK-së, atyre që janë në Hagë. Ai që i ka këto parametra do ta ketë mbështetjen edhe të votës time”, shprehet Hasani. /Frontonline

  • Gashi për mosparaqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale: Tani është çështje e gjykatës

    Gashi për mosparaqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale: Tani është çështje e gjykatës

    Avokati Tomë Gashi ka komentuar mosparaqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dëshmitar në Prokurorinë Speciale.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Gashi ka theksuar se prokuroria mund ta merrte deklaratën e Kurtit në zyrën e tij, duke pasur parasysh ligjin dhe praktikat e mëparshme.

    “Duhet të themi që prokuroria duhet ta përcaktojë se çfarë e ka prioritet nëse e ka për prioritet hetimin e këtij rasti për të cilën është thirr edhe Kurti në cilësi të dëshmitarët. Ligji e lejon nuk e ndalon që të shkoj dhe ta marrë këtë deklaratë në zyrën e kryeministrit për shkak se situata të tilla kanë ndodhur edhe më herët dhe një praktikë e tillë e prokurorisë nuk kishte me qenë jo ligjore që ta marrë deklaratën e tij në zyrën e tij. Albin Kurti ka dhënë deklarata publike dhe ka njoftuar zyrtarisht për datat ku mund të shkojnë dhe ta marrin atë deklaratë, datat duhet të harmonizohen me prokurorinë jo vetëm me kryeministrin”, ka thënë Gashi.

    Gashi shtoi se, pavarësisht justifikimeve të Kurtit, për shkak të një ftese të vonuar, ai duhej të respektonte urdhrin e gjyqtarit dhe të jepte deklaratën.

    “Rëndësia e hetimit prokuroria e vlerëson kështu që është një ngërç që nuk po na dërgon askund, nëse ne e shohim saktësisht nenin 132 prokuroria nuk mund të marrë asnjë masë ndëshkuese as ndaj Albin Kurtit, por as nga dikush tjetër. Për shkak se masat ndëshkuese mund t’i bëjë vetëm gjykata me kërkesë të prokurorisë, kjo e fundit ka dërguar një kërkesë ditëve të fundit, gjyqtari ka nxjerr një urdhëresë që e ka obliguar kryeministrin që të jap deklaratë, Albini nuk e ka bërë dhe deri në ditën e djeshme ka pasur justifikimi për shkak se diku nga mesi i dhjetorit ka marruar ftesë”, theksoi ai.

    Sipas Gashit, tashmë është çështje e gjykatës dhe jo prokurorisë, pasi kjo e fundit nuk ka mjete për të marrë masa ndëshkuese ndaj Kurtit.

    “Të dy palët kanë lëshimet e veta procedurale dhe është shndërruar një luftë politikë e panevojshme, deri ditën e martë mund të justifikohen deklarimet e Albin Kurtit, para zgjedhjeve ka thënë se mund të konsiderohet ndërhyrje në zgjedhje, zgjedhjet kanë kaluar Lëvizje Vetëvendosje ka fituar këto zgjedhje. Kështu që ditën e djeshme është dashur që ta respektojë urdhrin e gjyqtarit dhe të shkoj në prokurori ta jap këtë deklaratë, tani kemi punë me gjykatën dhe jo me prokurorinë. Prokuroria nuk ka mjete shtrënguese në kuptimin e shtrenjtimin e shqiptimin e gjobave apo çfarëdo masa tjetër, këtë mund ta bëjë gjykata me kërkesë të prokurorisë”, theksoi ai për Ekonomia Online.

    Avokati theksoi se prokuroria mund t’i drejtohet gjykatës për të shqiptuar një gjobë prej 250 euro për kryeministrin Albin Kurti, gjithashtu ai shtoi se mund të merret edhe vendim për arrestim.

    “Zyra e kryeministrit ka dërguar një përgjigje publike që është dërguar një kërkesë tek gjyqtari për të vepruar dhe për të sjellë masa konkrete, dhe duket që nuk janë marrë fare parasysh për arsye teknike ato të tjera që nuk jemi njoftuar. Kemi të bëjmë me rastin e rezervave shtetërore atëherë duhet të themi se edhe ministrja ka shkuar në prokurori dhe është keqinterpretuar tek mediat kinse është mbrojtur në heshtje, deklaratën e saj ajo e ka ofruar tek prokurori kompetentë që ka të bëjë me rastin e njëjtë”.

