ATV

Blog

  • Mijëra persona dyshohet se kanë vdekur nga stuhia në Libi

    Mijëra persona dyshohet se kanë vdekur nga stuhia në Libi

    Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka shkaktuar përmbytje shkatërruese në Libi.

    Lideri i Qeverisë në lindje të Libisë, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht, ka thënë se numri i vdekjeve mund të shkojë në 2.000, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

    Stuhia Daniel ka zbarkuar në Libi të dielën, duke i detyruar autoritetet që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

    Shtatë pjesëtarë të ushtrisë së Libisë janë zhdukur në operacionet e kërkim-shpëtimit.

    Zyrtarët në lindje kanë nisur të zbatojnë orë policore, ndërsa shkollat dhe dyqanet janë mbyllur.

    Teksa numri i viktimave rritet, Kryqi i Kuq i Libisë ka thënë se të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar.

    Ndonëse administrata me bazë në Bengazi është marrë me situatën në lindje të shtetit, rivalja e saj, Qeveria e njohur nga komuniteti ndërkombëtar në Tripoli, është përfshirë, po ashtu.

    Kryeministri Abdulhamid Dbeiba, ka thënë se i ka urdhëruar të gjitha agjencitë shtetërore që t’i adresojnë dëmet pas përmbytjeve, derisa Zyra e Kombeve të Bashkuara në Libi, ka thënë se është duke e vëzhguar situatën nga afër.

    Libia është ndarë në dy administrata rivale prej vitit 2014, pas vrasjes së liderit Muammar Gaddafi, më 2011.

    Të dyja qeveritë i kanë shpallur tri ditë zie, për t’i nderuar viktimat e stuhisë Daniel.

    Shkencëtarët për klimën kanë tërhequr vërejtjen se ndryshimet klimatike nënkuptojnë më shumë sasi të ujit gjatë sezonit veror, çka mund të rezultojë me stuhi intensive./REL/

  • Rohde: Takimi i 14 shtatorit vjen në një moment kritik, Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani – s’ka më me lojëra faji

    Rohde: Takimi i 14 shtatorit vjen në një moment kritik, Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani – s’ka më me lojëra faji

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se takimi i 14 shtator vjen në një moment kritik, shkruan Reporteri.net.

    Në rrjetin social “X”, Rohde ka thënë se është e nevojshme që të dyja palët të angazhohen në deeskalimin e situatës në veri.

    Tutje ai ka shkruar se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani, dhe se s’ka më me lojëra faji, pasi është koha për të vepruar për të mirën e të gjithëve.

    “Takimi i nivelit të lartë më 14 shtator vjen në një moment kritik. Ne kemi nevojë për angazhimin e plotë të të dyja palëve për de-përshkallëzimin, dialogun e ndërmjetësuar nga 🇪🇺 dhe demokracinë pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet TANI. Nuk ka më lojëra faji. Hiqni pengesat për përparim. Koha për të vepruar për të mirën e të gjithëve”, ka shkruar ambasadori gjerman në “X”.

  • Arrestohet Enca, kjo është arsyeja

    Arrestohet Enca, kjo është arsyeja

    Policia ka arrestuar këngëtaren Ruenca Haxhia e njohur si Enca.

    Ajo është vënë në pranga së bashku me të dashurin e saj, pasi në ballkonin e banesës i janë konstatuar disa bimë kanabisi.

    Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese e kanabisit dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës.

    Banesa e këngëtares ndodhet në afërsi të TEG në një vilë private.

  • Murati: Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri tash për subvencionim të faturave të energjisë elektrike

    Murati: Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri tash për subvencionim të faturave të energjisë elektrike

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri tash për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

    Murati ka thënë se aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të shtatort, derisa ka inkurajuar të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar, që të aplikojnë.

    “Aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, dhe mund të bëhet online në formularin: https://see.rks-gov.net Inkurajohen të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar. Në veçanti, inkurajohen që të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes, apo që janë pensionistë që jetojnë vetëm e pa përkujdesje”, ka shkruar Murati.

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me temperatura të larta dhe mot të nxehtë.

    Temperaturën minimale do e mbajë Ferizaj me 11 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 31 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë pritet të jetë me kushte të njëjta meteorologjike.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjilani me 12 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 33 gradë Celsius. /atvlive.tv

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen në Podujevë

    Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen në Podujevë

    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet për vrasjen që ndodhi ditën e hënë në Podujevë, ku në vendin e ngjarjes mbeti e plagosur edhe një grua.

    I arrestuari i dyshuar për kryerjen e vrasjes është A.S.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj konfirmoi se kanë lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar.

    “Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar, në rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë”, tha ajo për KosovaPress.

    Mesditën e së hënës në Podujevë një 30-vjeçar me inicialet V.B. i njohur me nofkën “Dhija” ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur edhe gruaja e tij. Aty ishte i pranishëm edhe një fëmijë 4-vjeçar, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime fizike.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, gjersa motivet e rastit ende nuk dihen.

  • Nazi habit me deklaratën për Feron, tregon arsyen përse ky i fundit e la muzikën

    Nazi habit me deklaratën për Feron, tregon arsyen përse ky i fundit e la muzikën

    Ish-këngëtari i Grupit Aurora, Nazmi Sfishta – Nazi ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV. Ai në këtë emision rrëfeu shumë nga jeta e saj private.

    Nazi, në këtë emision nuk la pa e komentuar edhe veprimin e fundit të Feros, i cili e la muzikën për t’iu përkushtuar fesë Islame.

    “Të gjithë ata që e kanë lënë dhe të gjithë ata që do ta lënë ‘InshaAlah’, unë i inkurajoj, i përgëzoj dhe i falënderoj, sepse ata iu kanë kthy shpirtit të vet, iu kanë kthy qetësisë së vet, iu kanë kthy devotshmërisë, lumturisë dhe janë largu nprej kotësisë, prej humbjes së kohës”, tha Nazi. /atvlive.tv

  • Arsim Prepolli: Goli i Asanit ishte ‘Alla’ Juninho

    Arsim Prepolli: Goli i Asanit ishte ‘Alla’ Juninho

    Analisti e përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ Arsim Prepolli e ka komentuar golin e sulmues Jasir Asani te cilën lojtari e shënoi përballë Polonisë, në ndeshjen që kombëtarja shqiptare fitoi 2:0 përballë polakëve.

    ‘Ishte gol i jashtëzakonshëm gol ‘alla’ Juninho, ai deklaroi që edhe portieri i Polonisë ia ka zgjatur dorën. Po mendoj që kësi gola rallë shihen në Evropë’ tha Arsim Prepolli.

    Më posht mundeni me ndjek live emisionin ‘EKIPI A’.

  • Batatina: Mirlind Daku është sulmues më i mirë se Armando Broja

    Batatina: Mirlind Daku është sulmues më i mirë se Armando Broja

    Trajneri i FC Llapit, Tahir Batatina është i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

    Batatina ka deklaruar që Shqipëria kishte shumë nevojë për një sulmues si Mirlind Daku, madje trajneri kosovar tha që Daku është më i mirë se Armando Broja.

    ‘Mirlind Daku është sulmues që i duhej Shqipërisë, pra kombëtarja shqiptare nuk kishte një sulmues pykë si Daku. Për mua ai është më i mirë se Broja’ tha Batatina

    Kur jemi te Batatina, trajneri kosovar ishte ai i cili ai kishte dhënë rastin që të debutoi Mirlind Dakut në elitën e futbollit kosovar.

  • “Mora sinjal nga Zoti”,  Nazi tregon se si ‘komunikon’ me Zotin

    “Mora sinjal nga Zoti”, Nazi tregon se si ‘komunikon’ me Zotin

    Këngëtari i Grupit Aurora, Nazmi Sfishta – Nazi ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV. Ai në këtë emision rrëfeu shumë nga jeta e saj private.

    Një nga bisedat e tij në këtë emision ishte edhe pretendimi i tij se komunikon me Zotin, majde edhe tregoi se si mund të komunikohet me të.

    “Zoti komunikon me disa njerëz përmes formave të ndryshme, përmes ëndrrave, përmes engjëjve, përmes frymëzimeve, përmes asaj që ty të vjen shpirtnisht për me e realizu, por këto janë gjuhë shumë të thella, të cilat nuk i shpjegon dot gjuha e shkencës, sepse shkenca folë për 5 shqisa, por për shqisën e gjashtë që është ndjeshmëria që lidhet me shpirtin, nuk ka mundësi, vetëm spekulon. Madje nuk ia qëllon asnjëherë të vërtetën”, thotë Nazi. /atvlive.tv