ATV

Blog

  • S’ka kuorum – shtyhet mbledhja e Komisionit ku do të shqyrtohej buxheti për vitin 2024

    S’ka kuorum – shtyhet mbledhja e Komisionit ku do të shqyrtohej buxheti për vitin 2024

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i paraparë që të mbahet në orën 11:00 është shtyrë për në ora 13:00, raporton EO.

    Në këtë Komision ishte paraparë që të shqyrtohet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

    Kryetari i këtij Komisioni Armend Muja, tha se mbledhja e Komisionit shtyhet pasi nuk ka kuorum për votim.

    Në anën tjetër deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, propozoj që pika në të cilin do të duhej që të shqyrtohej buxheti të shtyhej për në mbledhjen tjetër pasi sipas tij, deputet nuk kanë pranuar ndonjë analizë nga Kuvendi.

  • KEDS investon afër dy milionë euro në Deçan

    KEDS investon afër dy milionë euro në Deçan

    KEDS po investon fuqishëm në komunën e Deçanit. Kompania ka në implementim e sipër 27 projekte anekënd kësaj komune. Pas realizimit të tyre, me rrjet të ri elektrik do të bëhen mbi 10 mijë banorë të asaj ane.

    Kjo nënkupton që një pjesë e konsiderueshme e deçanasve do të kenë shërbime më kualitative dhe siguri më të madhe të furnizimit. Pra, në Deçan, rrjeti elektroenergjetik modern po e zëvendëson të vjetrin.

    Konkretisht, KEDS-i ka filluar realizimin e projekteve në fshatrat Ratishë, Irzniq, Prokolluk, Gllogjan, Shllup, Pobergj dhe Dranoc.

    Bëhet fjalë për projekte të tensionit të ulët, ku afër 80 kilometra të rrjetit elektrik do të jetë komplet i ri. Prej tyre, afër 6 km do të jetë rrjet nëntokësor i tensionit të ulët dhe të mesëm, ndërsa linjë ajrore e tensionit të mesëm dhe e atij të ulët do të jetë pjesa tjetër.

    Aktualisht po realizohen punime për vendosjen e stabilimenteve elektrike, shtyllave të betonit, linjave elektrike dhe transformatorëve të rinj. Në kuadër të këtij projekt pritet të vendosen 1325 shtylla të betonit dhe 18 transformatorë të rinj.

    Ky projekt kapital, i cili kap shumën prej afër dy milionë eurosh, bën pjesë në kuadër të planit investiv të KEDS-it dhe pritet të përfundojë përgjatë periudhës 2024-2025.

    Parapërgatitjet po bëhen edhe për fillimin e punimeve në fshatrat e tjera të kësaj komune, si në Isniq, në Strellc të Epërm dhe në Strellc të Ulët. Projekti në këto fshatra fillon në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

  • Fermeri që la Gjermaninë për të punuar në Kosovë, tani një storje suksesi në biznes

    Fermeri që la Gjermaninë për të punuar në Kosovë, tani një storje suksesi në biznes

    Në janarin e vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në shtetet e Evropës.

    Për fat të keq shumica nuk e mendojnë të ardhmen në shtetin që janë lindur dhe janë rritur. Megjithatë, Zgjim Xhafolli nga Prishtina vendosi të mos largohet nga Kosova dhe me ndihmën e vëllezërve në Evropë të hapë fermën në fshatin Silvovë të Komunës së Prishtinës, në të cilën ka mbi 3200 shpend.

    Por si nisi të jetësohet ideja për të nisur një biznes të tillë që Zgjim Xhafollin e ndali që të mos mendonte të vazhdonte jetën në Gjermani.

    “Ideja ka qenë e vëllait të madh që jeton në Gjermani. Ka dashtë që tokën që e kemi blerë në vitin 2015, mos me e lanë pa shfrytëzu, edhe ka qenë ideja e tij me e fillu këtë punë, edhe pse ne jemi lind dhe jemi rritë në Prishtinë, nuk jemi marrë kurrë me këtë aktivitet, por e kemi provu, kemi filluar në faza të vogla së pari, tu u mësu, tu testu, tu u zhvillu. Ideja është që shpend, shtazët, e krejt me qenë sa më të lira në natyre. Për këtë ia kemi lënë emrin “Free Land””, tha Xhafolli. /atvlive.tv

    Storjen e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Çaji i gjelbër parandalon dëmtimin e dhëmbëve

    Çaji i gjelbër parandalon dëmtimin e dhëmbëve

    Luftë me dhëmbë të ndjeshëm? Shkencëtarët zhvillojnë formulën e re të dhëmbëve të fortë të bërë me çaj jeshil që lehtëson dhimbjen dhe parandalon dëmtimin e tyre. Pastat e dhëmbëve te zakonshme për dhëmbë të ndjeshëm, nuk kanë efekte afatgjata. Formula e re me baze çajin jeshil mund të lehtësojë dhe të parandalojë dhimbjet. Erozioni është shkaku i zakonshëm i dhimbjes ose problemeve të ndryshme të dhëmbëve.

    Shumë njerëz kanë ndjeshmëri ndaj pijeve të nxehta ose të ftohta. Tani shkencëtarët kanë shpikur një passtë të re, të bërë me ekstrakt nga çaji jeshil që mund të zgjidhë këtë problem dhe të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve.

    Cui Huang nga Universiteti i Wuhan në Kinë dhe kolegët e tij, donin të trajtonin ndjeshmërinë dhe të luftonin bakteret në të njëjtën kohë prandaj erdhen me kete produkt.

    Komponimet e çajit të gjelbër gjithashtu veprojnë si një freski natyrore për frymëmarrjemn, sipas Dr. Tim Bond nga grupi shëndetësor “The Tea Advisory Panel”.

    Ai tha: “Është e njohur se çaji jeshil ka një numër përfitimesh për higjienën dentare dhe orale.Ekstraktet e çajit jeshil ndalojnë depërtimin e materialeve që përmbajnë sheqer në dhëmbë, duke ndaluar kështu dhe prodhimin e acideve që përshpejtojnë erozionin e sipërfaqes së dhëmbit”.

  • Tifo grupi “Dardanët”: Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë

    Tifo grupi “Dardanët”: Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë

    Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian.

    Pak ditë para ndeshjes, grupi i tifozëve “Dardanët”, përkatësisht kryetari i tyre, Lulzim Berisha ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm që ka të bëjë me tifozët.

    Në njoftimin e lëshuar bëhet thirrje për ruajtje të qetësisë dhe për mbështetje sportive duke mos parë asnjë anë tjetër të situatës, bazuar kjo në mundësitë që situata të tensionohet për shkak të zhvillimeve mes Izraelit dhe Palestinës.

    Tutje në këtë njoftim është bërë e ditur se organet e sigurisë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që gjithçka që shkojë sipas rregullave dhe të mos ketë incidente.

    “Të dielën presim Izraelin në Prishtinë. Në stadiumin “Fadil Vokrri” duhet të jemi të gjithë në nivel të detyrës dhe mos të lejojmë të bëhet asnjë lëshim. Nga fillimi deri në fund duhet të jetë vetëm një ndeshje sportive, pasi qëllim tjetër nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Për hir të interesave tona si vend, si kombëtare dhe si futboll vendor, duhet të përpiqemi që animin ta bëjmë sa më korrekt dhe energjitë t’i përqendrojmë vetëm te vetja, respektivisht tek inkurajimi i futbollistëve tanë për të nxjerrë një rezultat sa më pozitiv.

    Organet e rendit dhe sigurisë kanë marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë mbarë dhe në respektim të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në këtë frymë dhe harmoni do të angazhohemi që të gjithë që mos të lejojmë kurrfarë skenarësh tjera.

    Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë. Në fushë kemi përballë një kundërshtar, kurse në tribuna kemi detyra që përkojnë vetëm në mbështetje të ekipit tonë kombëtar.

    Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, paralajmërojmë secilin anëtar të Dardanëve që do të pajiset me biletë të personalizuar, me emër dhe mbiemër. Masa këto të ndërmarra me rekomandim të Policisë së Kosovës.

    Pra, sfida kundër e Izraelit është ndër të fundit që do t’i luajmë këtë vit. Të shërbejë për një fitore, për rikthim të entuziazmit dhe përgatitjen sa më të mirë për kualifikimet e radhës- thuhej në njoftimin e Dardanëve.
    Kujtojmë që kjo ndeshje luhet me fillim të orës 20:45, në stadiumin Fadli Vokrri.

  • Arsenal-Sevilla, formacionet e mundshme

    Arsenal-Sevilla, formacionet e mundshme

    Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Arsenalit dhe Sevillas.

    Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

    Të dy skuadrat u takuan në xhiron e fundit të kësaj gare, ndeshje e cila përfundoi me fitore 2:1 të Arsenalit.

    Momentalisht, Arsenali kryeson Grupin B me gjashtë pikë, krahas Sevillas që renditet e treta me dy pikë.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, te Arsenali pritet të mungojnë Odegaard, Smith Rowe, Timber dhe Thomas Partey, kurse te Sevilla nuk do të paraqiten Sergio Ramos, Marcao, Alfonso Pastor, Orjan Nyland dhe Marcos Acuna.

    Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

    Arsenal (4-3-3): Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Vieira, Jorginho, Rice; Saka, Trossard, Martinelli

    Sevilla (4-3-3): Dmitrovic; Navas, Gudelj, Bade, Pedrosa; Rakitic, Soumare, Sow; Lukebakio, En-Nesyri, Ocampos

  • Haxhiu: Kurti në pika të trasha na njoftoi për Asociacionin: Po punohet në padinë për gjenocid ndaj Serbisë

    Haxhiu: Kurti në pika të trasha na njoftoi për Asociacionin: Po punohet në padinë për gjenocid ndaj Serbisë

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se në mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti të gjithë anëtarët i ka njoftuar në pika të trasha për draftin e Asociacionit.

    Haxhiu tha se Kurti “është partner serioz” dhe se ka konsideratë për kërkesat e ndërmjetësve të dialogut. Ministrja tha se sa për Kurtin “teksti mund të jetë publik që prej dje”, por shtoi se “kjo nuk mund të ndodh dhe për këtë arsyet i ka përmendur kryeministri”.

    “Kryeministri Kurti,  është partner serioz që i trajton me respekt por edhe më konsideratë partnerët. Ai e ka ekipin e tij për dialog më të cilin ndanë dokumente të cilat kanë nevojë të vlerësohen por edhe të komentohen, konsultohet më Presidenten e Kosovës, dhe kryetarin e Kuvendit të cilët janë krerë të republikës së Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

    “Unë si ministre e Drejtësisë jam gjithmonë në dispozicion, në mbledhjen e fundit të LVV na ka njoftuar në vija të trasha në propozimin Evropian Amerikan, para seancës në raportim në kuvend ka paralajmëruar edhe grupin parlamentar të cilët I ka njoftuar më mbarëvajtjen e takimit të 21 tetorit, dhe qëndrimin e Kosovës në lidhje më këtë ka pasur debat edhe ne kuvendin e Kosovës, sa për kryeministri Kurti, teksti mund të jetë publike prej dje, por kjo nuk mund të ndodhë dhe për këtë arsyet i ka përmendur Kryeministri Kurti”.

    Ai foli edhe për padinë për gjenocid ndaj Serbisë, për të cilën tha se po punohet por që nuk mund të jap më shumë detaje.

    Përderisa për Kodin Civil se nuk është proceduar në Kuvend për shkak se nuk duan të mos të votohet si në herën e parë, raporton EO.

    “Padia për gjenocid është në planin qeverisë është duke punuar. Për shkak të ndjeshmërisë s’mundemi me nda detaje. Po të kishte vullnet politik për adresimin e krimeve që Serbia i ka bërë në Kosovë. Në raport me dëmet e shkaktuara do të jetë në përgjegjësi të Institutit”.

    “Kodi Civil është vullnet i Qeverisë që atë ta kalojmë. Do e marrim përsipër në ministri që të ju njoftojmë për këtë Kodin Civil.  Nuk e kemi proceduar në Kuvend sepse nuk duam të ketë si herën e kaluar. Qasja e opozitës është e pajustifikueshme”.

  • Deponohen në një bankë në Prishtinë 251 monedha false nga dy euro

    Deponohen në një bankë në Prishtinë 251 monedha false nga dy euro

    Një zyrtar banke në kryeqytet, ka raportuar në polici se janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2 euro, të cilat dyshohet se janë false, shkruan Insajderi.

    Parat siç bëhet me dije nga raporti i policisë janë sekuestruar nga ekipet e forenzikës.

    “Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

  • Zgjedhjet në Serbi, Kurti takon liderët shqiptarë nga Luginën e Preshevës

    Zgjedhjet në Serbi, Kurti takon liderët shqiptarë nga Luginën e Preshevës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur mbrëmë në takime me liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës, në përpjekje për bashkimin e tyre në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

    Delegacionit gjashtë anëtarësh i priu Shaip Kamberi, deputet aktual, Nagip Arifi, Naser Aziri dhe përfaqësues të tjerë nga Presheva e Medvegja.

    Kuti nga liderët e Luginës ka kërkuar unitet duke insistuar që ata të dalin me një listë të përbashkët të spektrit politik në zgjedhjet parlamentare ne Serbi.

    Sipas gazetës zviceranë Le Canton27.ch, futja në zgjedhje me një listë e përbashkët, Luginës do t’i sillte së paku katër deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.

    Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti.

  • Man City cakton çmimin e De Bruyne, klubet arabe shprehin interesim për të

    Man City cakton çmimin e De Bruyne, klubet arabe shprehin interesim për të

    Manchester City ka vendosur një çmim për mesfushorin Kevin De Bruyne në mes të interesit nga Liga Saudite.

    De Bruyne raportohet se është në shënjestër të Al-Nassr përpara një lëvizjeje të mundshme verën e ardhshme, me klubin saudit që thuhet se janë të sigurtë që mund ta bindin legjendën e Cityt të largohet nga futbolli evropian.

    Një lëvizje në Ligën Saudite më saktë tek Al-Nassr, do ta shihte atë të bashkohej me Cristiano Ronaldon dhe Sadio Mane dhe gjithashtu të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e Cityt , Aymeric Laporte, i cili kaloi në Lindjen e Mesme gjatë verës.

    Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano , De Bruyne refuzoi ofertat nga Arabia Saudite në verë në favor të qëndrimit në City.

    Sezoni 2023/24, megjithatë, nuk ka shkuar sipas planit për 32-vjeçarin, i cili pësoi një lëndim në sfidën hapësë të Ligës Premier kundër Burnleyt dhe nuk ka luajtur që atëherë.
    Tani, nga Anglia pretendojnë se City është i hapur për të fituar para nga mesfushori përpara se kontrata e tij të skadojë në verën e vitit 2025.

    Raportohet se skuadra e Pep Guardiolës do të kërkojë një shumë prej vetëm 60 milionë funte për të shitur belgun, pavarësisht statusit të tij si një nga lojtarët më të mirë në botë .

    Kjo shumë ka të ngjarë të mos jetë shumë problematike për Ligën Saudite, me raportin që gjithashtu që pretendon se afati kalimtar i verës 2024 do të jetë një nga afatet më të mëdha të transferimeve sa i përket parave të shpenzuara