ATV

Blog

  • Kurti: S’pranojmë Republikë serbe në Kosovë

    Kurti: S’pranojmë Republikë serbe në Kosovë

    Kryeministri, Albin Kurti, të dielën para gazetarëve tha se Ekipi Menaxhues për hartimin e draftit për Asociacionin ka përfunduar misionin dhe funksionin e vet, pasi u pyet për shkarkimin e tij.

    Bashkimi Evropian kritikoi vendimin e qeverisë kosovare, duke e cilësuar si shkelje të frymës së dialogut, por kryeqeveritari deklaroi se lirimi i ekipit nga detyra, ishte gjëja më e natyrshme dhe e logjikshme meqë ai ka kryer punën e vet me prezantimin e draftit në Bruksel.

    Kurti foli edhe për propozimin e tij për vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, për të cilin tha se nga ndërmjetësit s’mori përgjigje e pala serbe as që deshi ta lexojë.

    Në Bruksel, ai paraqiti nëntë nenet e marrëveshjes që sipas tij i shkeli Serbia, ku bëri të ditur se në takim u konfirmua se dakordimi mes dy vendeve është valid.

    Hapat e radhës dialogues kryeministri deklaroi se do të mësohen në takimin e ardhshëm që pritet të mbahet këtë muaj.

  • Serwer kritikon Përëndimin për qasjen ndaj vendeve të Ballkanit: Administrata Biden po anon kah Serbia

    Serwer kritikon Përëndimin për qasjen ndaj vendeve të Ballkanit: Administrata Biden po anon kah Serbia

    Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave politike e të sigurisë në rajonin e Ballkanit, Daniel Serwer, teksa ka komentuar shkrimin e New York Times për lidhjet e presidentit të Serbisë me botën e krimit, ka kritikuar perëndimin, meqë sipas tij po dëshirojnë që në rajon të vendoin paqe përmes shfrytëzimit të nacionalistëve.

    Serwer ka thënë se administrata e Joe Biden anon me qëndrime positive ndaj Beogradit pavarësisht çfarë ndodh.Sipas tij perëndimorët po e mashtrojnë veten dhe shton se këtë po e bëjnë me qëllim.

    “Zyrtarët perëndimorë janë duke mashtruar veten dhe këtë po e bëjnë për një qëllim. Ata kanë hequr dorë nga demokracia liberale në Serbi, në Kosovë, në Bosnje, në përgjithësi në Ballkan. Dhe ajo që ata po bëjnë është të përpiqen të përdorin nacionalistët për të ruajtur paqen, në thelb, për të stabilizuar rajonin. Kjo është një ide që ka ekzistuar gjithmonë në Perëndim, por është bërë shumë e spikatur në administratën e presidentit Biden dhe ajo anon shumë drejt të qenit pozitiv për Beogradin, pa marrë parasysh çfarë ndodh”, ka thënë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

    Derisa gazetari amerikan Robert F. Worth thotë se ka serbë që mendojnë se situata në përgjithësi është edhe më keq se sa në kohën e Slobodan Milosheviçit.

    “Disa serbë më ka thënë që në disa forma situata është më keq se si ishte në kohën e Millosheviçit. Drejtësia është më e politizuar se sa ishte në atë kohë. Nuk ka luftë civile të përgjakshme më dhe kjo është një gjë e mirë, por Serbia tani është një vend ku policia, në disa nivele dhe në kohëra të ndryshme ka qenë e përfshirë në aktivitete kriminale”, thotë gazetari Worth./VOA/

  • Kryetari i Parlamentit të Austrisë sot me vizitë në Kosovë

    Kryetari i Parlamentit të Austrisë sot me vizitë në Kosovë

    Kryetari i Parlamentit të shtetit të Austrisë, Wolfgang Sobotka pritet ta vizitojë sot Kosovën.

    Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Sobotka do të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Kuvendit të Kosovës.

    ‘’Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Ëolfgang Sobotka’’, thuhet në njoftim.

    Takimi pritet të nis nga ora 11:30 dhe pas takimit do të mbajë konferencë për media.

