ATV

Author: ATVLive

  • ​Konjufca në Gllogjan për Epopenë e Dukagjinit

    ​Konjufca në Gllogjan për Epopenë e Dukagjinit

    Në shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit homazhe tek kompleksi memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan homazhe bëri edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    Paraprakisht, homazhe bëri edhe presidentja Vjosa Osmani.

    Ajo qëndroi edhe në kullën e Haradinajve ku u prit nga kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjint, Ramush Haradinaj.

    Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së me ato serbe të armikut, të cilat e kishin rrethuar këtë vend, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

    Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj./KP

  • ​Osmani: Me ndihmën e aleatëve Kosova mund të arrijë suksese historike

    ​Osmani: Me ndihmën e aleatëve Kosova mund të arrijë suksese historike

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe duke thënë se “kjo tregon së bashkëdyzimi i luftës tonë çlirimtare dhe ndihmës së aleatëve më në fund solli lirinë”.

    Osmani tha se vetëm të bashkuar, dhe me ndihmën e aleatëve, Kosova mund të arrijë suksese historike.

    “Sot nderojmë edhe përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-së dhe kjo tregon së bashkëdyzimi i luftës tonë çlirimtare dhe ndihmës së aleatëve më në fund solli lirin për të cilën u sakrifica për breza dhe në të njëjtë kohë është mesazh se vetëm të bashkuar për Kosovën sovrane, por edhe me ndihmën e aleatëve tanë Kosova mund të arrij suksese historike siç edhe ka arritur nëpërmjet çlirimit, pavarësisë dhe shtet ndërtimit”, tha ajo.

    Osmani u deklarua të hënën në Gllogjan të Deçanit.

    Ajo tha se është borxh i institucioneve të Kosovës të nderojnë sakrificën e familjes Haradinaj dhe të Gllogjanit.

    Ajo bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, në 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

    Osmani më 24 mars qëndroi edhe në Kullën e Haradinajve ku u prit nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryetari i zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

    “Njëzetekatër marsi shënon një prej datave më të lavdishme të historisë sonë sepse këtu u bë një luftë heroike në mbrojtje të popullit shqiptar nga ato qe ishin masakrat dhe ndër sulmet më të ashpra të hegjemonisë serbe nën udhëheqjen e regjimit gjenocidal dhe fashist të Millosheviqit. Familja Haradinaj dhe i gjithë Gllogjani u ngritën në këmbë për t’i shndërruar këto kulla në fortifikatë të lirisë dhe shumë prej atyre që luftuan ranë dëshmorë e shumë të tjerë vazhduan të kontibuojnë për lirinë e Kosovës. Prandaj, është borxh i yni si institucione si qytetarë të kësaj republike te lirë e sovrane që gjithnjë të nderojmë sakrificën e familjes Haradinaj dhe të gjithë atyre qe ranë për liri”, tha ai.

  • ​Formimi i qeverisë, Murati: Po presim certifikimin e rezultateve

    ​Formimi i qeverisë, Murati: Po presim certifikimin e rezultateve

    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se po presin përfundimin e procesit të numërimit të votave, certifikimin e rezultateve, dhe më pas të diskutohet për formimin e qeverisë, raporton KP.

    Këtë deklaratë e bëri pas konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.

    “Në lidhje me këtë çështje po besoj vlen ajo çfarë ka thënë kryeministri. Pra që fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe mund të flasim për formimin e qeverisë”, tha Murati.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë e ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Sipas këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.30 për qind. E dyta Partia Demokratike e Kosovës me 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me18.27 për qind.

    Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind.

    Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 ulëse, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

  • ​Shqipëri-Andorrë, formacionet e mundshme

    ​Shqipëri-Andorrë, formacionet e mundshme

    Shqipëria dhe Andorra, që të dyja synojnë të rikthehen nga humbjet në raundin e parë të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, pasi do të përballen të sonte në ndeshjen e dytë në Grupin K, shkruan KosovaPress.

    Nikoqirët pësuan një humbje 2-0 ndaj Anglisë në ndeshjen e tyre të fundit, ndërsa mysafirët u mundën 1-0 nga Letonia.

    Shqipëria është një nga skuadrat anembanë globit që synojnë të përfitojnë nga formati i zgjeruar i Kupës së Botës FIFA 2026, i cili do të përfshijë 16 kombe të tjera.

    Shqipëria është në grup me Anglinë, Letoninë, Serbinë dhe Andorrën dhe do të synojë të sigurojë vendin e dytë, me Anglinë që ka të ngjarë të zërë vendin e parë, duke u dhënë atyre mundësinë për të konkurruar në play-off dhe për të fituar kualifikimin e tyre të parë në një finale të Kupës së Botës.

    Sylvinho e ka drejtuar tashmë Shqipërinë në një turne të madh që kur u emërua në janar 2023, duke siguruar paraqitjen e tyre të dytë në Kampionatin Evropian, ku u tërhoqën në një grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë dhe më pas u eliminuan.

    Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Shqipëria:Kastrati; Balliu, Ajeti, Gjimsiti, Aliji; Broja, Asllani, Ramadani, Laci, Bajrami; Uzuni

    Andorra: Alvarez; Font, Llovera, Garcia, Olivera, Cervos; Cucu, Vales, Muller, Pujol; Rosas

  • ​Kompania e testimit të ADN-së 23andMe kërkon mbrojtje nga falimentimi

    ​Kompania e testimit të ADN-së 23andMe kërkon mbrojtje nga falimentimi

    Kompania e njohur e testimit të ADN-së, 23andMe, ka kërkuar mbrojtje nga falimentimi dhe ka njoftuar se bashkëthemeluesja dhe CEO, Anne Wojcicki, ka dhënë dorëheqjen me efekte të menjëhershme, raporton BBC.

    Kompania tani do të përpiqet të shesë veten nën mbikëqyrjen e një gjykate. 23andMe tha në një komunikatë shtypi se planifikon të vazhdojë të funksionojë gjatë procesit të shitjes dhe se “nuk do të ketë ndryshime në mënyrën se si kompania ruan, menaxhon ose mbron të dhënat e klientëve”, transmeton KosovaPress.

    Të premten, Prokurori i Përgjithshëm në shtetin e Kalifornisë, ku ndodhet 23andMe, lëshoi një paralajmërim për konsumatorët, duke i këshilluar ata të fshijnë të dhënat e tyre nga site-i për shkak të “problemeve financiare të raportuara” të kompanisë. Pakot me teste të pështymës të 23andMe ishin dikur të lavdëruara nga klientët dhe investitorët, të cilët ndihmuan në rritjen e vlerës së kompanisë deri në 6 miliardë dollarë.

    23andMe, e themeluar në 2006 dhe e bërë publike në 2021, ka dështuar të bëjë fitim. Pas një shkelje të të dhënave në 2023, ku informacioni personal i gati shtatë milionë klientëve u ekspozua, kompania arriti një marrëveshje ligjore në shtator.

    Dy muaj më vonë, kompania shkurtoi 200 punonjës, duke ulur 40% të forcës punëtore. Joe Selsavage, kreu i financave, do të jetë drejtor i përkohshëm, ndërsa Anne Wojcicki mbetet në bord. Pavarësisht mbështetjes nga figura të njohura, kompania ka luftuar të rikrijuar modelin e saj të biznesit, ndërsa përpjekjet për shërbime abonimi dhe zhvillim ilaçesh kanë dështuar.

    Të gjithë drejtorët, përveç Wojcicki, dhanë dorëheqjen pasi nuk morën ofertën e dëshiruar për blerje.

  • ​Qytetarët bëjnë homazhe në Gllogjan

    ​Qytetarët bëjnë homazhe në Gllogjan

    Në 27-vjetorin e betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan e cila njihet si Epopeja e Dukagjinit, shumë qytetarë po vizitojnë Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” dhe po bëjnë homazhe duke kujtuar dhe nderuar të rënët për lirinë e Kosovës.

    Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete në atë që njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit, raporton KosovaPress.

    Aktivitetet e shënimit të Epopesë së Dukagjinit janë organizuar nga Komuna e Deçanit dhe kanë filluar më 21 mars, ndërsa sot mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, nga ora 11:00, si dhe një program artistik te Kulla e Haradinajt nga ora 13:00.

    Më 24 mars 1998, në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

    Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmeta.

  • ​E pranon ylli i Barcelonës: Synojë ta rrëmbej Topin e Artë

    ​E pranon ylli i Barcelonës: Synojë ta rrëmbej Topin e Artë

    Me rëndësinë e tij të shtuar në skuadrën e FC Barcelona dhe paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në fushë këtë sezon, anësori brazilian Raphinha ka qenë në qendër të vëmendjes këtë sezon.

    Aktualisht, ai është në detyrë ndërkombëtare pasi është thirrur nga Brazili. Pasi ndihmoi ekipin e tij të merrte një fitore vendimtare kundër Kolumbisë, tani është vendosur të luajë në një nga ndeshjet më të mëdha në futbollin botëror, mes Brazilit dhe Argjentinës, shkruan KosovaPress.

    Përpara kësaj ndeshjeje të madhe, anësori u shfaq në një intervistë me ish-superyllin e Brazilit dhe Barcelonës, Romario. Siç ka raportuar “Mundo Deportivo” , një nga temat për të cilat ata folën në këtë intervistë ishin shanset e tij për të fituar Topin e Artë .

    “Është normale që të më kalojë në mendje, dhe nëse do t’ju thoja të kundërtën, do të gënjeja. Por përpiqem ta lë mënjanë dhe të fokusohem në qëllimet e mia personale në karrierën time, qofshin ato për të shënuar gola, për të dhënë asistime apo për të fituar tituj”, ka thënë Raphinha, përcjellë KosovaPress.

