ATV

Tag: #libero #atv

  • Nga 206 premtime, Përparim Rama e çon numrin në 500 – këto janë projektet që prekin qytetarët e kryeqytetit

    Nga 206 premtime, Përparim Rama e çon numrin në 500 – këto janë projektet që prekin qytetarët e kryeqytetit

    Janë bërë një vit e gjysmë që nga ardhja e Përparim Ramës në krye të Prishtinës.

    Sipas raportit të Institutit GAP i cili monitoron dhe mbikëqyr premtimet e dhëna nga kryetarët e komunave (të përditësuara në fund të qershorit, 2022), thuhet se Përparim Rama ka bërë gjithsej 206 premtime, 7 janë të përfunduara, 12 gjysmë të përmbushura, 38 të filluara, 149 nuk kanë filluar.

    Ndërsa, në raportin vjetor të punës një vjeçare (më 7 dhjetor), sipas komunës, janë përmbushur 30 premtime. 24 prej tyre janë gjysmë të përmbushura, 3 pjesërisht të përmbushura, 110 të filluara dhe vetëm 38 prej tyre nuk kanë filluar ende.

    Se çka ka bërë qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë deri tani, çfarë ka filluar të bëj dhe çfarë do të bëhet në vazhdimësi, të hënën në emisionin “LIBERO” ishte i ftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

    “…Ne përveç atyre 206 premtimeve jemi duke i bërë të mundshme dhe duke i realizuar (me siguri) edhe 500-600 të tjera (po i bëjmë) që nuk janë aty. Janë një numër i madh i tyre që veçse po i bëjmë…”, deklaroi Rama.

    Gjithashtu, ai përmendi disa projekte që kanë filluar të realizohen jashtë premtimeve të bëra.

    “…Kemi zgjeruar Termokosin, 30 mijë banorë shtesë kanë qasje në Termokos… Në vend të shtatë shkollave, po i bëjmë dhjetë. Jemi duke e bërë një numër të madh të çerdheve po ashtu… Por, edhe të gjitha premtimet që i kam bërë do të realizohen, disa janë realizuar mirë dhe shpejt, ndërsa disa të tjera kërkojnë planifikim…”, theksoi ai.

    Vlen të theksohet se në planprogramin e Ramës për katër vjetët qeverisje figuron ndërtimi i rrugëve, objekteve shkollore, çerdheve, qendrave të mjekësisë familjare, galerisë së qytetit, strehimoreve për qentë endacakë e projekte të tjera.

    Për të mësuar më shumë rreth punëve që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në Prishtinë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ky është këngëtari nga Bosnja që të mahnitë me zërin, këndon edhe shqip

    Ky është këngëtari nga Bosnja që të mahnitë me zërin, këndon edhe shqip

    Këngëtari që po mahnitë me zërin e tij kudo në Kosovë e Bosnje, ishte i ftuar në një intervistë me një rrëfim të veçantë të jetës së tij si këngëtar, në “LIBERO”.

    Bëhet fjalë për Denis Huduti, këngëtarin nga Bosnja i cili jeton e vepron në Kosovë.

    Denis Huduti talentin e tij për muzikë e filloi që nga mosha 7 vjeçe, talent të cilin e ka trashëguar nga familja e nënën së tij.

    Ndërkohë, Denisi është këngëtar mjaftë i njohur i dasmave dhe shumë ahengjeve në Kosovë me këngët folk e tradicionale, siç janë ato shqipe dhe boshnjake.

    “Jam më shumë në Kosovë, në dasma e në festa jam prezent, kam përgjegjësi për atmosferë…Në Kosovë fitoj më shumë”, tha ai.

    Gjithashtu, Huduti ka këngë të tij në gjuhën boshnjake, ndër to dhe bashkëpunime me këngëtar të njohur në Bosnjë.

    E pjesa më interesante rreth Denis Hudutit është se këngët në gjuhën shqipe i këndon në mënyrën më të bukur, ai në “LIBERO” performoi këngën “Ajo më mbyti”, me këngë të cilën ngriti në këmbë edhe mysafirët në studio.

    Për ta shikuar emisionin e plotë klikoni në linkun më poshtë:

  • Kjo është telefonata e qytetarit që e la për 3 minuta të shokuar  Duda Baljen  – pasi e thirri për rregullimin e shtyllave

    Kjo është telefonata e qytetarit që e la për 3 minuta të shokuar Duda Baljen – pasi e thirri për rregullimin e shtyllave

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Komisionit për të Drejtat  e Njeriut, Duda Balje në emisionin LIBERO ka ndarë një histori mjaftë interesante sa i përket raportit të saj me qytetarët.

