ATV

Author: ATVLive

  • Fidel Ylli rizgjidhet president i Komitetit Olimpik Shqiptar

    Fidel Ylli rizgjidhet president i Komitetit Olimpik Shqiptar

    Fidel Ylli është rizgjedhur Presidentit i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) edhe për 4 vitet e ardhshme. Në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur në Tiranë, Ylli ka marr besimin për të drejtuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për një tjetër mandat, transmeton KosovaPress.

    Gjatë punimeve të Asamblesë është votuar edhe për zv Presidentin e Komitetit Olimpik. Erli Pellumbi mori besimin nga asambleja dhe u ri zgjodh si zv President i Komitetit Olimpik.

    Asambleja votoi dhe për Komitetin Ekzekutiv të KOKSH, që do të përbëhet nga Alfred Tahiraj, Enkeleda Caushi, Florend Kalivopuli, Julinda Dhame, Izmir Smajlaj, Krenar Dila, Leonard Luli, Pavlina Evro.

    Siç është bërë traditë në çdo Asamble të KOKSH, janë dorëzuar Urdhrat Olimpikë, për figura që kanë dhënë kontribut ndër vite në sportin shqiptar, që përkonin me emrat e Theodhori Driza, Emin Lishi, Mustafa Fagu, Krenar Luto dhe Sytki Tafili.

  • Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mbanë sot seancë të jashtëzakonshme.

    Pika e rendit të ditës është propozim-vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

    Seanca pritet të filloj nga ora 10:00.

  • ​Ja si u krijuan Forcat Ajrore Shqiptare para 74 vjetësh

    ​Ja si u krijuan Forcat Ajrore Shqiptare para 74 vjetësh

    Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht më 24 prill 1951.

    Forcat Ajrore Shqiptare janë një nga tri armët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Forca Ajrore përbëhet nga Komanda dhe Shtabi i FAj, Baza Ajrore Farkë, Baza Ajrore Kuçovë, Qendra e Vëzhgimit Ajror, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Kompania e Mbështetjes e Faj, raporton KosovaPress.

    Shteti shqiptar bëri përpjekje të shumta për krijimin e armës së aviacionit luftarak, por për arsye politike një gjë e tillë nuk u arrit deri mbas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1945 një grup ish-partizanësh filloi përgatitjen për pilotë luftarakë në shkollën e aviacionit jugosllav.

    Ky grup përbëhej nga Niko Hoxha, Edip Ohri, Fahri Bubësi, Pertef Myftari, Ibish Vokshi, Zyhdi Rada, Sazan Xhelo, Irakli Grazhdani, Masar Aga, etj. pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, grupi e vazhdoi përgatitjen në Bashkimin Sovjetik.

    Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht me 24 prill 1951. Avionët e parë ishin avionë sovjetikë të prodhuar mbas Luftës së Dytë Botërore Yak-18 dhe fillimisht u dislokuan në Laprakë në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Pak vite më vonë, Forcat Ajrore Shqiptare do të pajiseshin edhe me avionë luftarakë reaktive. Skuadrilja e parë me avionë luftarakë MiG-15Bis, kodi i NATO-s ‘Fagot’ e titulluar “Peza” u krijua në vitin 1955. Kjo skuadrilje u dislokua në aeroportin e Kuçovës.

    Në vitet e mëvonshme, në kuadrin e ndihmës ushtarake nga Bashkimi Sovjetik, Forcat Ajrore Shqiptare do të pajisen edhe me avionë luftarakë të tipave MiG-17, kodi i NATO-s ‘Fresco’ dhe MiG-19, kodi i NATO-s ‘Farmer’, dhe në fillim të viteve 70-të edhe me avionë luftarakë MiG-21 të prodhimit kinez. Avionët luftarakë që erdhën nga Kina kishin marka prodhimi të ndryshme nga ata sovjetikë, por në Forcat Ajrore Shqiptare, ata u njohën gjithmonë me markën sovjetike të prodhimit.

    Në qershor 1957 u krijua regjimenti i parë transportues i pajisur me helikopterë Mi-1 (3 copë), helikopterë të rinj Mi-4 (3 copë) si edhe disa avionë me helikë Yak-18 dhe PO-2. Në vitin 1967 ky regjiment u zgjerua në kapacitet me ardhjen e 30 helikopterëve Mi-4.