    “Nuk ka dënime, prokuroria mund t’i drejtohet gjykatës përsëri me një kërkesë të veçantë dhe gjykata mund të shqiptojë gjobë prej 250 euro, dhe në bazë të ligjit nuk është e përcaktuar se sa herë mundet gjykata të shqiptojë një gjobë të tillë. Masa drastike që mund të përdoret është edhe nxjerrja e vendimit për arrestimin e tij që besoj që nuk do të ndodh kurrë, ka ende kohë të mjaftueshme sepse nuk e di çfarë veprime do të bëjë kryeministri por nuk do të thotë që nuk do ta respektojë vendimin e gjykatës”, deklaroi avokati.

    Ai shtoi se tani është çështje e gjykatës dhe jo prokurorisë, dhe se Kurti duhet të respektojë vendimin e gjykatës për të dhënë deklaratë në prokurori, për të mos bllokuar hetimin.

    “Tani kemi të bëjë me vendimin e gjykatës jo të prokurorisë dhe meqenëse gjykata ka vendosur që ai të shkoj në zyrat e prokurorisë për të dhënë deklaratë është gjëja më normale që mund ta bëjë dhe jo që të mbetet një ngërç të hetimit të rastit, që prokuroria e konsideroj si prioritet. Por nëse prioritet hetimi nuk ka qenë e kundërligjshme me shkuar me marrë deklaratën prej kryeministrit në cilësinë e dëshmitarit dhe me u mbyll kjo çështje”, tha Gashi për Ekonomia Online.

  • Policia shqiptoi afër 3 mijë gjoba trafiku për vetëm 24 orë

    Policia shqiptoi afër 3 mijë gjoba trafiku për vetëm 24 orë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2775 gjoba në trafik.

    Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 36 me dëme materiale.

    Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 20 persona, ndërkaq 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

  • Trumpi ia jep paralajmërimin e fundit Hamasit

    Trumpi ia jep paralajmërimin e fundit Hamasit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar “paralajmërimin e fundit” për Hamasin që të lirojë pengjet e mbajtura në Gaza.

    “Po i dërgoj Izraelit gjithçka që i duhet për ta kryer punën, asnjë pjesëtar i vetëm i Hamasit nuk do të jetë i sigurt nëse nuk bëni si them unë”, ka thënë Trumpi në një postim në “Truth”.

    Deklarata e tij erdhi disa orë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se po mban bisedime direkte me Hamasin për pengjet, raportoi BBC.

    Washingtoni deri tani ka shmangur angazhimin direkt me grupin, dhe ekziston një politikë e gjatë amerikane kundër kontaktit direkt me grupet që i cilëson si organizata terroriste.

    Trumpi ka shtuar se Hamasi do ta paguajë nëse pengjet nuk lirohen, ndërsa nuk ka treguar se çfarë ndihme saktësisht po i jep Izraelit.

    “Lironi të gjitha pengjet tani, jo më vonë, dhe menjëherë ktheni të gjitha trupat e të vdekurve që i keni vrarë, ose do të jetë FUNDI për ju”, theksoi ai.

    “Për lidershipin, tani është koha të largoheni nga Gaza, derisa keni ende mundësi”.

    Ai u duk se kërcënoi edhe civilët: “Po ashtu, popull i Gazës: Një e ardhme e bukur ju pret, por jo nëse i mbani pengjet. Nëse e bëni, jeni të vdekur!”

  • Ushtarët amerikanë patrullojnë përgjatë kufijve në veri të Kosovës

    Ushtarët amerikanë patrullojnë përgjatë kufijve në veri të Kosovës

    Ushtarët amerikanë të KFOR-it, kryen patrullime përgjatë kufijve në veri të Kosovës.

    Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.

  • Një burrë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës

    Një burrë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës

    Një burrë është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës.

    Policia, rastin e ka inicuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

    “Raportohet se në emergjencën e spitalit Gjakovë është pranuar pa shenja jete, viktima mashkull kosovar-punëtor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.