ATV

Blog

  • Kurti: Këtë vit kemi rritur mbështetjen për komunitetet jo shumicë

    Kurti: Këtë vit kemi rritur mbështetjen për komunitetet jo shumicë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim ka thënë se një qeveri e mirë është ajo që është më afër popullit. Për këtë Kurti tha se këtë vit kanë rritur mbështetjen për komunitete jo shumicë duke ndarë mbi 3 milionë euro për qytetarët e këtij komuniteti.

    Kurti tha se për të qenë sa me afër qytetarëve, prioritet ishin edhe vizitat në teren për fëmijët në situatë rruge përkatësisht ato me komunitet.

    Ai tha se këto vizita do të jenë urë lidhëse edhe për partnerët ndërkombëtarë që të ndajnë ndihma për këto komunitete.

    Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se për herë të parë në historinë e kësaj ministrie janë shpallur subvencione të përbashkëta edhe për komunitete.

  • ​Kurti: Çështja më urgjente sot është siguria për Kosovën dhe ndëshkimi për Serbinë

    ​Kurti: Çështja më urgjente sot është siguria për Kosovën dhe ndëshkimi për Serbinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Kurti nënvizoi se çështja me e rëndësishme dhe urgjente sot është siguria për Kosovën dhe ndëshkimi për Serbinë.

    Derisa foli të martën në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) për Procesin e Berlinit, Kurti tha se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal dhe as anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa planifikon aneksimin e territorit të Kosovës.

    Ai bëri të ditur se nga informatat e para preliminare, shumica e sulmueseve të përfshirë në sulmin terrorist në veri janë pjesëtarë të organizatave “Mbrojta Civile” apo “Brigada Veriore”, të cilat janë shpallur terroriste nga qeveria më 29 qershor të këtij viti.

    “Çështja më e rëndësishme dhe urgjente sot është siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit. Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton, ndëshkimin e Serbisë e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht dhe zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit. Por të njëjtën kohë edhe ekstradimi dhe dorëzimi i të gjithë atyre që janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe shteti ynë. Gjithashtu më lejoni të iu përkujtoj se me 29 qershor ne kemi shpallur dy organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore” të cilat kanë vepruar dhe veprojnë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale dhe klandestine. Nëse diçka tregojnë informatat preliminare është se shumica dërrmuese e atyre të përfshirëve në këtë sulm terrorist dhe kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku është se ata ishin pjesëtarë ose të “Mbrojtjes Civile” ose të “Brigadës Veriore” apo të dyja këtyre”, tha ai.

    Sipas tij, pas sulmit terrorist në veri në asnjë forum apo samit ndërkombëtar nuk duhet të vazhdohet sikur asgjë nuk ka ndodhur, por duhet të dënohet dhe ndëshkohet sjellja e Serbia.

    “Pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës, por edhe marrëdhënies të tyre të hapur dhe bashkëpunimit gjithnjë më të ngushtë me Rusinë tregon se mungesa e bashkëpunimit rajonal është për shkak të dallimeve të vrazhda në orientimin strategjik. Derisa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samitet e Procesit të Berlinit për të lidhur marrëveshjet për të ardhmen, siç kemi parë para një jave Serbia po punonte në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon që fqinji jonë në veri nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal, për anëtarësim në BE. Por, në vend të kësaj ka orientime alternative gjeopolitike të cilat janë në frymën e ambicieve hegjemonike ndaj fqinjëve. Është me rëndësi që pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës të mos vazhdon se asgjë nuk ka ndodhur. Duhet të ketë pasoja për këtë sjellje dhe të gjithë autorët duhet të mbahen llogaridhënës për frymëzimin, përgatitjen dhe pjesëmarrjen në këtë sulm terrorist”, tha Kurti.

    Dy javë para samitit të radhës të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë, Kurti tha se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe reciprocitetit të palëve.

    Ai përmendi edhe tri marrëveshjet e vitit të kaluar të Procesit të Berlinit të cilat Kosova i ka miratuar, derisa tha se Bosnje Hercegovina nuk ka miratuar marrëveshjen për liri të lëvizjes me karta të identitetit.

    “Qeveria jonë ka një qëndrim të qartë për bashkëpunimin rajonal. Ne besojmë që bashkëpunimi i tillë duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe reciprocitetit të palëve. Duhet të bazohet në rregullat, vlerat dhe standardet e BE-së që do t’i mundësonte rajonit të lëvizë më shpejtë në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi rajonal nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE, por është një proces komplementar për anëtarësim të plotë. Kjo është sesi Kosova e sheh këtë dhe angazhohet në këtë drejtim…Trembëdhjetë ditë para Samitit të Tiranës duhet të vëmë re se jo të gjitha vendet i kanë ratifikuar këto marrëveshje dhe është për keqardhje që Bosnje Hercegovina është përcaktuar që të miratojë vetëm dy nga tre marrëveshjet, që nuk përfshinë marrëveshjen për liri të lëvizjes me letërnjoftime”, tha Kurti.

    Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Vitin e kaluar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë miratuar tri marrëveshje, ku përfshihet liria e lëvizjes në rajon, njohja e kualifikimit të arsimit të lartë në rajon si dhe njohja e kualifikime profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve./KP

  • Kërkojnë kushte më të mira, policët dalin me 10 kërkesa

    Kërkojnë kushte më të mira, policët dalin me 10 kërkesa

    Anëtarja e Komisionit Hetimor për të Drejta të Njeriut, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar se kanë pranuar një peticion nga Sindikata e Policisë së Kosovës, nëpërmjet të cilit kërkohet përmirësim i kushteve të punës.

    Ajo ka shkruar në Facebook se peticionin e kanë nënshkruar 5623 pjesëtarë të Policisë, e në mesin e kërkesave janë shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për stafin civil, shujta mujore, shpërblimi për fund të vitit për përformancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritje e përvojës së punës, sigurim shëndetësor e jetësor dhe Ligji për pensionim në Polici.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se nëpërmjet votës, pushteti duhet të dëshmojë përkrahjen.

  • Rama: Çmimet e “Internetit Roaming” ndërmjet Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur 99 për qind

    Rama: Çmimet e “Internetit Roaming” ndërmjet Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur 99 për qind

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një lajm se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99 për qind.

    Gjithashtu shtoi se është konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit, në Tiranë.

    “Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Mbajti dy shtatzani sa ishte me kancer, rrëfimi i gruas së hekurt që arriti ta fitojë betejën

    Mbajti dy shtatzani sa ishte me kancer, rrëfimi i gruas së hekurt që arriti ta fitojë betejën

    Numri i rasteve të reja të kancerit në gji në Kosovë ka shënuar rritje. Në bazë të statistikave nga Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare, në nëntë muajt e fundit 332 paciente janë diagnostikuar me kancer të gjirit.

    Të dielën ka nisur edhe fushata për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, ndërsa gjatë ditës së djeshme, në lansimin e fushatës “Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”, morën pjesë edhe kryeministri Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

    Beteja e kancerit vazhdon te jetë një luftë e vazhdueshme për shumë gra.

    Ndër to, është edhe Hajrije Morina, e cila tash e 15 vite ka qenë një luftë e vazhdueshme me këtë sëmundje.

    Ajo sot është inspirim për të gjitha gratë, ani pse çdo ditë për të është një sfidë e radhës, megjithatë mbetet si një grua shembull duke mos e lenë asgjë që ta mposht atë.

    E ftuar në emisionin STUDIO A në ATV, Hajrije Morina bëri një rrëfim frymëzues për të gjitha gratë që përballen me sfida të ngjashme.

    Rrëfimin e saj e gjeni në videon më poshtë:

  • “Vala”, të gjitha shërbimet jashtë funksionit, sqarohet Telekomi

    “Vala”, të gjitha shërbimet jashtë funksionit, sqarohet Telekomi

    Ka kohë që operatori pubik, ka probleme me rrjetin. Si pasoj shërbimet e thirrjeve, internetit dhe dërgesat e SMS-ve po hasin në vështirësi.

    Ndërsa, sot nga mëngjesi të gjitha shërbimet kanë qenë jashtë funksionit.

    Fadil Lepaja UD Drejtor për Relacione me Publikun, tha se sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin.

    “Ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet.

