ATV

Blog

  • Gjendet i vdekur në një pus një person nga Abria e Drenasit

    Gjendet i vdekur në një pus një person nga Abria e Drenasit

    Është gjetur i vdekur një person në Abri të Epërme të Drenasit, i cili ishte larguar ditë më parë nga shtëpia.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ai pa shenja jetë është gjetur në një pus në pyllin e fshatit.

    “Fsh. Abri e Epërme, Gllogoc. 02.10.2023 – 19:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit”, thuhet në raportin e PK-së.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

  • Eksperti serb: Sistemi i sigurisë së Serbisë është çmontuar

    Eksperti serb: Sistemi i sigurisë së Serbisë është çmontuar

    “Ne nuk kemi më një sistem të inteligjencës-sigurisë dhe Aleksandar Vuçiq nuk ka kontroll as në politikë e as në sektorin e sigurisë”, kështu thotë ekspertit serb i sigurisë, Sasha Jankoviq.

    Jankoviq mendon se nuk ka pasur fare dialog, sepse ka pasur dy palë që dikush nga pala tjetër po i shtyn në tavolinë dhe kërkojnë arsye dhe mënyra për të ikur nga ajo tryezë.

    Sipas interpretimit të tij, “Sigurisht që ka sfida për Aleksandër Vuçiqin, por kjo nuk do të thotë se ai duhet të ankohet për këtë te qytetarët e Serbisë”. “Duhet një sistem në të cilin të jetë dikush që udhëheq politikisht, por që nuk mund të vendosë komponenti ekzekutiv”, thekson Jankoviq.

    Ai shpjegon se dikush duhet të ekzekutojë, dikush duhet të mendojë për politikën e jashtme të shpallur dhe dikush duhet të dallojë gabimet dhe të nxjerrë mësime. Në vend të kësaj, të gjithë komponentët e kontrollit janë të bashkuar në një pikë të gjithëdijshme dhe gjoja të gjithëfuqishme, shton Jankoviq.

    “Dhe nëse është kështu, atëherë është vetëm çështja se kur do të pengohemi dhe në rastin më të keq, kur dikush nga perëndimi, i cili gjithmonë ka lënë vend dhe ka lehtësuar shfaqjen e kësaj situate, do të na thotë – po mendojmë duke vendosur sanksione”.

    Jankoviq thekson se sistemi i inteligjencës-sigurisë nuk është çmontuar me profesionalizëm, në mënyrë që të ribëhet, ai është çmontuar dhe duhet të rindërtohet nga e para dhe se nuk është më vetëm çështje e Kosovës.

    “Serbia nuk ka më kohë, unë nuk kam kohë, ju nuk keni kohë”, ka thënë Jankoviq dhe se “këta njerëz nuk kanë më kohë të presin për një të ardhme më të mirë”.

  • Ministri gjerman: Kosova është në presion masiv nga Serbia

    Ministri gjerman: Kosova është në presion masiv nga Serbia

    Ministri federal gjerman i Bujqësisë Cem Ozdemir, ka deklaruar se Kosova sërish është nën presion masiv nga Serbia.

    Ai tha se Kosova është viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia.

    “Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia. Viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia. Trupa të çuditshëm që vijnë nga veriu dhe natyrisht nuk kanë lidhje me Presidentin e Serbisë dhe Serbinë, ashtu si në Gadishullin e Krimesë, ku fillimisht ushtarët atje nuk kishin asnjë lidhje me zotin Putin. Pra, ne e njofim këtë model të destabilizimit”, ka shkruar ai.

    Këto deklarata të tij vijnë në prag të vizitës së tij në vendin tonë.

    Shkrimin e ministrit gjerman e ka shpërndarë edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti.

    Ajeti e ka falënderuar ministrin për reagimin e tij.

  • Në Speciale paraqitet dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Shala

    Në Speciale paraqitet dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Shala

    Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot nga ora 09.30 procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të dytë të Mbrojtjes, Bedri Dervishaj, sot në orën 09:30 fillon dëshminë dëshmitari i ri i mbrojtjes.

    Ndryshe Bedri Dervishaj, tha se gjatë luftës as nuk e ka takuar dhe as nuk e ka njohur ndonjë person me emrin Pjetër Shala.

    I pyetur se a ka dëgjuar gjatë luftës për nofkën “Ujku”, dëshmitari mohoi të ketë dëgjuar për këtë nofkë, por se për të kishte dëgjuar paslufte, dhe shtoi se për Pjetër Shalën ka dëgjuar përmes televizionit.

    Dëshmitari është pyetur për ndërtesën ku ai ka shkuar për të marrë injeksion, hapësirën e saj dhe personat që ka takuar aty. E lidhur me këtë, dëshmitari tha se ka kaluar kohë e gjatë dhe nuk i kujtohet saktësisht.

    “Djali po më kanos vazhdimisht”, denoncimi i nënës nga Prizreni
    Read more

  • Këto janë ndeshjet interesante që zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve

    Këto janë ndeshjet interesante që zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve

    Gara më prestigjoze evropiane në futboll për klube, Liga e Kampionëve vazhdon këtë mesajavë me ndeshjet e raundit të dytë të fazës së grupeve.

    Sot do të zhvillohen tetë ndeshje nga grupet A,B,C dhe D që sjellin ballafaqime tejet interesante, raporton KosovaPress.

    Padyshim se sfida më interesante do të jetë ajo që zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, aty ku ballafaqohen Napoli me Real Madridin në kuadër të grupit C.

    Dy skuadra kanë nga tri pikë pas fitoreve në ndeshjet e parë dhe synojnë të bëjnë një hap tjetër të rëndësishëm drejt synimit për ta kaluar këtë fazë. Grupi A sjellë duelin e zjarrtë ndërmjet Manchester United dhe Galatasaray, kurse duel mjaftë interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Interti dhe Benfikës në grupin D.

    Këto janë të gjitha ballafaqimet e ditës së martë:

    Salsburg-Real Sociedad

    Union Berlin-Braga

    Kopenhag-Bayern Mynih

    Inter-Benfika

    Lens-Arsenal

    Manchester United-Galatasaray

    Napoli-Real Madrid

    PSV-Sevilla

  • McClain: I papranueshëm çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia

    McClain: I papranueshëm çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia

    Kongresistja republikane Lisa McClain ka thënë se çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale.

    Ajo ka shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës, transmeton KP.

    “Kosova prej kohësh ka qenë një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të saj. Çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës”, ka shkruar ajo në “X”.

  • Parlamenti Evropian sot diskuton për situatën në veri

    Parlamenti Evropian sot diskuton për situatën në veri

    Në Parlamentin Evropian sot (e martë) do të diskutohet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku e dy te tjerë u plagosën.

    Ndërkaq gjatë muajit PE pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Kjo është bërë e ditur nga deputeti kroat, Tonino Picula.

    Ai ka thënë se e dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës.

    “Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë”, tha Picula.

  • Trajneri i Fushë Kosovës: Ballkani do të fitoj përballë Dinamo Zagrebit

    Trajneri i Fushë Kosovës: Ballkani do të fitoj përballë Dinamo Zagrebit

    Sonte i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, është trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala.

    Shala në ATV, ka folur edhe për ndeshjen të cilën FC Ballkani do ta zhvillojë të enjten përballë Dinamo Zagreb në kuadër të ‘Konferencë Ligë’.

    Trajneri nga Fushë Kosova, ka deklaruar që e sheh Ballkanin fitues përballë gjigantit kroat.

    ‘Kundër Dinamo Zagrebit pres nga Ballkani që të shënoj fitore. Dinamo nuk është e viteve të kaluara pasi që po të kishte qenë do të ishte në grupet e Ligës së Kampionëve apo Europa Lig╒s. Bindshëm besoj në fitoren e Ballkanit të enjten’ tha Shala

    Emisonin mund ta shikoni në linkin më poshtë./ATVLIVE.TV

  • Arsim Prepolli: Ballkani ta kënaq syrin, është superfuqi për Kosovë

    Arsim Prepolli: Ballkani ta kënaq syrin, është superfuqi për Kosovë

    Arsim Prepolli analisti i emsisonit ‘EKIPI A’ në ATV, i ka thurrur lavdata klubit FC Ballkani.

    Sipas Prepollit, Kampioni i Kosovës thjesht nuk ka konkurrencë në ‘Albi Mall Superligë’.

    ‘Ballkani ta kënaq syrin, është superfuqi për Kosovës, sipas meje thjesht nuk ka konkurrencë’ tha mes tjerash Prepolli.

    Emsionin ‘EKIPI A’ mundeni me pa në linkin më poshtë./ATVLIVE.TV

     

  • Arbnor Morina: Disa lojtarë duhet të lirohen nga Prishtina në janar, nuk janë për këtë klub

    Arbnor Morina: Disa lojtarë duhet të lirohen nga Prishtina në janar, nuk janë për këtë klub

    Analisti i emisionit ‘EKIPI A’ Arbnor Morina ka kritikuar ashpër lojtarët e Prishtinës për paraqitjen përballë Fushë Kosovës.

    Morina ka thënë që disa lojtarë duhet të lirohen nga Prishtina në janar, pasi sipas ish lojtarit të këtij klubi, këta futbollistë nuk kanë cilësi me bartë fanellën e klubit kryeqytetas.

    Po ashtu Morina deklaroi që Prishtina duhet të vazhdojë me trajnerin Debatik Curri, sipas tij trajneri nuk duhet të shkarkohet.

    Për më shumë ndiqeni emisionin në linkin më poshtë./ATVLIVE.TV