ATV

Blog

  • Ish-komandant Remi lirohet pas arrestimit

    Ish-komandant Remi lirohet pas arrestimit

    Është liruar Rrustem Mustafa, ish-komandant Remi, i cili para pak orësh ishte arrestuar. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se Mustafa është lirurar pas një intervistimi potesues.

    Ish-komandanti i UÇK-së ishte dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë për t’u intervistuar, raporton RTK.

    Më herët u raportua për arrestimin e tij.

  • Zyrtare: Vazhdon loja Rumani – Kosovë

    Zyrtare: Vazhdon loja Rumani – Kosovë

    Konfirmohet zyrtarisht, ndeshja vazhdon sonte.

    Këtë e konfirmoi drejtuesi i emisionit CONTEXT në ATV, Leart Hoxha, i cili tha se tani ka marrë konfirmimin zyrtar.

    Gjyqtari ka tërhequr vrejtjen që në rast kjo gjë përsëritet, ndeshja do të përfundojë.

    LEXO EDHE:

    Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

  • Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

    Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

    Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar. Kjo për shkak se një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”.

    Ende nuk është marrë ndonjë vendim nëse ndeshja do të vazhdojë, por nëse merret një vendim për vazhdim, duhet të bëhet që të jetë pa tifozë.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se edhe në rast se vazhdon kjo lojë sonte, së bashku me organizatat sportive në vend, do të kërkojnë përgjegjësi për këtë skandal që ndodhi në stadiumin rumun.

    “Edhe nëse kjo lojë vazhdon sonte, unë besoj që nuk mundet me u nënçmu kjo që ka ndodh. Edhe, ne gjithsesi ne duhet të konsiderojmë, bashkë me organizatat tona sportive që të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal. Kjo nuk mundet vetëm me kalu dhe me u reflektu në një vonesë të zhvillimit të kësaj ndeshje”, tha Çeku.

  • Po mbahet ende takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve, nuk ka ende vendim

    Po mbahet ende takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve, nuk ka ende vendim

    Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar, pasi tifozët vendas shfaqën parulla nacionaliste kundër Kosovës, transmeton atvlive.tv.

    Gjyqtari i nxori të dy ekipet nga stadiumi derisa po pritet vendimi final.

    Aktualisht po mbahet ende takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve dhe zyrtarëve të UEFA-s derisa ende nuk ka vendim.

  • Mesazhet nacionaliste në stadiumin rumun, reagon ministri Çeku: Kjo është një thirrje për gjenocid

    Mesazhet nacionaliste në stadiumin rumun, reagon ministri Çeku: Kjo është një thirrje për gjenocid

    Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar. Kjo për shkak se një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin CONTEXT në ATV, këtë mesazh e ka quajtur më më të rëndë se vetëm mesazh politik.

    “Ne e kemi kriju një përvojë të ballafaqimit edhe nëpër rrugë ligjore, sidomos me Serbinë. Sa herë që kanë tentu me e shfrytëzu sportin për mesazhe politike, deri te ato thirrje për gjenocid. Ai transparent nuk e ka vendin aty dhe besoj që vendimi i referit është i drejtë sepse kjo është më e rëndë se vetëm mesazh politik. Kjo është thirrje për gjenocid, edhe është definitivisht diçka që nuk e ka vendin aty”, tha Çeku.

    Ai thotë se ka qenë i bindur në fitoren e Kosovës, por me gola, ndërsa situata e fundit, sipas tij po e dëtyron Kosovën që fitoren ta kërkojë në një rrugë tjetër.

    “Jam i bindur për fitoren e Kosovës sonte, por me gola, mirëpo nëse na detyrojnë të shkojmë në fitore me një rrugë tjetër, edhe atë do ta bëjmë”, tha Çeku. /atvlive.tv

  • Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, tifozët rumunë me pankartë ‘Kosova është Serbi’

    Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, tifozët rumunë me pankartë ‘Kosova është Serbi’

    Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

    Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë ndezur mjete piroteknike.

    Ata gjithashtu kanë shfaqur mesazhe skandaloze kundër shtetit të Kosovës.

    Rumunët po dëgjohen që nga fillimi i ndeshjes duke brohoritur “Serbia, Serbia”.

    Ekipet janë larguar drejt zhveshtoreve.

  • Rriten çmimet e karburanteve

    Rriten çmimet e karburanteve

    Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë. Gjatë ditës së sotme një litarë naftë është tregtuar deri 1.52 euro.

    Ndërkaq, vendimi i fundit i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës duket se nuk ka ndikuar fare për uljen e çmimeve.

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka treguar për KosovaPress se këto ditë ka ngritje të çmimeve për karburantet.

    Sipas Berjanit, çmimet e karburanteve janë përafërsisht këto: dizel 1.44 deri në 1.52 euro për një litër, benzina 1.44 deri 1.51 euro.

    “Në këtë javë që shkoi kemi pas rritje të çmimit të derivateve në berëz dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Dhe kështu kemi pas një rritje të lehtë të çmimeve edhe në Kosovë”, theksoi ai për KosovaPress.

    Ai thekson se çmimi i derivateve për standardin e qytetarëve në Kosovës është i lartë.

    Sipas tij, çmimi real për qytetarët tonë kishte me qenë 1 euro për një litër naftë.

    “Kjo nuk varet nga ne po as nga qeveria, çmimin e percakton berza dhe organizata prodhuese OPEC”.

    Megjithatë, ai thotë se në Kosovë çmimet janë më të lira se në rajon.

    Shqipëri: Dizelli 1.93 euro, benzina 1.91 euro

    Serbia: Dizeli 1.69 euro, benzina 1.76 euro

    Mali i Zi: Dizeli 1.59 euro, benzina 1.63 euro

    Bosna dhe Hercegovina: Dizeli 1.50, benzina 1.49 euro

    Kroaci: Dizeli 1.59, benzina 1.60 euro

    Slloveni: Dizeli 1.66, benzina 1.65 euro

    Maqedonia Veriore: Dizeli 1.35 euro, benzina 1.42 euro

  • Frank Rubio bëhet astronauti amerikan me qëndrimin më të gjatë në hapësirë

    Frank Rubio bëhet astronauti amerikan me qëndrimin më të gjatë në hapësirë

    Astronauti Frank Rubio, i cili shërben në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, me 366 ditë në hapësirë, u bë astronauti amerikan i cili ka qëndruar aty më së gjati, transmeton Anadolu.

    “Astronauti Frank Rubio, duke e tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 355 ditësh, theu një rekord të ri në historinë hapësinore të SHBA-së”, njoftoi Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) në deklaratën e bërë në rrjetin social “X”.

    Theksohet se Rubio do të kthehet në Tokë më 27 shtator dhe do të jetë në një mision hapësinor prej 371 ditë pandërprerë deri atëherë.

    Kur Rubio, i cili shkoi në hapësirë ​​më 21 shtator 2022, të përfundojë misionin, ai do të bëhet astronauti i parë amerikan që ka qëndruar në hapësirë ​​për më shumë se 1 vit.

    Defekti në kapsulë shkaktoi rekordin

    Rubio dhe dy kozmonautë rusë, për një mision gjashtëmujor kishin shkuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me kapsulën ruse “Soyuz”.

    Megjithatë, pasi u zbulua një defekt në mjetin “Soyuz MS-22”, kapsula u kthye në Tokë pa ekuipazh dhe NASA njoftoi se një anije e re kozmike do të dërgohej për të mundësuar kthimin e ekuipazhit rus dhe amerikan në Tokë.

    Me këtë, Rubio theu rekord në vendin e tij, por nuk është një rekord botëror, pasi rekordi botëror qëndron te kozmonauti rus Valeri Polyakov, i cili kishte qëndruar 437 ditë në hapësirë.

    Polyakov theu rekord botëror duke qëndruar nga janari i vitit 1994 deri në mars të vitit 1995 në hapësirë.

  • Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, tjetri ende në arrati

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, tjetri ende në arrati

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për përfshirje në vrasjen që ndodhi të hënën në “Interex”, në Podujevë. Ndërsa, i dyshuari tjetër është ende në arrati.

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, prokurori i rastit Ilaz Beqiri.

    “Është bërë kërkesa për caktimin e masës së parabugimit ndaj njërit të dyshuar për vrasjen e ndodhur në Podujevë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, tha prokurori Beqiri.

    Ai shtoi se Policia po vazhdon kërkimet për të dyshuarin e dytë, por se ka shumë pak informacione për të.

    “Lidhur me personin tjetër të arratisur, Policia është duke i zhvilluar të gjitha procedurat në gjetjen e të njëjtit mirëpo mungojnë informacionet lidhur me të njëjtin, shumë pak po dinë për të”, tha prokurori.

    Lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja, ai tha se Prokuroria është njoftuar mirëpo meqenëse është faza e hetimeve, nuk mund të japin detaje.

    Ndryshe, lidhur me arrestimin e të dyshuarit të parë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, për “Betimi për Drejtësi” tha se i dyshuari që është arrestuar është i moshës madhore.

    “Me urdhër të prokurorit është arrestuar një person nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në ngjarje. I arrestuari është i moshës madhore dhe ende nuk dihen motivet që çuan deri në vrasje”, tha Ulaj.

    Kurse, përmes raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit u gjet pistoletë, pushkë gjuetie e municion.

  • Rizvanolli: Kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve

    Rizvanolli: Kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se ende pa u bërë një muaj janë pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve.

    Rizvanolli tha se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura. Kurse për më shumë informata për subvencionim qytetarët të vizitojnë këtë link.

    “Ende pa u bërë një muaj kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve. Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

    Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse.

    Njëherit edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për të përfituar nga subvencionimi për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.

    Kurti ndër të tjerash ka thënë se këtë vit synojnë të rrisin efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera, ashtu sikurse vitin e kaluar.