ATV

Blog

  • Agjencia e Kosovës për Forenzikë pranon pajisje të specializuara

    Agjencia e Kosovës për Forenzikë pranon pajisje të specializuara

    Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka pranuar një donacion të pajisjeve të specializuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.

    Kryeshefi i AFK-së, Blerim Olluri tha se këto pajisje do ta ndihmojnë institucionin që drejton në përmirësimin e shërbimeve të tyre.

    I kënaqur me këto pajisje u shpreh edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

    Ndërkaq, përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, tha se shpreson që këto pajisje të ndihmojnë AFK në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.

  • ​Kryetari i Hanit të Elezit nuk shkon në pushime, thotë se është kryeshërbëtor i qytetarëve

    ​Kryetari i Hanit të Elezit nuk shkon në pushime, thotë se është kryeshërbëtor i qytetarëve

    Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, në një intervistë për KosovaPress, është shprehur se qasjen me qytetarët e komunës së tij e ka shumë të lehtë.

    Thotë se qytetarët e kësaj komune janë të gatshëm të diskutojnë me të për të gjitha problemet e tyre.

    Ballazhi thekson se është i përkushtuar në punën dhe objektivat e tij, të cilat do të i arrij gjatë mandatit të tij.

    “Unë pushimet i kaloj gjate natës, kur me merr gjumi përndryshe pushimet e tjera nuk kam planifikuar për shkak te angazhimeve që i kemi dhe vërtet muaji gusht muaji i pushimeve institucionale por unë nuk do të kem mundësi me shkuar, jo se nuk kryhen projektet se nuk jam unë këtu po unë jam i përkushtuar që ato projekte ti shoh duke u kryer” tha Ballazhi

    Kreu i komunës së Hanit të Elezit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë fyerje nga qytetarët, ani pse qytetarët shpesh herë nuk pajtohen me ndonjë projekt komunal.

    “Është normale me pas qytetarët e ndryshëm me pas përkrahje për qytetarin me pas kritike për kryetarin me pas rekomandime, mos të them të fyerje që mund të jenë të rralla ose te unë nuk ka pas fatmirësisht. … Qytetari varësisht se si e shijon një realizim të një projekti, nëse personalisht i ka hyrë në punë diçka, ndoshta e vlerëson më shumë një projekt se sa një projekt që nuk është i ballafaquar por shumicë e projekteve janë me ndikim tek qytetarët. … Po mundohemi të i rrimë afër qytetarëve , të i gjendemi për çdo komunikim që ata kanë nevojë e shpesh here nuk pajtohen dhe me ne kur nuk mund të ia zgjidhim ndonjë problem por kjo është normale sepse nuk jemi faktori i vetëm për zgjidhjen e çdo problemi për qytetarë” tha Ballazhi

    Ballazhi thotë se pozitë e kryetarit nuk ia ka ndryshuar qasjen e komunikimit me qytetarë duke thënë se është përkrahë tyre sa herë ata kanë nevojë.

    “Qasja ndaj meje dhe e imja ndaj tyre jo se është e njëjta unë kam pasur qasjen e njëjtë si atëherë si tash unë nuk kam ndryshuar edhe kur nuk isha kryetarë jam edhe tani i thjeshtë si zakonisht por ajo që ka qenë shumë e rëndësishme për më implementu në institucione komunës mendje hapur edhe afërsia me qytetarin për të i’a dhënë mundësinë time për të kërkuar diskutuar dhe komunikuar për çdo problem, kjo është një ndryshim i madh në Hanë të Elezit. … Jam me qytetarë kudo qe gjinden ata, po edhe qasja në telefona është 24 orë veç kur flenë nuk e hapi telefonin” tha Ballazhi për Kosovapress

    Kërkesat për punësim i cilëson si më interesante nga qytetarët por thotë t’i ketë bindur se në këtë pjesë ka rregulla dhe barazi.

    “Kërkesat më të çuditshme, ka kërkesa të ndryshme, zakonisht janë punësimet që kërkohen po edhe aty ka rregulla, po të punësimet inkuadrimet rekrutimet jam mundu që të ketë një barazi, të krijojë një praktike të barazisë së njerëzve që para aty ku kërkojnë njerëzit të rekrutohen të ketë një rregull, të vlerësohen sipas afërsive sipas përgatitës” u shpreh Ballazhi

    Ballazhi, e cilësoi veten si kryeshërbëtorë, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë, sipas tij, janë shërbëtorë.

    Vlerëson se qeverisja e tij në Han të Elezit, është me ndryshe se qeverisja e kaluar komunale.

    “Mos të themi që një kryetarë komune është i paprekshëm nuk është i qasshëm pse nuk duhet të jete i qasshëm, pse duhet të jetë i paprekshëm , kryetari komunës sipas meje është kryeshërbëtori, krejt zyrtarë tjerë janë shërbëtorë e kryetar është kryeshërbëtorë sepse qytetarët na kanë zgjedh na kanë besuar për t’i dalë në mbështetje, ne mund demi me ju ofruar hapësirë që ata të takohen dhe të diskutojnë që çështje për të cilat mundohen me zgjidh si probleme përndryshe qasja ime është ndrysh nga ish qeverisja që ka qenë” tha Ballazhi. /kp

  • Paraqitet në Speciale dëshmitari i 24-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Paraqitet në Speciale dëshmitari i 24-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në seancën e të martës, ka filluar dëshmia e dëshmitarit të 24-të në këtë çështje (me kodin 4255).

    Dëshmia e këtij dëshmitari parashihet të zgjasë 3 ditë dhe atë 2 orë pyetje nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 12 orë kundër-pyetje nga ekipet mbrojtëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Paraprakisht, mbrojtësi i Thaçit, avokati Luka Misheqit, ka kërkuar të diskutohen dy çështje pas pyetjes së gjykatësit Charles Smith nëse kanë pasur mundësi t’i shikojnë dokumentet dhe se për këtë është kaluar në seancë private.

    Seanca po vazhdon në sesion publik.

    Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

    Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

    Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill,  12 prill,  13 prill dhe më 17 prill.

    Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.

    Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë i cili përfundoi dëshminë më 23 maj, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e shtatë.

    Kurse, më 12 qershor ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i tetë, i cili përfundoi dëshminë e tij më 14 qershor, ndërkaq me 15 qershor ka përfunduar dëshmia e  dëshmitarit i nëntë.

    Më 19 qershor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i dhjetë, në ditën ku ka filluar dëshminë dëshmitari i 11-të i cili e ka përfunduar dëshminë e tij më 20 qershor. E më 10 korrik ka filluar dëshminë dëshmitari i 12-të, i cili ka përfunduar dëshminë më 11 korrik, në seancën ku ka filluar dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandat i zonës operative të Llapit.

    Mustafa ka vazhduar dhënien e dëshminë së tij në seancën e 12, 13, 14, 17 dhe 18 korrikut.

    Ndërsa dëshmitari i 14-të me radhë, Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë filloi dëshminë po më 18 korrik dhe e mbaroi më 19 korrik, ku nisi dëshminë dëshmitari i 15-të, i cili e përfundoi më 20 korrik.

    Kurse, më 14 gusht filloi dhënien e dëshmisë dëshmitari i 16-të, e që e përfundoi më 16 gusht dhe më 17 gusht përfundoi dëshminë dëshmitarja e 17, Dragica Bozhaniq.

    E dëshmia e dëshmitarit të 18-të ka filluar më 28 gusht dhe ka mbaruar më 29 gusht, në ditën kur filloi dëshminë dëshmitari i 19-të, i cili përfundoi dëshminë më 30 gusht.

    Më 4 shtator përfundoi në të njëjtën ditë dëshminë dëshmitari i 20-të, kurse pa masa mbrojtëse, dëshmitari i 21-të, Agim Idrizi filloi të dëshmojë, i cili përfundoi dëshminë më 5 shtator, ku edhe filloi dëshmia e zyrtarit nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch”, të Frederick Abrahams, i cili përfundoi më 11 shtator.

    Më 11 shtator ka përfunduar edhe dëshmia e dëshmitarit të 23-të.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Dy të përfshirë në vrasjen në Podujevë, Policia jep edhe tjera detaje

    Dy të përfshirë në vrasjen në Podujevë, Policia jep edhe tjera detaje

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik që ndodhi mesditën e të hënës në Podujevë, ku një 30-vjeçar mbeti i vdekur ndërsa u plagos gruaja e tij.

    Në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin është arrestuar një person, ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në arrati.

    “Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh.

    Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.

    Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.

    Rasti nën procedurë hetimore.

  • UNICEF: 100,000 fëmijë të prekur nga tërmeti i fuqishëm i Marokut

    UNICEF: 100,000 fëmijë të prekur nga tërmeti i fuqishëm i Marokut

    Rreth 100,000 fëmijë janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun të premten e kaluar, tha të hënën Agjencia e OKB-së për Fëmijët (UNICEF).

    “Ndërsa UNICEF-i nuk e di ende numrin e saktë të fëmijëve të vrarë dhe të plagosur, vlerësimet e fundit nga viti 2022 tregojnë se fëmijët përfaqësojnë pothuajse një të tretën e popullsisë në Marok”, thuhet në deklaratën e agjencisë, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    Më shumë se 300,000 njerëz janë prekur në Marrakech dhe në Malet e Atlasit të Lartë pas tërmetit 6.8 ballë, sipas vlerësimeve të OKB-së.