    Në vitin 1962 u krijua Regjimenti i Rinasit me avionë luftarakë MiG-17 dhe avionë MiG-19. Avionët luftarakë MiG-19 ishin ‘shtylla’ e kësaj force për shkak të numrit të tyre të madh (mbi 70 avionë). Po në të njëjtin aeroport u dislokuan për një kohë të shkurtër avionët luftarakë të sapoardhur nga Kina; avionët luftarakë të tipit F-7A ‘Fishbed C’ të cilët ishin versioni kinez i avionit luftarak sovjetik MiG-21F-13 (modeli i parë i prodhuar në masë). Por pas pak kohe këta avionë (12 në numër) u transferuan në bazën ajrore më të re të Forcave Ajrore Shqiptare; ajo e Gjadrit, ndryshe e njohur edhe si Lezha-Zadrima.

    Avionët F-7A (MiG-21F-13) u grupuan në një skuadrilje. Gjithashtu, baza ajrore e Gjadrit kishte edhe 2 skuadrilje me avionë F-6S (MiG-19) dhe një skuadrilje me avionë F-5 (MiG-17) si edhe disa avionë mësimorë MiG-15UTI dy-vendesh. Baza ajrore e Gjadrit dallohej nga dy bazat e tjera nga një tunel i nëndheshëm i ndërtuar nën malin e Gjadrit.

    Edhe pse kishte shumë lagështi, ky tunel përbënte një mbrojte ideale kundër sulmeve ajrore armike. Në periudhën 1950-1975, Forcat Ajrore Shqiptare ishin një nga forcat ajrore më moderne në rajon, por edhe në botë si për sa i përket pajisjes logjistike, ashtu edhe përgatitjes së lartë të kuadrit që ajo dispononte.

    Pilotët shqiptarë dalloheshin nga pilotët e tjerë në shkollat e huaja të përgatitjes së pilotëve luftarakë si ato të Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës për aftësitë e larta profesionale që tregonin.

    Nuk do të ishte një koment aspak i fryre nëse do të thuhej që ishin Forcat Ajrore Shqiptare që e pajisën Kinën me teknologji radari. Në vitin 1962, Bashkimi Sovjetik furnizoi Forcat Ajrore Shqiptare me 12 avionë luftarakë MiG-19PM, kodi i NATO-s ‘Farmer E’ të pajisur me radarë. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Shqipëria u miqësua me Kinën. Qeveria kineze i bëri një propozim qeverisë shqiptare që t’i shkëmbenin avionët luftarakë MiG-19PM me një numër më të madh MiG-19S të prodhimit kinez.

    Ky propozim u pranua nga qeveria shqiptare dhe të 12 MiG-19PM u shkëmbyen me avionë më pak të sofistikuar të variantit MiG-19S. Këta avionë nuk ishin të pajisur me radarë dhe mund të fluturonin vetëm ditën në kushte optimale atmosferike.

    Po në vitin 1962, Akademia e Aviacionit u krijua në Vlorë, akademi e cila kishte statusin e shkollës së lartë. Kjo akademi kishte në dispozicionin e saj, avionë mësimore për stërvitjen bazë CJ-6 (Jak-18), avionë luftarakë reaktive MiG-15bis dhe avionë mësimorë dy-vendesh MiG-15UTI. /KP/

  • ​Hashim Thaçi mbush 57 vjet

    ​Hashim Thaçi mbush 57 vjet

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 57 vjet. Edhe kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

    Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

    Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

    Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.

  • ​Moti sot me riga shiu e shkarkime rrufesh

    ​Moti sot me riga shiu e shkarkime rrufesh

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Instituti ka bërë me dije se vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e institutit.

  • Ligji për KPK merr dritën e gjelbër nga Kushtetuesja

    Ligji për KPK merr dritën e gjelbër nga Kushtetuesja

    Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën e gjelbër për dekretim nga presidentja Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kushtetues Ligjin nr. 08/L-249 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, pas kërkesave nga deputetët Abelard Tahiri dhe Arben Gashi me grupet e tyre.

    Gjykata, në aktgjykimin e saj, konstatoi se ndryshimet që lidhen me përkufizimin e “integritetit profesional”, kushtin për mospasjen e aktakuzës, përbërjen e Komisionit të Posaçëm dhe kuorumin e vendimmarrjes nuk bien në kundërshtim me Kushtetutën.

    Vendimi u mbështet në opinionin e Komisionit të Venecias dhe në aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës në rastet KO100/22 dhe KO101/22.

    Ligji do t’i dërgohet Presidentes për shpallje dhe hyn në fuqi me publikimin në Gazetën Zyrtare.

  • U hap Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor

    U hap Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor

    Në ditën e parë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, u promovua monografia “Veprimtaria shkencore e Bajram Krasniqit” e autorit Hysen Matoshi, raporton Ekonomia Online.

    Në fjalën e tij, Matoshi theksoi rëndësinë e veprës së Krasniqit në fushat e albanologjisë, kritikës letrare dhe shkrimit shkencor, duke e cilësuar atë si një ndër figurat më origjinale të dijes shqiptare.

    Ai vuri në pah mungesën e ribotimit të veprave të Krasniqit dhe kërkoi mbështetje institucionale për riaktualizimin e tyre, përmes një projekti që është propozuar që nga viti 2011.

    “Si autor, nuk më takon të flas shumë për veprën, por mund të them diçka më tepër për subjektin e saj – shkencëtarin, intelektualin dhe personalitetin Bajram Krasniqi, vepra e të cilit është shumëplanëshe dhe me rëndësi parësore në fushën e shkrimit shkencor, historiko-letrar, tipologjik, kritikës letrare, si dhe në sferën e përgjithshme albanologjike dhe publicistike. Me trashëgiminë e tij shkencore dhe intelektuale, Bajram Krasniqi shquhet si një penë origjinale dhe e papërsëritshme e dijes dhe kulturës shqiptare, një vetëdije kritike dhe moderne e kohës së vet. Ai, me ardhjen e tij në skenën akademike, solli vlera specifike, origjinale dhe të pazëvendësueshme për kulturën dhe dijen tonë, ndërsa me ikjen e tij të hershme, la pas një zbrazëti të paplotësueshme”, tha Matoshi.

    Ai u ndal tek një aspekt që lidhet me trashëgiminë shkrimore të Bajram Krasniqit, më konkretisht, me raportin që ne si shoqëri, si elitë kulturore dhe institucionale, kemi krijuar ndaj saj.

    “Që nga botimi i parë i pesë vëllimeve, që dolën në një hark kohor prej 16 vitesh, veprat e Bajram Krasniqit nuk janë ribotuar asnjëherë, ndonëse nevoja për to ka qenë e madhe – qoftë si literaturë specifike për çështje dhe fenomene historiko-letrare e kritiko-letrare, qoftë si model i studimit dhe i shkrimit shqip. Duke parë këtë gjendje të një lloj “ekskomunikimi të heshtur” të një prej trajtave më të rëndësishme studimore të albanologjisë, Instituti Albanologjik, përmes një projekti të detajuar, i pati propozuar që më 2011 MASHT-it botimin e veprës së Bajram Krasniqit. Megjithatë, përkundër premtimeve, mbështetja institucionale mungoi – edhe pas përsëritjes së kërkesës disa vite më vonë”, tha Matoshi.

    Edicioni IV i Panairit mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor që po mbahet në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në Prishtinë, do të qëndrojë i hapur tri ditë, nga 23 deri më 25 prill.

  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës shfuqizon ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës shfuqizon ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur një aktgjykim lidhur me kërkesat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se disa nene të Ligjit nr.08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave janë në kundërshtim me Kushtetutën.

    Në veçanti, Gjykata konstatoi se dispozitat që lidhen me zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të Komisionit, kompetencat e tij, si dhe sanksionet për shkelje, nuk janë të përputhshme me parimet kushtetuese të pavarësisë, barazisë dhe lirisë së medieve.

    Në përfundim, Gjykata shpalli shfuqizimin e Ligjit të kontestuar, ndërsa refuzoi kërkesën për masa të përkohshme. Kërkesat e parashtruesve ishin mbështetur nga Avokati i Popullit dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndërsa Qeveria kundërshtoi vlerësimin.

