ATV

Blog

  • Sulmi në veri, reagon ambasada amerikane në Beograd

    Sulmi në veri, reagon ambasada amerikane në Beograd

    Ambasada amerikane në Beograd, ka reaguar pasi një zyrtar policor i Kosovës u vra në Banjskë të Zveçanit.

    Kjo ambasadë e ka shpërndarë postimin e zëdhënësit Matthew Miller, ku është kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

    “SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e dhunshme të koordinuara ndaj Policisë së Kosovës që nga 24 shtatori. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin lëvizjet apo retorikën që do të nxiste më tej tensionet dhe të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e BE-së”.

  • Osmani në varrimin e policit të vrarë: Frymëzim për mbrojtjen e atdheut

    Osmani në varrimin e policit të vrarë: Frymëzim për mbrojtjen e atdheut

    Presidentja Vjosa Osmani, në ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në veri, ka thënë se ai nuk ishte vetëm mbrojtës i Republikës sonë, por edhe simbol i guximit.

    Osmani ka thënë se sakrificia e Bunjakut nuk do të harrohet kurrë e se trashëgimia e tij do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm, raporton EO.

    “Është detyrë e jona që ta nderojmë sakrificën e Afrimit. Ai nuk ishte vetëm mbrojtës i Republikës por edhe simbol i guximit. Sakrifica e juaj nuk do të harrohet kurrë teksa trashëgimia juaj qoftë frymëzim për brezat e ardhshëm se si duhet të mbrohet atdheu”, tha Osmani.

  • Policia e konfiskon edhe veturën e Milan Radojçiqit me logo të KFOR-it, brenda gjendet edhe leja e armës së tij

    Policia e konfiskon edhe veturën e Milan Radojçiqit me logo të KFOR-it, brenda gjendet edhe leja e armës së tij

    olicia e Kosovës ka konfiskuar edhe makinën e blinduar me vlerë mbi 300 mijë euro e kriminelit serb Milan Radojçiq, e kamufluar me logo të KFOR-it, raporton EO.

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmen Hoxha, tha se brenda veturës Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur edhe leja e armës së tij Radojçiqit.

    “Nga kontrolli fillestar që është bërë disa veturave është konstatuar që edhe përkundër faktit që asnjë nga automjete e hasura në vendin e ngjarjes nuk kishin targa megjithatë atë nën parafangon e disa nga automjeteve vëreheshin tiketa të regjistrimit që ishin regjistrime të Serbisë”.

    “Në një nga automjete Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës së personit Milan Rajdoçiq. Njëherit nënkryetar i Listës Serbe i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Kosovë, dokumenti është i leshur nga autoritete serbe, dhe kjo ngrit dyshimet që në mesin e personave të armatosur dhe të uniformuar ka qenë edhe vete Milan Rajdoçiq”.

  • Mijëra qytetarë në varrimin e policit të vrarë, shihen edhe Hovenier, Szunyog e Rifat Jashari

    Mijëra qytetarë në varrimin e policit të vrarë, shihen edhe Hovenier, Szunyog e Rifat Jashari

    Mijëra qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë, Afrim Bunjaku, dje në veri të Mitrovicës.

    Varrimi i heroit më të ri të Kosovës do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë të Vushtrrisë, dune nis nga ora 16:00. Ndërkohë, është parë edhe Rifat Jashari, si përfaqësues i familjes Jashari.

    Po ashtu, në këtë varrim po marrin pjesë edhe ambasadori amerikan Jeffery Hovinier, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, si dhe përfaqësues të tjerë.

  • Drejtori i Policisë thotë se rreth 30 të dyshuar të tjerë ikën në këmbë, lanë pas 24 automjete

    Drejtori i Policisë thotë se rreth 30 të dyshuar të tjerë ikën në këmbë, lanë pas 24 automjete

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë së rreth 30 persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, kanë arritur të ikin nga Manastiri i Banjskës në këmbë.

    Hoxha tha se ata kanë lënë pas 24 automjete, një prej të cilave mjet i blinduar. Brenda këtyre veturave, Hoxha tha se janë gjetur sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm.

    Në vendin e ngjarjes, Hoxha tha se janë gjetur trupat e tre personave të vrarë, të cilët ishin të pajisur me armë të gjata dhe të veshur me uniforma ushtarake.

    “Rreth orës 15:30 Njësiti i Policisë së Kosovës kanë arritur që të pastrojnë zonën në dhe për rreth manastiri duke u siguruar që të gjithë civilet që gjenden brenda manastirit të jenë të sigurt dhe as një prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore. Gjatë operacionit për sigurimin e zonës për rreth dhe brenda manastirit njësiti policor kanë arrit që të arrestojnë dy persona të dyshuar të grupit terrorist të cilët janë të armatosur me armë të gjata me uniformë dhe pajisje të tjera ushtarake”.