    Mbi 2,800 njerëz janë vrarë, përfshirë fëmijë, me mijëra të tjerë të plagosur, tha Ministria e Brendshme e këtij vendi.

    Autoritetet kanë frikë se këto shifra ka të ngjarë të rriten.

    Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se epiqendra e tërmetit, i cili goditi pak pas orës 23:00, sipas kohës lokale (2200 GMT), ishte 75 kilometra (46.6 milje) në jugperëndim të Marrakech në një thellësi prej 18.5 kilometrash (11.5 milje).

    Dëme masive u raportuan në Marrakech, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, nga tërmeti vdekjeprurës.

    Ekipet e shpëtimit vazhduan të hënën kërkimin për personat e zhdukur të bllokuar nën rrënoja për të tretën ditë pas tërmetit shkatërrues.

    Disa ekipe të huaja të shpëtimit kanë mbërritur tashmë në vend për t’u bashkuar në përpjekjet për kërkime për të mbijetuarit.

    Maroku deri më tani ka pranuar oferta ndihme nga Spanja, MB, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Të dielën, qeveria marokene hapi një llogari të veçantë me thesarin dhe Bankën Qendrore të Marokut për të marrë donacione për viktimat e tërmetit.

    Tërmeti ishte më i forti që goditi vendin e Afrikës së Veriut në shekullin e fundit, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.

  • Shkencëtarët arrijnë të gjenerojnë energji elektrike nga bakteret E-Coli

    Shkencëtarët arrijnë të gjenerojnë energji elektrike nga bakteret E-Coli

    “Një nënprodukt i vlefshëm nga ujërat e zeza” kështu thuhet sipas shkencëtarëve zvicëran pasi kanë arritur të rigjenerojnë energji elektrike nga bakteret vdekjeprurëse E-coli.

    Sipas ekspertëve bioelektronikë nga Ecole Polytechnique Federale de Lausanne (EPFL) të cilët kanë projektuar bakteret për të prodhuar energjinë elektrike në një sipërfaqe të madhe të mjedisit kanë përdorur një proces të njohur si transferimi jashtëqelizor i elektroneve për të inxhinieruar bakteret për t’i bërë ato mikrobe elektrike shumë efikase, duke çuar në një rritje trefish të gjenerimit të rrymës elektrike në krahasim me strategjitë konvencionale, shkruan Good News Network.

    “Në vend që të vendosim energji në sistem për të përpunuar mbetjet organike, ne po prodhojmë energji elektrike duke përpunuar mbetjet organike në të njëjtën kohë, duke goditur dy zogj me një gur,” tha Ardemis Boghossian, profesor në universitetin zviceran.

    Megjithatë studimi i botuar në revistën Joule, ku studiuesit kanë krijuar një rrugë të plotë të energjisë elektrike brenda E-coli, andaj kjo konsiderohet një arritje që nuk ishte bërë kurrë më parë.

    “Ne projektuam bakteret E. coli, mikrobin më të studiuar gjerësisht, për të prodhuar energji elektrike,” ka thënë Prof. Boghossian.

    “Megjithëse ka mikrobe ekzotike që prodhojnë natyrshëm energji elektrike, ato mund ta bëjnë këtë vetëm në prani të kimikateve specifike. E. coli mund të rritet në një gamë të gjerë burimesh, gjë që na lejoi të prodhojmë energji elektrike në një gamë të gjerë mjedisesh, duke përfshirë edhe ujërat e zeza”, shtoi ai.

    E- coli i bioinxhinieruar po ashtu mund të prodhojë energji elektrike duke metabolizuar një sërë substratesh organike.

    Ndër përbërësit të cilët gjendet në bakteret është edhe ” Sheëanella oneidensis MR-1”, bakter ky I cili është I famshëm për gjenerimin e energjisë elektrike, studiuesit të cilët kanë punuar në të ndërtuan po ashtu me sukses një shteg që përfshin membranat e brendshme dhe të jashtme të qelizës.

    E-coli i inxhinieruar ishte testuar edhe më parë në ujërat e zeza të fabrikës së birrës ku ndryshe nga mikrobet e ngjashme elektrike, lulëzoi. Ata besojnë se kjo tregon potencialin e saj për trajtimin e mbetjeve në shkallë të gjerë dhe prodhimin e energjisë.

    “Mikrobet ekzotike elektrike nuk ishin as në gjendje të mbijetonin, ndërsa bakteret tona elektrike të bioinxhinieruara ishin në gjendje të lulëzojnë në mënyrë eksponenciale duke u ushqyer nga këto mbetje”, tha tutje, Prof. Boghossian.

    Ndërkaq, Mohammed Mouhib autori kryesor dhe asistenti i doktoraturës, ka theksuar se kanë vendosur një rekord të ri në krahasim me teknologjinë e mëparshme, e cila mbështetej vetëm në një rrugë të pjesshme.

    “Puna jonë është mjaft në kohën e duhur, pasi mikrobet bioelektrike të inxhinieruara po i shtyjnë kufijtë në gjithnjë e më shumë aplikacione në botën reale. Ne kemi vendosur një rekord të ri në krahasim me teknologjinë e mëparshme, e cila mbështetej vetëm në një rrugë të pjesshme, dhe krahasuar me mikrobin që u përdor në një nga gazetat më të mëdha të botuara së fundmi në këtë fushë”, ka thënë ai. /Përgatiti: Sofia Avdyli

  • ‘Haus Laboratories’, Lady Gaga flet rreth linjës së saj të Grimit

    ‘Haus Laboratories’, Lady Gaga flet rreth linjës së saj të Grimit

    Lady Gaga tregoi arsyen përse ka vendosur të debutojë me linjë të grimit të quajtur ‘Haus Laboratories’.

    Këngëtarja tha se e ndjente si detyrim të krijonte dicka të tillë pasi përdorimi i grimit gjatë viteve të shumta në skenë, i ka sjellur probleme me fytyrën e saj.

    Gaga theksoi se kanë kaluar 2 vite duke krijuar korrektorin e pastër me mbulim për shenja , i cili sipas saj, heq dukshëm problemet e lëkures pas dy javësh.

    Tutje këngëtarja zbuloi se korrektori në fjalë, ka mbi 20 përbërës për kujdesin e lëkurës. /atvlive.tv

  • Begaj: Nevojitet koordinim më i ngushtë i faktori shqiptar në rajon

    Begaj: Nevojitet koordinim më i ngushtë i faktori shqiptar në rajon

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit në Shkup, është takuar me përfaqësuesit e partive politike kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

    Takime u zhvilluan me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, si dhe me figura të tjera të rëndësishme të politikës në Maqedoninë e Veriut.

    Sipas një komunikate të Presidencës së Shqipërisë, Begaj u ndal te nevoja e koordinimit dhe e bashkëpunimit më të ngushtë mes faktorit shqiptar në rajon.

    “Kjo do të ishte në dobi më së pari të mirëqenies së shqiptarëve, e pa diskutim edhe në funksion të përmbushjes së objektivit strategjik sa më shpejt, atë të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të rajonit”, thuhet në njoftim.

  • Nicki Minaj prezantuese në MTV Video Music Awards 2023

    Nicki Minaj prezantuese në MTV Video Music Awards 2023

    Nicki Minaj edhe këtë vit është përzgjedhur për të prezantuar dhe performuar në MTV Video Music Awards 2023 javën e ardhshme.

    “Shumë të entuziazmuar që do të rikthehet Nicki Minaj si nikoqirja jonë në #VMAs këtë vit”, postuan MTV në Twitter.

    Nicki Minaj këtë vit është nominuar për gjashtë çmime, përfshirë videon e vitit për ”Super Freaky Girl.

    Gjatë karrierës së saj, Nicki ka marrë gjithsej gjashtë cmime dhe është nderuar me cmimin ”Michael Jackson Video Vanguard Award”, vitin e kaluar.

    Ndër artistët që do të dalin në skenë javën e ardhshme përfshijnë Doja Cat, A Boogie Wit Da Hoodie, Future, Cardi B dhe Megan Thee Stallion, Lil Wayne dhe shumë të tjerë. /atvlive.tv

  • Shitet pianoja e Freddie Mercury në vlerë prej 2.2 milionë dollarë

    Shitet pianoja e Freddie Mercury në vlerë prej 2.2 milionë dollarë

    Gjërat e Freddie Mercury, vazhdojnë të jenë të kërkuara çdo ditë e më shumë.

    Së fundmi është bërë e ditur se pianoja e tij ”Yamaha”, është shitur në ankand në vlerë prej 2.2 milionë dollarë.

    Piano është përdorur për të kompozuar shumë nga hitet e grupit Queen, kurse teksti i këngës ”Bohemian Rhapsody”, i shkruar me dorë arriti në 1.7 milionë dollarë.

    Një tjetër shitje interesante ishte edhe unaza me oniks dhe diamante të markës Cartier, të cilën ia kishte dhuruar Freddie Mercury-t, këngëtari Elton John , unaza arriti çmimin 339,000 dollarë.

    Freddie Mercury vdiq në vitin 1991 si pasojë e sëmundjes së SIDA-s dhe pasurinë e tij ia la shoqes së tij të ngushtë, Mary Austin.