  • “Nuk ka trima mes burrave”: Dermatologia Artizana Dushi rrëzon një legjendë urbane

    “Nuk ka trima mes burrave”: Dermatologia Artizana Dushi rrëzon një legjendë urbane

    Në një bisedë të veçantë në emisionin STUDIO A në ATV, dermatologia Artizana Dushi ndau një fakt interesant që sfidon një prej bindjeve më të zakonshme rreth kujdesit estetik: burrat kanë më shumë frikë nga ndërhyrjet se gratë, ndonëse shumëkush mendon të kundërtën.

    Sipas saj, edhe pse gratë përballen me më shumë ndryshime fizike gjatë jetës, frika më e madhe nga procedurat estetike u takon burrave.

    “Është legjendë urbane, sepse mendohet se femrat më shumë, do të thotë për shkak të grimit, për shkak të gjëra të tjera gjatë jetës, proceseve të lindjes, e proceseve, pëson pak lëkura është e vërtetë, mirëpo marrë në përgjithësi, edhe gjinia mashkullore i ka obligimet e veta, kështu që kur vjen puna te lëkura, e kemi njëfarë balancimi. Nga ndërhyrjet më shumë frikë kanë gjinia mashkullore, definitivisht, është e pakontestueshme. Nuk kam ndonjë shpjegim, mirëpo nuk ka trima mes burrave. Kur hyjnë brenda, hyjnë me njëfarë vetëbesimi, njëfarë burrnie, por kur dalin, dalin si më të lënduar”, tha ajo.

    Deklaratën e saj të plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Rritje e fortë në bursat evropiane pas njoftimit për uljen e tarifave ndaj Kinës

    ​Rritje e fortë në bursat evropiane pas njoftimit për uljen e tarifave ndaj Kinës

    Çmimet e aksioneve u rritën ndjeshëm në bursat evropiane sot, siç u rritën dje në Wall Street, teksa investitorët shpresojnë për një lehtësim të tensioneve tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.

    Indeksi STOXX 600 i aksioneve kryesore evropiane u rrit 1.8 për qind në orën 9:30, duke u forcuar për të dytën ditë radhazi. Në të njëjtën kohë, indeksi FTSE i Londrës u rrit 1.02 për qind, në 8,415 pikë, ndërsa DAX i Frankfurtit u hodh me 2.15 për qind, në 21,750 pikë, dhe CAC i Parisit u rrit 1,43 për qind, në 7,430 pikë.

    Çmimet e aksioneve u rritën edhe në bursat aziatike. Indeksi MSCI i aksioneve të Azi-Paqësorit u rrit me 0.7 për qind. Në të njëjtën kohë, indeksi japonez Nikkei u forcua 1.9 për qind, ndërsa çmimet e aksioneve në Shangai, Australi, Korenë e Jugut dhe Hong Kong u rritën midis 0.1 dhe 2.4 për qind.

    Investitorët në tregjet botërore të aksioneve u inkurajuan nga rritja e fortë e djeshme në Wall Street.

    Indeksi Dow Jones u rrit me 2.7 për qind, ndërsa S&P 500 u rrit 2.5 për qind dhe indeksi Nasdaq u rrit 2.7 për qind.

    Me këtë kërcim, indekset plotësuan të gjitha humbjet e një dite më parë, kur investitorët u shqetësuan nga sulmi i ashpër i presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryetarit të Fed-it, Jerome Powell.

    Megjithatë, Trump tha dje se ai nuk ka plane për të hequr Powell, ai thjesht dëshiron norma më të ulëta interesi.

    Investitorët u inkurajuan gjithashtu nga deklarata e sekretarit të Thesarit Scott Bessent, se ai beson se tensionet tregtare midis SHBA-së dhe Kinës do të zbuten, megjithëse negociatat me Pekinin nuk kanë filluar ende dhe ka të ngjarë të jenë të ngadalta.

    “Lehtësimi i acarimit SHBA-Kinë, falë komenteve të Bessent, e ka shtyrë tregun më lart,” tha Ryan Detrick, strateg pranë grupit Carson.

    Trump më vonë tha se donte një marrëveshje me Kinën dhe se tarifat nuk do të ishin afërsisht 145 për qind, por as 0 për qind, transmeton KosovaPress.