    Duda rrëfeu ngjarjen mjaftë komike se si një qytetar e telefoni të dielën duke i kërkuar zgjidhje, ani pse ditë pushimi, me arsyen se e diela është ditë kur ata votuan.

    “Më ka thirrur rreth orës 23:20 të dielën 10 herë, unë nuk e hapa telefonin, por burri më tha hape se mund të jetë serioze, unë u përgjigja në telefon dhe më tha ‘ku je deputete’, unë thash në shtëpi dhe tha ‘edhe unë me gruan në shtëpi po shikojmë serial dhe kemi menduar për shtyllën’ (ankesa) unë i kam thënë të dielën po thërret për shtylla? Dhe u përgjigj ‘Po ama edhe unë po dalë të dielën për të votuar për juve’ dhe ka pasur të drejtë”, shtoi Balje.

    Kujtojmë se, Duda Balje kohëve të fundit u akuzua se ka rënë në kundërshtim me punën e saj, duke mos e votuar kodin civil, i cili përfshinë martesat mes seksit të njëjtë.

    Për të shikuar intervistën e plotë të Duda Balje klikoni linkun më poshtë:

  • “Nëse ai më tradhton, unë…”- Duda Balje zbulon çfarë do t’i bënte bashkëshortit nëse e tradhton

    “Nëse ai më tradhton, unë…”- Duda Balje zbulon çfarë do t’i bënte bashkëshortit nëse e tradhton

    Politikania nga komuniteti pakicë Duda Balje, e cila njëkohësisht është edhe kryesuese e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ishte e ftuar në një intervistë ekskluzive të hënën në emisionin “LIBERO”.

    Duda Balje krahas karrierës përflitet mjaft shumë edhe për jetën private, e veçanërisht për dukjen e saj në Parlament.

    Ndër të tjerash, ajo ka folur për jetën e saj personale, si dhe për martesën e lumtur ku prezantoi bashkëshortin e saj, Shabanin. Ndërsa, ajo ishte e pyetur se “çfarë do të bëje nëse bashkëshorti do të tradhtonte”.

    “… Në fakt unë kam një mendim special për tradhtinë por, tradhtia është shumë e keqe është ofendim për mua dhe fëmijët e mi. Por, nëse unë nuk e kuptojë bëje por, nëse unë e kuptojë keq e ki. Nuk i kisha thonë asgjë vetëm kisha vepruar…”, u shpreh Duda.

    Ndryshe, Duda është njëra nga deputetet më të komentuara e më tërheqëse në Kuvendin e Kosovës.

    Klikoni në linkun e mëposhtëm, për ta dëgjuar intervistën e plotë të Duda Balje:

  • Duda Balje lutet që të mos e bëjë Kosova gabimin e njëjtë sikurse Bosnja, për sa i takon Asociacionit

    Duda Balje lutet që të mos e bëjë Kosova gabimin e njëjtë sikurse Bosnja, për sa i takon Asociacionit

    Që nga viti 2013 e deri më sot, tema e Asociacionit vazhdon të diskutohet në vazhdimësi, duke i bërë partitë politike të kenë përplasje të vazhdueshme me njëra me tjetrën.

    Në lidhje me këtë çështje, u diskutua edhe të hënën në emisionin “LIBERO”, nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila befasoi kur tha se Kosova është shumë afër ta bëjë gabimin e njëjtë sikurse Bosnja.

    “…Edhe ne jemi një hap shumë afër për ta bërë gabimin e njëjtë sikurse ata, për sa i përket asociacionit, shpresoj Zotit që nuk e përsërisim gabimin e njëjtë sepse asociacioni është shumë afër… Edhe ata e kanë marrëveshjen e Dejtonit dhe pa menduar për pasojat e kanë filluar… nuk e kanë shtetin stabil…Unë shpresoj se kryeministri e din dhe shpresoj se ai e ka pa se çka ka ndodhë në Bosnje. Ne mund të mësojmë nga gabimi i tyre”, theksoi Balje.

    Kujtojmë se saktësisht, më 19 prill 2013, u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, që parashihte themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, e që më vonë u quajt “Zajednicë”.

    Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Duda Balje pa ju trembur syri thotë se heq dorë nga pozita e deputetes, por nuk e voton Kodin Civil

    Duda Balje pa ju trembur syri thotë se heq dorë nga pozita e deputetes, por nuk e voton Kodin Civil

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar Kodin Civil që legalizonte bashkëjetesat mes personave të seksit të njëjtë. Njëra ndër to ishte deputetja që përfaqëson komunitetin boshnjak, Duda Balje. Kjo gjë, ngjalli reagime të shumta dhe të vazhdueshme.

    Ajo ishte e ftuar të hënën në emisionin “LIBERO” dhe derisa u pyet për këtë temë, e ndau të njëjtën mendim, tha se nuk do ta votoj këtë Kod, për shkak të mospërputhjes me bindjet e saj fetare.

    “…Në përgjithësi nuk jam kundër Kodit Civil, jam kundër një neni specifik. Nuk e kam pritë me pas kaq shumë ofendime që kam votuar kundër. Nëse ti po kërkon të drejtë, atëherë duhet të jesh gati ta dëgjosh edhe mendimin e tjetrit që mund të mos jetë i njëjtë sikur i juaji… Heqi dorë nga pozita e deputetes dhe nuk e votoj!”, tha Balje.

    Vlen të potencohet se Duda Balje është edhe kryesuese e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione!

    Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • Gjinovci godet me deklaratën: Personin që e shkarkoi Kurti, kërkon ta bëjë Ministër të Arsimit

    Gjinovci godet me deklaratën: Personin që e shkarkoi Kurti, kërkon ta bëjë Ministër të Arsimit

    Rron Gjinovci, tash e disa vjet drejton Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), dhe në vazhdimësi merret me aktivitete të ndryshme (edhe) për sa i takon fushës së arsimit.

    Të premten, ai ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, dhe tha se po ta kishte mundësinë, Shkëlzen Gashin do ta bënte Ministër të Arsimit.

    “…E di që nuk do të pranonte, por Shkëlzen Gashin do ta bëja ministër të arsimit pa asnjë dyshim…”, tha ndër tjerash Gjinovci.

    Gjithashtu, ai tha se po të kishte mundësinë tri intervenimet e para që do t’i bënte në Kosovë janë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe artit.

    “…Në art do t’i jepja shumë më shumë rëndësi arteve dhe muzikës klasike…”, u shpreh ai.

    Vlen të potencohet se Shkëlzen Gashi ishte këshilltar politik i Albin Kurtit. Ai u shkarkua nga Kurti, pas deklaratave mbi krimet e luftës dhe UÇK-në që kishin shkaktuar shumë reagime.

    Për ta shikuar intervistën e plotë të Rronit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

     

  • “Do të vendosen qipa në koka te njerëzve” – Lë pa fjalë eksperti i teknologjisë, thotë se përgjohemi edhe përmes telefonave

    “Do të vendosen qipa në koka te njerëzve” – Lë pa fjalë eksperti i teknologjisë, thotë se përgjohemi edhe përmes telefonave

    Inxhinieri i teknologjisë, Ermal Sadiku ishte i ftuar të premten në “LIBERO”, ku ndau informacione të shumta për sa i takon avancimit të teknologjisë, të mirat dhe të këqijat e këtij përparimi teknologjik.

    Një frikë që mund ta kemi secili prej nesh është se ‘A përgjohemi nga kamera e telefonit, a po e kompjuterit tonë?’, e pikërisht për këtë dilemë foli edhe Ermal Sadiku, duke thënë se me të vërtetë mund të përgjohemi.

    “Teknikisht po, është e mundur me të pa prej kamerës…”, tha Sadiku.

    Por, ai nuk e la anash dhe faktin që kjo mënyrë e përgjimit është e pa nevojshme për shumicën prej nesh.

    “Praktikisht është e pa nevojshme….Që të ketë dikush arsye me e bo atë punë, duhet  të ketë interes…”, shtoi ai.

    Mes tjerash, me Ermalin u diskutua dhe për rrezikun që po sjell Inteligjenca Artificiale për njerëzimin.

    “…Përmes Inteligjencës Artificiale po mundemi me përdorë aplikacione, me kriju muzikë, art, po na ndihmon në shkencë, në laboratore, të shkruajmë ese…Ka filluar me u dukë e rrezikshme…Investime më të mëdha në botë po bëhen në IA, ende ka mangësi por mendoj për 20-30 vite ka me qenë një moment shumë interesant për njerëzimin, ku do të duhet të vendosin se a dëshirojnë të vazhdojnë me i fuqizu makinat apo me i ndalë, sepse po bëhet tepër”, deklaroi Sadiku.

    Kujtojmë se fakti më interesant rreth Inteligjencës Artificiale është se, deri më 2045, pritet të tejkalojë plotësisht inteligjencën njerëzore, sipas “Valuer-Gjeneruese për hartimin e mundësive dhe vështrimet strategjike të Inteligjencës Artificiale”.

    Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:

  • “Nuk di të këndoj, zero talent”- Rron Gjinovci doli publikisht kundër Luiz Ejllit, tezja e tij ia bën komentin epik

    “Nuk di të këndoj, zero talent”- Rron Gjinovci doli publikisht kundër Luiz Ejllit, tezja e tij ia bën komentin epik

    Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, i cili njëkohësisht është bashkëthemelues i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive të premten në “LIBERO”.

    Rroni ishte një ndër personat e paktë që doli kundër banorit të “Big Brother Vip Albania” Luiz Ejlli.

    “O po keq po knojka Luizi. Tmerr. Zero talent!”, kishte shkruar Rroni në një status në faqen e tij zyrtare në Facebook. Mirëpo, nuk kanë munguar as replikat nga faqja e Luizit duke i thënë se “garant të paska paguar mirë burri i Oltës”.

    Por, ai mori edhe një koment epik nga tezja e tij.

    “Këndoi tepër keq edhe njerëzit nuk e thoshin këtë… E di që Luizi është një emër që si për shembull kur dëshiron me të lavdëru tezja, ta bon ‘enklocopedia e tezës si Luizi je bo’. Nuk e di a të ndihem mirë apo keq se nuk e njoh shumë mirë… Por, mundem me thanë me plotë përgjegjësi që Luiz Ejlli nuk di me këndu …”, tha ai, duke i qëndruar  mendimit të tij se Luizi nuk ka talent për të kënduar.

    Kujtojmë, se Rron Gjinovci ka punuar edhe si gazetar investigativ, si dhe ka udhëhequr edhe një emision në KTV.

    Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:

  • Politikanja e LDK-së publikon fotografinë e fëmijërisë së saj, e vetmja e shpëtuar nga lufta

    Politikanja e LDK-së publikon fotografinë e fëmijërisë së saj, e vetmja e shpëtuar nga lufta

    Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, profesoreshë universitare dhe ish-analistja politike, Jehona Lushaku-Sadriu ishte e ftuar të hënën në një intervistë me një rrëfim të veçantë të jetës së saj në “LIBERO”.

    Lushaku rrëfeu pjesën e fëmijërisë së saj, duke ndarë fotografinë e saj të vetme, të cilën asaj i ka mbetur nga lufta e fundit në Kosovë.

    “Na është djegur shtëpia gjatë luftës dhe kam humbë të gjitha biografitë, ditarët, më duket e çuditshme sa herë që pyetem për fëmijërinë sepse nuk kujtojë momente, nuk kemi fotografi as materiale”, tha Lushaku.

    Ndërkohë, Lushaku ndau dhe pjesën e vështirë të punës së prindërve së saj, të cilit ishin mësimdhënës, e që një pjesë të madhe të kohës e shpenzonin duke punuar edhe në shtëpia private, por pjesa e bukur ishin gjyshërit e saj.

    “…Prindërit i kemi arsimtarë, na kanë rritur me shumë sakrifica, në kuptimin që kanë dhënë shumë dhe kanë shpenzuar kohë në shkollë, e ne kemi përfunduar te gjyshërit… I kujtojë ushqimet e gjyshes, i dua shumë”, shtoi ajo.

    Mes tjerash, ajo kujtoi dhe kohën e “kolonës së vdekjes” siç e quajti Lushaku, kur ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë i detyroi të largoheshin nga Prishtina me familjen e saj, e që kaluan rreth 20 ditë në male e fshatra të ndryshëm.

    Studimet për shkenca politike dhe gjuhën gjermane i përfundoi në Berlin të Gjermanisë, ku i mori hapat e saj drejtë politikës së një vendi demokratikë.

    “…Për shkak të kontakteve ndërkombëtare, m’u dha mundësia të bëjë specializim në Deutsche Welle (televizion në Berlin), nga zyra e ambasadës së Gjermanisë në Kosovë… U integrova në nivele politike të Gjermanisë”, deklaroi Lushaku.

    Kujtojmë se, Jehona Lushtaku është edhe ligjëruese e shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

    Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë: