ATV

Blog

  • Cakolli: Ndryshimet në buxhet rrezik të politizohen, votimi mund të shtyhet deri më 28 prill

    Cakolli: Ndryshimet në buxhet rrezik të politizohen, votimi mund të shtyhet deri më 28 prill

    Hulumtuesi Eugen Cakolli ka paralajmëruar se, pavarësisht miratimit nga Qeveria, ndryshimet në buxhet vështirë se mund të kalojnë me kohë në Kuvend.

    Sipas tij, edhe me procedura të përshpejtuara, projektligji mund të votohet “më së hershmi më 28 prill”, në të njëjtën ditë kur skadon afati për zgjedhjen e Presidentit.

    Ai thekson se situata “bart rrezikun” që buxheti të përdoret për qëllime politike, pasi ndryshimet mund të përfshijnë pako financiare me ndikim të drejtpërdrejtë në garën zgjedhore.

    “Përtej aspektit procedural, kjo situatë bart rrezikun që diskutimet në një seancë eventuale atë ditë, por edhe vet projektligji, të shfrytëzohen për qëllime politike dhe si mjet parafushate. Kjo sidomos duke pasur parasysh se ndryshimet në buxhet pritet të përfshijnë edhe pako financiare dhe fiskale, shpërndarja e të cilave gjatë majit ose qershorit mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin dhe garën zgjedhore,” tha ai.

  • Andriy Lunin mund të largohet nga Real Madrid gjatë verës

    Andriy Lunin mund të largohet nga Real Madrid gjatë verës

    E ardhmja e Andriy Lunin tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid pritet të vendoset gjatë kësaj vere.

    Portieri ukrainas sipas Mundo Deportivo mund të largohet nga Santiago Bernabeu,përkundër që Lunin ka kontratë deri në vitin 2030 me “Los Blancos”.

    Përndryshe Lunin ka hyrë në një fazë ku dëshiron që të luaj rregullisht në çdo ndeshje,dhe se tek Reali është pothuajse e pamundur marrë parasysh faktin që zgjedhja e parë Thibaut Courtois pritet që të rikthehet nga lëndimi.

    Ndërkohë drejtuesit e Real Madrid po synojnë që të gjejnë një portier që mund të jetë zëvendësues i gardianit belg,i cili sipas tyre duhet të trajtohet me kujdes edhe pse nuk për momentin si çështje urgjente.

    Kujtojmë që Andriy Lunin ka qenë titullar në ndeshjet e fundit me Real Madrid-it që prej lëndimit të Thibaut Courtois,duke përfshirë edhe dy ndeshjet cerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich në të cilën pësoi 6 gola cka bëri që “Los Blancos” të eliminohet nga Champions.

  • Edi Rama reagon pas lajmit për vdekjen e Qosjes: Lamtumirë shqiptar i mirë

    Edi Rama reagon pas lajmit për vdekjen e Qosjes: Lamtumirë shqiptar i mirë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut dhe studiuesit të njohur Rexhep Qosja, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij.

    Rexhep Qosja vdiq sot në moshën 90 vjeçare. Varrimi i tij u bë në prani të familjes së ngushtë.

  • Haradinaj bën homazhe në nderim të dëshmorëve të Sllupit, Hereqit dhe Dujakës

    Haradinaj bën homazhe në nderim të dëshmorëve të Sllupit, Hereqit dhe Dujakës

    Fundi i prillit të vitit 1998 rikthen në kujtesë një ndër periudhat më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin, kur grupet e para të luftëtarëve që po ktheheshin me armët e lirisë ranë heroikisht në përballje me armikun, në kufirin që padrejtësisht ndante shqiptarët.

    Në këtë përvjetor, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në nderim të dëshmorëve të rënë.

    Haradinaj theksoi se lufta dhe sakrifica e tyre përbën një nga mesazhet më të fuqishme të vendosmërisë së shqiptarëve për liri.

    Ai u shpreh se dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmuan se liria ishte një ideal për të cilin ia vlente çdo sakrificë, deri në vetëflijim.

    “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e saj,” ka deklaruar Haradinaj.

  • Miratohet Ligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, Pacolli: Hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të ujit

    Miratohet Ligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, Pacolli: Hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të ujit

    Sot në Kuvendin e Kosovës, është miratuar Ligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore.
    Në lidhje me këtë ligj, ka shkruar edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

    Ajo ka falënderuar deputetët për votimin e këtij ligji.

    “Sapo u miratua Ligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujit, si pasuri jetike për vendin tonë. Falënderoj deputetët për mbështetjen dhe votën e tyre në miratimin e këtij ligji të domosdoshëm”, ka shkruar Pacolli.

  • Konflikte të ashpra me Hegseth, bëhet publike arsyeja e dorëheqjes së shefit të Marinës Amerikane

    Konflikte të ashpra me Hegseth, bëhet publike arsyeja e dorëheqjes së shefit të Marinës Amerikane

    Dorëheqja e Sekretarit të Marinës së SHBA-së, John Phelan, erdhi nga tensionet e vazhdueshme me shefin e Pentagonit, Pete Hegseth, sipas Wall Street Journal.

    Sipas raportimit, pakënaqësitë e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe zëvendësit të tij të parë, Steve Feinberg, lidhen me marrëdhënien e afërt të Phelan me presidentin Donald Trump. Phelan thuhet se komunikonte rregullisht me Trump në klubin privat Mar-a-Lago, madje edhe për çështje të ndërtimit të anijeve gjatë natës.

    Phelan, themelues dhe bashkëthemelues i disa kompanive investuese, u konfirmua nga Senati si sekretar i Marinës më 25 mars 2025 dhe më pas bëri betimin. Në këtë rol, ai ishte përgjegjës për mbështetjen logjistike të forcave detare dhe menaxhimin e burimeve financiare të tyre. Sekretari i Marinës, ashtu si homologët në Forcat Ajrore dhe Ushtri, nuk është anëtar i kabinetit presidencial.

    Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, njoftoi të mërkurën se Phelan është larguar nga detyra me efekt të menjëhershëm.

  • Irani publikon pamjet e bastisjes së anije greke në Ngushticën e Hormuzit

    Irani publikon pamjet e bastisjes së anije greke në Ngushticën e Hormuzit

    Zhvillimet rreth anijes kontejnerësh në pronësi greke “Epaminondas” morën një kthesë dramatike mbrëmë, pasi pronari i anijes, Technomar Shipping Inc., më në fund konfirmoi se anija është nën kontrollin e forcave iraniane, duke përmbysur imazhin fillestar që ishte krijuar më herët gjatë ditës.

    Sipas një përditësimi të fundit nga kompania drejtuar Ministrisë së Transportit Detar, ushtarët iranianë hipën në anije dhe urdhëruan kapitenin të drejtohej drejt ishullit Larak, në hyrje të Gjirit Persik.

    Ky zhvillim në thelb konfirmon sekuestrimin e anijes, i cili fillimisht ishte mohuar, duke sinjalizuar një fazë të re të përkeqësimit të situatës në Ngushticën e Hormuzit në përpjekjen e Teheranit për të vendosur kontroll mbi transportin detar.

    Një video e publikuar nga Garda Revolucionare thuhet se tregon sekuestrimin e anijes Epaminondas në Ngushticën e Hormuzit. Videoja tregon ushtarë iranianë të armatosur dhe të maskuar që ngjiten mbi anën e një anijeje mallrash.

    Informacioni nga mediat ndërkombëtare raporton se “Epaminondas”, së bashku me “MSC Francesca”, tashmë janë zhvendosur në ujërat territoriale iraniane, ndërsa të dhënat e monitorimit detar tregojnë se ajo lëviz në veriperëndim me një shpejtësi prej afërsisht 14.8 nyjesh.

    Sipas raporteve të fundit, ajo po shkon drejt ishullit iranian Qeshm. Technomar, në pronësi të George Giouroucos , konfirmoi se anija ka 21 anëtarë të ekuipazhit, me kombësi ukrainase dhe filipinase, duke theksuar se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë raportuar lëndime apo incidente ndotjeje.

  • Familja e Qosjes: Me dëshirë të tij s’do të ketë pritje për ngushëllime, s’marrim pjesë në organizime institucionale

    Familja e Qosjes: Me dëshirë të tij s’do të ketë pritje për ngushëllime, s’marrim pjesë në organizime institucionale

    Akademiku Rexhep Qosja ka vdekur sot, në moshën 89-vjeçare.

    Njoftimin për ndarjen nga jeta të Qosjes, e dha nipi i tij, i cili bëri të ditur se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë.

    Sipas njoftimit të familjes, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

    “Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”.

  • Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

    Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se e ka emëruar Bujar Gashin si drejtor të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.
    Ai ka thënë se Gashi sjell me vete një përvojë të gjatë profesionale dhe besimin e madh qytetar, si asamblisti më i votuar në zgjedhjet e fundit.

    “Ky besim është dëshmi e përkushtimit të tij në shërbim publik, dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe vizion për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Rama.

    Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për drejtorin e deritanishëm, Izet Sadiku.

    “Gjatë mandatit të tij, ai ka dëshmuar jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve dhe sistemit shëndetësor. Me punën e tij, korrektësinë në vendimmarrje dhe qasjen gjithmonë njerëzore, ai ka vendosur standarde të larta për drejtimin e këtij sektori. Faleminderit z.Sadiku për përkushtimin dhe profesionalizmin që do të mbeten referencë për të ardhmen. Suksese në angazhimet e ardhshme! Urime z.Gashi për detyrën e re dhe suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

  • Deri tani pesë nga shtatë dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes janë pranuar me shkrim në rastin e Thaçit kundër administrimit të drejtësisë

    Deri tani pesë nga shtatë dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes janë pranuar me shkrim në rastin e Thaçit kundër administrimit të drejtësisë

    Pesë nga shtatë dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes janë pranuar me shkrimë deri më tani në rastin kundër administrimit të drejtësisë me të akuzuar Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.

    Vlen të theksohet se mbrojtja ka kërkuar që të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve të tyre të pranohen me shkrim me arsyetimin që sipas tyre nuk është e nevojshme që ata të dëgjohen gjatë seancave gjyqësore.

    Kërkesa është miratuar për vetëm pesë nga shtatë dëshmitarët e paraqitur nga mbrojtja dhe si rezultat janë anuluar seancat e parapara për 24 dhe 28 prill 2026.

    Ndërsa, vendimi në lidhje me dy dëshmitarët e mbetur të mbrojtjes nuk është marrë ende.

    Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

    Po atë ditë (27 shkurt 2026), nisi dëshminë edhe dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore, i cili ishte me masa mbrojtëse. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026.

    Më 3 dhe 4 mars 2026 dëshmoi dëshmitari i dytë Koen Herlaar- ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës. Po më 4 mars nisi dëshminë dëshmitari i tretë, Chrisopher Kelly- hetues i forenzikës digjitale. Ky dëshmitar e përfundoi dëshminë më 5 mars.

    Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

    Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

    Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

    Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

    Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

    Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

    Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.