    Pas përfundimit të konferencës, kryetarët Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit.

  • Policët dhe zjarrfikësit në pritje të shtesave për rrezikshmëri

    Policët dhe zjarrfikësit në pritje të shtesave për rrezikshmëri

    Mbi 8,500 policë e qindra zjarrfikës që nga hyrja në fuqi e ligjit për pagat në sektorin publik nuk kanë marrë shtesën për rrezikshmërinë. Nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se as nuk janë të informuar sa do të paguhen për rrezikshmëri, ndërkohë që sindikata e Policisë pret që në muajin tjetër policët t’i i marrin shtesat për rrezikshmëri të grumbulluara nga shkurti.

    Ka 20 vite që uniformës i qëndron besnik dhe gjithherë është në gjendje gatishmërie.

    Zjarrfikësit Afrim Gashi, shteti ia ka besuar përgjegjësinë për të shpëtuar jetë dhe pronën, por në rast se diçka shkon keq gjatë intervenimeve, vet ai do të duhet të merret me pasojat.

    “Sigurimi shëndetësor neve nuk na është paguar asnjëherë, kushtet e punës nuk janë të mira. Nuk e plotësojnë standardin. Ka pasur zjarrfikës që është lënduar edhe është shëruar me mjete vetanake”, ka thënë Afrim Gashi, zjarrfikës.

    Dita ndërkombëtare e zjarrfikësve Gashin dhe kolegët e tij i ka gjetur në situatë kur lëndimet në vendin e punës i paguajnë vet, dhe nuk marrin pagesë për rrezikshmërinë.

    “As kontrolla sistematike, as sigurime shëndetësore, as rrezikshmëri në punë, as kompensim për ndërrimet e natës, as festë as për punë jashtë orarit, po flasim për mos-kompensim përgjatë vitit 2022”, ka thënë Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikësve.

    Me ligjin e ri për pagat në sektorin publik, zjarrfikësit mesatarisht paguhen për 30 euro më shumë, por nuk dihet sa do të paguhen për rrezikshmërinë.

    “Ne nuk e kemi të qartë sa do të jetë shuma, përgjigjen e kemi se do të kompensohemi në mënyrë retroaktive prej shkurtit, mirëpo shumë sa do të jetë, unë personalisht nuk e di, përgjigjen e kemi se lëvizje do të ketë”, ka thënë Beka.

    Për rrezikun me të cilin përballen për çdo ditë nuk janë paguar që nga shkurti edhe mbi 8500 policë të uniformuar. Vetëm se policët për dallim me zjarrfikësit, janë të njoftuar se për rrezikshmërinë do të paguhen nga 10 euro deri në 70 euro, ndërsa në të kaluarën janë paguar dyfish më shumë, nga 105 deri në 210 euro.

    Sindikata e Policisë bënë thirrje që në muajin tjetër policët t’i marrin pagat edhe me pjesën e rrezikshmërisë, përndryshe do të ndërmarrin hapa.

    Ministria e Financave dhe e Punëve të Brendshme muaj më parë kishin premtuar se në pagën e muajit mars do të nisë ekzekutimi i shtesave në pagë, premtim që nuk është mbajtur.

    Edhe para pesë ditëve thanë se edhe gjatë muajit prill, komisioni për shtesën për kushte specifike ende nuk e ka përfunduar punën.

  • Teksas, shoferi përplas për vdekje 7 kalimtarë

    Teksas, shoferi përplas për vdekje 7 kalimtarë

    Mediat lokale njoftuan se shtatë persona humbën jetën pasi u pëplasën nga një automjet, në qytetin Brounsvij, në Teksas.

    Autoritetet arrestuan autorin e dyshuar të ngjarjes.

    Ngjarja ndodhi pranë qendrës “Ozanam”, një strehë për migrantët dhe të pastrehët, njoftuan dy media lokale që citonin oficerin e rajonit policor të Brounsvijit, Martin Sandoval.

    Gjatë një interviste me Fox News ai tha se mes viktimave ishin disa emigrantë.

    “Po kryejmë një hetim nëse ai ishte në gjendje të dehur kur ndodhi aksidenti”, tha zoti Sandoval.

    Brounsviji pritet të jetë mes qyteteve që do të përballet me fluks migrantësh, prej kësaj të enjteje, kur skadon urdhri i njohur si “Titulli 42” që u refuzonte migrantëve azilin si një masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19./VOA/

  • Prepolli: Amir Rrahmani po kërkohet nga Manchester United

    Prepolli: Amir Rrahmani po kërkohet nga Manchester United

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli ka zbuluar se ka kontakte me menaxherin e Amir Rrahmanit dhe sipas informacioneve të tij, mbrojtësi po kërkohet nga Manchester United.

    “Amir Rrahmani ka pasur kontakte me Manchester United dhe me shumë gjasë do ta shohim në kampionatin anglez”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Nexhipi: Albion Rrahmani do ta thyej rekordin e transferimit në Kosovë

    Nexhipi: Albion Rrahmani do ta thyej rekordin e transferimit në Kosovë

    Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi ka zbuluar ekskluzivisht për Ekipi A se Albion Rrahmani do ta thyej rekordin e transferimit në futbollin kosovar.

    “Rrahmani besojë që me shumë mundësi këtë verë do ta bëjë transferimin më të madh në histori të futbollit të Kosovës. Është rritur shumë si lojtari. Interesim për të ka nga skuadra në top 6 ligat më të mira në Evropë”, zbuloi Nexhipi në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Gjeraj: Mua më kanë thënë, ‘Asgjë nuk paskan bë serbët në Gjakovë çka duhet me bë’

    Gjeraj: Mua më kanë thënë, ‘Asgjë nuk paskan bë serbët në Gjakovë çka duhet me bë’

    Futbollisti, Robert Gjeraj ka treguar edhe për fjalët fyese me të cilat është përballur gjatë karrierës së tij.

    “Sa kamë qenë lojtarë i Vëllaznimit, kam pasur raste ku lojtari kundërshtarë më ka thënë ‘kurgjo nuk paskan bë serbët në Gjakovë çka duhej me bë’. Unë nuk kam ndëgju asgjë më të rëndë. Mirëpo e kam ditur që është në futboll dhe nuk kam reagu”, ka thënë Gjeraj në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Morina: Krahasim me vitet e mëparshme, referimi është përmirësuar në Kosovë

    Morina: Krahasim me vitet e mëparshme, referimi është përmirësuar në Kosovë

    Trajneri i futbollit, Arbnor Morina thekson se referimi në Kosovë është përmirësuar dukshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

    “Referimi është përmirësuar në krahasim me vitet e mëparshme, ka ndihmuar shumë edhe VAR-i. A ka gabime? Ka gabime. Deri më tash ka qenë praktikë dhe në rregulloret e garave ka qenë që referi ka mundur mos të pranojë t’i referojë klubet e caktuara para kampionatit, por jo gjatë kampionatit. Nëse ka ndërru ajo rregull atëherë jemi në rregull”, tha Morina në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Drejtori sportiv i Ballkanit jep detaje mbi padinë drejtuar Liridon Lecit

    Drejtori sportiv i Ballkanit jep detaje mbi padinë drejtuar Liridon Lecit

    Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi ka dhënë detaje mbi padinë drejtuar Liridon Lecit, për deklarata e këtij të fundit se Ballkani nuk i ka paguar lojtarët për disa muaj.

    “Leci në opinion është i njoftur si Ministër i Financave. Kemi pas një deklaratë të Lecit dhe normalisht që me fillu me sqaru këtë gjë ndoshta edhe zgjatëm shumë. Por me Lecin çfarë kemi pasur jemi ta rregullojmë e kemi rregulluar pa problem”, tha Nexhipi në Ekipi A.

    Ndërsa kundërpërgjigja e Lecit ishte kjo: Nuk besoj që ka pasur padi për mua se këta i bëjnë padi vetit për gjëra tjera.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë: