ATV

Tag: Ballina

  • Sot në Bujanoc protestohet kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Beogradi

    Sot në Bujanoc protestohet kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Beogradi

    Sot në Bujanoc do të mbahet një protestë kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

    Kjo protestë e cila pritet të nis në orën 11:00, organizohet në përgjigje të politikave diskriminuese dhe trajtimit të pabarabartë që shqiptarët e Luginës së Preshevës po përjetojnë prej vitesh.

    Banorët e Bujanocit dhe zonave përreth pritet të dalin masivisht në këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së krijuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyre.

    Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se kjo është një mundësi e rëndësishme për të sensibilizuar komunitetin ndërkombëtar rreth gjendjes së vështirë në të cilën gjenden shqiptarët në këtë rajon.

    Me moton, Ejani! Për vetën tuaj! Për ata që do vijnë pas nesh!, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, bënë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në këtë tubim paqësor.

  • Tenderi në rivlerësim, vonohet projekti për efiçiencë të energjisë në banesa sociale

    Tenderi në rivlerësim, vonohet projekti për efiçiencë të energjisë në banesa sociale

    PËRGATITI: FATLUM JASHARI 

    Projekti në vlerë të përgjithshme 10 milionë euro, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, po përballet me vonesa të reja.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer në rivlerësimi tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat e banimit social.

    Duke përmendur gabimet eventuale në paramasa dhe çështjen e përvojës, paneli shqyrtues e vlerësoi pjesërisht të bazuar njërën prej ankesave.

    Në fund të muajit të kaluar, në një përgjigje për ATV-në, Fondi njoftoi se synon që të finalizojë punimet në fillim të vitit të ardhshëm.

    Derisa Fondi nuk dha një qëndrim të ri, rrethanat e reja vënë në pikëpyetje këtë objektiv kohor.

    Projekti që përfshin investime në 28 ndërtesa në 13 komuna është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar, para një viti e gjysmë, ndërmjet Qeverisë dhe BE-së për grantin në vlerë të përgjithshme 75 milionë euro për energjinë.

    Vetëm pjesa e dizajnit ishte vonuar një vit, pikërisht për shkak të procedurave të prokurimit.

    Kjo ujdi në kuadër të IPA 2023, ka periudhë të përgjithshme ekzekutimi prej tetë vjetësh, por zbatimi operacional kufizohet në dy vjet nga lidhja e saj.

    Mes tjerash, neni 12 i ujdisë parasheh që “kontrata e cila nuk shkakton asnjë pagesë brenda dy vjetëve nga nënshkrimi do të ndërpritet dhe automatikisht financimi i saj do të çzotohet, me përjashtim të rasteve në procese gjyqësore”.

    Në një komunikim zyrtar, para afër dy javëve, Qeveria shmangu përgjigjen në pyetjen direkte për rrezikun e humbjes së fondeve për shkak të vonesave./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Publikohet udhëzimi që lehtëson dhënien me qira të pasurisë së sekuestruar

    Publikohet udhëzimi që lehtëson dhënien me qira të pasurisë së sekuestruar

    PËRGATITI: NORA LUTA 

    Javën e ardhshme do të hyjë në fuqi udhëzimi i ndryshuar, që lehtëson procedurat e shitjes dhe dhënies me qira, të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar.

    Dokumenti, të cilin Qeveria e ndryshoi për të lehtësuar dhënien me qira të pasurisë së Milan Radojicicit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, u publikua të enjten në gazetën zyrtare.

    Shtatë ditë pas publikimit, udhëzimi do të jetë i zbatueshëm, duke i hapur rrugë MBP-së, që të shfrytëzojë vilën milionëshe buzë liqenit të Ujmanit, banesën dhe restorantin “Grey” në Mitrovicë të Veriut.

    Udhëzimi, të cilit i është shtuar vetëm një nen, ai 21/A do të mundësojë dhënien me qira, dhe shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa ankand publik, kur kërkesa për shfrytëzim do të jetë nga një institucion shtetëror edhe në rastet e tjera.

    Megjithatë, juristët këtë ndryshim e kanë parë të ngutshëm dhe me pasoja negative për rastet e tjera në përgjithësi.

    Sipas udhëzimit që është aktualisht në fuqi, pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara shiten dhe lëshohen me qira përmes procedurës së ankandit publik.

    Ankandi është i përcaktuar, në ankand me oferta të mbyllura, verbal dhe në ankand online.

    Gjithnjë sipas udhëzimit, nëse dy ankande dështojnë radhazi, dhe vlerësohet se pasuritë nuk mund të shiten në ankand publik, Agjencia mund të vendosë ato të shiten me marrëveshje direkte.

    Në maj të këtij viti, Gjykata e Prishtinës dha pëlqimin për dhënien me qira të pasurisë së sekuestruar të të dyshuarit kryesor për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Milan Radojicic.

