ATV

Blog

  • E ofendoi rëndë: Fatos Geci tenton t’i flasë Vlora Çitakut, ajo e injoron

    E ofendoi rëndë: Fatos Geci tenton t’i flasë Vlora Çitakut, ajo e injoron

    Deputeti i Guxo-s, Fatos Geci ka tentuar të flasë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me nënkryetaren e Parlamentit, Vlora Çitakun.

    Megjithatë, ai nuk pranoi asnjë fjalë nga Çitaku, të cilën ai vetë gjatë ditës së martë e kishte ofenduar rëndë.

    Fatos Geci nga Guxo ka fyer rëndë nënkryetaren e Kuvendit duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

    “I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, i ka thënë deputeti Geci, Çitakut.

  • Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

    Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

    Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike.

    Këto janë vendimet që janë marrë:

    Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

    Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Miratuar vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

  • Komisioni për Ekonomi miraton projektligjin për marrëveshjen për tregti të lirë me shtetet e EFTA-s

    Komisioni për Ekonomi miraton projektligjin për marrëveshjen për tregti të lirë me shtetet e EFTA-s

    Komisioni për Ekonomi me shtatë vota për dhe një abstenim ka miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila ka prezantuar në komisionin këtë projektligj, duke thënë se marrëveshja e tregtisë së lirë përbën një instrument të rëndësishëm të politikës tregtare të Kosovës dhe kontribuon në themelimin e integrimit ekonomik në tregjet evropiane me fuqi të lartë blerëse.

    Marrëveshja e tregtisë së lirë përbën një instrument të rëndësishëm të politikës tregtare të Kosovës dhe kontribuon në themelimin e integrimit ekonomik në tregjet evropiane me fuqi të lartë blerëse, si dhe standarde të avancuara rregullative. Kjo marrëveshje përfshin fusha të ndryshme për të cilat palët janë pajtuar në themelimin e bashkëpunimit me liberalizimin progresiv të tregtisë së mallrave përmes eliminimit të tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale, përmirësimin e qasjes në treg për produkte bujqësore të caktuara, të drejtat e pronësisë intelektuale, vendosjen e rregullave të qarta për origjinën e mallrave, si dhe rritjen e sigurisë juridike për operatorët ekonomikë. Një komponentë me rëndësi të veçantë është përfshirja e tregtisë në shërbime, ku në këtë marrëveshje parashihen edhe shërbimet profesionale, shërbimet financiare, shërbimet e transportit, të teknologjisë së informacionit dhe shërbimet turistike, raporton EO.

  • Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin e ndarjeve buxhetore e një nismë për Lojërat Mesdhetare

    Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin e ndarjeve buxhetore e një nismë për Lojërat Mesdhetare

    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje e nisma.

    Në njoftimin për këtë mbledhje, Qeveria tha se ka miratuar:

    Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

    Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

  • Pse nuk duhet të qëndroni këmbë mbi këmbë?

    Pse nuk duhet të qëndroni këmbë mbi këmbë?

    Nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se tri orë në ditë, mund të rezultojë në shtrembërim të shpinës, dhimbje qafe dhe parehati të ijeve tona.

    Ne jemi mësuar të të qëndrojmë këmbë mbi këmbë pa menduar, por jo shumë prej nesh e dinë se ajo mund të ketë disa pasoja të rënda për shëndetin dhe organet tona.

    Vendosja e këmbës mbi këmbë është e zakonshme për shumë njerëz kur ulen dhe një zakon që vështirë se ndryshohet, sidomos për femrat.

    Por tani studimet tregojnë se qëndrimi në një pozicion të tillë për orë të tëra mund të çojë në një gjendje tjetër që quhet Paraliza Peroneale Nervore ose paralizë.

    Në vitin 2010, studime të ndryshme treguan se kur ju rrini ulur për një kohë të gjatë me këmbë të kryqëzuara, presioni i gjakut në trupin tuaj, rritet.

    Ky pozicion gjithashtu dërgon gjakun nga këmbët tek gjoksi, duke konkluduar kështu me rritjen e presionit të gjakut.

    Një studim tjetër ka treguar se nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se tri orë në ditë, mund të rezultojë në shtrembërim të shpinës, dhimbje qafe dhe parehati të ijeve tona, shkruan “BrightSide”.

    Veç këtyre, qëndrimi ulur me këmbët e kryqëzuara mund t’i shkaktoj edhe ‘venat e merimangës’.

    Kryqëzimi i këmbëve në gju është një stil i zakonshëm që shumë njerëz e kanë adoptuar, kur ulen.

  • Këto gjëra nuk duhet t’i derdhni kurrë në lavaman

    Këto gjëra nuk duhet t’i derdhni kurrë në lavaman

    Për të parandaluar problemet e krijuara, mos i hidhni këto gjëra në lavaman.

    Yndyra dhe vaj

    Kur yndyrat ose vaji mpiksen, mund të shkaktojë bllokimin e tubit dhe për këtë arsye nuk duhet të derdhni kurrë yndyrë dhe vaj në kullues.

    Kafe

    Nëse ndonjëherë derdhni pjesën tjetër të kafesë në lavaman, nuk do të shkaktojë menjëherë një problem. Por nëse e bëni këtë në baza ditore, kafeja do të grumbullohet në tub dhe do të ndodhë bllokim.

    Oriz

    Nëse keni gatuar ndonjëherë oriz, atëherë e dini që ai rritet dhe zgjerohet në ujë. Mundohuni të imagjinoni se çfarë ndodh më pas në tuba nëse derdhni orizin e tepërt në tuba.

    Medikamente

    Nëse i hidhni ilaçet në kanal, ato mund të ndotin ujërat e zeza. Në vend të kësaj, ju mund të kontrolloni me farmacinë tuaj lokale se çfarë të bëni me ilaçet që dëshironi të hiqni qafe.

