ATV

Blog

  • Shpend Ahmeti tregon dy skenarët e mundshëm që u diskutuan në takimin e Vuçiqit me ambasadorin rus

    Shpend Ahmeti tregon dy skenarët e mundshëm që u diskutuan në takimin e Vuçiqit me ambasadorin rus

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Bocan-Harchenko, një ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosoëvs në veri të vendit.

    Ahmeti ka treguar dy skenarët e mundshëm që janë diskutuar në takimin e Vuçiqit me ambasadorin rus.

    Ahmeti ka thënë se skenari i parë është se janë diskutuar humbjet ose fitimet e “një plani të dështuar”.

    Ndërsa skenari i dytë, sipas Ahmetit është që “Vuçiq donte të dinte nëse FSB ishte përfshirë në një op. ai nuk e dinte”

    Shkrimi i Ahmetit në rrjetin social “X” (ish-Twitter):

    Takimi i parë i Vuçiqit sot ishte me ambasadorin rus. Bocan-Harchenko. Vuçiq tha se ka diskutuar për spastrimin etnik të serbëve në Kosovë.

    2 skenarë të mundshëm

    – diskutuan fitimet/humbjet pas një plani të dështuar

    – Vuçiq donte të dinte nëse FSB ishte përfshirë në një op. ai nuk e dinte

  • Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës

    Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit, duke u bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet.

    “Autorët e këtij krimi duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”, tha Blinken përmes një deklarate.

    Në orët e hershme të së dielës, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit.

    Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

    Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës.

    Të dielën, autoritetet thanë se tre sulmues u vranë, ndërkaq më 25 shtator u raportua se është gjetur trupi i pajetë edhe një sulmuesi tjetër të dyshuar. Ndërkaq, gjashtë persona janë arrestuar.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përshkuar sulmuesit e armatosur si “një njësi e organizuar profesionale, që ka ardhur për të luftuar në Kosovë”.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”.

    Vuçiq e dënoi vrasjen e policit të Kosovës, duke thënë se ajo “nuk mund të justifikohet”, por mohoi se Beogradi kishte ndonjë lidhje me sulmin.

    Një ditë pas përleshjeve në veri, situata në këtë zonë të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – raportohet se është e qetë, por qasja për në fshatin Banjskë në Komunën e Zveçanit është ende e mbyllur nga Policia e Kosovës. /rel

  • Kolegu i Bunjakut: Pishman që nuk isha me të atë natë

    Kolegu i Bunjakut: Pishman që nuk isha me të atë natë

    Kolegu i rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në detyrë, polici Avni Behrami, tha se të gjithë do ta ndjekin rrugën e kolegut të tij, tashmë i nderuar nga presidentja Vjosa Osmani, me titullin “Hero i Kosovës”, raporton EO.

    Behrami, duke treguar për momentet kritike të asaj nate, tha se së bashku me rreshterin Bunjaku kanë qenë kolegë të pandashëm dhe se është pishman që nuk ka qenë së bashku me të në natën që ai është vrarë.

    “Ka qenë një epror, një prijës shumë i mirë, shumë i sjellshëm i cili ka kontribuar shumë mirë vendit e ka shprehur atë vullnetin e pastër edhe ndaj kolegëve edhe qytetarëve. Për ne, nuk është lehtë me humb një rreshter si Afrimi, për ne është një inkurajim shumë i madh që e kemi pasur”.

    “Ai do të jetë i përhershëm, ne do të ndjekim rrugën e tij, do të vazhdojmë në shërbim të atdheut ne çdo pjesë të Kosovës pa dallim”, tha ai.

    Behrami ka dhënë detaje se si ai dhe Bunjaku kanë pasur detyra të ndryshme atë natë, e se “i ka mbetur pikë qysh nuk qëlloi me të në atë moment”.

    “Historia e ndërrimit të fundit kemi qenë se bashku deri në orët e vona dhe më është dhënë një detyrë tjetër të ura e Bistricës. Atje kam shërbyer deri vonë. Ndërkohë stacioni ka pranuar një thirrje tjetër që rruga ka qenë e bllokuar. Ai së bashku me disa koleg të tjerë janë nisur në atë drejtim dhe në ballafaqim me ata kriminelë ai ka ra heroikisht aty duke mbrojtur vendin, duke mbrojtur pjesën e Kosovës”.

    “Unë kam jetuar më të, kam punuar më të ndoshta edhe kafshatën e fundit bashkë e kemi hëngër. Më ka mbet pikë se qysh nuk qëllova në atë moment, me dhënë atë kontributin edhe unë, ndoshta edhe unë isha shkua më të po të paktën të kisha qëlluar më të”, tha ai.

  • Çfarë do të ndodh me armatimin e sekuestruar nga policia?

    Çfarë do të ndodh me armatimin e sekuestruar nga policia?

    Avokati Naim Rudari, në emisionin A LIVE në ATV, tha se armatimit të sekuestruar fillimisht do t’i bëhet një verifikim i detajuar, pastaj institucionet do të vendosin nëse ky armatim do të përdoret për nevoja të brendshme apo të shkatërrohet.

    “Para se gjithash nevojitet që të bëhet verifikim i detajshëm se nga kanë ardhur dhe më pas besoj se do të vendosin institucionet përkatëse se a do t’i shfrytëzojnë këtë armatim eventualisht në qoftë se është i përdorshëm për nevoja të brendshme apo eventualisht do ta shkatërrojnë, por para se gjithash kjo është mjaft me rëndësi që t’i paraqitet edhe faktorit ndërkombëtar dhe ta shohin se nuk kemi të bëjmë me grupe të formuara rastësisht”, tha Rudari.

    Ai tha se mendon që plani i grupit terrorist ka qenë që të rrëmbehet ndonjë zyrtar policor, në mënyrë që të fusin frikë tek policia që të mos i afrohen vijave kufitare.

    “Pa dyshim se kjo shërben për kohë të gjatë dhe për një përgatitje më afatgjate, edhe pse unë mendoj se ata ditën e djeshme kanë menduar që ta rrëmbejnë ndonjë zyrtar policor, por duke u përgatitur vazhdimisht ndoshta edhe për të futur frikë tek policia që eventualisht të mos afrohen rreth vijave kufitare, me njësi të tilla speciale. Por, fatbardhësisht që policia e jonë ka qenë pak sa më vigjilente duke e pritur që mund të ndodhë një sulm i tillë dhe ata janë përgjigjur këtij sulmi me mjaft maturi dhe shpejtësi, duke i pasivizuar dhe neutralizuar, e që si duket tani situata është futë nën kontroll dhe është menaxhuar jashtëzakonisht mirë, sepse është e vështirë në situata të tilla se mund të pësojnë shumë njerëz, qytetarë, zyrtarë policorë, por si duket që kemi një rezultat jashtëzakonisht të mirë, duke marrë parasysh që tani për tani evidentohet vetëm dëmi fillestar që u shkaktua, pasoja fillestare zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe tjetri Alban Rashiti që është plagosur, eventualisht ndonjë lëndim tjetër, por nuk kemi persona të plagosur nga ana jonë, ndonëse shihet se përballë kanë pasur një arsenal të tërë, por duke mos mohuar edhe përgatitjen e tyre që kanë qenë edhe ata të specializuar për të përdorin këtë lloj armatimi”, tha Rudari. /atvlive.tv

  • Gjendet trupi i pajetë i edhe një sulmuesi të dyshuar në veri

    Gjendet trupi i pajetë i edhe një sulmuesi të dyshuar në veri

    Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë.

    Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.

    Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga prokurori Naim Abazi.

    “Jemi duke bërë përpjekje ta identifikojmë atë për momentin, pasi nuk kishte dokumente identifikimi me vete”, tha Abazi.

    Abazi tha se, po ashtu, është në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet tjetër me armatim.

    Policia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë, të cilët u strehuan në manastirin e fshatit më vonë.

    Si pasojë, zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

    Të dielën, autoritetet kosovare thanë se tre sulmues u vranë gjatë sulmit, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, u arrestuan.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se një “formacion terrorist dhe kriminal prej 30 vetave” mori pjesë në sulm.

    Gjendja në veri të Kosovës të hënën është e qetë, por qasja për në fshatin Banjskë në Komunën e Zveçanit është ende e mbyllur nga policia e Kosovës, pas sulmit vdekjeprurës të së dielës nga persona të armatosur dhe maskuar.

    Njësia Speciale e Kosovës e ka vendosur një automjet të blinduar dhe vetura të tjera në kryqëzimin Ballaban, i cili dërgon në Banjskë.

    Duke folur në një konferencë për gazetarë, Kurti i përshkroi sulmuesit e armatosur si “një njësi e organizuar profesionale, që ka ardhur për të luftuar në Kosovë”.

    Ai i bëri thirrje grupit që t’iu dorëzohet autoriteteve kosovare.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”.

    Vuçiq e dënoi vrasjen e policit të Kosovës, duke thënë se ajo “nuk mund të justifikohet”, por mohoi se Beogradi kishte ndonjë lidhje me sulmin.

  • Kurti: Policia në veri tregoi profesionalizëm, u parandalua një skenar kriminal dhe terrorist

    Kurti: Policia në veri tregoi profesionalizëm, u parandalua një skenar kriminal dhe terrorist

    Kryeministri Ablin Kurti, tha se rreshteri Afrim Bunajku, është hero i Kosovës, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, të dielën Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm, duke parandaluar një skenar kriminal dhe terrorist.

    Kurti në akademinë komemorative kushtuar Bunjakut, tha se ligjshmëria, kushtetutshmëria, paqja dhe siguria do të jenë gjithmonë dhe çdo herë për gjithsecilin dhe pa dallime.

    “E diela 24 shtatorit na ka mbledhur sot këtu dhe shpirtërisht me gjithë Kosovë për të nderuar jetën dhe veprën e rreshter Afrim Bunjaku”.

    “Dita e sotme është ditë zie në vendin tonë për shkak të pikëllimit për Afrim Bunjakun. Por, e sotmja është edhe dita kur do t’i bëhen nderimet edhe më të mëdha për Afrimin, për Policinë tonë që me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme e parandaloi një skenar kriminal dhe terrorist”.

    “Afrim Bunjaku u vra gjatë një sulmi nga një grup terroristësh. Nga dje asgjë nuk mund të jetë më njësoj, faktet dolën , për të parë të vërtetën e rajonit”.

    “Ky reagim i institucioneve tona profesionalisht ka qenë në përputhje me shtetin tonë demokratik dhe perëndimore. Sot përballë fotografisë së portretit të Afrim Bunajkut përkulemi me nderime dhe respekt si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujtesë. Ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, paqe dhe siguri për të gjithë dhe secilin pa dallim”, tha Kurti.

  • Sveçla: Në ditë si këto, dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë

    Sveçla: Në ditë si këto, dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me vrasjen e policit Afrim Bunjaku, Kosova ka humbur një njeri dhe polic të mrekullueshëm.

    Në mbledhjen komemorative për nder të rreshteri Bunjaku, Sveçla ka thënë se përveç dhimbjes, ndjen edhe krenari për Bunjakun e se në ditë si këto dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë, raporton Ekonomia Online.

    “Jam sot para jush me ndjenjën e dhimbjes që kisha edhe në mëngjesin kur pranova lajmin e hidhur. Kësaj dhimbjeje që po e ndjej  po i shtohet edhe krenaria që e kishim fatin ta kemi reshterin Bunjaku në radhët tona”.

    “Guximi i pashembullt që këtë rrugë që e hapi që 22 vite është dhe duhet të jetë pasqyrë se duhet të punojmë më shumë për paqen dhe sigurinë. Dje humbëm një njeri të mirë, baba të mrekullueshëm, një polic të mrekullueshëm që u vra në luftën për Kosovën. Në ditë si këto dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë, Kosovën ta bëjmë vendin që ai ka dashur”, tha ai.

  • Vajza e policit të vrarë në Veri prek me fjalët për babain: Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush

    Vajza e policit të vrarë në Veri prek me fjalët për babain: Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush

    “Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush”, janë fjalët e vajzës së policit të vrarë dje në Veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, të cilat i tha në mbledhjen komemorative në nderim të veprës së tij.

    Arbenita Bunjaku, 25 vjeçarja tutje vazhdoi duke thënë se “Ti flijove vetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të jemi krenar me ty”.

    Polici i vrarë pas vetes ka lënë përveç vajzës edhe dy djemë dhe gruan.

  • Ambasadori gjerman: Athua a do të na bashkohet Lista Serbe kundër sulmit vrastar ndaj Policisë së Kosovës?

    Ambasadori gjerman: Athua a do të na bashkohet Lista Serbe kundër sulmit vrastar ndaj Policisë së Kosovës?

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është drejtuar Listës Serbe, duke pritur një rreshtim të tyre kundër sulmit të djeshëm terrorist në Kosovë.

    Nga ky sulm terrorist mbeti i vdekur polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos një dhe u lënduan dy persona.

    “Sikurse krejt bota, edhe Kisha Ortodokse Serbe dënon ngjarjet e djeshme: Athua a do ta ndërpresë heshtjen e saj Lista Serbe dhe të na bashkohet në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës?”, ka shkruar Rohde në platëformën “X”.

  • Osmani e nderon me urdhrin “Hero i Kosovës” Afrim Bunjakun: Sulmi kishte për qëllim destabilizimin e rajonit

    Osmani e nderon me urdhrin “Hero i Kosovës” Afrim Bunjakun: Sulmi kishte për qëllim destabilizimin e rajonit

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se ka ndarë urdhrin post-mortum “Hero i Kosovës”, për policin e vrarë, Afrim Bunjaku, raporton Ekonomia Online. Ajo tha se Bunjakut, ka qenë gardian i sigurisë se Kosovës e prej sot është heroi Kosovës.

    E para e shtetit pohoi se heroizmi Bunajkut do të jetë frymëzim për të gjithë, duke bërë thirrje që të jemi të bashkuar, kundër terrorizmit.

    Osmani shtoi se sulmi i djeshëm kishte për qëllim që ta destabilizonte jo vetëm Kosovën, por edhe të gjithë rajonit. “Ra në mbrojte të dinjitetit të Republikës sonë, andaj sot në emër të qytetarëve tanë do t’i ndaj urdhrin, post-mortom, urdhrin më të lartë të Kosovës. Dje u sfiduan nga banda terroriste të dirigjuara nga Beogradi dhe ai bëri ata që duhet, mbrojte integritetin territorial dhe vuri dinjitetin”.

    “Ai tregoi trimëri të pa shoq. Heroizmi i tij lë të na frymëzoj që të jemi të gjithë të bashkuar, kundër terrorizim. Republikën e Kosovës nuk do të arrij askush ta gjunjëzoj deri sa Kosova ka heronj si Afrim Bunjaku”, tha ajo.