    Duke ju kërkuar ndjesë konsumatorëve, për shqetësimin e arsyeshëm, ju njoftojmë se këto pajisje do të ndërrohen shumë shpejt dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian, falë teknologjisë së fjalës së fundit që e kemi instaluar në disa pjesë të Kosovës dhe të cilën do ta instalojmë së shpejti në tërë vendin, kur të gjitha shërbimet të zhvendosen në platformat e reja”, tha Lepaja.

  • Kurti: Sulmi terrorist mos të kalohet pa asgjë, të sanksionohet Serbia

    Kurti: Sulmi terrorist mos të kalohet pa asgjë, të sanksionohet Serbia

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Procesi i Berlinit i bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i afron drejt Bashkimit Evropian.

    Dy javë para samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në Tiranë, Kurti theksoi nevojën për liri të lëvizjes me karta identitet në gjashtë vendet rajonale.

    Ai tha se Kosova ka zbatuar tri marrëveshjet e vitit të kaluar të Procesit të Berlinit, ndërkaq, Bosnje Herzegovina jo.

    Kurti në organizimin e PIPS për Procesin e Berlinit përmendi edhe sulmin terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.

    Ai nënvizoi se ky sulm nuk duhet të kalohet pa asgjë, derisa theksoi nevojën për sanksionim të Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare.

  • KFOR-i: Po e shtojmë praninë dhe aktivitetin në veri të Kosovës

    KFOR-i: Po e shtojmë praninë dhe aktivitetin në veri të Kosovës

    KFOR-i po shton praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në veri, kështu thanë nga KFOR-i.

    ”Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton gjithashtu praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

    Tutje ritheksohet se qëllimi i KFOR-it është ruajtur e një mjedis të sigur dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

    ”Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. KFOR-i do të vazhdojë të rregullojë qëndrimin e tij, sipas nevojës”, thuhet në pergjigjen e KFOR-it.

    Gjithashtu në përgjigjen e KFOR-it thuhet se përforcime të trupave do të pasojnë nga aleatët e tjerë.

    ”Mbretëria e Bashkuar po vendos rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit për t’iu bashkuar një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar që tashmë po ushtrohet në Kosovë, dhe përforcime të mëtejshme do të pasojnë nga aleatët e tjerë”, tha ndër tjera KFOR-i.

    KFOR-i gjithashtu ka kërkuar riangazhim në dialog, pasi që sipas tyre është mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet

    ”Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse, e cila është kundërproduktive dhe rrezikon përkeqësimin e mëtejshëm të tensioneve” tha KFOR ndër tjera.

  • Avdullah Hoti në cilësinë e dëshmitarit në rastin e “53 milionëshit”

    Avdullah Hoti në cilësinë e dëshmitarit në rastin e “53 milionëshit”

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të dëshmojë para trupit gjykues në rastin e njohur si afera e 53 milionëshit, ku i akuzuar është ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

    Ditë më parë në ketë rast ka dëshmuar edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, ku në kohën sa ishte në qeverisje ishte marr vendimi për te paguar 53 milionë euro, kompanisë që kishte ndërtuar autostradën Arbën Xhaferi.

    Hoti do të dëshmojë në cilësinë e ish-ministrit të Financave në Qeverinë Haradinaj.

    Haradinaj kishte deklaruar se nëse shteti i Kosovës nuk do e paguante vlerën prej 53 milionë euro ndaj Bechtel Enkës, çështja do të shkonte në Gjykatën e Arbitrazhit.

    Bashkëpartiaku i tij Pal Lekaj, është deklaruar i pafajshëm për rastin.

  • ​Përfituan 80 mijë euro duke mashtruar për punësim në shtete të ndryshme, arrestohen

    ​Përfituan 80 mijë euro duke mashtruar për punësim në shtete të ndryshme, arrestohen

    Një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se të njëjti në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë mashtruar persona të ndryshëm me qëllim të punësimit të tyre në shtete të ndryshme, duke marrë nga viktimat para në vlerë prej 2500-3000 euro, më qëllim të sigurimit të kontratës së punës.

    Vlera e përfitimit të dyshuarve arrin në tetëdhjetë mijë euro.

    Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.