ATV

Tag: Ballina

  • Aksident në rrugën Prizren-Suharekë, humb jetën një person

    Aksident në rrugën Prizren-Suharekë, humb jetën një person

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prizren-Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

    Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.

    Lajmin e ka konfirmuar Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se trupi i pajetë i personit është dërguar për obduksion në IML, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë është ndaluar për 48 orë.

    “Me datën 15.08.2024, rreth orës 06:16, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë (Rrafshi i Sopis). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përgjegjëse policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

    “Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull rreth 40 vjeçar ). Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë. Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit”, tregon njoftimi.

  • Kolona të gjata në Merdarë, deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova

    Kolona të gjata në Merdarë, deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova

    Qendra për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në pikat kufitare.

    Sipas të dhënave, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare. Pritjet në dalje të kësaj pike janë deri në 3 orë apo 180 minuta.

    Ndërkaq, kolonat janë të gjata deri në 1 km e 700 metra.

    Në pikat e tjera pritjet në hyrje dhe dalje janë 3-5 minuta.

    Përveç në dalje të pikave kufitare Jarin je dhe Mutivodë, ku pritjet janë deri në 20 minuta.

  • Sot prezantohet mësimi gjithëditor në pesë shkolla të kryeqytetit

    Sot prezantohet mësimi gjithëditor në pesë shkolla të kryeqytetit

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbahet konferencë për medie, me ç’rast do të prezantohet programi i ri i mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit.

    Sipas njoftimit, kjo iniciativë ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të avancojë aftësitë e fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare, thellimit në lëndët mësimore dhe ofrimit të mbështetjes më të madhe për prindërit.

    Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.

  • Ky është i riu shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Zvicër

    Ky është i riu shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Zvicër

    Një i ri shqiptar e ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 11 gusht.

    Sipas njoftimit varrimi 29-vjeçarit, Liridon Zeneli, do të bëhet të premten më 16 gusht, në varrezat e Eichbuhl në Altstetten në Zurich.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 09:00.

     

  • Kurti: Hapja e Urës së Ibrit, e nevojshme dhe e dobishme për të gjithë

    Kurti: Hapja e Urës së Ibrit, e nevojshme dhe e dobishme për të gjithë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

    Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka thënë se hapja e urës në Ibër është e nevojshme dhe e dobishme për të gjithë.

    “Me komandantin e KFOR-it mbrëmë kemi biseduar edhe për hapjen e Urës mbi Ibër, të cilën ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, rezultatet përkatëse që i kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantin e KFOR-it dhe ekipin e tij në frymën e konsultimeve dhe koordinimeve të vazhdueshme. Qeveria dhe unë besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Do të vazhdojmë diskutimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës s’është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, ka thënë Kurti.

     

  • DASh: ShBA-ja nuk e mbështet asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e Urës së Ibrit në këtë fazë

    DASh: ShBA-ja nuk e mbështet asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e Urës së Ibrit në këtë fazë

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se “nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit”.

    DASH po ashtu ka potencuar se hapja e urës në këtë fazë rrit potencialin për dhunë dhe mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve paqeruajtës të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), përfshirë ata amerikanë.

    “Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, ka thënë një zëdhënës i DASH-it.

    “Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë.

    Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar, të njëanshëm dhe ta diskutojë këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi i DASH për Pavlovic Today.

    Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë së martës tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

    “Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan.

    “Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe.

    “Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitin 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Ne dëshirojmë lëvizje të lirë të qytetarëve edhe sundim të ligjit edhe paqe dhe siguri. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës”.

    “Njëherë duhet ta presim raportin, kur ta shohim e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura. Nuk e kam parë sepse si ka ardhur ende MAPL-së. Nuk është çështje diskutimi është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur te gjitha diskutimet dhe është thëne se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017. Jemi në gusht 2024”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën.

  • Moti i nxehtë, sot punohet me orar të kufizuar

    Moti i nxehtë, sot punohet me orar të kufizuar

    Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar sërish kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 14 deri më 17 gusht, për shkak të temperaturave të larta me të cilat po përballet vendi.

    Temperaturat sot është paralajmëruar të arrijnë deri në 39 gradë, e njëjtë do të jetë edhe nesër e të premten.

    Për këtë arsye, Ministria tha se me kërkesë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rekomandoi që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

    “Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta”, tha Ministria.

    Ajo u kërkoi kompanive t’i lejojnë punëtorët që ta fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi.

    Vendimi po ashtu ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 16:00, në të gjithë territorin e vendit.

    Në oraret 11:00 — 16:00 ndalohet puna për qytetarët e prekur me sëmundje kronike, ose ata të punojnë nga shtëpia, thuhet në vendim.

    “Të sigurohen kontrolle mjekësore për të punësuarit që tregojnë shenja të stresit nga nxehtësia dhe që i janë ekspozuar nxehtësisë ekstreme”.

    Ministria u rekomandoi bujqve të planifikojnë zhvillimin e tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.

    Kjo është hera e dytë që Ministria urdhëron kufizim të orarit të punës për shkak të nxehtësisë.

  • Dy të lënduar nga një shpërthim në Pejë, Policia jep detaje

    Dy të lënduar nga një shpërthim në Pejë, Policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë lënduar në një shpërthim që ka ndodhur në Pejë në mbrëmjen e së martës.

    Policia ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Halil Agusholli”, ndërsa janë lënduar dy persona.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

    Siç ka bërë të ditur Policia gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar një armë AK47, tre karikatorë të armës dhe nëntëdhjetë fishekë të kalibrit 72×39.

    “Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 13.08.2024, rreth orёs 20:15, ёshtё njoftuar se nё rrugën ‘Halil Agusholli’ nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy (2) persona kanё pёsuar lendime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё. Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё AK 47; Tre (3) karikator tё njёjtёs armё; Nёntёdhjetё (90) fishek cal: 72×39. Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”. Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё”, ka njoftuar Policia.

  • Veteranët në pritje të rritjes së pensioneve brenda këtij viti

    Veteranët në pritje të rritjes së pensioneve brenda këtij viti

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI  

    Kategoritë e dala nga lufta, sipas partisë në pushtet planifikohej të trajtoheshin me ligj të veçantë, respektivisht Ligjin për Veteranët.

    Tani kur Qeveria Kurti 2 është afër përfundimit tëmandatit, veteranë të cilët nuk u përfshinë në pagën minimale vazhdojnë të marrin pension vetëm 170 euro.

    Derisa nga Ministria e Financave askush nuk u përgjigj lidhur me ecurinë e ligjit për veteranët, Xhevdet Qeriqi, kryetar i shoqatës së invalidëve të luftës thotë se asnjëherë askush as nuk u konsultua me vet ata për këtë.

    Megjithatë, Qeriqi shpreson që pensionet për kategoritëe dala nga lufta të rriten, të paktën deri në fund të këtij viti.

    Por, gjasat për këtë janë të vogla thotë, ish-ministri dhe njohësi i çështjeve financiare, Haki Shatri.

    Megjithatë sipas tij, po të kishte vullnet, një ligj i posaçëm i cili do të trajtonte kategoritë e dala nga lufta do të mund të bëhej shumë shpejt.

    Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare disa herë kanëprotestuar në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen në rritjen e pagës minimale./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Rasti i Blerim Ramadanit në duart e Gjykatës Supreme në Shkup

    Rasti i Blerim Ramadanit në duart e Gjykatës Supreme në Shkup

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ  

    Të premten erdhi lajmi i parë pozitiv për Blerim Ramadanin, që nga arrestimi i tij para gati një muaji, kjo pasi Gjykata Themelore Penale në Shkup kishte vendosur që ish-ushtarin e UÇK-së të mos e ekstradojë në Serbi.

    Megjithatë, në Maqedoni të Veriut ende nuk dihet se kur Gjykata Supreme mund të vendosë lidhur me të.

    Sidoqoftë, juristi Emir Kurtishi nga Shkupi, beson se gjasat janë të mëdha që edhe Supremja të vendos për mosektradim.

    Blerim Ramadani ishte arrestuar më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar Jazhincë–Glloboqicë. Autoritetet maqedonase, ish-ushtarin e Kosovës e ndaluan bazuar në një fletarrest të Serbisë të cilin e kishte lëshuar INTERPOL-i./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: