ATV

Blog

  • Tahiri ndan foto me Thaçin: Askush s’mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të UÇK’së dhe pavarësinë e Kosovë

    Tahiri ndan foto me Thaçin: Askush s’mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të UÇK’së dhe pavarësinë e Kosovë

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, në profilin e saj në Facebook, ka ndarë një foto me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se ‘’ asgjë nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme te UCK-se për lirinë’’.

    ‘’Askush dhe asgje nuk mund ta ndryshoj historine e lavdishme te UCK-se per lirine dhe pavaresine e Kosoves!’’, ka shkruar ajo.

  • Miratohet ligji për çmimet tavan me 63 vota pro, opozita nuk e mbështeti

    Miratohet ligji për çmimet tavan me 63 vota pro, opozita nuk e mbështeti

    Kuvendi i Kosovës e ka miratuar edhe në lexim të dytë Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

    Pro miratimit të këtij projektligji votuan 63 deputetë.

    PDK nuk mori pjesë në votim. As LDK e AAK nuk e përkrahën këtë ligj.

  • Barcelona fitoj me golin e Yamal, por dëmtimi i tij shqetësoj tifozët

    Barcelona fitoj me golin e Yamal, por dëmtimi i tij shqetësoj tifozët

    Barcelona mori një fitore të rëndësishme ndaj Celta Vigos, por mbrëmja u shoqërua me momente shqetësuese, sidomos për talentin e ri Lamine Yamal.

    Ylli 18-vjeçar kaloi katalanasit në avantazh në minutën e 39-të, duke realizuar saktë nga penalltia dhe duke vulosur epërsinë 1-0, që në fund rezultoi vendimtare për triumfin e Barcelonës. Megjithatë, festa zgjati pak për të riun, pasi menjëherë pas golit ai u rrëzua në tokë dhe sinjalizoi stolin për një problem fizik.

    Yamal u largua nga fusha drejt dhomave të zhveshjes, duke lënë pas shumë paqartësi mbi natyrën e dëmtimit. Ky episod ngriti shqetësim te stafi dhe tifozët, veçanërisht duke pasur parasysh formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon, ku ka arritur në 24 gola dhe 20 asistime.

    Situata u bë edhe më e pazakontë kur ndeshja u ndërpre për disa minuta në fund të pjesës së parë. Sipas raportimeve nga Marca, arsyeja ishte një emergjencë në tribuna, ku një tifoz i Celta Vigos kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Lojtarët qëndruan në fushë pa aktivitet deri në normalizimin e situatës.

    Pas rifillimit, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, rezultat që Barcelona arriti ta ruajë deri në fund për të marrë tre pikët, edhe pse me shqetësime për gjendjen e një prej lojtarëve më premtues të skuadrës.

  • Pesë ditë afat – VV ende në pritje të konsensusit rreth presidentit, opozita e lë fajtor Kurtin

    Pesë ditë afat – VV ende në pritje të konsensusit rreth presidentit, opozita e lë fajtor Kurtin

    ur kanë mbetur edhe pak ditë deri te kalimi i afatit kushtetues, nga Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë të shprehen se ende janë duke pritur konsensus nga partitë politike për zgjidhjen e presidentit.

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e ka cilësuar si gabim që një javë para përmbylljes së afatit për presidentit të dilet me përfundimin se kjo çështje është e mbyllur.

    Sipas saj, vendit nuk i duhet zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke thënë se situata aktuale po ngjason me atë të vitit të kaluar kur nuk kishte vullnet për të dalë nga bllokada e krijuar.

    “Palët të reflektojnë, të kihet parasysh mesazhi që kanë dhënë qytetarët në zgjedhjet e dhjetorit dhe kushdo që mendon se mund të ndryshojë diçka nga rezultati i dhjetorit e ka gabim”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ajo ka thënë se opozita nuk ka dhënë ende ndonjë emër për president dhe ka ritheksuar gatishmërinë për tërëheqje nga pozita e kryeparlamentares.

    “Unë ende sot nuk e di emrin e opozitës për president, nuk kam dëgjuar publikisht që dy subjektet kanë dhënë ndonjë emër. Ta bëjnë këtë, t’i propozojnë emrat dhe pastaj i trajtojmë. Me mungesën e vullnetit në takime dhe një emri konsensual po e dëmtojnë Kosovën. Nëse kanë vendosur kështu ne s’kemi çfarë u bëjmë. Kur i kam dëgjuar se një subjekt nuk bën tri pozita të larta, kam thënë se nëse pozita e kryeparlamentarit e shpëton vendin nga zgjedhjet, atëherë le ta votojmë presidentin dhe unë dorëhiqem. Nuk kam parë reflektim”, ka theksuar Haxhiu.

    Por, nga partitë opozitare edhe sot janë deklaruar rreth kësaj çështje, duke e bërë përgjegjëse Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeminitrin Kurti për krizën politike dhe mundësinë e shkuarjes së sërishme në zgjedhje të jashtëzankoshme.

    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se pikërisht partisë më të madhe i takon përgjegjësia e ofrimit të zgjidhjes, por sipas saj, Kurti me qëllim po prodhon kriza për të qeverisur i pambikëqyrur.

    Kurse, edhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur konsultim serioz për presidentin dhe se sipas tij, gjithçka është për konsum publik. /Klankosova.tv

  • “Play Music, Not War” – Tematika e edicionit të 6 të Rame Lahaj International Opera Festival

    “Play Music, Not War” – Tematika e edicionit të 6 të Rame Lahaj International Opera Festival

    Me jehonën e emocioneve të vitit të kaluar, po hapet një kapitull i ri i edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival.

    Në një kohë kur bota po përballet me ndarje, pasiguri dhe konflikte, në këtë edicion do të flitet përmes artit dhe muzikës, si arma më e fortë për paqe.

    “Tematika që do të na shoqërojë këtë verë është “Play Music, Not War”. Përveçse një slogan, është një thirrje për ndërgjegje, dhe një besim i joni i palëkundur se muzika ka fuqinë të bashkojë aty ku dhuna ndan, të ruajë atë që lufta kërcënon, dhe të japë shpresë aty ku asgjësimi dhe urrejtja verbon njerëzimin.

    Nga data 4 deri më 29 korrik, Kosova do të flasë gjuhën universale të muzikës dhe artit. Çdo performancë do të jetë një akt solidariteti. Çdo zë dhe çdo notë do të bëhen një dëshmi se e bukura do të ekzistojë edhe në kohët më të brishta.

    Ky vit vjen me energji të reja, risi artistike dhe me përkushtimin e kahershëm për të sjellë në skenë artistët më të mirë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Këtë edicion, ne nuk zgjedhim zhurmën e konfliktit. Ne zgjedhim shërimin e plagëve përmes muzikës.

    Na ndiqni në rrjetet tona sociale për t’u përditësuar me të rejat më të fundit rreth festivalit.

    Shihemi së shpejti!

    #PlayMusicNotWar #RLIOF6” – thuhet në njoftimin e tyre për media.

  • Thunder marshon drejt avantazhit 2-0, Detroit barazon serinë ndaj Orlandos

    Thunder marshon drejt avantazhit 2-0, Detroit barazon serinë ndaj Orlandos

    Kampionët në fuqi të NBA-së, Oklahoma City Thunder, kanë siguruar edhe fitoren e dytë në serinë e Play-Off-it ndaj Phoenix, këtë herë me rezultat 120:107, ndonëse me më shumë vështirësi krahasuar me përballjen e parë.

    Megjithatë, jo gjithçka ishte pozitive për skuadrën kampione. Trajneri i Thunder mbetet i shqetësuar për gjendjen e Jalen Williams, i cili pësoi një dëmtim në pjesën e pasme të trupit, duke ngritur pikëpyetje për vazhdimin e tij në seri.

    Shai Gilgeous-Alexander ishte sërish lideri i ekipit, duke shkëlqyer me 37 pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime. Ai u mbështet mirë nga Chet Holmgren dhe Jalen Williams, që kontribuuan me nga 19 pikë secili. Holmgren shtoi edhe tetë kërcime, ndërsa Williams katër asistime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Mitchell me 14 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.

    Te Phoenix, performancë të jashtëzakonshme pati Brooks me 30 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa Devin Booker shtoi 22 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime. Green realizoi 21 pikë, ndërsa O’Neale u dallua me 16 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.

    Seria tani zhvendoset në Phoenix, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës, me të parën që luhet të shtunën në mbrëmje në orën 21:30.

     

    Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në Konferencën e Lindjes, Detroit Pistons triumfoi ndaj Orlando Magic me rezultatin 98:83, duke barazuar serinë në 1:1.

    Cade Cunningham udhëhoqi Detroitin me një paraqitje të shkëlqyer prej 27 pikësh, 11 asistimesh dhe gjashtë kërcimesh. Tobias Harris kontribuoi me 16 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Duren dhe Thompson shtuan nga 11 pikë secili. Edhe Robinson dhe Stewart u regjistruan me pikë dyshifrore.

    Për Orlandon, më i dalluari ishte Suggs me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime. Paolo Banchero shtoi 18 pikë, tetë asistime dhe gjashtë kërcime, ndërsa Bane dhe Franz Wagner realizuan nga 12 pikë secili.

    Dy ndeshjet e ardhshme do të zhvillohen në Orlando, me përballjen e parë të planifikuar për të shtunën në orën 19:00.

  • Hoti i bën pyetje Kusari-Lilës për destabilizimin e tregut, thotë se projetkligji për çmimet tavan është antikushtetues

    Hoti i bën pyetje Kusari-Lilës për destabilizimin e tregut, thotë se projetkligji për çmimet tavan është antikushtetues

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për caktimin e çmimeve tavan është antikushtetues dhe nuk definon asgjë, shkruan Gazeta Express.

    Hoti ka pyetur ministren Mimoza Kusari-Lila se çfarë është destabilizimi i tregut dhe si do të përcaktohet devijimi i çmimeve në treg për të konstatuar që ka destabilizim.

    “Ky ligj është fund e krye antikushtetues. E vetmja situatë kur ky ligj ka kuptim është nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe merren masat për t’i ruajt qytetarët. S’është ligj. Nuk definon asgjë. Çdo kapitull i Ligjit kërkon një rregullore se si duhet të zbatohet Ligji. Kjo pastaj iu jep diskrecion të madh zyrtarëve. Nuk e kam problemin me pavarësinë e bordit. E kam problemin me etikën e njerëzve që zgjidhen nëpër borde. Pyetja ime është për ministren, jam i interesuar sinqerisht, çka është destabilizimi i tregut nëse jo situatë e jashtëzakonshme. Sa duhet me deviju çmimet në treg, që ne të konstatojmë që ka destabilizim të tregut”, ka thënë Hoti.

    “Kush ka diskrecion për me i llogarit kostot mbi bazën e të cilave duhet të caktohet çmimi tavan pastaj. Ku ke me i marrë të dhanat për me i llogaritë kostot e mallrave që i ke përcaktu e për të cilat do të caktohen çmimet”, ka shtuar ai.

    “Pse s’po përdoren instrumentet ekzistuese. E ke diskrecionin e plotë me e përdore autoritetin e konkurrencës dhe inspektoratin. Çka sjell të re ky ligj përveç përcaktimit të çmimit tavan”, ka thënë Hoti.

    Hoti i bën pyetje Kusari-Lilës për destabilizimin e tregut, thotë se projetkligji për çmimet tavan është antikushtetues

  • Kapet kokainë me vlerë rreth 30 mijë euro në Prizren, policia jep detaje

    Kapet kokainë me vlerë rreth 30 mijë euro në Prizren, policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor, janë kontrolluar një shtëpi dhe dy lokale që shfrytëzoheshin nga dy të dyshuar për paketim, shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë.