    Produkte pastrimi

    Derdhja e kimikateve të rënda, siç është zbardhuesi, ndot më tej mjedisin. Në vend të kësaj, duhet të kontrolloni se ku në qytetin tuaj mund të hidhni në mënyrë të sigurt mbeturinat e rrezikshme shtëpiake.

    Miell

    Kur gatuani diçka për të cilën keni nevojë për miell, kurrë mos hidhni miellin e tepërt në lavaman pasi kjo gjithashtu mund të shkaktojë bllokimin e tubave. Në vend të kësaj, hidhni miellin e tepërt në plehra.

    Lëvozhga e vezëve

    Lëvozhgat e vezëve nuk duhet të hidhen në lavaman pasi ato gjithashtu mund të shkaktojnë bllokime, shkruan Real Simple. Në vend të kësaj, hidhni ato në plehra ose në mbetje të bio-degradueshme.

  • Nagavci distancohet nga gjuha seksiste e Gecit: Janë deklarata individuale dhe të pandikuara

    Nagavci distancohet nga gjuha seksiste e Gecit: Janë deklarata individuale dhe të pandikuara

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci është distancuar sërish nga gjuha ofenduese dhe seksiste e deputetit të Guxo-s, Fatos Geci.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Nagavci dënoi gjuhën e deputetit, i cili uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim në Hagë.

    “Menjëherë pas fjalës së deputetit Geci në Kuvend, unë si kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kam marr menjëherë fjalën në Kuvend dhe jam distancuar nga gjuha e përdorur dhe e kam përsëritur edhe një herë qëndrimin që është i ditur, Lëvizja Vetëvendosje respekton dhe nderon vlerat e luftës së drejtë, të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe beson që Gjykata Speciale është një padrejtësi që i është bërë Kosovës”, tha Nagavci.

    Ndër të tjera ajo tha se qëndrimi i deputetit Geci ka qenë personal dhe e pandikuar nga askush.

    Shefja e GP-së së VV-së po ashtu u distancua edhe nga gjuha seksiste që deputeti Geci përdori ndaj nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku.

    “Ndërsa sa i përket deklaratës seksiste që ai pati në raport me deputeten Çitaku, natyrisht që dënojmë një gjuhë të tillë, edhe këtu edhe në Kuvend. Angazhimi jonë është që si shoqëri, një gjuhë e tillë të mos përdoret në asnjë rast, askund. Janë deklarata individuale të deputetit Geci”, u shpreh Nagavci.

  • Ag Apolloni prezanton romanin e tij në Harvard në Ditën Botërore të Librit

    Ag Apolloni prezanton romanin e tij në Harvard në Ditën Botërore të Librit

    Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, në Universitetin e Harvardit është organizuar një takim letrar me shkrimtarin shqiptar Ag Apolloni, ku prezantohet romani i tij “Kësukëkuqja, përrallë për të rritur” (Red Riding-Hood: A Fairy-tale for Grown-ups).

    Në këtë aktivitet do të flasë studiuesja e njohur Maria Tatar, ndërsa prezantimin e autorit dhe veprës e bën Ekaterina Pirozhenko nga Departamenti i Gjuhëve Gjermanike dhe Letërsive.

    Promovimi mbahet në Menschel Hall, pjesë e Harvard Art Museums, dhe shënon një moment të veçantë për letërsinë shqipe në një nga universitetet më prestigjioze në botë.

    Kjo ngjarje përfaqëson një tjetër hap drejt prezantimit të letërsisë shqipe në skenën ndërkombëtare dhe në qarqet akademike globale.

  • Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të Boksit

    Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të Boksit

    Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore të thellë në kuadër të turneut prestigjioz World Boxing Cup – Brazil 2026, që po mbahet në Foz do Iguaçu.

    Në duelin e zhvilluar mbrëmjen e 22 prillit, në kategorinë 60 kilogramë, Sadiku triumfoi ndaj boksieres nga Zelanda e Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0.

    Ajo e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë në knockdown kundërshtaren. Dominimi vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku Sadiku realizoi një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë me numërim dhe të ndalojë përkohësisht ritmin e luftës. Në raundin e tretë, ajo ruajti kontrollin e plotë, duke e përmbyllur duelin në mënyrë bindëse.

    Ky turne ka rëndësi të veçantë për boksierët, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në kualifikimin për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.

    Sadiku pritet të rikthehet në ring më 24 prill, nga ora 16:00, në përballjen e saj të radhës, ku synon të vazhdojë rrugëtimin e suksesshëm në këtë kompeticion ndërkombëtar.

  • Haxhiu dënon gjuhën ofenduese të Gecit: Përçarëse dhe goditje ndaj veprës së UÇK-së

    Haxhiu dënon gjuhën ofenduese të Gecit: Përçarëse dhe goditje ndaj veprës së UÇK-së

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka dënuar gjuhen fyese dhe seksiste të deputetit të VV-së, Fatos Gecit.

    Ajo tha se si kryetare nuk do ta lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh.

    “Unë përveç që i kam tërhequr vërjejten deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar përfaqësuesit të PDK-së nuk e kam lejuar, e kam dënuar atë gjuhë. Për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës”, tha ajo.

    “Edhe sot në seancën e Kuvendit do të mbajë qëndrim në seancën e Kuvendit, dhe po ashtu dënoj gjuhën seksiste kundrejt nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku. Nuk do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh, dhe të goditen gratë deputete”.

    Kujtojmë se deputeti Geci uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi që po gjykohet në Hagë, ndërsa ndaj nënkryetares Çitaku përdori gjuhë të rëndë seksiste.