ATV

Blog

  • Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë për ndërtimin e vilave në Rugovë

    Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë për ndërtimin e vilave në Rugovë

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për ndërtimet në pronën e Institutit për Hulumtime Bujqësore, në fshatin Stankaj të Rugovës.

    Ndonëse detajet nuk janë bërë publike, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për ATV-në se objekt i aktakuzës nuk janë vetëm vilat në fshatin Satnkaj.

    “Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, ka përfaqësuar në Gjykatën Themelore të Pejës, aktakuzën e ngritur pikërisht për ndërtimet e ndodhura në fshatin Stankaj të Rugovës, përkatësisht në pronën e Institutit për Hulumtime Bujqësore. Bëhet fjalë edhe për pronat e tjera të Institutit për Hulumtime Bujqësor, jo vetëm në fshatin Stankaj, por edhe në rajone të tjera, të cilat janë kompetencë territoriale e Prokurorisë Themelore në Pejë”, thuhet në përgjigjen e Nikçit.

    Në hulumtimin e Ministrisë së Bujqësisë, të siguruar ditë më parë nga ATV-ja, janë evidentuar 41 parcela të uzurpuara, me një sipërfaqe prej 90 hektarësh. Në këto sipërfaqe janë të ndërtuara 26 vila banimi dhe pothuajse të gjitha vilat janë ndërtuar në afërsi të rrugës që lidh fshatrat, për t’iu dhënë qasje më të lehtë.

    Por, sipas kësaj prokurorie, hetimet janë zhvilluar para se ministri i Bujqësisë, Faton Peci, t’i ketë denoncuar publikisht ndërtimet në tokën e shtetit.

    “Prokuroria Themelore në Pejë hetimet i ka zhvilluar para se ministri në fjalë t’i shprehë publikisht shqetësimin për pronat në Stankaj. Pasi ministri i Bujqësisë është deklaruar për ketë çështje, Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar para disa muajsh Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, të cilat në këtë fazë s’mund të bëhen publike”, thotë Nikçi.

    Derisa ditë më parë, ministri i Bujqësisë ngriti shqetësime për mosreagimin e prokurorisë, akuzoi ministrat e kaluar se kanë lejuar degradimin e pronës publike.

    “Për mua ka qenë alarmant dhe i pashpjegueshëm mosreagimi i institucioneve relevante, në këtë rast Ministrisë së kaluar të Bujqësisë dhe lejimi i ndërtimit të këtyre vilave në tokën shtetërore. Unë kam alarmu dy herë edhe përmes dokumentacioneve, nuk i posedoj emrat se në pronësi të kujt janë ato vila. Është detyrë që duhet ta kryejë Prokuroria, por edhe Komuna e Pejës e cila nuk ka ndërhyrë në parandalimin e pronës shtetërore”, ka thënë minsitri i Bujqësisë, Faton Peci.

    Megjithatë, Ministria e Bujqësisë në hulumtimin e saj nuk ka evidentuar se kush janë uzurpatorët e këtyre pronave. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë:

  • “Përndjekje politike ndaj PSD-së” – reagimi i partisë për bastisjen në pronat e ish-zyrtarëve të NPB

    “Përndjekje politike ndaj PSD-së” – reagimi i partisë për bastisjen në pronat e ish-zyrtarëve të NPB

    Vëmendjen kryesore të ditës pa dyshim e mori aksioni i drejtorisë për Krime Ekonomike, ku Policia e Kosovës ka kryer bastisje në 12 lokacione nën dyshimin për dallavere në Ndërmarrjen Publike Banesore lidhur me një kontratë për ndërtimin e katër objekteve afariste e banesore në vlerë prej mbi 120 milionë eurosh.

    Sipas Prokurorisë Speciale, janë kryer kontrolle e 11 të dyshuarve të cilët sipas këtij institucioni dyshohet se në cilësinë e personave zyrtare kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhje e kontratës së dëmshme dhe mashtrimi”.

    Për këtë çështje, ishte PSD-ja që i ka cilësuar si përndjekje politike bastisjet që janë kryer sot në NPB, që janë zyrtarë të kësaj partie.

    Në një intervistë për ATV-në, Lisian Perolli nga PSD, thotë se këto bastisje janë përndjekje politike ndaj këtij subjekti, pasi që sipas tij, janë katër vendime të gjykatave që për rastin konkret kanë thënë që nuk ka bazë ligjore që të vazhdohen hetimet.

    “Pika tjetër e çuditshme në këtë mes është fakti që çështje NPB-së, rastit konkret ka kaluar nëpër gjykata dhe dy herë është rrëzuar, është konsideruar e pabazë. Nuk ka si të duket ndryshe kur i kemi katër vendime të gjykatave që për rastin konkret kanë thënë që nuk ka bazë ligjore që të vazhdohen hetimet” tha Perolli. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Krejt kujtojnë që janë baxhanakë, por tregojnë se gratë janë të lumtura që janë “nda” nëpër shtëpija të veta secila

    Krejt kujtojnë që janë baxhanakë, por tregojnë se gratë janë të lumtura që janë “nda” nëpër shtëpija të veta secila

    Në emisionin STUDIO A në ATV, sot ishin dy mysafirë shumë të veçantë. Ata janë Fatmir dhe Imer Loshi, vëllezërit nga komuna e Skenderajt.

    Imeri tregon se të gjithë mendojnë se janë baxhanakë e jo vëllezër. Ai thotë se edhe gratë e tyre e kalojnë shumë mirë mes veti, sidomos që janë ndarë secila në shtëpi të vet.

    “Kanë raporte jashtëzakonisht të mira, e sidomos prej që jemi ndarë, edhe më të mirë”, thotë Imeri.

    Ai tregon se me vëllain e tij janë ndarë prej qejfi dhe në momentin më të mirë të mundshëm për t’iu mbetur dashnia mes tyre. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Drenicaku tregon ngjarjen interesante që i ndodhi kur erdhi në Prishtinë, kjo gjë e befasoi atë

    Drenicaku tregon ngjarjen interesante që i ndodhi kur erdhi në Prishtinë, kjo gjë e befasoi atë

    Në emisionin STUDIO A në ATV, sot ishin dy mysafirë shumë të veçantë. Ata janë Fatmir dhe Imer Loshi, vëllezërit nga komuna e Skenderajt.

    Fatmiri, në këtë emision ka treguar një ngjarje interesante kur kishte ardhur për herë të parë në Prishtinë për të studiuar në fakultet.

    Ai thotë se nuk ishte mësuar të pijë ujë me klor, pasi ishte mësuar të pijë vetëm ujë të bunarit. Për këtë i kishte kërkuar vëllait të tij para më shumë, sepse i duheshin për të pirë ‘soka’ në vend të ujit.

    “Para lufte shkova në fakultet dhe na ujë të bunarit këna pi, e uji me klor s’kem ditë çka është. Edhe po e marr e pe pi, po i vjen njëfarë ere, thash unë këtë me e pi hiq. Imeri ish në Gjermani edhe ky më dërgonte para prej atje, ishte një agjencion edhe shkoja i merrja paratë aty. Ishte edhe një vëlla tjetër në Gjermani, por me këtë folsha më shumë. Edhe i thash, kur t’mi dërgosh paratë, pak ma shumë mi çon. I thash ujin s’po ma kënda e po pi veç soka”, tregon Fatmiri. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Pas vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave, Zvicra jep një sqarim për ata që duan të punojnë

    Pas vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave, Zvicra jep një sqarim për ata që duan të punojnë

    Nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë që dëshirojnë të bëjnë një qëndrim të shkurtër në zonën Shengen, nuk do t’i nënshtrohen më kërkesës për vizë. Këtë regjim të ri do ta zbatojë edhe Zvicra. Më 17 maj 2023, Këshilli Federal miratoi amendamentin për këtë efekt të Urdhëresës për hyrjen dhe dhënien e vizave (OEV), njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, duke ju referuar burimeve nga Berna.

    Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për viza që ndërlidhen me sigurinë, kontrollet kufitare dhe migrimin. Për këtë arsye Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së kanë aprovuar rregulloren më 19 prill 2023 që përjashton kosovarët nga kërkesa për t’u pajisur me vizë për qëndrim të shkurtër maksimumi 90 ditë. Kërkohet pajisja me pasaportë biometrike. Si një vend i zonës Schengen, Zvicra është e përkushtuar për të miratuar zhvillimet e më tejshme në kuadër të “Schengen Acquis”.

    Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, kërkesa për vizë do të mbetet e nevojshme për kosovarët që dëshirojnë të punojnë në Zvicër. Shtetasit kosovarë mund të punojnë në Zvicër vetëm nëse janë të kualifikuar dhe nëse punëdhënësi i tyre i ardhshëm nuk ka mundur të gjejë punëtorë në tregun zviceran, as në shtetet anëtare të BE-së ose EFTA-s. Duhet të respektohen edhe kushtet e zakonshme të punës dhe pagave. /atvlive.tv

  • “Jo me ardhë këtu e mu bo gaz i botës, kena mujt këto punë me i kry vet jo në TV”, dialog interesant mes vëllezërvë drenicas LIVE në emision

    “Jo me ardhë këtu e mu bo gaz i botës, kena mujt këto punë me i kry vet jo në TV”, dialog interesant mes vëllezërvë drenicas LIVE në emision

    Në emisionin STUDIO A në ATV, sot ishin dy mysafirë shumë të veçantë. Ata janë Fatmir dhe Imer Loshi, vëllezërit nga komuna e Skenderajt.

    Në këtë emision, ata rrëfyen se gëzojnë një raport tejet të veçantë me njeri-tjetrin, por jo një të tillë e kanë edhe në rolet që ata kanë në skenë.

    Të dy janë aktorë të tregimeve popullore, ndërsa në filmin e tyre “Dashni dhe Pabesi” janë “armiqtë” kryesor të njeri-tjetrit.

    Në videon e më poshtme mund të shikoni si ata bëjnë një dialog tejet interesant me njëri-tjetrin duke hyrë në studio. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “Tu shit hamburgera në pazar e kom ndërtu shtëpinë tri kat e kam ble banesë në Prishtinë”, thotë një qytetar

    “Tu shit hamburgera në pazar e kom ndërtu shtëpinë tri kat e kam ble banesë në Prishtinë”, thotë një qytetar

    Ekipi i ATV-së këtë javë ishte në një vizitë në tregun e qyteti të Kamenicës, për të parë nga afër se çfarë shitet më shumë në këtë treg, po edhe si ia dalin tregtarët ta kalojnë muajin nga të ardhurat që marrin këtu.

    Një qytetar që shet haburgera në këtë Pazar ka befasuar gazetarin me deklaratë e tij.

    Ai thotë se nga shitja e hamburgerëve në Pazar, ka ndërtuar shtëpinë tri kateshe si dhe ka blerë banesë në Prishtinë.

    “Prej kësaj punë e kam bërë shtëpinë tre katëshe në mes të Rrogoqices (Komuna e Kamenicës), me izolim në vitin 1995. Atëhere ka pasur punë më shumë sepse rinia ka qenë këtu. Edhe tash ka punë, por nuk është si atëherë. Përveç shtëpisë i kam shkollu tre fëmië, i kam martu, kam marrë banesë në Prishtinë, me qet punë”, tregon ai.

    Siç edhe mund të shikoni në videon e më poshtme, tregu i Kamenicës është i mbushur me plotë produkte, por dominuese duket të jenë ato bujqësore. /atvlive.tv

    Për më shumë, ndiqeni reportazhin e plotë nga tregu i Kamenicës, të cilin e gjeni në videon më poshtë.

  • Njihuni me pasulin e veçantë, gjendet në tregun e Kamenicës

    Njihuni me pasulin e veçantë, gjendet në tregun e Kamenicës

    Ekipi i ATV-së këtë javë ishte në një vizitë në tregun e qyteti të Kamenicës, për të parë nga afër se çfarë shitet më shumë në këtë treg, po edhe si ia dalin tregtarët ta kalojnë muajin nga të ardhurat që marrin këtu.

    Një tregtar, i cili shet një produkt të veçantë, pra bëhet fjalë për fasule, apo ndryshe siç njihet ‘pasul” që është më ndryshe nga ai i zakonshmi për shkak të lëvoreve shumëngjyrëshe, tregon se edhe kultivimi i këtij produkti është më ndryshe se ai i zakonshmi.

    “Ky pasul nuk ngjitet në shtaga, por shkon rrafsh në tokë. Konsumimi i tij është normal. Më shumë e blejnë mërgimtarët”, tregon tregtari.

    Ai thotë se me të hyrat që merr nga shitja në treg, vështirë se ia del, por shton se është më mirë se me ndejt.

    Siç edhe mund të shikoni në videon e më poshtme, tregu i Kamenicës është i mbushur me plotë produkte, por dominuese duket të jenë ato bujqësore. /atvlive.tv

    Për më shumë, ndiqeni reportazhin e plotë nga tregu i Kamenicës, të cilin e gjeni në videon më poshtë.

  • “Lumja nana për ty”, befasia e nipit për gjyshen e cila u bë madje me lot

    “Lumja nana për ty”, befasia e nipit për gjyshen e cila u bë madje me lot

    Emisioni E DIELA VLEN ishte në një befasi që i bëri nipi gjyshes së, duke i sjellë një tortë për ditëlindjen e saj të 76-të.

    Ajo nuk mund t’i mbante lotët tek sa tregon sa shumë është e lidhur me nipin e saj, për të cilin thotë se e ka nip, por edhe djalë që s’e kishte.

    “Ky është Lumi, nipi i jep i parë dhe djali që s’e kam pasur kurrë, sepse nuk kam unë, veç këtë vajzë e kam. Jetoj me vajzën, vajza u martu, ka katër fëmijë dhe jetoj me të dhe faleminderit shumë që nuk më ka lënë vetëm. Lumi e ka gjyshën, e kujdesem shumë për të edhe Lumi për mua. Asnjë mëngjes nuk zgjihet pa më përqafë dhe pa më thënë ditën e mirë e me shku në shkollë. Është aq i kujdesshëm, e ishalla ky rritet e unë atëherë nuk jam, se i kam 76 vjet e ky ka me u bam ë i miri e të gjitha të mirat gjyshja ia uron”, rrëfen ajo. /atvlive.tv

  • “Vjen njeri në Kosovë, por nuk osht qysh u kanë”, mërgimtari shprehet i zhgënjyer

    “Vjen njeri në Kosovë, por nuk osht qysh u kanë”, mërgimtari shprehet i zhgënjyer

    Në emisionin N’FREKUENCË me Robin në ATV, një mërgimtar ëhstë shprehur i zhgënjyer me ndyshimet që kanë ndodhur vitet e fundit në Kosovë.

    Ai thotë se asgjë nuk është më si përpara.

    “Gjithçka më mungon nga e kaluara, por sot janë bërë njerëzit qysh janë bërë, dihet në tana anët. Vjen njeri në Kosovë, më nuk është ai lezeti që u kanë, nëse kthehna 13 vjet e mbas. E kam pasë gjyshin gjallë, pleqtë i kam pasë gjallë. U mbledhshin njerëzit më shumë e ka pasur ndeja më të mëdhaja, tash nuk po them që nuk vi, por as që vërehet që ke ardhë në Kosovë”, thotë ai. /atvlive.tv