    Gjatë kontrollit, policia bën të ditur se janë gjetur dhe sekuestruar: një motoçikletë, dy telefona mobilë, një çelës me dy hallka, para të gatshme në vlerë rreth 45 euro, 13 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 336.92 gramë, dy qese të zbrazëta me mbetje të së njëjtës substancë, një kavanoz me kokainë me peshë rreth 115.15 gram, dy foli, një palë gërshërë, një thikë, dy kartëmonedha nga 200 euro, një peshore digjitale, një pistoletë me një karikator të zbrazët, një pistoletë me pjesë të çmontuara pa karikator, si edhe një shishe qelqi me substancë të lëngshme të dyshuar si tretës.

    Sipas njoftimit, vlera e përgjithshme e substancave narkotike arrin rreth 30 mijë euro.

    Të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    “Prizren 22.04.2026, 18:00. Lidhur me rastin pas një hetimi disa mujor me vendim të gjyqtarit janë kontrolluar një shtëpi dhe dy lokale të cilat shfrytëzoheshin nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë për paketim shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një motoçikletë, dy telefona mobil, një qelës me dy hallka, kartëmonedha në vlerë rreth 45 euro, 13 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 336.92 gram, dy qese të zbrazëta me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë, një kavanoz e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 115.15 gram, dy foli, një palë gërshërë, një thikë, dy kartëmonedha 2×200, një peshore digjitale, një pistoletë me një karikator të zbrazët, një pistoletë me pjesë të çmontuara pa karikator, dhe një shishe qelqi me substancë të lëngshme të dyshuar për tretës. Vlera monetare e substancave narkotike sipas raportimit arrin në vlerë rreth 30 mijë euro. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

  • Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

    Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka konfirmuar se si grup parlamentar nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit e në të cilën do të propozohen dy kandidatë prej një partie.

    “Asnjëherë, prej kur ka filluar diskutimi për president, nuk ka pasë konsultim serioz. Nuk ka pasë qëllim me ardhë deri te një president i cili ka tipare unifikuese dhe konsensuale. Ajo që u diskutua për dy muaj rresht është për Qeverinë e Kosovës, a do dikush me marrë përsipër me qenë në Qeverinë e Kosovës, po jo për me ardhë deri te një emër konsensual.

    Andaj, çka do që shihni, çka do që njihni, është vetëm për konsum publik, është për me e bë një lajm edhe është lojë e hedhjes së fajit. E faji dihet ku është, 66 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje udhëheqin qeverinë me 21 anëtarë dhe 450 njerëz që punojnë të emëruar politikë. Për president nuk i ka.Debati nuk ka ndodhë asnjëherë dhe po vazhdon kështu, kjo rrjedhimisht na çon në një situatë të thjeshtë, e cila është situata jo më e mirë për popullin e Kosovës, zgjedhjet.Nuk do të marrim pjesë në seancë ku do të jenë dy kandidatë të propozuar prej një partie.

    Ky shtet, këto institucione nuk janë të një partie, janë të demokracisë, të shumë partive. Pra, nuk marrim pjesë në atë seancë.Nuk e di çka do të ndodhë. Ajo çka kam parë për shkak se ne si Aleancë nuk kemi qenë pjesë e diskutimit për president, e shohim se tendenca është me ardhë deri te dita e fundit kur të shpallen zgjedhjet dhe kur të përfundojnë një mori ligjesh, një mori emërimesh, të cilat në esencë e kanë emërimin e njerëzve partiakë e jo konsensualë”, tha Tahiri.

  • Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

    Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk mori përkrahjen e opozitës në Kuvend.

    Deputeti i Partisë Demokratike i Kosovës, Arben Mustafa tha se nuk mund t’i lejohet një partie, “autoriteti” mbi përcaktimin e çmimeve.

    Ndërsa Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se partia ku ajo bën pjesë përkrah ligjin por jo mënyrën e ndërtimit të tij.

    Në të njëjtën linjë ka qenë edhe shefi i Grupit Parlamentar i të AAK-së, Besnik Tahiri.

    “Ky ligj nuk është asgjë tjetër veçse krijon pesë vende kushte për atë bord, ndërsa e gjithë vendimmarrja është e koncentruar në Qeveri e MINT”, tha ai.