    Megjithatë, ende nuk dihet se kur dhe nëse Policia e Kosovës do ta shfrytëzojë vilën milionëshe buzë liqenit të Ujmanit./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Këta janë 5 personat e shpallur në kërkim nga Policia, dyshohet se kultivuan bimë narkotike

    Këta janë 5 personat e shpallur në kërkim nga Policia, dyshohet se kultivuan bimë narkotike

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale rritje të bimëve narkotike, raporton Sinjali.

    Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

    Personat që po i kërkon policia janë: Gëzim Gashi nga Klina, Faik Gashi, Selim Gashi, Morglen Çomani shtetas i Shqipërisë dhe Albion Kalemi po ashtu shtetas i Shqipërisë.

  • Sot varroset Faton Hajrizi

    Sot varroset Faton Hajrizi

    Faton Hajrizit sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

    Ceremonia e varrimit do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.

    Kjo u bë e ditur nga vëllai, Artan Hajrizi, në rrjetet sociale.

    Faton Hajrizi më 6 korrik u arratis nga burgu i Smrekonicës.

    Gati dy javë më vonë ai dyshohet se u vra në Lloznicë të Serbisë. Paraprakisht, sipas autoriteteve serbe ,ai dyshohet ta ketë vrarë një polic dhe plagosur një tjetër./atvlive.tv

  • Panairi i Librit në Ferizaj, mbrëmje poezie me poetin Lulzim Tafa

    Panairi i Librit në Ferizaj, mbrëmje poezie me poetin Lulzim Tafa

    Tash e tri ditë në Ferizaj nën organizimin e Klubit letrat “De Rada” ka nisur edicioni i gjashtë i panairit të Librit.

    Në mbrëmjen e dytë të panairit u prezantua libri me poezi “Rivali i Adamit” i poetit Lulzim Tafa.

    Fjalët më të mira për librin e autorin, i thuren pjesëmarrësit.

    Ndërkaq recensenti i librit, Rrahman Paçarizi tha se me këtë përmbledhje poezish, Lulzim Tafa dëshmon siguri në të shkruarit e poezisë duke rikonfirmuar një stil të veçantë.

    Falënderimet nuk munguan nga poeti Tafa.

    Ndërkohë Libri me poezi “Rivali i Adamit” i poetit Lulzim Tafa është botuar në korrik të këtij viti dhe mund të gjendet në libraritë kryesore të kryeqytetit.

    Ndërsa panairi i librit në Ferizaj është i hapur edhe të dielën./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Mbi 50 raste për infuzione, në QKMF të Prishtinës vetëm 3 shtetër

    Mbi 50 raste për infuzione, në QKMF të Prishtinës vetëm 3 shtetër

    PËRGATITI: SARA SHEHU         

    Vetëm tre shtretër janë në dispozicion në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, për pacientët që duhet të marrin infuzion.

    Ndërkaq, deri në 50 raste brenda 24 orëve, drejtohen në këtë Qendër për këtë lloj terapie.

    Për shkak të numrit të lartë të pacientëve, qytetarët kërkojnë që të ketë shtretër më shumë.

    Mirëpo, sipas mjekut Rushit Ismajli, shtretërit do tëishin të mjaftueshëm, nëse pacientët nuk do të këmbëngulnin që shërimin e viruseve ta bëjnë vetëm me infuzione.

    “Ditëve të fundit ka rritje të rasteve me barkqitje,sepse është një virus që është shpërnda. Por qytetarët nuk duhet menjëherë të marrin infuzione. Ata duhet të hidratohen më shumë, të pinë ujë, të pinë supë. Nuk janë të justifikueshme këto kërkesa të mëdha për të marrë infuzione. Pasi që marrja e infuzioneve duhet vetëm në raste urgjente”, tha Ismajli.

    Megjithatë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet është e furnizuar me terapi ampulare.

    Sipas të dhënave të Menaxhmentit Drejtues të QKMF-së, brenda 24 orëve, numri i përgjithshëm i ofrimit të shërbimeve mjekësore për pacientë është mbi 300./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

     

  • Ligji i ri për rendin dhe qetësinë publike, nuk parashihen dënime me burgim

    Ligji i ri për rendin dhe qetësinë publike, nuk parashihen dënime me burgim

    PËRGATITI: NORA LUTA

    Qeveria e Kosovës po synon miratimin e një ligji të ri për rendin dhe qetësinë publike.

    Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka hartuar njëprojektligj, i cili më 9 gusht është publikuar për konsultime publike.

    Projektligji, që ka për qëllim të përcaktojë kundërvajtjet që cenojnë rendin dhe qetësinë në vende publike parasheh vetëm dënime me gjobë, por jo edhe me burgim sikurse ligji që është në fuqi nga viti 2009.

    Kjo sipas juristëve është veprim i duhur.  

    Por, Rudari thotë se nga projektligji do të duhej të përjashtohej edhe neni rreth lajmërimit të rrejshëm.

    Dokumenti me 16 nene, parasheh pothuajse të njëjtat kundërvajtje, dhe dënime me gjobë në vlerë të njëjtësiç është e përcaktuar me ligjin aktual.

    Por aty janë përjashtuar nenet që kanë të bëjnë me sulm verbal, vandalizëm, dhe dehjen në hapësira publike.

    Megjithatë nenit për kërkim lëmoshë i është shtuar edhe kur lëmoshëkërkues është i mitur, për çka parashihet dënim me gjobë prej 30 deri në 500 euro për prindin ose kujdestarin.

    Ndërsa për shkaktim të zhurmës gjobë përcaktohet vetëm për personin fizik, duke u përjashtuar subjekti juridik, sikurse është  në ligjin aktual.

    Projektligji do të jetë në konsultime publike deri më 29 të këtij muaji./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Millosh Shoshiq, i dyshuari për krime lufte që punonte si polic në Kosovë

    Millosh Shoshiq, i dyshuari për krime lufte që punonte si polic në Kosovë

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ  

    Dragan Cvetkoviq, Dragan Niçiq, Milosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq, Slobodan Jevtiq dhe Darko Cvetanoviq, më 5 prill të vitit 1999, dyshohen se nëfshatrat Llovcë, Pogragjë dhe në Uglar, të Gjilanit, nëbashkëkryerje kishin vrarë, plagosur dhe djegur për sëgjalli viktimat civile shqiptare.

    Por, asnjëri prej këtyre që u arrestuan në fillim të këtij gushti, pas përfundimit të luftës nuk u larguan nga Kosova.

    Njëri prej tyre madje, jo vetëm që qëndroi në vendin ku dyshohet se kishte kryer krime, por Millosh Shoshiq, edhe u punësua si Polic në Policinë e Kosovës, ku shërbeu për mbi 20 vjet, sipas kërkesës për caktimin e masës së sigurisë.

    Megjithatë, pas arrestimit, nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje se në cilin stacion apo cilën njësi shërbente Shoshiq, përgjatë këtyre viteve.

    Sipas avokatit që dikur punonte si Polic, Muhamet Mujaj, në vitet e para të pasluftës, kanë mundur tëpunësohen policë të tillë, në mungesë tëinformacioneve.

    Megjithatë, tash, i njëjti vlerëson se është e nevojshme që edhe njëherë të rishikohen me kujdes, të gjithëpjesëtarët.

    “Është obligim i institucioneve por edhe i qytetarëve që të japin informacione për persona të tillë që kanëtë kaluar rkiminale. Nuk do duhej ti kalonin procedurat rekrutuese.

    Pesëshja e të arrestuarve, vazhdojnë të jenë nëparaburgim.

    Përveç tyre, në këtë rajon Prokuroria Speciale ishte duke i hetuar edhe tetë të tjerë, të cilët aktualisht janë tëpaarritshëm për organet e sigurisë.

    Ndërkohë Ky nuk është rasti i parë kur një i dyshuar për krime lufte rezulton të ketë qenë i punësuar nëPolici

    Sllagjan Trajkovic ishte arrestuar në Mitrovicë tëVeriut në vitin 2023, ndërsa aktualisht ndaj itj ështëduke vazhduar gjykimi në Gjykatën e Prishtinës./atvlive.tv

    Për më ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Gjykata e Prishtinës publikon aktgjykimin e plotë në rastin e Enver Sekiraqës, aty thuhet se vrasja e Triumf Rizës ndodhi për motive të hakmarrjes

    Gjykata e Prishtinës publikon aktgjykimin e plotë në rastin e Enver Sekiraqës, aty thuhet se vrasja e Triumf Rizës ndodhi për motive të hakmarrjes

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka publikuar aktgjykimin e plotë në rastin e Enver Sekiraqës, të cilin e dënoi me 25 vjet burgim në maj të këtij viti.

    Aktgjykimin prej 156 faqesh e ka përpiluar anëtari i trupit gjykues Ngadhnjim Arrni, në mungesë të kryetarit, Agim Kuqi, që vazhdon të jetë i suspenduar pasi Sekiraqës ia ndryshoi masën nga arresti shtëpiak në liri.

    Sipas aktgjykimit Enver Sekiraqa urdhëroi vrasjen e policit Triumf Riza për motive të hakmarrjes, si rezultat i një konflikti gjatë viteve 2000-2001.

    Sipas gjykatës më 30 gusht të vitit 2007, vrasja e ish policit të Kosovës, u organizua në detaje, ku dorasi Arben Berisha me urdhër të Sekiraqës, e qëlloi njëmbëdhjetë herë.

    Sekiraqa, nga maji i këtij viti është në arrati, pasi Apeli e ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer në paraburgim.

    Vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim, e ka vërtetuar edhe Supremja.