ATV

Blog

  • Nexhipi: Në shumicën e stadiumeve në Kosovë, është problem t’i organizosh dy tifozëritë

    Nexhipi: Në shumicën e stadiumeve në Kosovë, është problem t’i organizosh dy tifozëritë

    Drejtori sportiv i FC Ballkanit, Nderim Nexhipi thekson se tifozët e Ballkanit janë rikthyer pas në hyrje të Gjilanit.

    “Në shumicën e stadiumeve në Kosovë, është problem t’i organizosh dy tifozëritë. Tifozët e Ballkanit janë kthyer pas në hyrje të Gjilanit. Stadiumi i Gjilanit patjetër që nuk i plotëson kushtet që të jenë prezent dy tifozëritë”, tha Nexhipi në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Gjeraj: Në futboll më vështirë është ta mbrosh titullin, se ta fitosh

    Gjeraj: Në futboll më vështirë është ta mbrosh titullin, se ta fitosh

    Futbollisti, Robert Gjeraj thekson se mbrojtja e titullit në futboll është gjëja më e vështirë.

    “Ballkani kam thënë që ka bërë gabime shumë, por ka bërë edhe Drita. Në futboll më vështirë është ta mbrosh titullin, se ta fitosh, dhe çdo skuadër që luan kundër Ballkani jep 200 për qind”, tha Gjeraj në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Lumi: Në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, policia detyron tifozët e Ballkanit të kthehen prapa

    Lumi: Në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, policia detyron tifozët e Ballkanit të kthehen prapa

    Analisti, Alban Lumi dha detaje se si policia vendore u detyra t’i rikthejë “Xhebrailat” prapa për shkak të stadiumit

    “Në një ndeshje kaq të rëndësisshme siç ishte ajo mes Dritës dhe Ballkanit, policët detyrohen t’i rikthejnë tifozët e Ballkanit prapa për shkak të terrenit në të cilën u zhvillua ndeshja”, tha Lumi në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Prepolli: Vavalis më shumë e kërkoi barazimin se fitoren

    Prepolli: Vavalis më shumë e kërkoi barazimin se fitoren

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli theksoi se trajneri i ri i Dritës, Akis Vavalis hyri në ndeshje kundër Ballkanit për të barazuar

    “Trajneri i sapo ardhur te Drita më shumë e kërkoi barazimin se fitoren, prandaj edhe luajti në defansivë shumë më shumë”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Nexhipi: Shpresojmë që Drita të ndalet në ndonjë vend

    Nexhipi: Shpresojmë që Drita të ndalet në ndonjë vend

    Drejtori sportiv i FC Ballkanit, Nderim Nexhipi shpreson që Drita të ndalet dhe ata të arrijnë ta mbrojnë titullin.

    “Një ekip është çdo herë i madh edhe në ato momente kur në 45 minutëshin e dytë nuk është ashtu siç jemi mësuar ta shohim. Tash patjetër që do të luftojmë deri në fund në këto tre xhirot e fundit dhe shpresojmë që Drita të ndalet në një vend dhe të arrijmë ta mbrojmë titullin”, tha Nexhipi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Ndërmarrjet publike nën menaxhimin e fondit sovran

    Ndërmarrjet publike nën menaxhimin e fondit sovran

    Fondi Sovran, që vazhdon të jetë ende një projekt-ligj, parashihet të jetë institucioni që mes tjerash do të marrë përsipër menaxhimin e aseteve shtetërore.

    Ndër to është Ndërmarrjen “Trepça”, e cila që nga viti 1930 ishte shtyllë e ekonomisë së Kosovës. Para-lufte, referuar të dhënave historike “Trepça” numëronte më shumë se 20 mijë punëtorë, ndërsa sot ajo ka mbi një mijë.

    Nga viti 2019 deri në vitin 2021 “Trepça” me pajisjet e vjetëruara, nuk ishte efikase në përmbushjen e qëllimeve të saj, pasi referuar raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në këtë periudhë ajo operoi me 600 mijë euro humbje mesatare mujore.

    Edhe Korporata Energjetike e Kosovës, mundë të jetë pjesë e këtij fondi. KEK, që sot numëron mbi tre mijë punëtorë, nga kryeministri Kurti vlerësohet lartë për punën e bërë, duke gjeneruar fitim. Megjithatë, ish-drejtori i Korporatës gjendet në paraburgim pasi dyshohet për “Keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

    Telekomi i Kosovës, nga viti 2008 deri në atë 2015 ka qenë kompani që i sillte të ardhura shtetit. Mirëpo, pas kontratave të dyshimta, kjo filloi të shënoj rezultate të dobëta. Edhe për këtë ndërmarrje kryeministri Kurti ka deklaruar se po shënon përparim në aspektin e të hyrave. Megjithatë së fundmi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të kompanisë Agron Mustafa, me dyshimet për “Lidhje të Kontratës së Dëmshme” në cilësin e kryeshefit të kompanisë.

    Ndërkaq, Ndërmarrje Publike të tjera që priten t’i bashkohen Fondit Sovran janë Posta e Kosovës, TrainKos dhe InfraKosi.

  • Fondi sovran pothuajse gati

    Fondi sovran pothuajse gati

    Fondi sovran po bëhet.

    Prezenti i këtij fondi, u bë sot në një konferencë të organizuar nga zyra e kryeministrit dhe fondacioni Friedrich Ebert, me mysafir të huaj e vendor, e ata që ndihmuan në krijimin e tij.

    Teksa foli për rolin e këtij fondi, kryeministri Albin Kurti tha se me fondin sovran, do stabilizohet ekonomia e vendit.

    “Qeveria jonë qëndron fuqishëm pas këtij vizioni, duke besuar se nisma e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijim të profiteve për shtetin përmes investimeve të mençura. Ndërmarrjet publike do të bëhen pjesë integrale e Fondit Sovran”, tha Kurti.

    Duke folur para ekspertëve vendor e të jashtëm, e plot atyre që ndihmuan në krijimin e këtij fondi, Kurti tregoi edhe asetet që do i bartën këtij fondi, derisa nuk la pa lavdëruar punën e qeverisë së tij në këto dy vjet.

    “Ndërmarrjet tona publike, do bëhen pjesë integrale e Fondit, në qëllim të mundësisë për rritje të investimeve të nevojshme për zhvillim ekonomik. “Kemi fuqizuar bordet e ndërmarrjeve publike me profesionistë nga sektori privat. Përmes tyre jemi siguruar që kontratat e dëmshme, keqpërdorimet e korrupsioni të mos zënë vend në ndërmarrjet qendrore. Këto ndërmarrje kanë siguruar profit prej 94 milionë euro gjatë këtij viti, në krahasim me 3 milionë humbje para mandatit tonë qeverisës”, tha Kurti.

    Drejtor ekzekutiv i “Friedrich Ebert Stiftung” René Schlee vlerësoi se krijimi i Fondit Sovran do të jetë një hap domethënës për Kosovën.

    “Ne gjithmonë besojmë shumë se ky do të jetë një hap domethënës për shtetin e Kosovës dhe të krijojë një lloj rrjeti ekonomik të zhvillimit të qëndrueshëm. Besojmë se do të jetë bazë e qëndrueshme për zhvillimin e Kosovës dhe për një shoqëri të drejtë. Për këtë arsyeje jemi mbledhur dhe i kemi kushtuar vëmendje, kam kënaqësinë që themelimi i këtij fondi është bashkëpunim i frytshëm”, tha Schlee.

    Projektligji për fondin sovran, tashmë ka përfunduar konsultimet publike, dhe së shpejti pritet të dërgohet për miratim në qeveri, e më pas edhe në kuvend. /atvlive.tv

  • Siria rikthehet në Ligën Arabe

    Siria rikthehet në Ligën Arabe

    Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe, e kanë miratuar vendimin për rikthim të Sirisë në këtë trup, pas më shumë se një dekade të pezullimit.

    Sipas një zëdhënësi të Ligës, ky vendim tregon përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

    Në vendim është thënë se Siria do të mund të marrë pjesë në takime menjëherë, dhe në të është përmendur edhe nevoja e dhënies fund të luftës civile në këtë shtet.

    Vendimi është marrë në një takim me dyer të mbyllura në Kajro.

    Ndonëse disa shtete arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë bërë thirrje për normalizim të lidhjeve me Assadin, të tjerë, përfshirë Katarin, refuzojnë normalizim të plotë, pa një zgjidhje politike të konfliktit sirian.

    Disa kanë kërkuar edhe vendosjen e kushteve për kthim të Sirisë në Ligë, siç është rasti i Jordanisë.

    Në vendimin e së dielës është përmendur që Jordania, Arabia Saudite, Iraku, Libani dhe Egjipti, do të krijojnë një grup kontakti, për të ndërmjetësuar komunikimin me Qeverinë siriane, dhe që të gjendet zgjidhje për krizën.

    Anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe është pezulluar më 2011, pas shtypjes së protestave në rrugë, kundër Assadit.

    Për pasojë, shteti është përfshirë në luftë civile dhe janë shkatërruar pjesë të mëdha të territorit.

  • Ramush Haradinaj viziton vendin ku humbi jetën vëllau i tij Luani

    Ramush Haradinaj viziton vendin ku humbi jetën vëllau i tij Luani

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar vendin ku ka humbur jetën vëllau i tij Luani.

    Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga vetë Haradinaj.

    ‘’Aty ku ra Luani’’ ka shkruar Haradinaj në postimin e tij në Facebook.

    Thekosjmë se gjatë ditës së djeshme Luan Haradinaj, u përkujtua nga akterët politikë në 26-të vjetorin e rënies heroike të tij.

  • Rreth 100 mijë të rinj të papunë, shkollë e trajnime, ASK: Ky numër në rritje

    Rreth 100 mijë të rinj të papunë, shkollë e trajnime, ASK: Ky numër në rritje

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ditë më parë ka bërë të ditur se mbi 740 mijë persona në vend janë ekonomisht joaktivë, që nuk janë në punë dhe aktualisht nuk janë të regjistruar në ndonjë nga zyrat shtetërore që kërkojnë punë. Nga të dhënat që i përkasin periudhës së tremujorit të parë të vitit 2022, më shqetësuese mbetet numri prej 100 mijë prej tyre të moshës nga 15 deri në 24-vjeç, që përpos se janë të papunë, nuk janë as në shkollë dhe nuk ndjekin trajnime profesionale.

    Të dhënat e ASK-së tregojnë se janë mbi 1.2 milionë qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë.

    Nga komuniteti i biznesit, thonë se qytetarët e cilësuar në masë të madhe si pasivë nuk regjistrohen për të kërkuar punë për shkak se këto institucione nuk kanë arritur që t’iu përgjigjen kërkesave të tyre, ndërsa ndryshe nga vendet e tjera, as nuk kanë ndonjë mbështetje financiare gjatë kohës së pritjes për punësim.

    Duke folur për numrin prej rreth 100 mijë të rinjsh, kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha thotë për KosovaPress se të njëjtit mbahen nga familja dhe nuk kanë bërë ndonjë kërkesë që të kyçen në tregun e punës.

    “Sipas metodologjisë, ASK publikon në baza të rregullta tremujore rezultatet e anketës së fuqisë punëtore dhe klasifikimi i popullsisë nga popullsia e përgjithshme konsiderohet të ajo që nuk hyn në kontingjentin e fuqisë punëtore ose njerëzit fuqi punëtore që janë prej moshës 0 deri në moshën 15-vjeç dhe mbi moshën 65-vjeçare. Kur shikohet kjo, personat joaktivë dhe ata që nuk kërkojnë punë konsiderohen në Kosovë që gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ishte një shifër mbi 740 mijë persona, nga këta janë 98 mijë e 271 të rinj.”, thekson Berisha.

    Berisha derisa rendit disa nga faktorët që ndikojnë që një pjesë e madhe e të rinjve janë pa punë, shkollë e trajnime, pranon se numri i personave që nuk kërkojnë punë është duke u rritur.

    Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka vlerëson se roli i trupave që ofrojnë mundësi punësimi është zbehur.

    Zeka thotë se pavarësisht se ka kërkesë të madhe për punëtorë në sektorin privat, ka një boshëllëk të disponueshmerisë së fuqisë punëtore.

    Shifra e lartë e të rinjve pasivë konsiderohet rrezik për vendin, thotë kryetari i Bashkimit te Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

    Hykolli thotë se duhet që institucionet të kenë një qasje serioze ndaj këtij fenomeni.

    Mes tjerash, Hykolli shton se si BSPK vazhdimisht janë në kontakt me të punësuarit dhe po mundohen që t’u ofrojnë kushtet elementare që të rinjë të duan t’i shërbejnë këtij vendi.

    Kujtojmë se, para disa muajve, qeveria ka krijuar platformën “Superpuna” që nënkupton një pagesë të garantuar prej shtetit 264 euro bruto për 6 muaj, ku kompanitë hapin shpalljet dhe të rinjtë aplikojnë.