    Duke komentuar më tej këtë temë, anësori i Blaugranas tha:

    “Mendoj se nëse i arrij të gjitha objektivat që kam shkruar në fletoren time deri në fund të sezonit, mundësia për të fituar një çmim individual do të jetë shumë e lartë. Por nuk më pëlqen të fokusohem shumë te Topi i Artë, sepse të mendosh shumë për të mund të shpërqendrohesh. Qëllimi im kryesor është të shënoj gola, të krijoj shanse, të fitoj tituj dhe të kënaqem duke luajtur.”

  • Grupi k-pop NewJeans shpall pauzë, shkaku i “dëmit emocional dhe mendor” nga beteja ligjore

    Grupi k-pop NewJeans shpall pauzë, shkaku i “dëmit emocional dhe mendor” nga beteja ligjore

    Grupi korean i muzikës pop, NewJeans, mbajti një koncert në Hong Kong dhe debutoi një këngë të re, vetëm disa ditë pas vendimit të Gjykatës Qendrore të Seulit që mbështeti një ndalim të përkohshëm, duke i ndaluar ato nga angazhimet muzikore dhe komerciale të pavarura.

    Gjatë performancës, anëtarët e grupit shpallën një pauzë nga aktivitetet “për nder të” këtij vendimi, raporton CNN.

    Grupi është përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore me kompaninë Ador, e cila pretendon se ato janë ende nën kontratë dhe se çdo veprim i pavarur mund të dëmtojë reputacionin e saj. NewJeans ka akuzuar Ador për keqtrajtimin dhe manipulimin e tyre, ndërsa Ador ka mohuar këto akuza, transmeton KosovaPress.

    Në mes të këtij konflikti, grupi ka përballuar vështirësi emocionale dhe mendore, duke shmangur këngët e mëparshme dhe duke performuar cover-a solo përpara se të debutonin këngën e re “Pit Stop”. Pavarësisht mbështetjes së tifozëve, ekspertët ligjorë sugjerojnë se kërkesa ligjore e grupit është e dobët, pas vendimit të gjykatës për të mbështetur ndalimin. Kjo është një pengesë e madhe për NewJeans, që ka arritur sukses të madh pas debutimit në vitin 2022.

  • Shqipëri-Andorë, kuqezinjtë janë favoritë

    Shqipëri-Andorë, kuqezinjtë janë favoritë

    Shqipëria do të përballet sonte me Andorrën në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”, një sfidë të vlefshme për raundin e dytë të grupit K, në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

    Kuqezinjtë e Sylvinhos, pavarësisht humbjes ndaj Anglisë, kërkojnë fitoren ndaj Andorrës. Historiku i përballjeve mes dy ekipeve flet në favor të Shqipërisë, e cila ka fituar katër nga pesë takimet e fundit, ndërsa Andorra ka shënuar vetëm një herë në dhjetë ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë mbeten të pamposhtur në 10 nga 14 sfidat e fundit në shtëpi dhe kanë fituar tre nga katër ndeshjet e fundit në “Arenën Kombëtare”, raporton

    Andorra vjen në këtë përballje me një ecuri negative, pa fitore prej më shumë se dy vitesh, që nga shtatori 2022. Statistikat e saj në kualifikueset e Kupës së Botës janë tejet të dobëta, me vetëm katër fitore në 63 ndeshje. /ATSH/

  • ​Kina u bën thirrje bizneseve globale të kundërshtojnë proteksionizmin

    ​Kina u bën thirrje bizneseve globale të kundërshtojnë proteksionizmin

    Kryeministri kinez Li Qiang u tha drejtuesve globalë në Pekin se Kina është e përgatitur për “tronditje të papritura” dhe i bëri thirrje atyre të kundërshtojnë proteksionizmin dhe të mbrojnë globalizimin, raporton CNN.

    Në Forumin e Zhvillimit të Kinës, ku morën pjesë CEO nga Apple, FedEx dhe Pfizer, Li paralajmëroi se “shkëputja dhe prishja e zinxhirëve të furnizimit do të thellonin krizat” dhe premtoi më shumë qasje në treg për investitorët e huaj, përcjell KosovaPress.

    Takimi u zhvillua mes tensioneve tregtare SHBA-Kinë, me Trump që ka vendosur tarifa shtesë 20% ndaj importeve kineze, ndërsa Pekini ka kundërpërgjigjur me masa të ngjashme. Li u takua edhe me senatorin amerikan Steve Daines, duke e quajtur bashkëpunimin SHBA-Kinë një “fitore për të dyja palët”.

    Në forum u diskutuan sfidat tregtare dhe nevoja për fleksibilitet në zinxhirët e furnizimit. Drejtues të kompanive si IKEA dhe Boston Consulting Group theksuan rëndësinë e tregtisë së hapur dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve teknologjike dhe gjeopolitike. Li theksoi se Kina do të mbetet një fuqi përgjegjëse dhe mbështetëse e globalizimit.