ATV

Blog

  • Haxhi Krasniqi bokson në stadiumin e Prishtinës me këtë datë

    Haxhi Krasniqi bokson në stadiumin e Prishtinës me këtë datë

    Kampioni kosovar i boksit, Robin Krasniqi ka njoftuar se do të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 5 gusht të këtij viti.

    Përmes një postimin në profilin e tij zyrtar, Krasniqi ka njoftuar se ka nisur punimet për organizimin e ndeshjes në Prishtinë.

    “Duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po ofron. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”, thuhet mes të tjerash në postimin e tij.

  • Vërshime në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci

    Vërshime në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci

    Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur gjithashtu me reshje të dendura të shiut gjatë javëve të fundit, me lumenjtë Una dhe Krushnica që kanë dalë nga shtrati.

    Në Bosnjë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në komunat Novi Grad, Kostajnica, Bosanska, Krupa dhe Bihaq.

    Në Komunën e Novi Gradit nuk do të mbahet procesi mësimor, ashtu sikurse në Obrovac të Kroacisë, shkruan A2. Disa zona kanë mbeture pa energji elektrike; ka pasur evakuime të banorëve, ndërsa shkalla e dëmeve nuk dihet.

    Në Kroaci, rreth 300 trupa ushtarake janë mobilizuar për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, me ekipet që po shpërndajnë edhe ushqime te qytetarët e bllokuar.

    Kryeministri kroat, Andrej Plenoviq ka bërë të ditur se qeveria do të ndajë fonde për të ndihmuar personat e prekur nga vërshimet.

  • ​Kurti: Anëtarësimi në BE nuk ka alternativë

    ​Kurti: Anëtarësimi në BE nuk ka alternativë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, me të cilin ka biseduar për rrugën e integrimit.

    Kurti ka thënë se, për Kosovën, anëtarësimi në BE nuk ka alternativë.

    “Kryeministri e falënderoi z. Koopman për vizitën dhe për ndihmën e madhe të Bashkimit Evropian për shtetin dhe qytetarët e Kosovës në këto 15 vite të fundit. Ai tha se për Kosovën anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë”, është bërë ditur përmes komunikatës së Qeverisë.

    Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti ka theksuar rëndësinë e tregut të përbashkët rajonal dhe atë të zbatimit të shpejtë dhe të plotë të tri marrëveshjeve të nënshkruara në Procesin e Berlinit.

    “Z. Koopman tha se Kosova është pjesë e familjes evropiane. Ai e përgëzoi Kosovën për reformat dhe theksoi nevojën e përshpejtimit të tyre dhe nevojën për të ndjekë integrimin ekonomik të rajonit dhe integrimin në tregun ekonomik të Bashkimit Evropian”, është bërë e ditur në njoftim.

  • Haxhiu: Jemi duke punuar për hartimin e kurrikulave për trajtimin e dhunuesve

    Haxhiu: Jemi duke punuar për hartimin e kurrikulave për trajtimin e dhunuesve

    Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi sot Udhëzuesin për punë efektive të mekanizmave koordinues komunal kundër dhunës në familje.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë duke punuar për hartimin e kurrikulave, që për bazë ka trajtimin e dhunuesve.

    “Është jadhtëzakonisht e rëndësishme përgjegjësia nga të gjitha institucionet kur bëhet fjalë për të drejtat e vajzave dhe grave…Ne jemi duke punuar për hartimin e kurrikulave për trajtimin e dhunuesve. Në kuadër të fushatës të 16 ditëve të aktivizimit ne kemi lansuar kurrikulën për trajtimin e dhunuesve. Kemi ofruar ndihmë juridike falas për vijtimat e dhunës, pavrësisht gjendjes socio-ekonomike të tyre. Për herë të parë, buxheti për atrehimoret është shumë më i madh se herave të kaluara”, tha Haxhiu.

    Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport deklaroi se presin që gjatë vitit të ketë një Ligj të ri për Dhunën në Familje. Ai tha se çdo lloj forme e dhunës në familje reflekton në pushtetin mes burrave dhe grave.

    “Është shumë me rëndësi të theksohet theksi që e kemi vën në këta udhëzues, sepse është me rëndësi që janë të qasshme për të gjithë ata që kanë nevojë t’i përdorin. Dhuna në familje është fenomen i të gjitha vendeve tona dhe kryesisht ndikon te gratë dhe vajzat dhe kanë ndikim shkatërrimtar në komunitete. Nuk mund të tolerojmë krime të tilla më. Kryerësit e dhunës në familje duhet të përballen me drejtësi. Është shqetësuese se në Kosovë, rastet e raportuara të dhunës në familje janë në rritje”, tha ai.

    Më tej, ai shtoi se këta udhëzues do të ndihmojnë institucionet gjegjëse dhe të njëjtit janë zhvilluar përmes një vlerësimi që është bërë paraprakisht.

    Ndërsa, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot tha se ka hapa prapa të gjendjes së grave në botë.

    “Të drejtat e abortimit mohohen dhe për këtë arsye është duke u bërë punë në parlamentin francez, ku po synohet ndryshimi i kushtetutës…. pse po e financon Franca këtë projekt? Franca ka traditë të gjatë për angazhimin e të drejtave të njeriut. Të drejtat e grave dhe vajzave janë prioritet për ne. Kështu që vetëm pak vende në botë kanë diplomaci feministe”, tha diplomati francez.

  • ​Pas suksesit në Evropian, ekipi i bodybuildingut takohet me drejtuesit e KOK-ut

    ​Pas suksesit në Evropian, ekipi i bodybuildingut takohet me drejtuesit e KOK-ut

    Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekipin e bodybuildingut dhe fitnessit, pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian, të mbajtur javën e kaluar në Santa Sussana të Spanjës.

    Kushtrim Bajraktaraj është shpallur kampion i Evropës në kategorinë -85 kg, Betim Krasniqi, u bë nënkampion, në kategorinë -75 kg, Flamur Rexhaj, doli i katërti (-100 kg), ndërsa Granit Kuleta i gjashti (-95 kg).

    Presidenti Krasniqi dhe nënpresidenti Kelmendi përgëzuan ekipin për suksesin e arritur, duke thënë se ngritja e flamurit të Kosovës, në një garë të tillë, e sidomos në një shtet që nuk e njeh vendin tonë, e bënë suksesin edhe më të veçantë.

    Në emër të ekipit, presidentin e kanë falënderuar për pritjen, kryetari Esat Lata dhe sekretari i përgjithshëm, Sabri Dragusha.

    Garuesit patën mundësinë të bisedojnë me drejtuesit e KOK-ut edhe për sfidat e tyre për të arriturat deri tek suksesi, si dhe përparësitë dhe mangësitë e infrastrukturës ligjore për shpërblimet e sportistëve.

  • ​AKP miraton marrëveshjen për pagesën e shpronësimit të pronave “Përparimi”

    ​AKP miraton marrëveshjen për pagesën e shpronësimit të pronave “Përparimi”

    Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar për Plotësim ndryshimin e Rregullores për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës si dhe mbi Plotësim/ndryshimin e Rregullores për Qiradhënien e Pronave Shoqërore

    Bordi i AKP-së po ashtu ka miratuar marrëveshjen me Komunën e Podujevës për pagesën e shpronësimit të pronave të paluajtshme të NSH Kooperativa Bujqësore “Përparimi” në Podujevë.

    “Bordi diskutoi dhe miratoi propozimin për miratim të marrëveshjes me Komunën e Podujevës për pagesën e shpronësimit të pronave të paluajtshme të NSH Kooperativa Bujqësore Përparimi Podujevë, sipas vendimit përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shpronësim me numër 10/132 të datës 08 mars 2023”, thuhet në njoftim.

    Bordi i Drejtorëve gjithashtu diskutoi mbi propozimet e menaxhmentit lidhur me kërkesat për qiradhënie nga KGJK Mitrovicë, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe të Këshilli të Kosovës për Trashëgimi Kulturore të cilat i miratoi të mërkurën.

  • ​Për shkak të përmbytjeve të mëdha, anulohet gara e madhe e Formula 1

    ​Për shkak të përmbytjeve të mëdha, anulohet gara e madhe e Formula 1

    Formula 1 ka anuluar Çmimin e Madh të planifikuar të zhvillohet në Imola të Italisë pasi këtë fundjavë rajoni u godit nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje.

    Vendimi u mor pas diskutimeve me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave dhe autoriteteve lokale, duke përfshirë ministrat përkatës, kryetarin e bashkisë së qytetit dhe presidentin e Klubit të Automjeteve të Italisë, tha F1 në një deklaratë në faqen e saj të internetit të mërkurën.

    Rreth 120,000 njerëz pritej të udhëtonin për të parë këtë ngjarje, derisa presidenti Stefano Domenicali dhe CEO i Formula 1, i quajti ngjarjet një “tragjedi” për Imolan dhe rajonin më të gjerë të Emilia Romagnas, përcjellë KosovaPress.

    “Vendimi që është marrë është i duhuri për të gjithë në komunitetin lokale dhe familjen e F1 pasi ne duhet të garantojmë sigurinë dhe të mos krijojmë barrë shtesë për autoritetet ndërsa ata merren me këtë situatë shumë të tmerrshme,” tha Domenicali.

  • Vret kunatën me sëpatë, arrestohet një 55-vjeçar

    Vret kunatën me sëpatë, arrestohet një 55-vjeçar

    Një grua është vrarë me sëpatë sot në Elbasan, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

    Policia e Shtetit ka informuar se T. T., 58 vjeç, dyshohet se rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

    Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë patrullimit në territor, në zonën komunitare, në fshatin Bradashesh, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap. Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit T. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe e kanë shoqëruar atë në Komisariat.”, ka informuar Policia.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./KP

  • “Pa i pasë krahët e shqiponjës zor është me i dal krah Kosovës” – Emocionojnë vëllezërit binjakë që i’u bashkuan UÇK-së

    “Pa i pasë krahët e shqiponjës zor është me i dal krah Kosovës” – Emocionojnë vëllezërit binjakë që i’u bashkuan UÇK-së

    Një histori e mrekullueshme për dy vëllezër binjakë Jahir dhe Binak Gashi, që luftuan së bashku me UÇK-në në luftën e fundit, është një shembull i përkushtimit për vendin dhe njëri-tjetrin.

    Në një bisedë për emisionin N’FREKUENCË në ATV, ata rrëfyen historinë e tyre, të cilët nuk u ndanë asnjëherë nga njëri-tjetri, madje as froni i luftës.

    “Prej fillimit që u formu Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitin 1998, në muajin shkurt kemi qenë sigurim të fshatit, bashkëmoshatarë. Erdh koha që ta veshim uniformën e UÇK-së. Nuk kishim ku me shku përte vendit tonë. Armiku na sulmonte siç na ka sulmuar çdo herë”, rrëfen njëri prej vëllezërve Gashi.

    Ata tregojnë se dita që iu bashkuan UÇK-së, ishte një nga momentet që nuk do ta harrojnë asnjëherë, pasi për ta, ishte sikur të ishin lindur për së dyti.

    “Kur iu kemi bashku UÇK-së na u ka doktë vetja sikur me lindë, aq vullnet që kemi pasë. Edhe si nxënës kemi shkruar parulla atëherë kur i shkruanim ne shqiptarët. Kemi qenë gjithë për me e ndezë luftën me armikun se nuk mundeshim të bajmë më”, thotë vëllau tjetër binjak. /atvlive.tv

    Rrëfimin e plotë të tyre e gjeni në videon më poshtë:

  • E papritura që i ndodhi moderatores së ALARM rrugës për në punë!

    E papritura që i ndodhi moderatores së ALARM rrugës për në punë!

    Moderatorja e emisionit të mëngjesit ALARM në ATV, Kaltrina Mikushnica, sot ka nisur këtë emision duke treguar dysinë që e ka përjetuar sot në rrugën e saj nga Prishtinë për në Fushë Kosovë, ku në këto dy qytete, edhe pse janë afër njëra-tjetrës, moti ishte ndryshe në secilin prej tyre.

    “Unë për deri sa erdha nga kryeqyteti, pra nga Prishtina për në Fushë Kosovë, përjetova dysinë. Në kryeqytet ishte mot i ngrohtë me diell, ndërsa në Fushë Kosovë qysh po e shihni edhe vet (me shi). Kështu që nëse nuk keni ndonjë punë, ju të Fushë Kosovës, me m’dëgju mua , fleni mos u zgjoni hiç”, tregon Kaltrina me të nisur emisionin ALARM. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: