ATV

Blog

  • Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj katër personave, dyshohen për kanosje dhe nxitje të përçarjes

    Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj katër personave, dyshohen për kanosje dhe nxitje të përçarjes

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve me inicialet AM, E.A, Q.E dhe E.Z.

    Sipas njoftimit, aktakuza kundër dy të pandehurve A.M dhe E.A është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”. Ndërsa, kundër të pandehurve Q.E dhe E.Z është ngritur aktakuzë për veprën penale “Kanosja”, pasi që të njëjtit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit A.Sh dhe M.B.

    “Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P”, thuhet në komunikatën për media.

    Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë, si dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

  • ​U21/Prishtina mposht Gjilanin, Jashari hat-trick me asistime

    ​U21/Prishtina mposht Gjilanin, Jashari hat-trick me asistime

    Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në grupmoshat U21.

    Prishtina shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Gjilanit, kështu duke e përforcuar kreun e tabelës, raporton KosovaPress.

    Golat për Prishtinën i shënuan Ange Fofana (minuta e 8’), Dion Gallapeni (minuta e 39’) dhe Rinor Shabani (minuta e 77’), ndërkaq interesante është që të tre golat kishin asistuesin e njëjtë, Igball Jasharin.

    Me pikët e reja, Prishtina U21 ngjitet në kuotën e 23 pikëve në tabelë, tani pesë sosh më shumë se Drita U21 që renditet në vendin e dytë.

    Rezultati final, 3:2 në favor të Prishtinës U21.

  • ​Ramadani: Jam në bisedime me Interin

    ​Ramadani: Jam në bisedime me Interin

    Mesfushori i Leçes, Ylber Ramadani konfirmoi se ai ka zhvilluar bisedime me drejtorin e Interit, Piero Ausilio, duke shtuar se ëndërron ta vesh fanellën zi kaltër.

    27-vjeçari mbërriti në skuadrën italiane këtë verë nga Aberdeen në një marrëveshje me vlerë vetëm 1.2 milionë euro. Ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me një opsion për të katërtin.

    Ramadani ka bërë përshtypje në muajt e parë të aventurës së tij në Itali, duke luajtur mbi 1100 minuta në 13 ndeshje në Serie A dhe Coppa Italia. Deri më tani, ai ka dëshmuar aftësitë e tij si një mesfushor i fortë mbrojtës.

    Duke folur për “Analuz”, Ramadani ka diskutuar fillimisht për një bisedë që ka pasur së fundmi me drejtorin e Interit, Ausilio, përcjellë KosovaPress.

    “Ai ishte në Tiranë, takova Ausilion dhe qëndruam gjatë duke biseduar. Për mua është një motiv shumë i madh, nuk mund të ndaloj së punuari për të shkuar te Interi”, tha Ramadani.

    Mesfushori shqiptar 27-vjeçar foli më pas për idenë për të luajtur me bashkatdhetarin e tij Kristjan Asllani.

    “Unë përshtatem shumë shpejt. Asllani është më teknik se unë, por unë bëj gjëra të tjera. Mund të luaj me një ose dy mesfushorë qendrorë, nuk ka problem”, theksoi ai.

    Interi është në kërkim të Scudetto-s këtë sezon dhe mund të kërkojë të forcojë mesfushën e tyre në afatin kalimtar të janarit me një opsion me kosto të ulët.

  • Megjani: Punëtorët ende nuk janë të vetëdijesuar për të drejtat e tyre që burojnë nga ligjet në fuqi

    Megjani: Punëtorët ende nuk janë të vetëdijesuar për të drejtat e tyre që burojnë nga ligjet në fuqi

    Njohësi i marrëdhënieve të punës, Ardian Megjani, në emisionin A LIVE në ATV, tha se Kosova inkorporon vlerat evropiane për të drejtat e punëtorëve, mirëpo sipas tij, ende nuk janë vetëdijesuar punëtorët për të drejtat e tyre që burojnë nga ligjet në fuqi.

    “Në aspektin e ligjeve, ne inkorporojmë vlerat evropian për të drejtat e punëtorëve, duke filluar nga krijimi i marrëdhënieve të punës, pushimet në punë, pushimet mjekësore, vjetore, ditore, javore, siguria dhe shëndeti në punë që është një nga elementet kryesore. Fakti, se a kanë njohuri punëtoret mbi këto të drejtat, mendoj që lë mjaft për të dëshiruar, por jo vetëm në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë apo në marrëdhënie pune, mirë po besoj që në përgjithësi nuk jemi si shoqëri aq e vetëdijesuar sa i përket të drejtave tona që burojnë me ligjet në fuqi”, tha Megjani. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të tij në A LIVE e gjeni në videon më poshtë:

  • I nxehti i tetorit pothuajse garanton se viti 2023 do të jetë më i nxehti në histori

    I nxehti i tetorit pothuajse garanton se viti 2023 do të jetë më i nxehti në histori

    Ky tetor ishte më i nxehti i regjistruar globalisht, 1.7 gradë më i nxehtë se mesatarja për muajin tetor para epokës industriale – si dhe muaji i pestë me radhë me një rekord të tillë, që nënkupton se është pothuajse e sigurt se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar në histori.

    Tetori ishte 0.4 gradë më i nxehtë sesa rekordi paraprak për tetorin nga viti 2019, duke e habitur madje edhe Samantha Burgessin, zëvendësdrejtoreshën e Shërbimit të Bashkimit Evropian për Ndryshime Klimatike, Copernicus.

    “Shkalla me të cilën po i thyejmë rekordet është tronditëse”, tha Burgess.

    Pas të nxehtit të muajve të fundit, është praktikisht e sigurt se viti 2023 do të regjistrohet si viti më i nxehtë në histori, sipas Copernicus.

    Shkencëtarët i vëzhgojnë klimat e ndryshme për ta kuptuar se si planeti jonë zhvillohet si pasojë e emetimeve të gazrave serë nga dora e njeriut. Një planet më i nxehtë nënkupton mot ekstrem më të shpeshtë, si thatësira të mëdha apo uragane që përmbajnë më shumë ujë, tha Peter Schosser, zëvendëspresident i Laboratorit për të Ardhme Globale në Universitetin e Shtetit të Arizonës.

    “Kjo është një shenjë e qartë se ne po shkojmë drejt një regjimi klimatik i cili do të ketë më shumë ndikim tek njerëzit”, tha Schlosser.

    Ky vit ka qenë tejet i nxehtë kryesisht për shkak se oqeanet janë duke u ngrohur, që nënkupton se ato po punojnë më pak tani se në të kaluarën për t’iu kundërvënë ngrohjes globale. Historikisht, oqeani e ka thithur 90% të të nxehtit tepricë nga ndryshimi klimatik, tha Burgess.

    Kjo nënkupton, sipas Schlosser, se bota duhet të përgatitet për rekorde të reja si pasojë e ngrohjes. Ai shtoi se planeti po e tejkalon tashmë 1.5 gradë të ngrohjes prej epokës para industriale dhe se planeti ende nuk e ka parë ndikimin e plotë të ngrohjes.

    Ai, Burgess dhe shkencëtarët e tjerë thonë se nevoja për të vepruar – për t’i ndaluar emetimet që po e ngrohin planetin – është urgjente tani./REL/

  • A janë të sakta pajisjet që tregojnë se si kemi fjetur gjatë natës? Flet otorinolaringologu

    A janë të sakta pajisjet që tregojnë se si kemi fjetur gjatë natës? Flet otorinolaringologu

    Doktor Arsim Thaçi, i cili me profesion është otorinolaringolog, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV, foli për sindromën e apnesë së gjumit, shkakun, simptomat, trajtimin këtij çrregullimi, gërhitjen e shumëçka tjetër. 

    Ndër të tjera doktori foli edhe për pajisjet apo thënë ndryshe orët e mençura, të cilat mundësojnë monitorimin i cilësisë së gjumit dhe jo vetëm.

    “Jo nuk i rekomandoj për arsye sepse nuk janë të testuara, nuk janë valide. Ndoshta e bëjnë atë matjen por ne si mjek profesionist nuk guxojmë që t’i rekomandojmë. Sepse siç e thash ato pajisje janë invalide. Ne kemi aparatura për të cilat kryhen 100 testime derisa ato dalin dhe po ashtu ato rifreskohen çdo 12 muaj e të ngjashme”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Numër alarmant i vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës gjatë 2023-tës

    Numër alarmant i vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës gjatë 2023-tës

    Përgatiti: Jeta Selmanaj

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën pasdite në një kompani ndërtimi në Gjilan.

    Një punëtor humbi jetën tragjikisht, pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar.

    Viktima J.K., vetëm njëzet vjet, vdiq pasi u dërgua në spital.

    Sipas informacioneve të para, viktima pësoi plagë derisa ishte duke punuar, dyshohet që ka rënë në një makineri betoni dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

    Për rastin edhe policia ka nisur hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit.

    Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm që një punëtor vdes në vendin e punës në Kosovë.

    Nga Sindikata e Punëtorëve Privat ka njoftuar që vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 18 vdekje në vendin e punës dhe pjesa më e madhe e këtyre rasteve ka ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë.

    2023 është veçanërisht alarmant me numrin më të lartë të vdekjeve të punëtorëve për shtatë muaj sipas kësaj sindikate. Përveç kësaj sipas sindikatës shteti nuk po ndërmerr masa të mjaftueshme për të adresuar këtë problem.

    Ai ka theksuar se vdekjet në vendin e punës ndodhin kudo në botë, por numri i tyre në Kosovë është jashtëzakonisht i lartë.

    Një nga aspektet më shqetësuese të kësaj situate është që familjarët e viktimave nuk marrin asnjë mbështetje financiare nga shteti.

    Sipas sindikatës së punëtoreve të sektorit privat kanë theksuar se kjo mungesë e mbështetjes financiare është një arsye shtesë pse të rinë po ikin nga vendi, ndërsa vitin e kaluar ishin regjistruar tetëmbëdhjetë vdekje në vendin e punës, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.

  • Varhelyi: Për Kosovën rruga evropiane po vjen përmes një dialogu të suksesshëm

    Varhelyi: Për Kosovën rruga evropiane po vjen përmes një dialogu të suksesshëm

    Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka theksuar se rruga evropiane për Kosovën, vjen përmes një dialogu të suksesshëm në raport me Serbinë.

    Varhelyi, këtë e tha, kur u pyet nëse deri tani ka ndonjë vendim për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, gjatë adresimit të sotëm për medie

    ”Po, ka një aplikim për anëtarësim nga Kosova, gjendet në Këshill”.

    ”Këshilli nuk ka pyetur Komisionin të japë një opinion për të. Ne jemi të gatshëm të japim mendimin”.

    ”S’është detyrë e imja të interpretoj pozicionin e Këshillit apo anëtarëve, por ndjejmë se këtë mund ta lexojmë edhe në raportin tonë se për Kosovën rruga europiane po vjen përmes një dialogu të suksesshëm”.

    ”Dhe sot duhet të lexojmë dyfish mundësitë për ta bërë dialogun të suksesshëm”.

  • Hoxha: Shtesat të rriten, pres zgjidhje për kërkesat e njësive elitare

    Hoxha: Shtesat të rriten, pres zgjidhje për kërkesat e njësive elitare

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, potencoi se pret që takimin e javës së ardhshme të Njësive elitare të policisë me kryeministrin, Albin Kurti të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre.

    I pyetur nga gazetarët, Hoxha shtoi se shtesat e policëve duhet të rriten.

    “Gjitha kërkesat e njësive tona ne i kemi procedua te Ministria e Punëve të Brendshme dhe po presim një takim të ardhshëm që këto t’i adresojmë. Për të parë të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme, që kërkesat e policëve të realizohen, dhe ne vazhdojmë punën tonë pa telashe, sepse kemi ngarkesa përgjegjësi dhe obligime për t’i shërbyer qytetarëve të këtij vendi dhe vendit tonë”, potencoi Hoxha.

    Ndërkaq, lidhur me situatën në veri, Hoxha tha se është me plot ngarkesa. Ai shtoi se qeveria do të reflektojë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët, sa i përket kërkesave të Policisë së Kosovës.

    “Situata e sigurisë në veri ju e dini që është me plot ngarkesa, aktualisht është më e qetë se që ka qenë me datën 24 e tutje, mirëpo është brishtë për shkak të pa qëndrueshmërisë që është atje, sepse e dini veprimet që mund të kenë grupe kriminale po ashtu edhe armiqtë e Kosovës…Ne besojmë që do të ketë rezultat pozitiv, tash presim, vendimet e kryeministrit dhe prononcimet e tij, mund të komentoj, deklarimet politike të kryeministrit. Sidoqoftë ne do të jemi në bashkëpunim… Unë jam përfaqësues i Policisë së Kosovës dhe do të punoj që policët tanë të jenë të kënaqur me kërkesat e tyre dhe pastaj edhe qeveria do të reflektojë bashkërisht për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët…Ne mendojmë që duhet me qenë më e madhe”, tha Hoxha.

    I pari i Policisë, Gazmend Hoxha tha se dorëheqje ka pasur dhe do të ketë në vazhdimësi në Policinë e Kosovës, sepse sipas tij ‘njerëzit gjejnë zgjidhje dhe mundësi më të mira se kjo’. Ai shtoi se po punojmë që të ‘mos vihet deri te kjo dorëheqje e njësive elitare’.

    Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të martë. Shkas i pezullimit ishte premtimi i kryeministrit Kurti, se javën e ardhshme do t’i pres në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

    Njësia elitare e Policisë së Kosovës, më 1 nëntor kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë./kp

  • Lajçak paralajmëron takim të kryenegociatorëve

    Lajçak paralajmëron takim të kryenegociatorëve

    I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas vizitës që pati në Prishtinë është kthyer në Bruksel, nga ku ka paralajmëruar për nëj takim të kryenegociatorëve.

    Ai ka shkruar në Facebook se fokusi pritet të jetë në zbatimin e marrëveshjes dhe gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për veriun, shkruan KosovaPress.

    “Unë propozova një agjendë të drejtpërdrejtë për takimin e ardhshëm në Bruksel, në përputhje me pritshmëritë e përcolla nga liderët evropianë. Fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në pjesën veriore të Kosovës”, ka shkruar ai.

    Ai ka njoftuar edhe për takimet që pati në Kosovë.

    “Vizitën time e përfundova me një takim me përfaqësuesit e partive opozitare kosovaro-shqiptare. Ne patëm diskutime interaktive për zhvillimet e fundit, si dhe për rrugën përpara në Dialog dhe në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka përfunduar ai.