Izraeli është pajtuar që bisedimet për një armëpushim në Gazë të nisin më 15 gusht me kërkesë të ndërmjetësve nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.
Kështu bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, teksa tensionet në rajon janë rritur.
Rinisjet për diskutim kanë filluar pas nisjes së luftës më 7 tetor, ku Hamasi – një grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin.
Përmes një deklarate të përbashkët, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe mosmarrëveshjet”.
Pas kësaj deklarate, zyra e Netanyahut njoftoi se Izraeli do të dërgojë një ekip negociator më 15 gusht “për të përfunduar punën lidhur me detajet e marrëveshjes për zbatim”, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është deklaruar pas kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, në orët e para të së premtes.
Në njoftimin për media, MPJD ka thënë se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij,
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftim.
Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, u vra më 19 korrik në Serbi.
Derisa në objektin e komunës po diskutohet rreth çështjes së hapjes së urës mbi lumin ibër, në urë po bëhen testimet e fundit sa i përket qëndrueshmërisë së urës.
Kamionë me peshë 40 tonë, po lëviznin mbi urën, në të cilënprej kohësh nuk qarkullojnë automjetet.
Katër të tillë u vendosën në mes të urës për ta matur qëndrueshmërinë e saj.
Ky qe edhe testimi i fundit,sipas zëvendësministrit HysenDurmishi, që erdhi në Mitrovicë për t’i parë nga afër punët.
Megjithëse, thotë se ura do të hapet, Durmishi nuk dha ndonjë datë.
E përveç kamionëve, mbi urë u pa edhe një automjet i KFOR-it, por që nuk pengoi punëtorët ta bëjnë testimin.
Veçse qëndrimi i KFOR-it mbetet i njëjtë, se çështja e hapjes së urës i takon dialogut, dhe se nuk lëvizin nga aty.
Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth, për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë të OKB-së. Qëndrimi i KFOR-it ka qenë i qartë dhe konsistentgjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Sidoqoftë, ekzekutivi kosovar është i vendosur se ura duhet të hapet edhe për qarkullim të veturave.
Andaj brenda pak ditëve presin ta marrin raportin mbi gjendjen e urës pas matjeve./atvlive.tv
Në një përgjigje për ATV-në, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se shtimi i masave do ta thellonte padrejtësinë.
“Masat nuk janë zgjidhje. Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmorri BE ndaj Serbisë e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Millan Radoiçiq e strehon dhe financon? Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të respektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.” – thuhet mes tjerash në përgjigjen e Kryeziut për ATV-në.
Shpërfillja e kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë në raport me veprimet në veri, mund t’i kushtojnë Kosovës me masat shtesë nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Siguri i bllokut 27-anëtarësh, Peter Stano, njoftoi se rekomandimi i shefit, në largim, të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për heqjen e masave nuk ka prodhuar vendim
“Masat janë ende në fuqi, sepse shtetet anëtare nuk kanë vendosur të veprojnë ose të procedojnë bazuar në raportin e Përfaqësuesit të Lartë, të dorëzuar javë më parë. Që nuk është çudi, sepse nëse ju kujtohet masat ishin vendosur ndaj administratës në Prishtinë, në qershor të vitit të kaluar, për faktin se po ndodhte shumëçka që çonte në përshkallëzim. Dhe, në vend të hapave për de-përshkallëzim, më shumë e më shumë veprime dhe hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim janë ndërmarrë nga këta njerëz”, tha Stano.
Teksa, sërish, Qeverisë iu referua si administratë, zëdhënësi Stano nuk përjashtoi mundësinë e ashpërsimit të ndëshkimit, nëse kërkesat e BE-së shpërfillen.
“Çfarë do të bëjmë? Kemi masat në fuqi dhe masat mund të shtohen nëse të gjithë akterët e BE-sëpajtohen që ato duhet të shtohen.Ua kemi bërë të qartë në Kosovë, në disa nivele, në disa mënyra dhe nëpërmjet shumë partnerëve. Nuk është vetëm Bashkimi Evropian, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i tregojnë administratës në Prishtinë që të mos angazhohen në këtë seri të hapave kundër produktiv, negativ, të njëanshëm dhe të pakoordinuar.Shpresojmë që më në fund ata të dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalin nga shqyrtimi se çfarë lloj masash mund të marrim si përgjigje nëse situata nuk ndryshon”, deklaroi Stano.
Të mërkurën mbrëma,zëdhënësi i Departamenti Amerikan i Shtetit,Matthew Miller, tha se SHBA-ja është e shqetësuar me siç thanë “vendimete vazhdueshme tëpakoordinuara tëlidershipit të Kosovës”.
Krahas vlerësimit se vendimet e Qeverisë “vënë në rrezik mundësitë që SHBA-të i kanë ndihmuar Kosovës t’i krijojë”, Miller kërkoi që “Qeveria e Kosovës të kthehet në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”./atvlive.tv
Salla e vogël e kuvendit komunal u mbush plot sa që kryetarit të Komunës ErdenAtic, iu duk interesim tejet i madh i qytetarëve.
Por në fakt qenë pak më shumë se 30, përfshirëasamblistë, shoqëri civile e pjesëtarë të KFOR-it e EULEX-it.
E nga pak ata qytetarë serbë, disa erdhën për krejt diçka tjetër, meqë një bashkëqytetar i tyre u arrestua nga policia, pasi pengoi punën mbi urë.
Sidoqoftë, hapja e urës ishe një nga temat kryesore të këtij takimi, për rëndësinë e së cilës foli para tëpranishmëve ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi.
Opinionet rreth asaj nëse duhet hapur ura ose jo ishin të ndryshme.
Qytetarët e komunitetit serb kundërshtonin hapjen e urës, ndërsa shqiptarët këmbëngulnin nëhapjen e saj.
Për krejt këta, përgjigje pati zv/drejtori i Policisë, që i siguroi se hapja e urës nuk përbën asnjë rrezik.
Si niveli qendror, ashtu edhe lokal, thanë se po punojnë vazhdimisht që veriu të mos ketë probleme, dhe për këtë kërkuan bashkëpunim nga të gjithë, pa dallim./ative.tv
Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me zhvillimet e sotme në veri të vendit, ku u arrestuan dy politikanë serbë.
Nga policia është thënë se të njëjtit kanë penguar punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetente, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste të cilat krijojnë nxitje dhe urrejtje.
Sipas policisë, personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, por ata kanë vazhduar duke nxitur më pas tensione.
Njësitet policore më pas kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona e të njëjtit janë liruar.
“Njësitet policore relevante, me qëllim të qetësimit të situatës dhe krijimit të mundësive për punë, janë detyruar të veprojnë dhe kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona. Personat e shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit janë liruar”, thuhet në komunikatë.
Përkundër thirrjeve nga ndërkombëtarët që ura mbi lumin Ibër të mos hapet në këto momente, autoritetet e Kosovës kanë nisur testimin e urës me kamionë.
Të pranishëm në vend të ngjarjes janë edhe forca të policisë dhe KFOR-it.
Ura mbi lumin Ibër ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare dhe Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe dhe Qeveria e Kosovës, pavarësisht kundërshtimit të bashkësisë ndërkombëtare, ka thënë se synon ta hapë atë për lëvizjen e automjeteve.
Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në korrik bëri të ditur synimin për hapjen e urës.
Ndryshe, vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment.
Dy persona kanë mbetur të plagosur sot në komunën e Vitisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
”Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona”, njoftoi Osmani.
Ai tha se për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, derisa në vendngjarje janë konfiskuar dy armë zjarri.
”Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen”, shtoi tutje ai.
Alleksandar Arsenijeviq nga partia Demokracia Serbe është arrestuar në veri të Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Ai është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.
Arrestimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Në debat do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të komunës së Mitrovicës së Veriut, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në të për “shprehur shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”.
Qeveria e Kosovës synon të hapë urën mbi lumin Ibër për trafik, pavarësisht se një gjë e tillë po kundërshtohet nga bashkësia ndërkombëtare.