    “Pas sigurimit të zonës ka filluar edhe ekzaminimi i zonës ku prezent ishin edhe ekipet e EULEX dhe KFOR-it, në këto hapësira dhe për rreth manastirit janë gjetur tre trupa të personave vrarë që janë në proces të verifikimit, personat e vrarë ishin të armatosur. Personat tjerë të dyshuar që bazuar në pamjet e siguruara mund të ishin 30 persona kanë arritur që të largohen këmbë duke lënë mbrapa automjete e tyre që rezulton që të jenë 24 automjete, një mjet i blinduar si dhe dy motor. Në brendi të automjeteve gjendje një sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm. Brenda manastirit janë gjendur disa armë dhe raketa hedhës që dyshohet që janë përdoruar ndaj Policisë së Kosovës”.

    “Nga kontrolli fillestar që është bërë disa veturave është konstatuar që edhe përkundër faktit që asnjë nga automjete e hasura në vendin e ngjarjes nuk kishin targa megjithatë atë nën parafangon e disa nga automjeteve vëreheshin tiketa të regjistrimit që ishin regjistrime të Serbisë. Në një nga automjete Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës së personit Milan Rajdoçiq. Njëherit nënkryetar i Listës Serbe i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Kosovë, dokumenti është i leshur nga autoritete serbe, dhe kjo ngrit dyshimet që në mesin  e personave të armatosur dhe të uniformuar ka qenë edhe vete Milan Rajdoçiq”.

  • Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten, këto janë parashikimet e fundit të ekspertëve

    Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten, këto janë parashikimet e fundit të ekspertëve

    Pas një pauze të shkurtër javën e kaluar, çmimet e naftës janë përsëri në rritje të nxitur nga ndalesat e përkohshme që erdhën nga Rusia.

    Çmimet e naftës u rritën më tej të hënën në mëngjes pasi investitorët u përqendruan në një perspektivë më të shtrënguar të furnizimit pasi Moska lëshoi ​​​​një ndalim të përkohshëm për eksportet e karburantit.

    Kontratat e naftës së papërpunuar Brent u rritën me 71 cent, ose 0.76%, në 93.98 dollarë për fuçi deri në orën 10:00, pasi u ulën për 3 cent më poshtë të premten.

    “Çmimet e naftës së papërpunuar kanë filluar javën në fillim, ndërsa tregu vazhdon të tretet nga ndalimi i përkohshëm i Rusisë për eksportet e naftës dhe benzinës, në një treg tashmë të ngushtë, të kompensuar me mesazhin e ashpër të Fed-it se normat do të qëndrojnë më të larta për më gjatë”, tha analisti i tregjeve, Tony Sycamore, raporton Euronews.al.

    Një rritje pothuajse e pandërprerë e çmimeve të naftës në muajt e fundit vazhdon të nxisë inflacionin në SHBA dhe BE dhe mund të bëjë të nevojshme rritje të mëtejshme të normës.

    Normat e larta mund të ulin kërkesën dhe çmimet si pasojë. Prandaj, parashikimi i Fed prishi një rritje tre-javore prej më shumë se 10% pasi Arabia Saudite dhe Rusia kufizuan furnizimin duke zgjatur shkurtimet e prodhimit deri në fund të vitit.

    Por njoftimi i Moskës javën e kaluar, duke ndaluar përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve, ka pasur një efekt të fortë në pritjet e tregut. Një numër në rritje analistësh mendojnë se nafta mund të arrijë 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në 13 muaj.

    Rusia është një nga furnizuesit më të mëdhenj të naftës në botë, prandaj njoftimi erdhi me një rritje të çmimeve të naftës në Evropë dhe nxiti shqetësimet për furnizim të ulët, veçanërisht për naftën për ngrohje, një derivat i naftës, ndërsa hemisfera veriore po shkon drejt dimrit.

    Nafta është veçanërisht e rëndësishme për ekonominë globale, duke luajtur një rol vendimtar në transport dhe aviacion.

  • Drejtori i Policisë: Operacioni në veri, më i suksesshmi që nga paslufta

    Drejtori i Policisë: Operacioni në veri, më i suksesshmi që nga paslufta

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se operacioni i djeshëm i Policisë në veri ka qenë më i suksesshmi që nga paslufta, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka treguar edhe për rrjedhën e sulmit terrorist, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një polic dhe u lëndua një tjetër.

    Hoxha ka thënë se Policia është koordinuar me EULEX-in dhe KFOR-in, e se vazhdimisht kanë kërkuar dorëzimin e sulmuesve. Hoxha, ka thënë se në mesin e të dyshuarve ka qenë edhe Milan Radojçiqi.

    “Unë do t’i jap disa prej të dhënave që ndërlidhen me operacionin e djeshëm, operacioni më i madh dhe i suksesshëm që nga paslufta deri më tash. Dje me datë 24.9.2023 një ekip i policisë me të arritur te ura e fshatit të njohur Banjsëk, ka hasur në një bllokim të rrugës nga dy kamion pa traga të braktisur. Ekipi i policisë deri sa po raportonte për bllokim të rrugës të njejtit janë sulmuar nga persona të pa identifikuar me arme të zjarrit dhe mjete shpërthyese. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të fshatit Banjskë…”.

    “Menjëherë pas sulmit terrorist, ekipet e policisë në koordinim të vazhdueshëm me EULEX-in dhe KFOR-in kanë ndërmarr të gjitha veprimet për lokalizimin e përgjegjësve për sulm terrorist”.

    “Gjatë monitorimit të pamjeve brenda manastirit janë vërejtur edhe disa persona civil të cilët nuk janë lejuar që të largohen nga personat e armatosur, duke ngritur dyshimin e bazuar që personat civil do të përdoren nga grupi i armatosur si pengje”.

    “Policia në mënyrë të vazhdueshme ju ka bërë thirrje të dyshuarve të armatosur që të dorëzohen, të njëjtit në vazhdimësi kanë shtënë me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm edhe me raket-hedhës në drejtim të policisë”, ka thënë Hoxha, pas prezantimit të armatimit që u gjet në Manastirin e Banjskës.

    “Në një nga automjete Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës së personit Milan Rajdoqiq. Njëherit nënkryetar i Listës Serbe i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Kosovë, dokumenti është i lëshuar nga autoritete serbe, dhe kjo ngrit dyshimet që në mesin e personave të armatosur dhe të uniformuar ka qenë edhe vete Milan Rajdoçiq”.

  • Sveçla: Gjetëm dokumente të Radojiçiqit, dëshmojnë pjesëmarrjen e tij në këtë aksion

    Sveçla: Gjetëm dokumente të Radojiçiqit, dëshmojnë pjesëmarrjen e tij në këtë aksion

    Një ditë pas zhvillimeve në veri të Kosovës, Policia ka thirrur konferencë për media, ku do të prezantohet një arsenal armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike të konfiskuara gjatë aksionit policor.

    “Po takohemi dy orë para se t’ia japim lamtumirën e fundit heroit Afrim Bunjaku që u vra nga terroristët e dirigjuar nga Beogradi dhe Vuçiqi. Ata nuk ishin civilë, por njësi speciale, të mbështetura nga Serbia. Ata përveç aftësive dhe armatimit, kanë pasur edhe mjetë të rënda. Falë profesionalizmit të PK, plani i tyre ka dështuar. Në shkëmbimin e zjarreve kanë mbetur së paku 3 të vrarë, të gjithë me uniforma, ndërsa janë arrestuar dy të tjerë të uniformuar dhe katër të tjerë. Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion. Sipas informatave, gjashtë terroristë po trajtohen në Novi Pazar dhe kërkojmë nga Serbia t’i dorëzojë. Çfarëdo pjesëtari që ka arritur të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia ta dorëzojë. Në objektet brenda janë gjetur harta dhe plane për organizimin e gjatë dhe të mirë menduar. Ato janë dëshmi që nuk kemi të bëjë me organizime lokale. Edhe nga ekspertë është vërtetuar se për këto organizime duhen së paku disa muaj. Nuk ka të bëjë më organizim të shpejt. Kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit Radoiçiq, që dëshmojnë pjesëmarrjen e tij në këtë aksion.”, tha Sveçla.

  • Sveçla: Kemi informata që 6 terroristë të plagosur po trajtohen në Novi Pazar, kërkojmë nga Serbia që t’i dorëzojë

    Sveçla: Kemi informata që 6 terroristë të plagosur po trajtohen në Novi Pazar, kërkojmë nga Serbia që t’i dorëzojë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kanë informacione se 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit.

    Ai ka kërkuar nga Serbia që t’i dorëzojë ata dhe cilindo pjesëtar që ka arritur të ikë në Serbi.

    “Sipas informatave të deritanishme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojnë menjëherë te autoritetet e Kosovës, që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet terroriste. Poashtu për çfarëdo pjesëtari I këtij grupi që ka arritur të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia që ta dorëzojë”, tha Sveçla.

  • Blinken: SHBA-ja njeh dhe respekton rolin e Policisë së Kosovës si reaguesja e parë

    Blinken: SHBA-ja njeh dhe respekton rolin e Policisë së Kosovës si reaguesja e parë

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e Bashkuara të Amerikës e respektojnë dhe e njohin rolin e Policisë së Kosovës si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize.

    Blinken, shtoi se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

    “Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara e njohin dhe respektojnë rolin e Policisë së Kosovës si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize”, ka thënë Blinken.

    Ai gjithashtu dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër sulmet e koordinuara të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës më 24 shtator dhe shprehin ngushëllime të thella për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”.

    Sekretari amerikan i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut.

    “Autorët e këtij krimi duhet të mbajnë përgjegjësi nëpërmjet një procesi hetimor transparent. Ne i bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

    “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe me Forcën e NATO-s në Kosovë, veçanërisht në garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të koordinohemi me të gjithë të përfshirët”.