ATV

Ligji i ri për rendin dhe qetësinë publike, nuk parashihen dënime me burgim

Written by

in

PËRGATITI: NORA LUTA

Qeveria e Kosovës po synon miratimin e një ligji të ri për rendin dhe qetësinë publike.

Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka hartuar njëprojektligj, i cili më 9 gusht është publikuar për konsultime publike.

Projektligji, që ka për qëllim të përcaktojë kundërvajtjet që cenojnë rendin dhe qetësinë në vende publike parasheh vetëm dënime me gjobë, por jo edhe me burgim sikurse ligji që është në fuqi nga viti 2009.

Kjo sipas juristëve është veprim i duhur.  

Por, Rudari thotë se nga projektligji do të duhej të përjashtohej edhe neni rreth lajmërimit të rrejshëm.

Dokumenti me 16 nene, parasheh pothuajse të njëjtat kundërvajtje, dhe dënime me gjobë në vlerë të njëjtësiç është e përcaktuar me ligjin aktual.

Por aty janë përjashtuar nenet që kanë të bëjnë me sulm verbal, vandalizëm, dhe dehjen në hapësira publike.

Megjithatë nenit për kërkim lëmoshë i është shtuar edhe kur lëmoshëkërkues është i mitur, për çka parashihet dënim me gjobë prej 30 deri në 500 euro për prindin ose kujdestarin.

Ndërsa për shkaktim të zhurmës gjobë përcaktohet vetëm për personin fizik, duke u përjashtuar subjekti juridik, sikurse është  në ligjin aktual.

Projektligji do të jetë në konsultime publike deri më 29 të këtij muaji./atvlive.tv

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *