ATV

Blog

  • Ministri i Turizmit të Izraelit, Haim Katz takohet me kryeministrin Kurti

    Ministri i Turizmit të Izraelit, Haim Katz takohet me kryeministrin Kurti

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, raporton Ekonomia Online.

    Takimi i Kurtit me ministrin Katz është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë.Ministri, Haim Katz gjatë së hënës është takuar edhe me Grupin e Miqësisë Kosovë-Izrael në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

  • Gjykata anulon vendimin për zgjedhjen e 5 anëtarëve të KD të UP-së, studentët kërkojnë shkarkimin e rektorit

    Gjykata anulon vendimin për zgjedhjen e 5 anëtarëve të KD të UP-së, studentët kërkojnë shkarkimin e rektorit

    Unioni Demokratik Studentor ka mbajtur konferencë për medie pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Themelore ndaj padisë së tyre në rastin e votimit të anëtarëve të rijnë të Këshillit Drejtues, raporton Ekonomia Online.

    Festim Tasholli, sekretari i përgjithshëm i “Unionit Studentor”, tha se e veprimet në UP u udhëhoqën nga “grupe kriminale të interesit që për qëllim e kanë kapjen e Universitetit” dhe se vendimi i gjykatës vërtetoi se “Universiteti i Prishtinës ka udhëheqje joadekuate që qëllim parësor ka interesat e ngushta grupore dhe jo zhvillimin e UP-së”.

    Ai ka kërkuar anulimin e të gjitha vendimeve të marra nga udhëheqja e Universitetit dhe që menaxhmenti i UP-së të japë dorëheqje për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme në UP.

    “Kemi pranuar aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ku aprovohet si e bazuar padia jonë ndaj Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në rastin e votimit të anëtarëve të rijnë të Këshillit Drejtues”.

    “Me datë 24.06.2022 në mënyrë të kundërligjshme dhe me forca policore, studentët senatorë janë privuar nga e drejta e votës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues, duke u larguar dhunshëm nga ndërtesa e rektoratit të UP-së. Të gjitha këto veprime në UP janë udhëhequr nga grupe të interesit (kriminale) të cilat për qëllim kanë kapjen e Universitetit. Tashmë është vërtetuar edhe praktikisht që Universiteti i Prishtinës ka udhëheqje joadekuate që qëllim parësor ka interesat e ngushta grupore dhe jo zhvillimin e UP-së”.

    “I bëjmë thirrje të gjitha instancave përgjegjëse të UP-së që të reflektojnë tani kur pretendimet tona janë të vërtetuara edhe me Vendim nga institucionet e drejtësisë. Pas këtij Vendimi Këshilli Drejtues i UP-së dhe menaxhmenti në tërësi më e pakta që duhet të bëjnë është dorëheqja që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina. Gjithashtu kërkojmë anulimin e të gjitha vendimeve të marra nga kjo udhëheqësi e jashtëligjshme, duke përfshirë zgjedhjen e rektorit, sekretarit të përgjithshëm dhe Statutin e ri të miratuar”.

    Gjykata e ka vlerësuar si të mangët dhe që “nuk i përmban elementet e nevojshme mbi bazën e të cilave do të duhej të ndërtohej arsyetimi”, argumentin e Senatit për vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues.

    Themelorja ka kërkuar, ndër tjerash, “riprocedurë dhe rivendosje” dhe kujdes nga Senati i UP-së gjatë hartimit të vendimit të ri.

  • Reagon Klinaku për bastisjen në banesën e dëshmorëve Fazliu: ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz

    Reagon Klinaku për bastisjen në banesën e dëshmorëve Fazliu: ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë duke e bastisur banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në Kodrën e Diellit në Prishtinë.

    Ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, po vazhdojnë me filmat e tyre.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.

    Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. P.S ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, ka shkruar ai.

  • Qerkini i quan të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

    Qerkini i quan të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

    Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, raporton EO.

    Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

    Ndërsa, për arsyen e bastisjes, Qerkini ka thënë se nuk është bërë e ditur, vetëm se është bërë “për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.

    “Siç është raportuar nga mediet, Dhomat e Specializuara kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë. Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova për procedura të Dhomave të Specializuara. Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”.

    “Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme kur lëshon urdhra për bastisje sepse cenohet privatësia. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë. Rasti nuk është bërë i ditur, vetëm është thënë se për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.

    “Nuk kanë kërkuar asgjë specifike, kanë marrë disa dokumente të cilat janë publike, pra nuk ka pasur nevojë të bastiset fare. Prandaj thashë që bastisja ka qenë e kotë”, ka thënë ai.

  • ​Asani: Pa eufori, kemi edhe tri finale

    ​Asani: Pa eufori, kemi edhe tri finale

    Jasir Asani ishte figura kryesore e fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Polonisë me rezultat 2-0 duke siguruar tri pikë që ia japin kuqezinjve epitetin e liderit në grupin E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve.

    Goli i Asanit i cili ishte spektakolare, u pasuar edhe nga ai i Mirlind Dakut për ta vulosur triumfin në “Air Albania”, raporton KosovaPress.

    Asani është shprehur shumë i lumtur për golin e shënuar, por ka kërkuar vetëpërmbajtje për të vazhduar drejt synimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

    “Jemi në vend të parë. Kemi dhe tri finale. 3 FINALE. Pa eufori, por ëndrra jonë është vetëm një: FINALET E “GJERMANI 2024”. Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Por kryesisht trajnerit Silvinjo, ai i cili besoi tek unë. Faleminderit Mister, faleminderit Shqipëri. Bashkë drejt “Gjermani 2024”, ka shkruar Asani në “Facebook”.

    Sfidën e radhës në këto kualifikime, Shqipëria do ta zhvillojë kundër Republikës së Çekisë më 12 tetor.

  • “Inshalla fitojmë se na vyn” – moderatorja lutet që ta fitojë sot Kosova lojën me Rumaninë

    “Inshalla fitojmë se na vyn” – moderatorja lutet që ta fitojë sot Kosova lojën me Rumaninë

    Moderatorja Kaltrina Mikushnica, në emisionin e sotëm të mëngjesit ALARM në ATV, derisa po bashkëbisedonte me gazetarin e sportit Lorik Gërbeshi për të rejat e fundit në sportin vendor dhe ndërkombëtar, është lutur që sot të fitojë kombëtarja e Kosovës ndaj Rumanisë.

    Gazetari Gërbeshi, në emision tha se Kosovës i duhet patjetër të shënojë fitore pasi që sipas tij, kjo është një ndeshje jetike për kualifikim.

    Pas këtij informacioni, moderatorja u lut në emision për fitore të Kosovës.

    “Po lutemi për këtë ndeshje, inshalla fitojmë se na vynë”, lutet ajo.

    Për më shumë, shikoni emisionin në videon e më poshtme nga minuta 18:00.

    LEXO EDHE:

    ​Rumani-Kosovë, publikohen formacionet e mundshme

  • Kurti takon komandantin e ardhshëm të KFOR-it, flasin për paqen dhe sigurinë

    Kurti takon komandantin e ardhshëm të KFOR-it, flasin për paqen dhe sigurinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të hënën komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

    Kurti ka njoftuar me komandantin Ulutaş pret të bashkëpunojë ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta, për paqe dhe siguri.

    “Pata kënaqësinë të pres dhe të takoj komandantin e ardhshëm të NATO-KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës. I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, shkruan Kurti në Twitter.

  • ​Ademi: Futbollistët e rinj janë gati për të shkëlqyer

    ​Ademi: Futbollistët e rinj janë gati për të shkëlqyer

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka postuar një fotografi me disa prej futbollistëve të rinj të Kombëtares së Kosovës duke u shprehur i bindur se ata do të shkëlqejnë.

    Ai ka kërkuar mbështetje për brezin e tij të lojtarëve të Kosovës, duke thënë se ata janë burim i shpresave tona.

    “Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare!. Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht. Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

    Kosova do të përballe sonte më Rumaninë në Bukuresht.

  • Dreshaj me kritika për Qeverinë: Jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore

    Dreshaj me kritika për Qeverinë: Jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj në një konferencë për medie tha se ndonëse është dyfishuar buxheti për shëndetësinë, problemet kanë mbetur të njëjta madje po shtohen dita ditës, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka përmendur problemet që sipas tij, po e përcjellin sistemin shëndetësor siç janë ikja e mjekëve, mungesa e barnave  e lista e gjatë e pritjes.

    “Premtimet e dhëna lidhur me shërbime cilësore në shëndetësi ende vazhdojnë, ndërsa ende vazhdojnë problemet e vjetra. Ikja e personelit profesional shëndetësore; Lista e barnave esenciale me probleme të njëjta, 365 ditë të vitit; Lista e pritjes në rritje e sipër, si në aspektin diagnostik dhe terapeutik. Si p.sh në Ortopedi ka pacient që për protezë të gjurit presin deri në 4 vite dhe shërbimet e emergjente si Stroke Center nga 24 h funksionale vetëm 4 h. Nga ora 13  çdo ditë të rregullte punë rrezikon që periudha e intervenimit efikas prej 4 h të humbet”.

    Ai ka shtuar se shëndetësia duhet të jetë prioritete duke thënë se jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa ëme shëndetësore.

    “Shëndetësia prioritet (buxhet dhe mbështetje); Kompetentët në vendimmarrje; Kompetencë dhe përgjegjësi për menxheret në secilin nivel; Politika të jetë mbështesë e jo të pengoj me vendime politike dhe nominime të të dëgjueshmëve dhe të padëshmuarve; Të bëhet ndarje strikte mes shërbimit shtetëror shëndetësor dhe atij privat; shëndetësore dhe të largohen eksperimentet dhe improvizimet”.

    “Qëllimi i kësaj konference është ftese për mediat, shoqërinë civile, partitë politike në pozitë dhe opozitë, intelektualet dhe strukturat tjera vendore me influence qe te mos heshtin, të mos rrinë duar kryq, por te mobilizohen dhe të kërkohet veprim”.

    Fjalimi i plotë:

    Shëndetësia sot me buxhet të dyfishuar vazhdon me probleme të njëjta dhe të cilat po shtohen dita ditës. Thuajse nuk ka ditë që nuk jemi ne medie për probleme, dështime e skandale, nga më të ndryshmet.

    Premtimet e dhëna lidhur me shërbime cilësore në shëndetësi ende vazhdojnë, ndërsa ende vazhdojnë problemet e vjetra.

    1. Ikja e personelit profesional shëndetësore;
    2. Lista e barnave esenciale me probleme të njëjta, 365 ditë të vitit;
    3. Lista e pritjes në rritje e sipër, si në aspektin diagnostik dhe terapeutik. Si p,sh në Ortopedi ka pacient që për protezë të gjurit presin deri në 4 vite;
    4. Shërbimet e emergjente si Stroke Center nga 24 h funksionale vetëm 4 h. Nga ora 13  çdo ditë të rregullte punë rrezikon që periudha e intervenimit efikas prej 4 h të humbet.

    Tre ligje madhore, që janë shtylla e shëndetësisë,  të premtuara ne agjendën legjislative nga viti 2021 ende askund:

    • Ligji për shëndetësi (qe dy vite zhagitet në agjendën legjislative te Kuvendit),
    • Ligji për Ëmet shëndetësore askund madje as forma si të bëhen nuk është ne vizion,
    • Ligji për Ëmet sociale njëjtë (ëmet shëndetësore, ëmet jetësore, pensionale, invalidore, pensionet e parakohshme) ende nuk kemi një formë të prezantuar; a do të jetë gjenerata për gjenerate apo ndonjë forme tjetër.
    • Jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa ëme shëndetësore.

    Shëndetësia është keq. Intervenimet duhet të jenë urgjente dhe të drejta.

    Qëllimi i kësaj konference është ftese për mediat, shoqërinë civile, partitë politike në pozitë dhe opozitë, intelektualet dhe strukturat tjera vendore me influence qe te mos heshtin, të mos rrinë duar kryq, por te mobilizohen dhe të kërkohet veprim.

    Ky shtet është i joni.

    Nga kjo situate ka dalje. Urgjent duhet:

    • Shëndetësia prioritet (buxhet dhe mbështetje);
    • Kompetentet ne vendimmarrje;
    • Kompetencë dhe përgjegjësi për menxheret në secilin nivel;
    • Politika të jetë mbështesë e jo të pengoj me vendime politike dhe nominime të të dëgjueshmëve dhe të padëshmuarve;
    • Të bëhet ndarje strikte mes shërbimit shtetëror shëndetësor dhe atij privat;
    • Ëmet shëndetësore.
    • Te largohen eksperimentet dhe improvizimet.

    Ju përkujtoj se shëndetësia është shkence, nuk është politike, ka hierarki te definuar profesionale, arsimore dhe përgjegjësi bazuar ne thirrje.

    Mjaft me eksperimente të padëshmuara në shëndetësi. Eksperimentet e pa dëshmuara janë avanture, që çdo herë rezulton me dështim.

    Zëvendësministri i Punëve  të Brendshme, Blerim Gashani tha se këto mjete do të shërbejnë për shërbime më të mira nga ekspertët balistik e konfiskimin e armëve ilegale, duke shtuar se do të ketë ndihim në parandalimin e krimit.

    Ai madje garantoni se këto pajisje do të përdore me përgjegjësi dhe do të ndiqen praktikat më të mira.

    “Kjo ndikon në konfiskimin e armëve ilegale. Deri më sot Agjencitë dhe institucionet kanë treguar dhe dëshmuar që jemi shumë serioz. Analiza barisike është pjesë e rëndësishme për ta parandaluar krimin. Ne nga Ministria shprehim gatishmërinë për ta bërë vendin tonë më të sigurt, rajonin, Bashkimin Evropian dhe më gjerë”.

    “… këto pajisje do të fuqizojnë ekspertët balistik, dua të theksoj përdorimin e përgjegjshëm të këtyre pajisjeve, për të ndjekur praktikat më të mira”.

  • Për tetë muaj Inspektorati Farmaceutik shqiptoi mbi 100 gjoba

    Për tetë muaj Inspektorati Farmaceutik shqiptoi mbi 100 gjoba

    Inspektorati Farmaceutik gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, ka realizuar 635 inspektime, ndërsa ka gjobitur 114 subjekte.

    Sipas njoftimit, në vazhdën e aksioneve kontrolluese janë gjobitur 54 subjekte që posedonin produkte të jashtëligjshme, ndërsa 43 raste kur gjatë kontrollit ka rezultuar se në farmacitë e ndryshme mungon farmacisti, siç është e përcaktuar me ligj.

    “Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Farmaceutik ka ndërmarrë masa edhe ndaj 4 institucioneve shëndetësore private të cilat nuk ishin të licencuara. Ndaj të gjitha rasteve të cilat e kanë cenuar shëndetin publik janë ndërmarrë masat sipas autorizimeve ligjore. Ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia gjatë vizitës në Inspektoratin Shëndetësor bëri të ditur se nga muaji shtator, inspektorëve do t’u paguhen shtesat në vlerë të 250 eurove. Së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese dhe pas përfundimit të procedurave rekrutuese, numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore. Në dispozicion janë numrat kontaktues: Inspektorati Shëndetësor: 03820024154, Linja e ankesave: 080017777”, thuhet në njoftim.