ATV

Author: ATVLive

  • Abdixhiku: Ngushëllime të gjithë besimtarëve për vdekjen e Papa Françeskut – një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë

    Abdixhiku: Ngushëllime të gjithë besimtarëve për vdekjen e Papa Françeskut – një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka shprehur ngushëllime të gjithë besimtarëve anë e mbarë botës që sot janë në zi, me rastin ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

    “Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e Papa Françeskut, kreut të Kishës Katolike Romake. Papa Françesku me shërbimin shembullor, mbetet një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë”, shkroi ai.

    “Figura e tij do të mbetet përherë simbol i përvujtërisë, paqes dhe dashurisë për njerëzimin. Udhëheqja e tij shpirtërore frymëzoi miliona besimtarë në mbarë botën dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës Katolike”, shkroi Abdixhiku.

    Ai tha se “Papa Françesku do të mbetet në kujtesën e mbarë njerëzimit për angazhimin e tij të palodhur për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë”.

    “I shpreh ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, besimtarëve katolikë kudo në botë dhe të gjithë ata që e çmuan dhe e respektuan këtë njeri të madh të paqes dhe dashurisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”.

  • Bajrami për VV-në: Për katër vjet, taksat e qytetarëve i shpenzuan për lluks dhe blerje të votave

    Bajrami për VV-në: Për katër vjet, taksat e qytetarëve i shpenzuan për lluks dhe blerje të votave

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qytetarët sot nuk e kanë luksin të mendojnë për origjinën e produktit por vetëm për çmimin.

    “Partia e cila për katër vjet qeverisje e ka rritë çmimin e rrymës për 127%, sot po u kërkon qytetarëve të varfër të tregohen ”patriotë” kur blejnë produkte nëpër markete. E vërteta është se shumica e qytetarëve sot s’kanë luks të mendojnë për barkode apo origjinë të produktit, sepse e vetmja gjë që ju intereson është ÇMIMI. Kur ke një kredi mbi supe dhe mezi ia del deri në fund të muajit, “patriotizmi” është të arrish t’i ushqesh fëmijët e ta paguash energjinë para se KECO të shkëpusë nga rrjeti, sepse taksa e rikyçjes është 17 Euro.”

    Ajo ka thënë se Qeveria Kurti në katër vjet nuk la asnjë shenjë pozitive në Kosovë.

    “Këta që sot luajnë rolin e patriotit, në katër vjet qeverisje nuk lanë asnjë shenjë pozitive në këtë vend. Nuk e forcuan shtetin, nuk i mbrojtën qytetarët, e nuk u treguan të sinqertë me askënd. Për katër vjet, taksat e qytetarëve i shpenzuan për lluks dhe blerje të votave.”

    Bajrami ka kritikuar Qeverinë që nuk ka thënë asnjë fjalë për ngritjen e tarifave të energjisë dhe protestat e qytetarëve.

    “Nëse janë patriotë siç pretendojnë, le t’u tregojnë qytetarëve se si ta refuzojnë energjinë elektrike që na vjen nga kompani fantome, herë të lidhura me Serbinë, herë të lidhura me mafinë. “Patriotat” deri me sot asnjë fjalë të vetme se kanë thënë për ngritjën e tarifave të energjisë dhe protestat e qytetarëve sepse për LVV-në sinonim i patriotizmit është Martin Berishaj & Co.”

  • Ekzekutohet në stacionin e trenit 19-vjeçari shqiptar në Francë

    Ekzekutohet në stacionin e trenit 19-vjeçari shqiptar në Francë

    Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin Clermont-Ferrand në Francë, ku një i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, u vra me armë zjarri në rrugë, në zonën pranë stacionit të trenit SNCF, konkretisht në Avenue Charras.

    Sipas raportimeve të mediave franceze, i riu është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Autori, ende i paidentifikuar, ka qëlluar në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia dhe shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vend, ku bënë përpjekje për ta reanimuar të riun, por ai u shpall i vdekur nga mjekët pak para orës 20:30.

    Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se viktima nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë dhe nuk ishte i njohur më parë për autoritetet franceze. Pavarësisht kësaj, vrasja ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me aktivitet kriminal, për shkak të afërsisë me një zonë të njohur për shpërndarje të lëndëve narkotike, përcjell Euronews Albania.

    Hetimin për ngjarjen e ka marrë në dorë Divizioni për Kriminalitet të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS), ndërsa autoritetet janë vënë në ndjekje të autorit dhe po analizojnë kamerat e sigurisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik nga autoritetet franceze.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa presioni publik për identifikimin dhe arrestimin e autorit sa vjen e rritet, duke qenë se vrasja ndodhi në një zonë shumë të frekuentuar dhe në orar të ditës me lëvizshmëri të lartë.

  • Autobusi përplaset me kamionin, 7 të vdekur dhe mbi 50 të lënduar në Tajlandë

    Autobusi përplaset me kamionin, 7 të vdekur dhe mbi 50 të lënduar në Tajlandë

    Shtatë persona humbën jetën dhe mbi 53 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor që ndodhi herët në mëngjes në provincën Prachin Buri, në juglindje të Tajlandës, kur një autobus turistik u përplas në pjesën e pasme të një kamioni teksa po udhëtonte drejt tatëpjetë.

    Policia dhe ekipet e shpëtimit pretendojnë se frenat e autobusit nuk kanë funksionuar duke bërë që shoferi të humbasë kontrollin, raporton gazeta lokale “Thairath”, përcjell Euronews Albania.

    Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës dy, kur autobusi ishte duke zbritur nga kodra e Sala Pu Ton.

    Në momentin e përplasjes autobusi është përplasur nga dy kamionë të tjerë që transportonin miell, pas së cilës ka rënë zjarr. Nga zjarri katër persona kanë humbur jetën në katin e sipërm të autobusit, ndërsa tre në katin e poshtëm.

    Pas më shumë se 30 minutash shuarje të zjarrit, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin trupat e pasagjerëve të vdekur dhe të plagosur.

  • Rexhepi: Të votojmë për formimin e qeverisë, nuk besoj se është në interesin e askujt të shkojmë sërish në zgjedhje

    Rexhepi: Të votojmë për formimin e qeverisë, nuk besoj se është në interesin e askujt të shkojmë sërish në zgjedhje

    Pas vendimit të deputetes Duda Balje për të kaluar në opozitë, janë shtuar zërat se kjo lëvizje është ndërlidhur me përplasjet dhe mosmarrëveshjet me deputeten Emilja Rexhepi.

    E pyetur lidhur me situatën, Rexhepi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përmbushjes së përgjegjësive institucionale nga ana e përfaqësuesve të komuniteteve pakicë.

    “Të gjithë ne përfaqësuesit e komuniteteve pakicë duhet të votojmë dhe të formojmë institucionet, si parlament ashtu edhe qeveri, sa më shpejt që të jetë e mundur,” ka deklaruar Rexhepi.

    Ajo shtoi se vonesat në formimin e institucioneve nuk duhet t’u atribuohen përfaqësuesve të komuniteteve.

    “Nuk duhet të mbajmë përgjegjësi për stagnimin e shoqërisë së Kosovës.” tha ajo për FrontOnline.

    Rexhepi nënvizoi se puna brenda institucioneve është thelbësore për realizimin e objektivave politike.

    “Me punën tonë në parlament dhe qeveri do të zbatojmë programin që i kemi premtuar elektoratit tonë që na ka votuar në zgjedhje.”

    Ajo gjithashtu u deklaruar kundër shkuarjes në zgjedhje të reja.

    “Nuk besoj se është në interesin e askujt të shkojmë sërish në zgjedhje, duke qenë se kemi edhe zgjedhje lokale në vjeshtë.”

    Në fund, Rexhepi theksoi qëndrimin e qartë të subjektit që ajo përfaqëson, NDS-n.

    “Qëndrimi i NDS-ë është se ne mbështesim votën për kryeparlamentarin dhe kryeministrin Kurti” tha ajo.

  • Disa prej 7 të arrestuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë ishin arrestuar më herët për djegien e gjykatës në Kaçanik

    Disa prej 7 të arrestuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë ishin arrestuar më herët për djegien e gjykatës në Kaçanik

    Shtatë persona u arrestuan sot në një aksion të policisë në disa lokacione në Kaçanik dhe në një lokacion në Klinë si të dyshuar për planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika më 1 prill.

    Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se kanë arritur të sigurojnë “prova, dëshmi të cilat e lidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit”.

    Disa nga të arrestuarit u tha se kanë të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar për raste “që ndërlidhen me thirrje ekstremiste”.

    “Mbetet të shihet backgroundi i tyre. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale, kanë qenë të arrestuar edhe për raste të mëhershme, e që ndërlidhen me thirrje ekstremiste. Për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet duhet të vazhdojnë tutje për ta vërtetuar këtë punë, por janë persona të dyshuar, të rrezikshëm, të cilët ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje, e kanë planifiku dhe po ashtu e kanë ekzekutu”, tha drejtori i Policisë.

    Ai tha se disa nga të arrestuarit “kanë qenë të arrestuar te rastet e mëhershme që ndërlidhen me pamflete dhe po ashtu me djegien e gjykatës në Kaçanik”.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini tha se “nuk ka ndonjë ndërlidhje eksplicite që ka të bëjë djegia e Gjykatës me vrasjen tani”.

    Gjykatës në Kaçanik i ishte vënë flaka në mars të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria pretendonte se kjo lidhej me bindjet fetare të autorëve, të cilët thuhet se kishin deklaruar se “nuk i njohin gjykatat”.

  • Drejtori i Policisë: Konfiskimi i armës zyrtare të një polici u bë për verifikim nëse u përdor në vrasje

    Drejtori i Policisë: Konfiskimi i armës zyrtare të një polici u bë për verifikim nëse u përdor në vrasje

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sqaroi edhe një herë

    për konfiskimin e armës  zyrtare të një polici, raporton EO.

    “Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person që është biri i një polici , në shtëpinë e të cilit, ne kemi kryer bastisje. Me qëllim të verifikimit të çdo mundësie është sekuestruar arma e tij zyrtare. Është arma e Policisë së Kosovës, e një polici, i cili punon në Policinë Kufitare. Andaj mbetet të verifikohet dhe sqarohet se mos është përdorur në këtë rast apo rastet e tjera”, tha Hoxha.

  • Kryeprokurori për vrasjen e rreshterit Lika: Motivet lidhen me punën e tij si pjesëtar i Policisë, kemi dyshime të bazuara mirë

    Kryeprokurori për vrasjen e rreshterit Lika: Motivet lidhen me punën e tij si pjesëtar i Policisë, kemi dyshime të bazuara mirë

    Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj Burim Çerkini ka japur detaje gjatë konferencës për medie në lidhje me aksionin e sotëm për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.

    Çerkini tha se për 7 personat e arrestuar si të dyshuar në vrasjen e rreshterit kanë dyshime të bazuar mirë, derisa theksoi se motivi i vrasjej lidhet me punën e tij si pjesëtarë i policisë së Koosvës.

    “Sot kemi arrritur që ti arrestojmë 7 persona të cilët dyshohet, kemi dyshimet të bazuara mirë se kanë marrë pjesë në vrasjen e rreshteri. Eshte një punë ë palodhshme që është bërë këtyre ditëve. dhe dote e kemi një rezultet preliminar ku 7 p[ersona janë duke u intervistura dhe vendim të prokurorit procedura do të vazhdihet me tutje sigurisht që ata do të shkojnë në mbajtje dhe do të vazhdohet me procedura të mëtutjeshme.

    Deri ëmtani është herët të flasim për motivin e vrasjes, por sipas asaj që kemi gjatëe këtyre vjavëeve. Motivi kryesor lidhet me punën e tij si pjesëtar I policisë së kosovës”

  • Kurti: Trashëgimia e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë e Papa Françeskut do të vazhdojë

    Kurti: Trashëgimia e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë e Papa Françeskut do të vazhdojë

    Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti shprehu ngushëllime për vdekjen e Papës, duke thënë se trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë.

    “Në këtë të hënë të Pashkëve – një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët në mbarë botën – ne vajtojmë vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U preftë në paqe”, ka shkruar Kurti.

  • Drejtori i Policisë: Shtatë persona u arrestuan në dy qytete, dyshohen për ekzekutimin e rreshterit tonë

    Drejtori i Policisë: Shtatë persona u arrestuan në dy qytete, dyshohen për ekzekutimin e rreshterit tonë

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se shtatë persona janë arrestuar në dy lokacione, Kaçanik dhe Klinë, për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

    “Operacioni është zhvilluar me autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ku gjatë këtij operacioni janë bastis nëntë lokacione, shumica prej tyre në kaçanik dhe një në Klinë. Në një fshat të Klinës. Gjatë operacionit janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë, të cilët dyshohet që kanë marrë pjesë në planifikim dhe ekzekutimin e rreshterit tonë”, tha ai.

    “Të gjithë personat janë duke u intervistuar dhe pastaj me vendim të prokurorit do të vendoset tutje për procedim penal”, tha Hoxha.

    “Gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, telefona celularë, disa laptopë, një armë zyrtare me 30 fishekë, maska..”.